e shtunë, 3 dhjetor 2011 20:45
BijaIme më e dashur, është me trishtim të madh që Unë i vështroj ata ndjekës të Mitë cilët e refuzojnë Fjalën Time Më të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve. Sa mëtrishton kjo Mua.
Unëiu kërkoj fëmijëve të Mi ngado që të luten për ata që e refuzojnë Hyjin nëjetën e tyre. Megjithatë, Unë gjithashtu kërkoj lutje për ata ndjekës të Mi tëcilët e kanë shpërfillur apo harruar se Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë dhe seajo nuk mund të ndalohet. Kjo është një Ngjarje e rëndësishme dhe të gjithë juduhet të jeni të përgatitur për të.
Profetëqenë dërguar në botë për të lajmëruar lindjen Time. Profetë qenë dërguargjithashtu nga Ati Im për t’i përgatitur shpirtrat për shpëtim, që nga fillimi.Profetë po dërgohen tani në botë për të përgatitur njerëzimin për Ardhjen Timetë Dytë.
Zgjohuni,të gjithë ju që pohoni se më njihni Mua. Nëse më njihni Mua, atëherë dallojeniZërin Tim kur Unë iu bëj thirrje zemrave tuaja. Kaq shumë jo vetëm që irefuzojnë këto Mesazhe, por më refuzojnë edhe Mua gjithashtu.
Leta kuptojnë këtë ata që kaq shpejtë më dënojnë Mua, duke i mohuar thirrjet eMia të dhëna mbarë botës përmes këtyre Mesazheve.
Dukei kthyer shpinën me kokëfortësi Fjalës Sime të dhënë juve tani, ju po më mohoniMua lutjet për të cilat Unë kam kaq shumë nevojë nga ju në këtë kohë. Ju, prejtë gjithë atyre, që pohoni se më njihni Mua, dëgjoni se çfarë Unë kam për t’juthënë.
Mizoriajuaj e shpon Zemrën Time. Mungesa juaj e bujarisë do të thotë se lutjet tuajanuk po ofrohen ashtu si duhet për shpëtimin e shpirtrave.
Kuështë përulësia juaj dhe përse e maskoni mospëlqimin tuaj për Fjalën Time tëShenjtë me një përulësi të rreme?
Ju duhet të thërrisni Shpirtin Tim të Shenjtë përt’ju udhëzuar drejt Meje, që të mund të punoni për Mua me dashuri të plotë nëzemrat tuaja.
Kurrëmos u mburrni për njohuritë tuaja mbi Shkrimin e Shenjtë. Kurrë mos e përdorninjohurinë tuaj për Mësimet e Mia për të poshtëruar një tjetër. Kurrë mos ifyeni, abuzoni, përçmoni të tjerët, apo t’i tallni ata në Emrin Tim. Sepse kure bëni këtë ju më fyeni Mua rëndë.
Zgjohuni,fëmijë. I përgatisni shpirtrat tuaj dhe të jeni bujarë në shpirt, sepse kohaështë e shkurtër tani.
Shpëtimtari juaj idashur
JezuKrishti
e hënë, 3 dhjetor 2012 19:05
Fushata e Lutjes (88) për shpirtrat pas Paralajmërimit
O Zemra e Shenjtë e Jesusit, trego Mëshirë tek të gjithë ne mëkatarët e shkretë.
Ndriçoi ato zemrat e ngurta, kaq të dëshpëruara në kërkim të ndihmës.
Fali atyre paudhësitë e tyre.
Ndihmoji ata, përmes Dashurisë dhe Mëshirës Tënde, që me zemër ta pranojnë Dhuratën Tënde të madhe të Shpengimit.
Unë të lutem Ty, t'i falësh të gjithë shpirtrat që e refuzojnë të Vërtetën e Zotit.
Mbuloi ata me Dritën Tënde, Jesus I Dashur, që ajo t'i verboj ndaj ligësisë dhe kurtheve të djallit që do të përpiqet t'i shkëpusi ata prej Teje përjetësisht.
Unë të lutem Ty që t'i japësh të gjithë fëmijve të Zotit forcën që të jenë mirënjohës për Mëshirën Tënde të Madhe.
Unë të kërkoj Ty që të hapësh derën e Mbretërisë Tënde për të gjithë shpirtrat e humbur që enden nëpër tokë në një gjëndje të pashpresë dhe të pafuqishëm. Amen.
Shkoni, dishepujt e Mi, dhe përmbajuni udhëzimeve të Mia për të pregatitur shpirtrat tuaj për Mëshirën Time Hyjnore.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e martë, 3 dhjetor 2013 19:45
Bija Ime e dashur, të gjithë ata që thonë se vijnënë Emrin Tim dhe deklarojnë se po pregatisin udhën për Zotin do të dëgjohen nëçdo pjesë të botës – shumë zëra, shumë profetë, shumë gënjeshtarë – të gjithëata, pa Autoritetin e Zotit.
Të jeni vigjëlentë, sidomos, kur të dëgjoni profetin t’ju thotë se ai eka për detyrë t’ju pregatisi për Ardhjen Time të Dytë.
Kur të dëgjoni për këtogjëra dhe kur t’ju thuhet se Unë do të shfaqem në botë, me trup dhe me shpirt,dijeni se kjo nuk është e Vërteta. Unë e përsëris prapë, Paralajmërimin Tim përbotën. Unë kurrë nuk do të vij përsëri me trup. Unë erdha, herën e parë, metrup, por kur Unë të vij përsëri, Unë do të vij pikërisht në të njëjtën mënyrësi e lashë Tokën – mbi retë.
Së shpejti do t’ju tregohen vepra të mëdha, që do tëbesohen të jenë punë të mëdha në pregatitje për Ardhjen Time të Dytë. Një numër shërimesh me anë të mbrekullive tësajuara me kujdes do t’i tregohen botës nga ata armiq të Zotit që do të thonëato vijnë nga Unë. Shumë do të befasohen aq sa do ta besojnë këtë mashtrimdjallëzor. Sa shumë mbrekulli, vepra të mëdha – të gjitha të besuara se janënga Dora e Zotit – do të bindin madje edhe skeptikët se ka ndodhur mbrekullihyjnore. Tituj të mëdha do të hidhen mbikëta përfaqësues të rremë, të cilët thonë se e udhëheqin popullin Tim. Sëshpejti bota do ta deklaroj hapur se këta mashtrues janë shenjtorë të gjallëdhe nuk do të jetë gjatë para se ata të prezantojnë antikrishtin.
E gjithë kjo pregatitje ka qënë e planifikuar për 7vjet dhe shpejtësia me të cilën po futen ndryshime të tilla radikale nuk ështërastësi. Ardhja Ime e Dytë do të bëhet një çështje e zakonshme diskutimi. Tëgjithëve do t’ju kërkohet të pregatiten për këtë Ngjarje të Madhe, por gabimetnë doktrinën Kristjane do të jenë me bollëk. Vetëm ata me sytë e hapur, që mundta shikojnë të Vërtetën dhe ata që nuk kanë frikë të përballen me të Vërtetën,do t’i kuptojnë këto gënjeshtra. Dhe për ata, kjo do të paraqesi një barrë shumëtë rëndë. Mes gjithë të bërtiturave, lavdërimeve të shumta, që do të mbulojnëata që i kanë vjedhur Fronet e Mënçurisë, do të flitet fare pak për Fjalën Timetë Shenjtë. Gjithçka që do të flitet do të jetë mbi rëndësinë e punëve të mira.As edhe një fjalë për punën që duhet për të kërkuar shpëtim, sipas Fjalës sëZotit.
Kur bota jobesimtare, më në fund të dorëzohet dhe tëbashkoj forcat me mashtruesit, që do të marrin në kontroll Tempullin e Zotit,koha do të vij shumë shpejt për shfaqjen e paturpësisë më të madhe. Kjo do tëjetë kur Tempulli të jetë krijuar për t’u bërë froni i antikrishtit. Deri atëherë,ata që do ta adhurojnë antikrishtin do të numërohen me biljona. Megjithatë, ataqë e dinë të Vërtetën nuk do të kenë shumë kohë për të pritur, sepse sundimi ibishës do të jetë shumë i shkurtër. Dhe pastaj trumpeta do të dëgjohet. Në atëditë këta armiq të Zotit do të flaken në liqenin e zjarrit, ashtu si ështëprofetizuar.
Mbajini mënd profecitë. Ato do të ndodhin ashtu sijanë parashikuar – ata mashtrues, që thonë se vijnë në Emrin Tim, do tëpëlqehen, duartrokiten dhe adhurohen. Ata që vijnë në Emrin Tim do të përbuzendhe urrehen. Por prej gojëve të tyre do të dali Zjarri i Shpirtit të sëVërtetës dhe me anë të vuajtjeve të tyre shumë të tjerë do të shpëtojnë qëpërndryshe nuk do të kishin shpëtuar.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: