e diel, 25 dhjetor 2011 18:00
e martë, 25 dhjetor 2012 19:20
Bija Ime e dashur, Plani Impër Shpëtimin e botës filloi në Orën Time, në 22 Dhjetor 2012.
Kjo kohë në botë është eImja, ndërsa i mbledh së bashku të gjithë fëmijët e Zotit, kur beteja e madhefillon.
Kjo periudhë e mundimit tëmadh do të zgjasi për disa kohë. Luftrat do të shtohen deri kur lufta e madhe tëdeklarohet dhe bota do të ndryshoj.
Të gjitha kombet do t'i vënëre ndryshimet. Ju duhet të jeni të pregatitur për këtë dhe t'i pranoni, sepse tëgjitha këto gjëra duhet të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë.
Do të ketë një përmbytje tëmadhe. Ju do të dëshmoni përmbytje më të vogla nëpër vënde të tjera.
Klima do të filloj tëndryshoj dhe koha do të jetë ndryshe, në një mënyrë që do t'ju duket e çuditshme.
Kjo është një kohë për tëgjithë ata që i kanë hapur sytë tek e Vërteta, të planifikojnë udhën për Mua qëtë mund t'i mirëpres të gjithë në Krahët e Mi të Shenjtë.
Mos kini frikë sepseDashuria Ime do të zbusi shumë nga këto gjëra dhe lutjet tuaja mund dhe do tëdobësojnë shumë nga ligësitë e planifikuara nga bisha.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e mërkurë, 25 dhjetor 2013 9:50
Bija Ime e dashur, Unë Jam Fjala e bërë Njeri.Trupi Im e mbështjell botën sot, por bota, ndërsa feston Krishtjlindjet, ështëmospërfillëse ndaj Planit Tim të Shpëtimit.
Krishtlindjet nuk janë më një festim i LindjesSime, por një zëvendësim pagan, ku çdo nderim i jepet kërkimeve tëfallciteteve. Sa i dobët është bërë besimi i Kristjanëve. Sa i kanë harruar atagjithçka që Unë i mësova botës. Sa shumë ata kujdesen për të mirat materiale, qëvetem kthehen në pluhur dhe ku ata e shpërfillin plotësisht gjëndjen eshpirtrave të tyre.
Koha ka ardhur ku besimi i shumë Kristjanëve ështëbërë kaq i dobët sa ka fare pak diskutime apo shprehje të bëra për Hyjninë Timetë Lavdishme. Mësimet e Mia nuk kanë më ndonjë kuptim të vërtetë në jetën tuajdhe shumë priftërinj nuk më duan më Mua ashtu si duhet. Jo, bija Ime, ata nuk mëduan me të vërtetë Mua fare.
Unë nuk do të pushoj deri sa të dëgjohet Zëri Im,deri sa t’ju zgjoj ju ndaj thirrjes për ta rilindur besimin tuaj. Së shpejti,besimi juaj tek Unë do të dobësohet akoma më tepër. Kaq të ngarkuar do të jeni,të zhytur në çështjet politike, në lidhje me vëndet ku lufta dhe varfëria janëjashtë kontrollit, sa do të më harroni Mua. Unë do të zëvendësohem në besimintuaj nga armiqtë e Mi, që pozojnë si shërbëtorët e Mi dhe që do t’ju largojnësa më larg nga Unë.
Krishtlindjentjetër, festimi i Lindjes Sime do të zëvendësohet nga një ceremoni e madhe, qëdo të përgëzoj punën e atyre mashtruesve, që shfaqen në Kishën Time, dukeveshur rroba që shërbejnë vetëm për të gënjyer besimtarët.
Në atë ditë, ata do tëduartrokasin zotin e drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut dhe paratë që atado të thonë se i kanë mbledhur për të uriturit e botës. Por dijeni këtë. Tëgjitha këto gjëra të treguara botës në Emrin Tim të Shenjtë, i shërbejnë vetëmnjë qëllimi. Ai është për t’ju larguarju nga Fjala, që është Mishi Im. Mishi Im është prej Trupit Tim. Trupi Im ështëKisha Ime. Kur ata që thonë se janë prej Kishës Sime nuk e nderojnë FjalënTime të Shenjtë, por në të kundërt mbështesin dhe përpiqen të kontrollojnëpolitikën e botës, atëherë ata kurrë nuk duhet të thonë se janë nga Unë. Kohaka ardhur për ndarjen - përçarjen eparathënë – të ndodhi dhe ajo do të jetë e shpejtë.
Ju mund të doni vetëm një Zot dhe e vetmja udhë tekAti Im është përmes Meje, Birit të Tij të Vet-Lindur. Ndajeni veten nga Unëduke ndjekur fushata politike, që përpiqen të reklamojnë të drejtat njerëzoredhe drejtësinë sociale si një zëvendësim për Fjalën, atëherë ju do të më mohoniMua.
Zemra Ime është e rënduar këtë herë. Unë ju jap këtëparalajmërim që të mos bini në gabim dhe në grackën më dinake, që do të vihetpara jush nga dishepujt e kundërshtarit Tim – djalli.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e enjte, 25 dhjetor 2014 15:10
Bija Ime e dashur, mos e merakosni veten meshpirtin e të ligut, që e korrupton botën. Ma lini gjithçka Mua. Sepse për aqkohë sa ju më doni Mua, më nderoni Mua dhe i doni të tjerët, sipas VullnetitTim të Shenjtë, Unë do t’ju mbroj nga dhimbja e të gjitha gjërave që janë kundërMeje.
Dhimbja më e keqe që do t’ju duhet të duronido të jetë ajo e dëshmisë të së ashtu-quajtur vepër bamirësie dhe çështjethumanitare në një shkallë globale, që do t’i maskojnë qëllimet e vërteta tëarmiqve të Mi. Ju do ta dini, brënda zemrave tuaja, se mashtruesi është në punë.Kur bota jofetare dhe ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua flasin për politikën,vepra humanitare por dështojnë të deklarojnë rëndësinë e ruajtjes së jetës njerëzore,me çdo kusht, atëherë dijeni se kjo nuk është çfarë Unë dëshiroj. Nëse ata qëthonë se më përfaqësojnë Mua nuk flasin me të njëjtin pasion rreth ligësisë sëabortit, ashtu si ata bëjnë për veprat e tjera kundër njerëzimit, atëherë tëjeni të vetëdijshëm se diçka nuk shkon.
Ati Im do t’i ndëshkoj të gjithë ata që i vrasinfëmijët e Tij, përfshi fëmijët që akoma janë duke u ushqyer në bark duke priturtë lindin. Keqbërësit e krimeve të tilla do të pësojnë një ndëshkim të tmerrshëmnëse nuk pendohen për mëkatet e tyre kundër Atij. Ata që janë nga Unë dhe që përfaqësojnëKishën Time në tokë kanë dështuar ta shpallin të Vërtetën. Vrasja, përfshiabortin, është një nga mëkatet më të mëdha kundër Zotit. Duhet një vepërpendese e jashtëzakonshme me qëllim që të falet një mëkat i tillë. Përse atëherëKisha Ime nuk lufton me forcë kundër këtij mëkati – një nga veprat më tëturpshme të rebelimit kundër Atit Tim? Përse ata ju shpërqëndrojnë nga njohja emëkateve më serioze ndërsa ata predikojnë për rëndësinë e veprave humanitare?
Humanizmi është një fyerje ndaj Zotit sepseai përqëndrohet tek nevojat e njeriut dhe jo tek domosdoshmëria për t’u penduarpër mëkatin para Krijuesit të gjithçkaje që është. Nëse ju i shpërfillni mëkatetmortore, të caktuara qartë në Ligjet e dhëna nga Zoti, të cilat çojnë nëmallkimin e përjetshëm, atëherë asnjë masë mëshire për të drejtat civile tërracës njerëzore nuk do të shlyejnë për këto mëkate.
Nëse ju besoni tek Unë,dhe nëse ju më shërbeni Mua, atëherë ju duhet të flisni vetëm të Vërtetën. E Vërtetaështë se mëkati është armiku juaj më i madh – jo ata që ju persekutojnë. Mëkatimortor, nëse nuk është penduar, do t’ju çoj në Ferr. Nëse jeni në mëkat mortordhe e kaloni kohën duke mbështetur vepra të mëdha bamirësie dhe punëhumanitare, dhe nuk pendoheni, atëherë shpirti juaj do të humbasi.
Kujtojeni të Vërtetën. Mos u gënjeni nga efolura, veprat apo punët e bamirësisë kur detyra më e rëndësishme është tëluftoni mëkatin mortor. Shërbëtori Im i shenjtë që refuzon t’ju kujtoj përpasojat e mëkatit mortor nuk e kupton misionin e tij apo të saj për të më shërbyerMua. Ju nuk mund ta fshini mëkatin nën dhe, larg syve, sikur nuk egziston. Aspakkeqardhje me njerëzit që janë persekutuar në Emrin Tim, nuk do ta kompensojnëfaktin se mëkatarët nuk e shpengojnë veten me Mua, Jezu Krishtin, për faljen e mëkatit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: