e enjte, 1 nëntor 2012 18:00
Fushata e Lutjes (83) për lehtësimin e ndëshkimeve
O Atë I dashur, Hyji Më I Larti, ne, fëmijët e tu të mjerë, gjunjëzohemi para Fronit Tënd të Lavdishëm në Qiell,
Ne të lutemi Ty të shpëtosh botën nga i ligu.
Ne kërkojmë Mëshirën Tënde për shpirtrat e atyre që shkaktojnë vuajtje të tmerrshme ndaj fëmijëve të Tu në tokë.
Të lutemi t’i falësh ata.
Të lutemi ta largosh antikrishtin, menjëherë sa ai të shfaqet.
Ne të kërkojmë Ty, Zot I dashur, ta lehtësosh Dorën Tënde të ndëshkimit.
Por ne të lutemi Ty të pranosh lutjet dhe vuajtjet tona, për të lehtësuar vuajtjet e fëmijve të Ty, në këtë kohë.
Ne besojmë tek Ty.
Ne të nderojmë Ty.
Ne të falenderojmë për sakrificën e madhe që Ti bëre, kur dërgove Birin Tënd të vetëm, Jesu Krishtin, për të na shpëtuar nga mëkati.
Ne e mirëpresim Birin Tënd, edhe njëherë, si Shpëtimtarin e njerëzimit.
Të lutëmi të na mbrosh. Të na ruash nga lëndimi. Ndihmoji familjet tona.
Ki Mëshirë për ne. Amen.
Ju, ushtria Ime, jeni në të pregatitur në çdo lloj mënyre. Ajo që duhet të bëni është të keni besim tek Unë. Kur ju besoni tek unë plotësisht, do të jeni në gjëndje të ma dorëzoni gjithë dashurinë, vuajtjen, shqetësimet dhe dhimbjen tuaj Mua, Jesusit tuaj.
Kur kjo të ndodhi, ju duhet ta lini gjithçka në Duart e Mia të Shenjta dhe të Dhembshura.
Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes Sime.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e premte, 1 nëntor 2013 23:17
Bija Ime e dashur, shpirti i lig po përhapet dhe pondikon të gjithë ata që i kundërshtojnë me egërsi këto Mesazhe. Kjo do të çoj nëmë shumë ligësi, gënjeshtra dhe prapaskena intriguese të sajuara për të ndaluarkëtë Mision. Ju nuk duhet t’i kushtoni vëmëndje atyre me gjuhë të liga dheatyre që janë të konsumuar me xhelozi për besimin, të cilët do të bëjnëgjithçka për t’u përpjekur dhe pët të shkatërruar këtë, Misionin Tim, që do tësjelli shpëtimin tek të gjithë. Ë
Unë ju them të gjithëve ju që më ndiqni Mua, se këtoMesazhe janë tepër të rëndësishme për ju që t’i kushtoni vëmëndje atyre që juurrejnë në Emrin Tim. Sepse jam Unë, Jezu Krishti, që ata kanë në shënjestër.Mbajeni mënd këtë. Megjithatë, krenaria e tyre do t’i bëj ata të besojnë se atapo veprojnë kështu për arsyen se më duan Mua. Ata duhet ta dinë se Unë kurrënuk do ta lejoja dikë të fliste gënjeshtra të tilla apo të përhapte fjalë të këqijapër një shpirt tjetër në Emrin Tim.
Vetëm Unë, Jezu Krishti, Qengji I Hyjit, ekam Autoritetin t’ju zbuloj ju të Vërtetën në këto kohë. E Vërteta do të shqetësojshumë dhe e Vërteta do të jetë e hidhur për t’u gëlltitur, sepse ajo është e njërëndësie të tillë sa vetëm ata që janë të fortë në dashurinë e tyre për Mua dotë jenë në gjëndje ta pranojnë atë. E Vërteta do t’ju çliroj, pavarësisht se sae vështirë ajo është për t’u përtypur. Ajo do t’ju hapi sytë ndaj të ligut kurai paraqitet si i mirë; ndaj njerëzve të liq që përhapin blasfemi kur thonë seflasin Fjalën Time dhe ndaj armiqve të Mi që duan të shkatërrojnë fëmijët eZotit.
Shumë profetë të rremë, të shpërndarë në çdo shtet,do të ngrihen të deklarojnë se gënjeshtrat e nxjerra nga goja e antikrishtit,janë të vërteta. Ata gjithashtu do të thonë se antikrishti jam Unë. Ata do tëthonë gjithçka rreth Ungjillit, të cilat do të duken të jenë të sakta dhe do tëpërdorin pjesë nga Bibla e Shenjtë, përfshi thënie nga Unë, për të justifikuarmisionet e tyre djallëzore. Por ju që më njihni Mua, gjithmonë do t’i gjeni gënjeshtratdhe herezitë të fshehura brënda fjalëve të tyre të ashtu-quajtura profetike.Ata do t’i kundërshtojnë këto Mesazhe dhe do ta deklarojnë Fjalën Time të jetëherezi. Tani është koha t’i heshtni këtozëra, që ju kërkojnë t’i dëgjoni ata, në vëndin Tim. Ju duhet të vazhdonita kujtoni veten për të Vërtetën e përmbajtur në Ungjillin e Shenjtë. Ju duhettë më dëgjoni Mua, ndërsa Unë ju udhëzoj.
Së shpejti, të gjithë ata që e kanë drejtuar KishënTime në të kaluarën, të gjithë ata që i japin fëmijve të Zotit Fjalën e Vërtetëtë Zotit, brënda Kishës, dhe të gjithë ata që do të qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës,do të flaken tutje. Kisha Katolike do tëbëj një numër deklaratash alarmuese, për atë që përse duhet të ndryshoj dhe tëpërmirësoj çdo pjesë të strukturës së saj. Ajo do të përdori mëkatet eatyre në Kishën Time dhe atyre që më tradhëtuan Mua, si justifikim për takthyer Kishën Time përmbys. Shumë nga shërbëtorëte Mi të shenjtë do të përjashtohen dhe do të bëhen shkaku. Shumë do të ndiqendhe mashtrime, si dhe deklarata të tjera do të bëhen kundër emrit të mirë tëtyre para se të jenë hequr. Në këtë mënyrë shumë shërbëtorë të shenjtë do të hiqennga Kisha Ime me qëllim që të lejojnë armiqtë e Zotit të marrin kontrollin eplotë nga brënda saj. Çdo shpifje e kryer nga armiqtë e Zotit kundër shërbëtorëvetë Mi të shenjtë do të duartrokitet publikisht si një gjë e mirë, me qëllim që emrii mirë i Kishës të mbetet i pacënuar.
Oh sa do të mashtroheni të gjithë ju dhe e Vërtetado të jetë e mbuluar, e fshehur dhe pastaj e lënë pas dore. Të gjitha këtondryshime do të vijnë shpejt, në të ardhmen, dhe përhapja e këtyre gjërave do tëçudisi shumë veta. Mes gjithë këtyre, do të ketë çoroditje, frikë, trishtim dhedëshpërim të madh. Kisha Ime do të bëhetkaq e copëtuar sa dhe gjithë besimi brënda mureve të saj do të thyhet. Kjo dotë krijoj një frikë të madhe dhe pastaj, në një mënyrë që si fillim nuk do tëduket e qartë, Kisha Katolike do të bëhet një forcë udhëheqëse në një fe të repër një botë. Kjo paturpësi e re do të deklaroj një dashuri të madhe për tëvarfërit dhe të uriturit e botës. Por ajo nuk do të predikoj Fjalën Time, asedhe nuk do të qëndroj besnike ndaj Kishës Sime. Megjithatë, Kisha Ime do tëvazhdoj të jetoj.
Dishepujt e Mi besnikë, përfshi priftërinjtë dheshërbëtorët e shenjtë të gjitha besimeve Kristjane, do të mbajnë Krahun Tim.Kisha Ime e mbetur do t’i bëj ballë testit të kohës dhe ajo kurrë nuk mund tëvdesi, sepse Unë Jam Kisha. Unë nuk mund të shkatërrohem kurrë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e shtunë, 1 nëntor 2014 13:35
Bija Ime e dashur,bëj kujdes nga ata që e mohojnë Hyjninë e Atit Tim. Ai, dhe vetëm Ai, e krijoi botën – gjithçka erdhi prej Tij. Asgjë nukmund të vij prej asgjëje. Gjithçka që është, dhe do të jetë, vjen nga Ati Im I Përjetshëm.
Fjala nuk mund tëthyhet dhe nëse apo kur thyhet, mos pranoni asgjë që është në kundërshtim me tëVërtetën. Ju jetoni në një kohë kur e gjithë evidenca e egzistencës së Zotit,dhe gjithçka që Ai krijoi, do të mohohet. Gjithçka që Ai e mban të shtrenjtë dotë shkatërrohet. Krijimi i Tij është duke u copëtuar nga ata që e mohojnë Atë. Jeta,që vjen nga Ai, është duke u shkatërruar dhe e Vërteta, që Ai ju dha fëmijve tëTij përmes Biblës së Tij të Shenjtë, që përmban Testamentin e Vjetër dhe të Ri,është duke u vënë në pyetje. Së shpejti, shumë nga çfarë Fjala thotë do tëkonsiderohet të jetë e pavërtetë.
Sa pak ju e doni AtëI Cili është Ati juaj I Përjetshëm dhe sa pak ju e vlerësoni fatin tuaj, sepseudha që merrni ëshë zgjedhur me kujdes për t’ju përshtatur vetëm arrogancës dhevetë-kënaqësisë suaj. Njeriu që është i fiksuar pas intelektit të vet, njohurisëdhe kotësisë do të vazhdoj të përpiqet të gjej një udhë drejt Zotit, por sipasmodelit të vet. Kjo do ta çoj atë në udhë të gabuar dhe ai do të përfundoj nënjë jetë të rreme. Kur ju endeni nëpër këtë jetë në kërkim të kuptimit tëegzistencës suaj, ju kurrë nuk do ta gjeni atë nëse nuk e pranoni të Vërtetën eKrijimit.
Hyji, Ati Im I Përjetshëm, ju krijoi ju. Deri kur tapranoni këtë ju do të vazhdoni të adhuroni zota të rremë dhe paganizmi juaj dot’ju bëj të bini në dëshpërim.
Koha kaardhur kur ju do të pranoni gjithçka që vërteton se Ati Im nuk egziston.
Juve ju është dhënëe Vërteta. Pranojeni atë. Më lejoni Mua t’ju udhëheq për dore tek Ati Im që tëmund t’ju sjell Shpëtimin e Përjetshëm. Gjithçkatjetër përveç të Vërtetës do t’ju çoj në udhën e ferrit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: