e shtunë, 6 dhjetor 2014 14:20
Bija Ime e dashur, si ata që nuk e pranojnëEgzistencën Time, apo Hyjninë e Atit Tim të Përjetshëm, janë kaq të vullnetshëmtë mbështesin zotat e rremë të gjithë të vetë krijuar.
Kur Prania Ime të ndjehet nga shpirtrat që e refuzojnëEgzistencën Time, ata e ndjejnë të nevojshme të kundërpërgjigjen pa u penduar. Atado ta përqeshin, do ta tallin dhe do ta vënë në lojë Praninë Time, nëse kjo ështënë Kishën Time, në libra; në Fjalën apo kur Unë Jam I Pranishëm në shpirtra tëtjerë. Prania e Zotit është e Gjithpushtetshme dhe ajo ndjehet në mënyra nga mëtë dhimbshmet nga ata shpirtra që janë në errësirë. Prandaj dhe ata reagojnë mekaq vrer sa herë që Unë përmëndem. Këta njerëz kanë një urrejte të nguliturthellë për Mua dhe ata nuk arrijnë të shikojnë se si dikush mund ta urrej Dikë,që në sytë e tyre, nuk egzison.
Unë i paralajmëroj ata që mbështesinspiritualizmin e rremë dhe që adhurojnë apo fiksohen pas gjithçkaje që nuk vjennga Unë. Nëse ju i hapni shpirtrat tuaj ndaj çdo bote shpirtërore, që nuk ështëe Krijuar nga Unë, ju do t’i hapni dyert djajve, që me dinakëri do t’ju joshindrejt botës së tyre të errët. Çfarëdo lloj paqe që ju besoni se do të merrni ngapraktikat e epokës së re do të jenë jetë shkurtër. Dhe ndërsa ju kërkoni mëshumë, më pas do të futeni në një gjëndje ku ndërgjegja juaj do të kontrollohetnga ata armiq të Zotit, deri kur ju jeni të paaftë ta çlironi veten ngakontrolli i tyre. Ju kurrë nuk do të gjeni paqe kur adhuroni zotat e rremë.
Bota është e infiltruar me doktrina, zota dhefe të rreme. Ka vetëm një Zot të Vërtetë dhe ju mund të vini tek Ai vetëm dukee pranuar Sakrificën e Madhe që Ai bëri kur Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij tëvetëm të Dashur, për t’ju sjellë shpëtimin nga kurthet e të ligut.
Ata që më njohin Mua,por që përfshihen në doktrina të tjera, ta dinë këtë. Nëse ju mbështesnipraktika të epokës së re, ju më mohoni Mua. Nëse Kisha Ime i pranon besimet etjera, që nuk janë nga Unë, atëherë ata më tradhëtojnë Mua.
Koha kur të festohet lindja Ime, duke treguarbesnikëri ndaj feve të tjera, që nuk janë nga Unë, do të jetë një nga tradhëtitëmë të mëdha ndaj të Vërtetës.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: