e premte, 4 nëntor 2011 19:00
BijaIme fort e dashur, nga Unë vjen Jeta e Vërtetë, e vetmja jetë për të cilënnjeriu do të ketë nevojë prej këtej e deri në përjetësi.
Fëmijë,ju duhet ta dini se kjo trazirë e tmerrshme që ju po shikoni kudo rreth jushnuk do të zgjasë shumë.
Hyji,Ati Im i Përjetshëm, nuk do të lejojë që fëmijët e Tij të shtrenjtë të vuajnëmë tepër. Ju, fëmijët e Mi, jeni viktimat e punës së mashtruesit. Ai, i cilikontrollon grupin global, po dobësohet. Fuqitë e tij po shkërmoqen përmesPushtetit të Atit Tim. Ky grup, që qëllimisht i dëmtoi sistemet tuaja bankarepër t’ju shndërruar në lypës, do të shkatërrohet. Ju nuk duhet të shqetësohenisepse Dora e Atit Tim do të bjerë mbi udhët e tyre djallëzore.
Lutuniqë të gjithë këta shpirtra të gënjyer që banojnë si skllevër pranë ligësisë, qëështë në zemër të këtij grupi, të mund të kthehen në besim gjatëParalajmërimit.
Jukurrë nuk duhet të humbisni shpresë, fëmijë. Do të jetë përmes dashurisë suajpër Hyjin Më të Lartin, që ju do të ktheheni në krahët e familjes suaj. Triniae Bekuar është shtëpia juaj, fëmijë. Ata prej jush që e pranojnë këtë fakt, tëmundësuar përmes konvertimit, do të trashëgojnë Epokën e lavdishme të Parajsësmbi Tokë.
Kinibesim tek Unë gjithmonë. Ofroni shqetësimet, problemet dhe frikën tuaj tek Unë.Më lejoni Mua t’jua lehtësoj dhimbjen dhe vuajtjen tuaj. Nuk do të zgjasë shumëtani kur bota të gjejë lehtësim nga dhimbjet e forta të lindjes që ju po duroninë këto kohë.
Kurrëmos humbisni shpresë. Kini besim tek Unë. Lutuni për hiret e Mia për t’ju bërëmë të fortë. Vendoseni kokën tuaj mbi Supet e Mia dhe lejoni që paqja Ime t’imbështjelli shpirtrat tuaj. Vetëm atëherë ju do ta kuptoni të Vërtetën epremtimit Tim të lavdishëm të jetës së përjetshme.
Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit
e diel, 4 nëntor 2012 17:45