Jesus2Me top graphics
I love you and want to pour all My graces on you, so you can infuse your souls to My Sacred Heart.

Përpjekje për të futur Monedhën Botërore në Evropë

e premte, 9 dhjetor 2011 22:00

BijaIme fort e dashur, sa dëshiroj që fëmijët e Mi, sidomos ata që vuajnë në Evropënën shtypje, vetëm të ktheheshin tek Ati Im për ndihmë.

Grupii lig, të cilit Unë i jam referuar herë pas here, tani po afrohet me përpjekjete tyre për të kontrolluar të gjithë fëmijët e Mi të gjorë në këtë pjesë tëbotës.

Ata,pengje të pafajshëm në një plan mizor për të futur një Monedhë Botërore meqëllim për të kontrolluar të tërë Evropën, duhet të luten fort tani për ndihmënga Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm.

Kurrëmos u dorëzoni, fëmijë, ndaj persekutimit, që po kryhet pas dyerve të mbyllura.Lutuni për t’i dobësuar këto rrethana. Thirreni Hyjin Atë, në Emrin Tim, Birine Tij të dashur, Jezu Krishtin, për ta evituar këtë krizë dhe thoni:

“Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, JezuKrishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë paturpësi për të kontrolluar fëmijëte Tu. Të lutem mbroji të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme, që tëmund të gjejmë paqe dhe dinjitet për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu.”

BijaIme, lutja mund dhe do t’i japë fund këtyre planeve famëkeqe.

HyjiAti i Gjithëpushtetshëm, ashtu si e kam thënë, do t’i ndëshkojë ata përgjegjëspër këtë komplot të lig nëse ata nuk kthehen në besimin tek Krijuesi i tyre iGjithëpushtetshëm.

Kinibesim tek Unë. Kini besim tek Ati Im i Përjetshëm dhe lutuni që ky persekutimtë ndalohet përpara se plani i vërtetë për t’i shkatërruar, kontrolluar dhedëmtuar këta shpirtra të jetë zbuluar eventualisht.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti


Jesusi: “Zjarri I Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet në zemrat e gjithsecilit”

e diel, 9 dhjetor 2012 19:00



Bija Ime e dashur, është dëshira Ime, jo t'i trëmb ndjekësit e Mi por të tregoj Dashurinë dhe Dhembshurinë që Unë mbaj në Zemrën Time për çdo burrë, grua dhe fëmij.



Do të jetë prej Dashurisë Sime për secilin nga fëmijët e Zotit, përfshi edhe ata që e refuzojnë Fjalën e Zotit, që Unë dëshiroj t'i mbuloj ata me Flakën e Mëshirës Sime.



Të jeni të pregatitur të gjithë ju, sepse së shpejti ju do të dëshmoni Fuqinë e Zotit dhe Ndërhyrjen e Tij Hyjnore në botë, kur Ai do të ndaloj gjithçka që egziston për një periudhë prej 15 minutash.



Zjarri I Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet në zemrat e gjithsecilit.



Për

ata që janë në gjëndjen e hirit të Zotit, do të jetë një ndjenjë gëzimi, dashurie dhe dhembshurie për Mua, Jesusin tuaj.



Për ata në gjëndjen e mëkatit të falshëm, ju do të ndjeni dhimbjen e Purgatorit, por ju shpejt do të pastroheni dhe pastaj do të ndjeni një paqe të thellë dhe dashuri brënda zemrave tuaja për Mua.



Për ata që janë në mëkat mortor, ju do të përjetoni mizorinë dhe dhimbjen sikur jeni fundosur në flakët e Ferrit.



Disa prej jush, në këtë gjëndje mëkati, do të luten për faljen Time dhe favoret për të ndaluar vuajtjet tuaja të brëndshme. Këtë Unë do t'ja u jap nëse ju mund të gjeni keqardhje të vërtetë në zemrat tuaja dhe të pranoni se mëkatet tuaja më shkaktojnë Mua lëndim dhe dhimbje të thellë, sepse ato e fyejnë Zotin.



Pastaj vijnë ata shpirtrat e pafatë që do të mbështyjnë tek Unë, do të luftojnë me Mua dhe pastaj do të më kthejnë shpinën. Terrori, që ata do të ndjejnë, do të jetë, sepse shpirtrat e tyre janë të infektuar nga Satani.



Ata nuk do të jenë në gjëndje të durojnë dhimbjen kur të dëshmojnë Dritën Time dhe ata do të vrapojnë në krahët e të ligut ku errësira e të cilit ju sjell atyre ngushëllim.



Më në fund do të jenë ata që do të vdesin në çast për shkak të tronditjes që do të përjetojnë. Ju lutem të luteni për këta shpirtra çdo ditë, sepse lutjet tuaja do të fitojnë për ata futjen në Mbretërinë Time.



Kjo është një nga mbrekullitë më të mëdha të dhëna fëmijve të Zotit ndonjëherë.



Shfaqja Ime tek ju, gjatë kësaj ngjarje, do t'ju zgjoji nga gjumi për faktin se Premtimi Im, të vij për të shpëtuar njerëzimin që ata të mund të trashëgojnë Jetën e Lavdishme që vjen, shpejt do të realizohet.



Jesusi juaj



Mesazhi origjinal ne anglisht:



Unë Jam duke e pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë dhe shumë do të më urrejnë Mua për këtë

e hënë, 9 dhjetor 2013 16:15

Bija Ime e dashur, asgjë tjetër më shumë nuk mëfyen Mua se sa ata që i njohin Mësimet e Mia, të dhëna botës përmes Librit tëAtit Tim, por që e interpretojnë Fjalën e Zotit për t’ju përshatur dëshirave tëtyre personale. Ata që përpiqen tëngacmojnë të tjerët dhe që i mundojnë ata, duke përdorur Fjalën Time të Shenjtë,kryejnë një gabim të rëndë. Ata nuk përdorin Dhuratën e dashurisë për të dhënëtë Vërtetën. Përkundrazi, urrejtja, që shkaktohet prej mëkatit të krenarisë,rrjedh në venat e tyre. A nuk e dini se Fjala Ime është e përjetshme. Ajo ështëe thjeshtë me qëllim që të gjithë njerëzit, përfshi ata të lindur me pak intelekt,si dhe ata që nuk kanë aspak njohuri për Mua, të mund të kuptojnë atë që Unë juthem atyre. Përse Unë do t’i jepja njërit një kuptim të Fjalës Sime dhe njëtjetër kuptim dikujt tjetër?

Sipas Urdhërit të Atit tim, Unë Jam duke e pregatitur botën për ArdhjenTime të Dytë dhe shumë do të më urrejnë Mua për këtë. Ata prej jush që ekonsiderojnë veten të jenë elitë, të zgjedhurit e paktë dhe të vetë-shpalluritprofetë, nuk janë të denjë të fshijnë Këmbët e Mia, kaq të mbushur me urrejtjejeni ju. Të nxitur nga shpirti i lig dhe kaq krenar, ju jeni të verbër ndaj Zërittë Vërtetë të Shpirtit të Shenjtë. Shpirti I Shenjtë kurrë nuk mund të bier mbishpirtrat tuaj të ngurtë dhe të mbushur me urrejte, sepse ju nuk më përfaqësoniMua.

Për ju që e kuptoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin Më Të Shenjtë,Biblën, dijeni se ju nuk duhet ta abuzoni këtë Dhuratë të Madhe të dijes. Jukurrë nuk duhet të hiqni prej saj apo të shtoni në të. As edhe nuk duhet të përpiqenitë krijoni ndonjë interpretim apo kuptim të ri prej saj.

Unë Jam dukeju pregatitur të gjithëve ju, sepse përndryshe shumica prej jush nuk do tapranonte Mëshirën Time Hyjnore. Nëse Unë nuk do t’ju pregatisja si duhej, atëherëju nuk do të ishit gati.

Dhe prapë, edhe pse Unë ju flas tani, shumë prejjush më fyejnë Mua. Kur ju bëni ligësi ndaj të tjerëve, ju do të vuani rëndë.Ata prej jush që kryejnë ligësi mbi të tjerët dhe pastaj thonë se e bëjnë këtënë Emrin Tim, dijeni se ju kurrë nuk do të bashkoheni me Mua në Parajsë. Kur jue refuzoni Fjalën e Zotit ju kurrë nuk do ta pranoni të Vërtetën. Kaq kokfortëjeni, kaq të mbushur me egoizëm dhe vetë-kenaqësi, sa ju nuk mund ta ndjeniDashurinë e Vërtetë e cila mund të vij vetëm nga Unë, Jezu Krishti. Largohuniprej Meje, Unë nuk ju njoh. Ju nuk jeni të Mitë.

Shpirti i lig do të bindi shumë se Drejtësia Ime dotë jetë kaq e mëshirshme sa të gjithë do të pranohen në Parajsën Time të Re. Së shpejti, çdo e Vërtetë e dokumentuar nëUngjill do të rishikohet dhe pastaj do të interpretohet në një kuptim të ndryshëm.Shumë do të mashtrohen dhe shumë nuk do të bëhem merak për të pregatiturshpirtrat e tyre, përfshi ata që besojnë në Ardhjen Time të Dytë. Kjondjenjë e sigurisë së rreme do të jetë mashtrimi më i madh, e sajuar për t’imohuar njeriut të drejtën e tij të natyrshme ndaj Mbretërisë së Zotit. Atje kunuk ka pendesë e kërkuar nga njeriu për faljen e mëkateve të tyre, nuk do tëketë as falje në Sytë e Mi.

Dora Ime e Drejtësisë do të bier mbi rracën njerëzore.Unë do t’i veçoj shpirtrat mosmirnjohës – ata që zgjedhin të adhurojnë zotat etyre të rremë prej ari dhe argjëndi si dhe liderat materialistë dhe krenar –nga të butët dhe të përulurit. Unë do të tregoj Mëshirë tek të gjithë ata që mëlypin Mua t’i strehoj, por ata profetë të zhurmshëm, të pangopur dhe tëvetë-shpallur, që m’i kanë mohuar Mua shpirtrat, kurrë nuk do ta kërkojnëMëshirën Time, sepse krenaria e tyre do të shërbej vetëm për t’i ndarë ata ngaUnë përjetësisht.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Ai, antikrishti, do të flasi shumë gjuhë, por as edhe një fjalë në Latinisht nuk do të dali nga buzët e tij

e hënë, 9 dhjetor 2013 19:46

Bija Ime e dashur, Koha Ime është afër. Sa më pranëtë afrohet Dita e Madhe, aq më shumë shenja do të dëshmohen në botë.

Njeriu qëata do ta shfaqin në botë si ‘njeriu i paqes’ është duke u pregatitur për të mëimituar Mua në çdo mënyrë të përfytyrueshme. Ai e njeh Shkrimin e Shenjtë mbarëe prapë dhe, për arsye të atësisë së tij, ai do t’i shqiptoj Fjalët mbrapsh, kështuqë kuptimi i tyre do të jetë i anasjelltas.

Prej gojës së tij do të rrjedhin blasfemitë,herezitë, gënjeshtrat dhe përdhosja e Fjalës Sime. Ai do të lër përshtypje tekgjithkush për njohuritë e tij mbi të gjitha gjërat e Shenjta. Ai do të recitojpjesë nga Mësimet e Mia, të cilat ai me pasion do t’i deklaroj nga çdo skenëjofetare në botë, deri sa njerëzit të ngrihen dhe t’i kushtojnë vëmëndje.

Shumë do të thonë: “Kushështë ky njeri që flet me kaq mënçuri? Kush ështëai që i bën thirrje botës me dashuri në zemrën e tij për masat? A është aiZoti, Jezu Krishti?” ata do të pyesin, kur shumë mbrekulli do të shoqërohen meatë. Dhe kur ai ecën mbi altarët me armiqtë e Mi të tjerë, që do të jenë tëveshur si shërbëtorë të shenjtë të Zotit, ai do të pranohet plotësisht nga dygrupet në botë – besimtarët e vërtetë dhe paganët.

Ai, antikrishti, do ta shtrëmbëroj të Vërtetëndhe do ta deklaroj gënjeshtrën se ai jam Unë dhe se ai vjen për t’ju sjellë shpëtimin.Gënjeshtra do të deklarohet se ai vjen me trup.

Ai kurrë nuk do ta përmëndi Jezu Krishtin, I Cilierdhi me trup me anë të vdekjes së Tij në Kryq, sepse kjo është e pamundur. Jo,ai do ta deklaroj faktin anasjelltas. Ai do të thotë se ai ka ardhur, më nëfund, me trup. Shumë do ta besojnë atë të jetë Krishti.

Ai, antikrishti, do tëflasi shumë gjuhë, por as edhe një fjalë në Latinisht nuk do të dali nga buzëte tij.

Bisha do të adhurohet, ndërsa Unë, Shpëtimtari i Vërtetëi botës, do të harrohem dhe Fjala Ime do të shkelet. Ju kurrë nuk duhet t’ibesoni gënjeshtrat, që do të shqiptohen nga bisha, kur ai të ulet me krenari nëtempullin e ngritur për ta nderuar atë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Unë u dërgova si lajmëtare e Tij përgjatë gjithë epokave

e martë, 9 dhjetor 2014 17:00

Bija ime e dashur, unë jam Virgjëra e PapërlymeMari, Nëna e Zotit, dhe unë vij për t’ju zbuluar qëllimin e Misionit tim në Tokë.

Unë jam shërbëtorja e Zotit dhe unë u caktovanga Ati im qiellor për të sjellë Birin e Tij, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e Botës.Ashtu si unë u thirra për të përmbushur Vullnetin e Tij Më Të Shenjtë, përmeslindjes së Birit të Tij të Vetëm, I Cili u dërgua për t’i dhënë Jetën e Përjetshmetë gjithë fëmijëve e Tij, mua më është dhënë roli i lajmëtares së Tij përgjatëgjithë epokave. Unë u dërgova si lajmëtare e Tij për të shfaqur misteret eMbretërisë së Tij Qiellore dhe gjatë gjithë kohës, unë erdha ne Emrin e Tij tëShenjtë për t’i dhënë botës mesazhet e rëndësishme. Unë nuk erdha me të drejtëntime sepse mua kurrë nuk do të më ishte dhënë ky autoritet. Unë erdha në Emër tëZotit, si shërbëtorja e Tij besnike, për Lavdinë e Zotit, që Ai të mund t’i thërristeshpirtrat në Mëshirën e Tij Hyjnore. Tani unë vij përsëri në këtë, Mision finaltë autorizuar nga Trinia e Bekuar Më e Shenjtë në shpëtimin e shpirtrave.

Unë luajta një rol të rëndësishëm në Ardhjene Mesias herën e parë dhe unë vij, më në fund, si lajmëtarja e Tij e shenjtë nëkëto ditët e fundit para se Ai, Biri im, të shfaqet në Ardhjen e Tij të Dytë.

Gjatë gjithë kohëve, kur unë u shfaqa në tokë,një shenjë i jepej botës. Në shumë raste, unë zbuloja profeci të rëndësishme përmesDhuratës së komunikimit të brëndshëm por, në disa raste, nuk thuhej asnjë fare. 

Përkundrazi, një shenjë jepej dhe ata të bekuar me dije e kuptonin se çfarëishte që Zoti donte që fëmijët e Tij ta dinin. Është për arsye të Bujarisë sëTij të madhe që Ai i autorizoi këto Ndërhyrje Hyjnore sepse Dëshira e Tij evetme ishte për të shpëtuar shpirtrat.

Ati im I Përjetshëm, I Cili i krijoi tëgjitha gjërat nga asgjë, ndërhyn vetëm kur Ai dëshiron t’i shpëtoj fëmijët e Tijnga mashtrimet, që janë të mbjella në zemrat e tyre. Është kur i ligu krijontrazira që Zoti gjithmonë ndërhyn për t’i hapur zemrat e fëmijve të Tij ndajDashurisë së Madhe që Ai ka për secilin prej tyre. Pranojeni këtë Mision, fëmijëtë dashur, me mirësi dhe falenderojeni Zotin për Mëshirën e Tij të Madhe, pa tëcilën shumë shpirtra do të ishin të humbur.

Nëna juaj e dashur


Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share