e shtunë, 12 nëntor 2011 16:00
BijaIme fort e dashur, ndarja nga Unë është e dhimbshme, sidomos për ata që mënjohin Mua.
Saposhpirtrat fillojnë ta kuptojnë Dashurinë që Unë kam për ta, ata pastaj e shohindhimbjen e ndarjes së rëndë për t’u duruar. Kjo është edhe më e theksuar kurshpirtrat që pohojnë se më duan Mua, për shkak të mëkatit, e gjejnë veten nëPurgator pas vdekjes.
Ndërsatë gjithë shpirtrat në Purgator eventualisht shkojnë në Parajsë, dhimbja e tëqenit të ndarë nga Unë është e dhimbshme dhe shqetësuese.
Përshumë shpirtra që besojnë në Hyj thjeshtë përmendja e Ferrit sjell shqetësim nëzemrat e tyre. Pastaj për ata që e shohin se shpirti i tyre ka nevojë tëpastrohet në Gjendjen e Purgatorit, ata gjithashtu ndjejnë një mjerim që ështëi vështirë për t’u kuptuar nga ata që janë gjallë sot.
Fëmijë,koha juaj në Tokë është kaq e rëndësishme sepse është gjatë kësaj periudhe qëju duhet të mundoheni t’i pastroni shpirtrat tuaj përmes agjërimit dhependesës. Përdoreni këtë kohë ndërsa keni mundësi për t’i shpëtuar shpirtrattuaj. Për ta bërë këtë ju duhet ta kërkoni përulësinë në çdo kohë për tësiguruar që ju të bëheni të vegjël në Sytë e Mi. Vetëm të vegjlit mund tëkalojnë përmes portave më të ngushta të Parajsës.
Mirëpriteni,pra, Dhuratën e Purgatorit që do t’ju paraqitet gjatë Paralajmërimit kur ju dotë duhet të pastroheni si pendesë për mëkatet tuaja. Juve nuk do t’iu duhet qëtë prisni vdekjen, fëmijë, për të përballuar këtë pastrim. Ju jeni të bekuar,fëmijë, sepse asnjë shenjë e mëkatit nuk do të mbetet në shpirtrat tuaj. Pastajju mund të fitoni hyrje të menjëhershme për në Epokën e Re të Paqes për tëcilën Unë flas. Këtu është aty ku të gjithë fëmijët e Mi që kërkojnë falje përmëkatet e tyre gjatë Paralajmërimit, do të merren.
Hapinizemrat tuaja dhe më mirëprisni Mua kur Unë të vij tek ju gjatë Paralajmërimitqë po afron, kur ju do të jeni në gjendje që të më përqafoni Mua. Më lejoni Muat’ju mbaj dhe t’jua fal mëkatet tuaja. Kështu ju do të bëheni të Mitë në trup,mendje dhe shpirt, përfundimisht dhe me dorëzimin e plotë që Unë kam nevojëprej jush.
Kydo të jetë momenti juaj i lavdisë përpara Syve të Mi. Pastaj ju do të jeni gatipër fazën e dytë kur ju do të jeni në gjendje t’i bashkoheni vëllezërve dhemotrave tuaja në Parajsën e Re mbi Tokë, ashtu siç qe krijuar në fillim ngaHyji Krijuesi i të gjitha gjërave.
Kjodo të bëhet shtëpia juaj e re dhe që ju takon për 1,000 vjet. Priteni ardhjenTime me dashuri, shpresë dhe gëzim. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Gëzohuni.Unë vij përsëri për t’ju shpëtuar nga armiku i njerëzimit. Kësaj here fuqia etij është kaq e dobët sa do të jetë e vështirë për të që t’i vjedhë shpirtrat eatyre që më mirëpresin Mua me krahë hapur gjatë Paralajmërimit.
Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit
e martë, 12 nëntor 2013 15:52
Bija Ime e dashur, është gabim të besohet se Zotinuk do ta hedhi Drejtësinë e Tij në botë në këtë kohë. Ndëshkimet e Atit Timkanë filluar dhe bota do të dëshmoj shumë më tepër trazira ekologjike ndërsafillon pastrimi i Tokës.
Pregatitjet janë tani gati dhe së shpejti armiqtë e Zotit do të çrrënjosendhe do të ndëshkohen, sepse ata kurrë nuk do të kthehen dhe të kërkojnë MëshirënTime.
Zemërimi i Atit Tim është i madh dhe mjerë ata që e kundërshtojnë Fjalëne Zotit, sepse ata do të pengohen dhe bien përtokë, ndërsa pastrimi përfundimtari Tokës do të përplaset me infektimin e të ligut – të gjitha në të njëjtën kohë.
Kur të shikoni elementet e natyrës tëreagojnë egërsisht, ju do ta dini se Dora e Drejtësisë ka rënë. Krenaria enjeriut, vetë-fiksimi dhe besimi i tij në inteligjencën e tij të gabuar mbi çështjetshpirtërore, kanë sjellë mbi racën njerëzore rënien e zjarrit nga katër enët mbitë katër cepat e Tokës.
Ju i keni shpërfillur paralajmërimet dhe prandajbeteja për të shkatërruar mëkatin ka filluar mirë dhe me të vërtetë.
Jezu Krishti
Biri i Njeriut
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e martë, 12 nëntor 2013 20:30
Bija Ime e dashur, ndërsa Koha Ime po afron, shumëdo të jenë në gjumë, por ata që janë të bekuar me sytë e hapur ndaj DritësSime, do t’i njohin shenjat. Atyre do t’ju jepen gjithashtu bekimet për t’upregatitur dhe vetëm ata që qëndrojnë pranë Meje do të jenë në gjëndje tëdurojnë ndryshimet.
Sa më pranë të afrohet Dita e Ardhjes Sime tëMadhe, aq më shumë njerëz, që thonë se e duan Zotin, do të largohen prej Meje.Madje edhe ata që thonë se janë të shenjtë dhe e lartësojnë veten brëndahierarkisë së Kishës Sime në Tokë, nuk do të jenë në gjëndje të shikojnë të Vërtetën.Ata nuk do ta shikojnë të Vërtetën sepse do të jenë kaq të zënë duke ndjekur çështjetdhe ceremonitë, të cilat do të jenë fyese ndaj Meje.
Shenja eparë do të jetë që Toka do të rretullohet më shpejt. Shenja e dytë ka lidhje medjellin, i cili do të shfaqet më i madh, më i ndritshëm dhe do të filloj tërrotullohet. Në krah të tij do të shikoni një djell të dytë. Pastaj dukuritëatmosferike do ta bëjnë botën të tundet dhe ndryshimet do të thonë se shumëpjesë të Tokës do të ndryshojnë.
Këto ndëshkime – dhe do të ketë shumë – do tazhveshin njerëzimin nga arroganca e vet, me qëllim që shpirtrat të lypin Mëshirëne Zotit. Asgjë tjetër nuk do t’i trazoj zemrat e ngurta të atyre që e kanëhequr Dashurinë e Zotit prej jetës së tyre.
Mëkati i njerëzimit do të rritet shpejt dhe mëkati iidhujtarisë do të mbështillet trefish rreth Tokës. Paganizmi, i zbukuruar simonarki mbretërore, do të futet në Kishën Time në Tokë. Kur paganët të përqafojnëKishën Time, ajo nuk do të jetë për të adhuruar Zotin. Kur paganët, ateistëtdhe jo-besimtarët e tjerë, të cilët nga jashtë e refuzojnë Egzistencën e Zotit,të përqafojnë Kishën Time, nuk do të jem Unë, Jezu Krishit, për të cilin atagjunjëzohen. Kur Kisha Ime të deklarojse ajo i mirëpret të gjithë, mos u mashtroni. Ajo nuk do të thotë se ata i mirëpresinpaganët në Kishën Time, që ata të mund të përkulen para Tabernakullës Sime. Jo,ajo do të jetë për të ekspozuar idhujtarinë, e shkaktuar prej mëkatit tëkrenarisë, para Meje, për t’i poshtëruar Tabernakullat e Mia të Shenjta dhe tëBekuara. Ata do të vendosin simbole pagane mbi Altarët e Mi dhe do të kërkojnëqë besimtarët e pavetëdijshëm të përkulen dhe t’i pranojnë vëllezërit dhemotrat e tyre, me hir dhe bujari. Të gjithëve do t’ju kërkohet ta mohojnë tëVërtetën, me qëllim që të mirëpresin adhuruesit e rremë, të cilët do të shkelinmbi Altarët e Mi. Pastaj, Dora e Zotit do të bjer.
Luftrat dotë përhapen; tërmetet do të shkundin të katër cepat e Tokës dhe kriza e urisëdo ta mbërthej njerëzimin dhe çdo veprim i lig dhe fyerje e bërë para Zotit dotë çoj në një ndëshkim të tmerrshëm.
Kur ata që e pranojnë Mëshirën Time e drejtojnëKishën Time – çdo djall do t’i mallkoj këta fëmij të Zotit. Për t’i mbrojturata, Zoti do të ndërhyj dhe mjerë ata që pështyjnë në Fytyrën e Krijuesit tëtyre.
Koha kaardhur.
Ataqë më fyejnë Mua do të vuajnë. Ata që më ndjekin Mua do të jetojnë përmes këtijpersekutimi, deri në Ditën kur Unë të vij për t’i përfshirë ata në Krahët e Mitë Mëshirshëm. Dhe pastaj, vetëm ata që mbeten, për arsye se ata e kanërefuzuar Dorën Time të Mëshirës, do t’i dorëzohen bishës që ata e adhuruan dheprej të cilit ata kërkuan kënaqësitë e tyre.
Sa shumë njerëz do të më refuzojnë Mua, deri nëfund. Dy të tretat do të më pështyjnë Mua, do ta luftojnë Ndërhyrjen Time dhedo të ulërijnë gjëra të turpshme të çdo lloj ndaj Meje. Ndërsa Dita sa vjen eafrohet më tepër, urrejtja kundër Meje, do të dëshmohet për t’u parë nga tëgjithë. Madje edhe ata që i japin botës përshtypjen se e nderojnë Zotin do të mëmallkojnë Mua në heshtje.
Dita kur mashtrimi i bishës të ekspozohet për t’uparë nga të gjithë do të jetë një ditë që askush nuk do ta harroj. Sepse ataditë, kur bota ta shikoj mashtruesin, antikrishtin, të ngrihet me Kurorën Timenë kokë – i veshur me rroba të kuqe – do të jetë dita kur zjarr do të dali prejgojës së tij. Kur tmerri më në fund të kuptohet, zjarri do ta mbështjelli atëdhe ai dhe të gjithë ata që i premtuan atij besnikëri do të hidhen në humnerë. Dhepastaj Unë do të vij ashtu si ju kam treguar. Unë do ta ngre Kishën Time dhe dota bashkoj botën me Vullnetin e Shenjtë të Atit Tim dhe paqja do të mbretëroj mënë fund.
Gjithçka që Unë ju kam thënë është e vërtetë.Gjtihçka që ka për të ndodhur do të ndodhi ashtu si ju kam treguar Unë. Do tëndodhi shpejt, sepse pavarësisht nga Zemërimi Im, që është shkaktuar ngahipokrizia dhe mosmirnjohja e njeriut, Unë vij vetëm për t’i dhënë fund kësajvuajtje përfundimisht. Unë vij për të shpëtuar të gjithë mëkatarët, por shumënuk do të duan të shpëtojnë.
Qëndroni të fortë, ndjekësit e Mi të dashur, sepseUnë do t’i mbroj të gjithë mëkatarët, që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës gjatëParalajëmrimit. Prandaj çdo fëmij i Zotit, besimtar dhe jo-besimtar do të përfshihetnë këtë Ndërhyrje të Madhe nga Qielli. Por pas kësaj kohe, ëngjëlli i Zotit dot’i veçoj të mirët nga të këqinjtë. Kohaështë e shkurtër.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/12/the-first-sign-will-be-that-the-earth-will-spin-faster-the-second-sign-concerns-the-sun-which-will-loom-larger-brighter-and-begin-to-spin/