Jesus2Me top graphics
I love you. Never give up. Never feel disillusioned for I walk with you always.

Virgjëra Mari: Rruzarja ime mund të shpëtojë kombe

e enjte, 29 dhjetor 2011 14:15

Bija ime, recitimi i

 


Çdo lloj Mëshire do t’iu tregohet atyre që nuk e duan Atin Tim

e enjte, 29 dhjetor 2011 15:00

BijaIme më e dashur, fëmijët e Mi ngado do të zgjohen nga një përgjumje e thellë,boshe së shpejti.

Kurata të zgjohen ndaj Paralajmërimit, shumë do të jenë të tmerruar. Atyre që dotë jenë të frikësuar Unë kam këtë për t’iu thënë.

Tëjeni mirënjohës që ju po zgjoheni nga errësira.

Gëzohuniqë po ju tregohet Drita Ime e Mëshirës. Nëse ju e shihni këtë të dhimbshme,atëherë Unë ju lutem që ta duroni këtë pastrim me përulësi. Sepse pa këtëpastrim ju nuk do të keni jetën e përjetshme, e cila është e drejta juaj.

Lutunitek Unë për t’ju ndihmuar gjatë këtyre çasteve të vështira dhe Unë do t’ju ngredhe do t’ju jap forcën që ju duhet.

RefuzojeniDorën Time të Mëshirës dhe juve do t’ju jepet vetëm një periudhë shumë eshkurtër për t’u penduar.

Çdolloj Mëshire do t’iu tregohet atyre prej jush që nuk e duan Atin Tim. Pordijeni se durimit të Tij po i vjen fundi.

Dotë ketë një Vepër të madhe të Mëshirës Sime që do të tregohet. Do të varet ngaju që të bëheni të përulur dhe të lypni Mëshirë. Ju nuk mund të detyroheni përta bërë këtë.

Lutuniqë nëse ju nuk mund ta duroni këtë pastrim, atëherë të tjerët të luten përshpirtin tuaj.

Kurrëmos kini frikë nga Unë, kurrë mos e refuzoni Dorën Time të Shpëtimit. Sepse paMua, ju nuk jeni asgjë. Mos prisni për ta thirrur Dashurinë Time kur do të jetëtepër vonë për t’ju ndihmuar.

Shpëtimtari juaj

Jezu Krishti


Jesusi: “Kurrë mos u trëmbni nga Unë, sepse Unë vij në paqe”

e shtunë, 29 dhjetor 2012 19:36

Bija Ime e dashur, përsëri Unë ju them të gjithëve ju, dishepujt e Mi, të mos keni frikë. Ndërsa ngjarjet që do të vijne mund të jenë të dhimbshme për t'u parë nga ju, kujtoni këto, Fjalët e Mia të Shenjta, që po ju jepen tani.



Dashuria Ime për njerëzimin është kaq e madhe sa Unë fal lehtë, çdo mëkat, pavarësisht se sa fyes mund të jetë, kur pendesa e vërtetë tregohet nga mëkatari. Kurrë mos u trëmbni nga Unë, nëse më doni Mua me të vërtetë, sepse Unë ju mbroj gjatë gjithë kohës. Po, ju do të vuani në Emrin Tim, kur ju të ecni pas Meje. Por kjo është diçka që ju duhet ta pranoni. Është një çmim i vogël për tu paguar për Lavdinë që ju pret përpara.



Megjithatë ata që ecin para Meje me besimin e gabuar se ata nuk kanë nevojë për Praninë e Zotit në jetën e tyre, duhet të kenë frikë. Këta mëkatarë, që kurrë nuk do të tregojnë pendesë, sepse ata besojnë se janë në kontroll të fatit të tyre, do të bien në humnerë. Ky, kurth i ngritur për ata nga i ligu, mund të duket si një orë me zile. Për çdo minutë që ata vazhdojnë të më braktisin Mua, koha e tyre shkurtohet. Koha për ata të shpengohen në Sytë e Mi është e shkurtër.



Dijeni se të dyja ushtritë për betejën e shpirtrave tani janë vënë në radhë gati për luftë. Koha po ecën prandaj ju lutem të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës.



Kurrë mos u trëmbni nga Unë, sepse Unë vij në paqe. Por, trëmbuni nga bisha, e cila do të duket sikur vjen në paqe, por që vjen për t'ju shkatërruar. Ai, i ligu, dhe ndjekësit e tij në tokë janë ata që ju duhet të keni frikë. Jo Mua.



Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Të gjithëve ju është dhënë e Vërteta, por shumë prej jush e kanë harruar atë. Ajo ju mërzit. Ajo është tepër shqetësuese

e diel, 29 dhjetor 2013 19:48

Bija Ime e dashur, kur Unë i zbulova sekretet e Librit të së Vërtetës, që nga fillimi, Unëtë thashë se Libri ju është treguar profetëve – një total prej tre vetash – qëpërfaqësonin Trininë Më Të Shenjtë. Unë nuk ju tregoj këto gjëra për t’jufrikësuar. Unë ju tregoj këto fakte, që të besoni plotësisht tek Unë.

Bija Ime,Plani i Atit Tim për të përhapur konvertimin filloi që nga momenti që filloi kyMision.

Kykonvertim, në një kohë të përçarjes së madhe, mungesës së interesit dhe indiferencëssë turpshme ndaj Fjalës së Zotit, është shumë i nevojshëm. Fëmijëve të Zotit judha e Vërteta në Librin Më Të Shenjtë, por shumë prej asaj që përmbahet brëndasaj ka fare pak ndikim mbi njerëzit në botë sot. Si është e mundur? Shumë janëtë dhënë pas argëtimit, kënaqen lehtë dhe të shpejtë për të kapur gjithçka që ikënaq. Madje edhe e Vërteta e Krijimit të njeriut është mohuar. Në të kundërt,ata e zëvendësojnë të Vërtetën me besime qesharake në shumë zota të rremë tëkrijuar prej tyre. Praktikat e tyre të magjisë dhe lojrat djallëzore në kultekanë tërhequr vëmëndjen e shumë vetave dhe e kanë nxitur imagjinatën e atyreduke kërkuar sensualizëm në jetën e tyre.

Pastaj janë ata që e abuzojnë njohurinë e tyre tëbotës shpirtërore dhe që i kanë bërë shumë shpirtra të largohen nga Unë. Për tëfuqizuar veten e tyre me dhurata shpirtërore, këta shpirtra të gjorë e ftojnëshpirtin e lig, kur ata thërresin shpirtrat e atyre që kanë hyrë në Ferr. Këtashpirtra vetëm do t’i tërheqin ata në një rrjet nga e cila kurrë nuk do tëzgidhen. Ata që eksperimentojnë në praktika të epokës së re, magjitë, kartattarro dhe kontakte me shpirtrat do të jenë shkaku i vuajtjeve të tmerrshme mbitë tjerët, edhe pse në shumë raste, ata nuk e kanë idenë e dëmit që shkaktojnë.Të gjithë këta njerëz, që vënë zotat e rremë para Një Zoti të Vërtetë, janëfajtorë për paganizëm – një krim i tmerrshëm – sepse ata e dinin të Vërtetënpara se të largoheshin prej saj.

Pastaj janë ata që i mallkojnë të tjerët kureksperimentojnë në Satanizëm. Kaq të korruptuar janë ata, sa më fyejnë Muavazhdimisht dhe kryejnë vepra kaq të fëlliqura sepse ata kanë bërë pakt medjallin. Asgjë që Unë bëj nuk do t’i ndryshoj ata. Oh sa derdh Lotë të hidhurmbi këta shpirtra të gjorë të gënjyer.

Pastaj janë ata që më njohin Mua, por që kalojnëfare pak kohë në Shoqërinë Time. Ata më sjellin Mua trishtim të madh, sepse atai neglizhojnë shpirtrat e tyre. Ata besojnë se e kanë të dhënë të drejtën enatyrshme ndaj Jetës së Përjetshme, por ata nuk besojnë se ju duhet ta fitojnëatë. Shumë prej tyre janë kaq të kënaqur sa nuk duan t’ja dinë për Sakramentetdhe rrallë i kushtojnë vëmëndje 10 Urdhërimeve, sepse ata nuk besojnë se atojanë të përshtatshme edhe për sot. Shumica nuk besojnë në Ferr apo në Purgator.Ata ecin në një udhë shumë të rrezikshme. Sëshpejti ata do të mashtrohen më tepër, kur të ushqehen me doktrinën e re të shpëlarë,që do të futet nga armiqtë e Mi. Ata kanë nevojë për shumë lutje tani.

Më në fund, janë ata që janë më të afërt me Mua dheqë janë të mësuar në të gjitha gjërat e Shenjta. Këta janë shpirtrat që mësjellin Mua ngushëllim të madh dhe mbi të cilët Unë mbështetem. Prapë, janë atames atyre që nuk e jetojnë të Vërtetën. Ata e predikojnë të Vërtetën, por nukpraktikojnë bazat e Mësimeve të Mia. Ata nuk i duan të tjerët ashtu si duhet.Ata i shikojnë me përbuzje ata që i konsiderojnë më pak të informuar mbi tëgjitha çështjet e shenjta sesa ata janë. Disa e konsiderojnë veten mbi të tjerëtdhe më shumë të favorizuar nga Zoti. Këta hipokritë më zemërojnë Mua më shumë,sepse ata nuk arrijnë të shikojnë se si mëkatojnë në Sytë e Mi.

Prandaj ju e shikoni se e Vërteta nuk duhet tëneglizhohet. Të gjithëve ju është dhënë e Vërteta, por shumë e kanë harruar atë.Ajo ju mërzit. Ajo është tepër shqetësuese – ju harxhon shumë kohë – sepse shumëprej jush e shohin të Vërtetën si diçka që nuk është më e vlefshme në jetën etyre të ngarkuar sot. Shumë prej jush do të më mohojnë Mua dhe pastaj, përfundimisht,do të më refuzoni Mua plotësisht, kur t’ju ushqehen gënjeshtra prej atyre qëduan t’ju largojnë nga shpëtimi. Prandaj dhe ju duhet ta mësoni të Vërtetën përsëringa e para.

Mund të ketë vetëm një të Vërtetë dhe ajoështë e Vërteta e dhënë nga Zoti që nga fillimi.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Vullneti i Zotit është i pakapërcyeshëm

e hënë, 29 dhjetor 2014 17:30

Bijtë e mi të dashur mos kini frikë ngaPremtimet e Krishtit sepse ato do të jenë faktori juaj shëlbyes. Biri im, JezuKrishti, është i pranishëm mes jush dhe Ai kurrë nuk do t’ju braktisi apo tëlargohet nga ju. Premtimi i Tij për ta shpëtuar botën do të kryhet, pasi ai ështëVullneti i Atit tim të Përjetshëm.

Ju duhet ta dini se Vullneti i Zotit është i pakapërcyeshëm,dhe pavarësisht se sa të mëdhaja janë pengesat, që janë vënë para jush, Zoti,me anë të Hyjnisë së Tij, do t’i shtypi gjithë armiqtë e Tij. Ju kurrë nukduhet të mendoni se i ligu do të triumfoj sepse kjo është e pamundur. Përmes Dashurisësë madhe të Zotit, ju do të udhëhiqeni drejt Shpëtimit të Përjetshëm dhe asgjënuk do të arrij ta bllokoj udhën tuaj. Kur armiqtë e Birit tim provojnë t’judetyrojnë të pranoni ligjet, të cilat nuk janë nga Zoti, atëherë ju duhet t’irezistoni këtyre. Mund të jetë e vështirë për ju por do t’ju jepet forca tëvazhdoni në udhën tuaj dhe, çdo lloj ndihme nga Qielli do t’ju jepet.

Mësoni ta dalloni punën e të ligut ngaluftrat që ju shihni të dalin ngado; ligjet e ndyra të futura në pothuajse çdoshtet, të cilat e mohojnë Fjalën e Zotit; dhe tradhëtinë ndaj Jezu Krishtit ngaata që thonë se e përfaqësojnë Atë, kur ata rrinë duarkryq dhe nuk bëjnë asjgëpër ta shpallur Fjalën e Tij të Shenjtë. Mësoni gjithashtu ta dalloni urrejtjene treguar ndaj shpirtrave të zgjedhur të Zotit sepse atëherë ju do ta njihnimisionin e vështirë, që ju është dhënë atyre, dhe kështu ata mund ta kujtojnëbotën se Dashuria e Zotit është akoma e gjallë.

Ju gjithashtu duhet t’i jepni falenderimeHyjit Më Të Lartë për Jetën që Ai i dha njerëzimit përmes Birit të Tij të vetëm,Jezu Krishtit. Po të mos ishte për lindjen e Birit tim, dhe Kryqëzimin e Tijnuk do të kishte patur asnjë Besëlidhje të Re për t’ju dhënë jetën e lavdishme,e cila ju pret nëse zgjidhni ta pranoni atë.

Këto janë kohët për t’upregatitur për botën e re, Qiellin e ri dhe tokën e re. Mos e harxhoni kohënkot duke u përpjekur të argumentoni se çfarë është duke ju thënë Biri im tani. Përkundrazi,mësoni ta pranoni të Vërtetën me hirin e mirë. Unë, Nëna juaj e dashur, do t’juudhëzoj drejt Birit tim dhe lutjet tuaja do t’ju forcojnë, në çdo mënyrë, që tëbëheni të denjë për Premtimet e Krishtit.

Nëna juaj e dashur


Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: