e enjte, 24 nëntor 2011 21:00
BijaIme fort e dashur, mos ki frikë sepse koha është pranë për ty dhe për mbarëbotën.
Kyudhëtim ka qenë intensiv për ty, bija Ime, përgjatë një periudhe kohe që kaqenë tepër e shkurtër.
Tii je bindur Vullnetit Tim të Shenjtë që në fillim, megjithëse kishe dyshimet etua. Pavarësisht se u përbuze në disa qarqe, dhe në veçanti nga ata që pohojnëtë jenë dishepuj të shenjtë të Mitë dhe të Nënës Sime të dashur, ti kurrë nukke hezituar t’i komunikosh botës Fjalën Time të Shenjtë. Shpërfille gjithë këtëlëndim sepse ai tani ka kaluar.
Taniqë Unë vij me Mëshirën Time të madhe të gjithë fëmijët e Mi me besim të vërtetëdo të bien në falënderim të përulur për të më mirëpritur Mua dhe për ta pranuarMëshirën Time. E Vërteta tani do të zbulohet.
Ngrihuniqë të gjithë dhe priteni me gëzim ardhjen Time.
Botado të ndryshohet përgjithmonë.
Mbajenimend, është prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë ju, duke përfshirë ataprej jush që e përbuzin Fjalën Time të Shenjtë, apo që më mohojnë Mua, që Unëvij për t’ju shpëtuar edhe një herë.
Shpëtimtari dheShpenguesi juaj
JezuKrishti
e diel, 24 nëntor 2013 16:45
Bija Ime e dashur, kur Unë të vij për t’i sjellënjerëzimit çlirimin nga dhimbja që ata kanë duruar, për arsye të ndarjes sëtyre nga Zoti, ata të gjithë duhet të jenë mirënjohës për këtë Mëshirë tëMadhe. Për këtë arsye, biljona njerëz do të shijojnë një jetë me lavdi të përjetshmenë Praninë e Zotit.
Me anë të kësaj Vepre të madhe të Mëshirës, Unësjell lajme të mëdha për Premtimin e lavdishëm, kur Ardhja Ime e Dytë – që do tëvijoj menjëherë pas Paralajmërimit – do të kompletoj Planin e Zotit për fëmijëte Tij. Të gjithë shpirtrave do t’ju jepet Dhurata e Mëshirës Sime, por jo tëgjithë do ta pranojnë atë. Ata që nuk e pranojnë atë do t’ju jepet vetëm njëkohë e shkurtër në të cilën duhet të vendosin se çfarë lloj jete ata duan. Atamund të zgjedhin një ku do të bëjnë një jetë të plotë dhe të përkryer në trupdhe në shpirt në Parajsën Time të Re, ose një jetë pa Zotin.
Ata që e kuptojnëatë që Unë Jam duke ju ofruar kurrë nuk duhet ta refuzojnë një Dhuratë të tillë.Por, ata që do të më refuzojnë Mua, do të jenë të kënaqur të zhyten në errësirë,me besimin se nuk ka rëndësi. Çfarë ata nuk dinë është se do të ndjejnë njëdhimbje të tmerrshme kur përfundimisht të ndahen nga Unë. Ata do ta gjejnëveten në një humnerë të errët, ku nuk do të shikojnë asgjë. Ata nuk do të kenëasgjë. Gjithçka që ata do të ndjejnë do të jetë një zjarr i tërbuar që do t’i përshkojata si një shpatë, gjë që do t’ju duhet ta durojnë përjetë.
Ndarja nga Zoti ndodhi kur Luciferri e tundoiAdamin dhe Evën përmes mëkatit të krenarisë. Mëkati i krenarisë është shkakuthemelor i të gjitha mëkateve dhe që e lidh njeriun me Satanin. Kur unë të vijtë deklaroj Fronin Tim, kjo ndarje nuk do të jetë më. Ata që janë për Mua, meMua dhe në Mua do të bashkohen në një. Por në ditën kur Unë përfundimisht tëvij dhe kur Unë do ta gjykoj botën, ata që janë ndarë nga Unë dhe që do tëvazhdojnë të më refuzojnë Mua, do të përjetojnë fundin final ku Unë nuk do tëjem më i Pranishëm. Kur Unë nuk do të jem në gjëndje t’ju ofroj atyre ngushëllim.T’i kthej ata mbrapsh. Pastaj ata do të përjetojnë dhimbje dhe vuajtje të përjetshmeme bishën dhe të gjithë djajtë e tij në zjarret e Ferrit.
Unë nuk dua t’ju trëmb, t’ju trondis apo t’jushkaktoj dhimbje, por me qëllim që ju t’i kuptoni pasojat, Unë duhet t’jutregoj të Vërtetën. Sa shumë prej jush nuk besojnë në Ferr. Ju nuk besoni në të,sepse jeni gënjyer për kaq kohë. Parajsa, Ferri dhe Purgatori egzistojnë. Nëditën finale, do të egzistojnë vetëm dy pjesë – Parajsa e Re kur Qielli dheToka të bashkohen në një dhe humnera që është Ferri.
E Vërteta
është e vështirë për t’upranuar, por pa e ditur të Vërtetën ju nuk mund të zgjedhni fatin tuaj.
Jezusi juaj
Mesazhi ne anglisht:
e hënë, 24 nëntor 2014 15:30
Bija Ime e dashur, sa shumë ngushëllim Unëkam nevojë në këtë kohë kur kaq shumë janë larguar nga Unë. Lotët e Mi derdhenrrëke kur ushtria e Satanait, e infektuar me një nga djajtë e tij më të ndyrë,Xhezebel, ka tunduar shumë nga ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua. Sa shumëata kanë harruar dhe sa pak e kujtojnë Premtimin Tim për të ardhur përsëri.
Koha e Ardhjes Sime të Dytë po afron dheushtria e Satanait është mbledhur në numër të madh, gati për të bërë betejë meata që Unë i quaj të Mitë. Kjo ushtri djallëzore do të udhëhiqet nga armiqtë e Midhe nuk ka asgjë që ata nuk do të provojnë për ta gënjyer botën të besoj nëfallcitetet e tyre. Duke folur në Emrin Tim, ata do të marrin me vete burra dhegra të shenjta dhe ata do të bëhen një forcë e madhe për t’u njohur. Të përfshirënga një entuziasëm i madh prej një bote jofetare, ata do ta ndryshojnë fytyrëne tokës dhe në fillimet e tyre do të shkaktojnë çoroditje.
Toka, e infektuar nga mënyrate tyre djallëzore, do të rënkoj nga dhimbja dhe kjo do të dëshmohet nga njëtrazirë e madhe. Çdo vepër e keqe e dhunimit, që do të kryhet mbi Trupin Tim,do të shfaqet përmes ndryshimeve në klimë, prishja e të mbjellave, ndryshimet nëatmosferë dhe një përmbytje e një madhësie të tillë, sa do të ketë fare pakkombe në tokë që nuk do të preken nga veprimet e tyre. Ati Im do të shkaktojvuajtje të madhe mbi ata.
Për këdo që ata dënojnë në Emrin Tim, ata dotë dënohen gjithashtu. Për çdo dhimbje që ata shkaktojnë mbi fëmijët e Zotit,edhe ata gjithashtu do të pësojnë të njëjtën dhimbje. Ferri që ata do tësjellin mbi miljona do të rezultoj në një ndëshkim, që do të jetë i ngjajshëm me zjarrin që digjet përditë në humnerën e përjetshme.
Portat e Qiellit do t’ju përplasen atyre nëfytyrë dhe ata do të ulërijnë në agoni kur, në Ditën e Fundit, ata do tëverbohen nga Drita Ime. Ata do të vrapojnë, si frikacakë që janë, dhe do të përpiqentë gjejnë mbrojtje nga Drejtësia Ime por ata nuk do të gjejnë asnjë vënd ngushëllimi.Të verbuar, ata do të vrapojnë, do të rrëzohen dhe nuk do të kenë se nga tëshkojnë. Te mbetur mbrapa, sepse asnjë prej tyre nuk do ta ketë forcën apovendosmërinë të kërkojnë Ndihmën Time, sepse ata do ta kenë shkëputur gjithëJetën që mund të kishin patur, por që nuk mund ta kenë më.
Më dëgjoni Mua tani, kurUnë solemnisht deklaroj, se njeriu që jeton sipas Fjalës Sime, dhe që qëndronbesnik ndaj Meje, nuk ka pse të ketë frikë. Njeriu që më mallkon Mua dhe që embyll derën e Mbretërisë Sime fort pas vetes do të flaket tutje.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: