e mërkurë, 30 nëntor 2011 15:30
Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit
e premte, 30 nëntor 2012 15:55
O Atë, në emër të Birit Tënd na shpëto nga komunizmi.
Na shpëto nga diktatura.
Mbroje vëndin tonë kundër paganizmit.
Shpëtoi fëmijët tanë nga e keqja.
Na ndihmo të shohim Dritën e Zotit.
Hapi zemrat tona ndaj Mësimeve të Birit Tënd.
Ndihmoi të gjitha Kishat të qëndrojnë të vërteta ndaj Fjalës së Zotit.
Ne të lutemi që ta ruash vëndin tonë nga persekutimi.
Zot I Dashur, hidhi sytë mbi ne me Mëshirë pavarësisht se sa të fyejmë Ty.
Jesus, Bir I Njeriut, na mbulo me Gjakun Tënd të Shtrenjtë.
Na shpëto nga kurthet e të ligut.
Ne të kërkojmë ty, Zot I dashur, të ndërhysh dhe të ndalosh të ligun nga mbërthimi që ai ka mbi botën në këtë kohë. Amen.
Lutuni, lutuni, lutuni sepse Zemra e Atit Tim është thyer me shpejtësinë në të cilën ligjet mëkatare po sillen para çdo kombi në tokë në këtë kohë.
Shpresoni, lutuni dhe besoni tek Unë që ky shkatërrim të dobësohet.
Lutuni që sa më shumë nga fëmijët e Zotit të jetë e mundur t'i mbajnë sytë hapur gjatë gjithë kohës dhe që ata të mbeten besnik ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e premte, 30 nëntor 2012 22:20