Jesus2Me top graphics
I love you, dearest children of Mine. I have never forsaken you, although you could be forgiven for believing this.

Hyji Atë: Përgatiteni botën për ardhjen e Birit Tim të dashur Jezu Krishtit

e mërkurë, 19 tetor 2011 14:00

BijaIme, përgatite botën për ardhjen e Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, sepse Aivjen tani, ashtu siç është parathënë, për ta shpëtuar njerëzimin edhe një herë.

Ardhjae Tij do të lajmërohet nga trumbetat në Qiell dhe nga kori i engjëjve që do tëkëndojnë me adhurim për ta njoftuar këtë Ngjarje të Madhe.

DhurataIme e madhe për njerëzimin po ju tregohet në formën e Birit Tim të dashur, iCili po dërgohet për t’ju shpëtuar përpara Gjykimit Final.

I përgatisni shpirtrat tuaj, sepse kur t’ju tregohenmëkatet tuaja, Unë ju urdhëroj që të bini me përulësi në këmbët e Birit Tim dhetë lypni Mëshirë. Ju duhet t’i kërkoni Atij t’ju falë dhe ta pranoni ndëshkimine kërkuar për t’i pastruar shpirtrat tuaj.  

Mëshirae Tij është kaq e madhe sa asnjë mëkat, pavarësisht se sa i rëndë, nuk mund tëfalet nëse tregohet pendesë e vërtetë. Përulësi kërkohet nga të gjithë ju që tëjeni të denjë të hyni në Epokën e Re të Lavdishme të Paqes në Tokë, koha e sëcilës është shumë afër. Vetëm ata shpirtra që me të vërtetë pendohen dhetregojnë besnikëri të vërtetë ndaj Birit Tim të dashur do të jenë të denjë përtë hyrë tek portat. Sepse ju duhet të jeni pa mëkat për të hyrë në këtë Parajsëtë Re të mrekullueshme në Tokë.

Fëmijëte Mi të dashur, Unë e kam përgatitur këtë Parajsë me Dashuri të madhe përsecilin prej jush. Kjo është trashëgimia që ju keni qenë duke pritur. Në këtëmënyrë Dhurata e Tokës iu prezantua fillimisht Adamit dhe Evës.

Çdonjeri që e refuzon këtë Parajsë mbi Tokë, ku asnjë ligësi nuk do të ekzistojënë ndonjë formë, po ia kthen shpinën shpëtimit.  

Kjoështë mundësia juaj e fundit për t'i çliruar shpirtrat tuaj nga mbërthimi iSatanit dhe influenca e keqe që ai ka mbi jetën tuaj.

Përqafojenikëtë Dhuratë të mrekullueshme të Mëshirës së madhe. Përmes kësaj Dhurate juvepo ju ofrohet një mundësi e shpëtimit të vërtetë dhe një Parajsë e Lavdishme,të cilën ju nuk mund ta merrni me mend.

Përata mëkatarë të gjorë që e refuzojnë ofertën e Birit Tim për falje, juve dot’ju jepet pak më shumë kohë për t’u kthyer tek besimi juaj. Megjithatë, juvenuk do t’ju jepet edhe aq shumë kohë, sepse Durimit Tim po i vjen fundi.

Priteni tani kthimin e Birit Tim për t’ju shpëtuar edhe njëherë nga mëkati dhe për t’ju sjellë shpëtimin e përjetshëm.

Hyji Atë


Virgjëra Mari: “Favoret që ju jepen, kur merrni Trupin e Birit tim”

e premte, 19 tetor 2012 9:06



(Marrë gjatë një shfaqje të Virgjërës së Bekuar Mari, që zgjati 20 minuta, gjatë së cilës një imazh i Eukaristisë së Shenjtë u shfaq në ballin e saj)


Bija Ime, Figura e Shenjtë që shikon në ballin tim është një simbol për t'i vërtetuar të gjithë fëmijve të Zotit, Praninë e Vërtetë të Birit tim në Eukaristinë e Shenjtë.



Biri im është i pranishëm në botë dhe qëndron pranë secilit prej fëmijve të Zotit çdo ditë, me shpresën se ata do ta ndjejnë Praninë e Tij.



Fëmijë, do të jetë vetëm kur të merrni Trupin e Vërtetë të Birit Tim, Jesu Krisht, Shpëtimtari I njerëzimit, që ju do të bekoheni me hire të veçanta.



Kur Biri im vdiq për mëkatet tuaja, që çdo fëmij i Zotit të jetë në gjëndje ta mposhti vdekjen, Ai la mbrapa një trashëgimi të rëndësishme.



Prania e Krishtit në Eukaristinë e Shenjtë është Reale, dhe kur konsumohet, ju sjell mbrojtjen e veçantë. Ju sjell më pranë në bashkësi me Atë.



Ai është Buka e Jetës. Kjo Dhuratë për ju, fëmijë, kurrë nuk duhet të vihet në dyshim apo të refuzohet.



Favoret që ju jepen atyre që e marrin Trupin dhe Gjakun e Tij përfshijnë shpëtimin nga Purgatori, nëse merret çdo ditë.



Biri Im do t’ju marri ju, në orën e vdekjes, në Krahët e Tij larg nga zjarri i Purgatorit.



Mesha e Shenjtë, e cila ofron Trupin e Vërtetë të Birit tim, në nder të Atit tim, sjell gjithashtu me vete përfitime të mëdha.



Në sa më shumë Mesha ditore të merrni pjesë, aq më shumë do të merrni Trupin dhe Gjakun e Birit tim, në Eukaristinë e Shenjtë, do t'ju jepet imuniteti nga pastrimi në flakët e Purgatorit.



Ju që e shpërfillni Egzistencën e Birit tim, në Eukaristinë e Shenjtë, i mohoni vetes një Dhuratë të madhe. Ju nuk do të dënoheni për refuzimin e Trupit të Tij në Meshën e Shenjtë, por ju nuk do të merrni hiret që Ai dëshiron të dhuroj mbi të gjithë fëmijët e Zotit.



Kungimi I Shenjtë që ju merrni duhet të nderohet si duhet. Kur ju merrni Trupin e Tij, Ai do t'ju mbushi me një dashuri të thellë dhe të përulët, e cila do ta forcoj besimin tuaj dhe do t'ju sjelli Jetën e Përjetshme.



Eukaristia e Shenjtë është Dhurata, e cila do t'ju fali Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e harroni këtë.



Biri im vuajti shumë për t'i dhënë botës këtë Dhuratë të madhe, pashaporta drejt Parajsës. Mos e refuzoni atë. Mos e sfidoni bujarinë e Tij. Mos e nënvlerësoni Fuqinë e Kungimit të Shenjtë.



Ju lutem thoni këtë Fushatë Lutje (81) për Dhuratën e Kungimit të Shenjtë.




O Trup Qiellor, mbushe trupin tim me ushqimin që i duhet.

Mbushe shpirtin tim me Praninë Hyjnore të Jesu Krishtit.


Më jep hiret për të përmbushur Vullnetin Hyjnor të Zotit.


Më mbush me paqe dhe qetësinë që buron nga Prania Jote e Shenjtë.


Kurrë mos më lejo të dyshoj Praninë Tënde.


Më ndihmo të pranoj Ty në Trup dhe në Shpirt dhe me anë të Eukaristisë së Shenjtë,

Hiret që më dhurohen, do të më ndihmojnë të shpall Lavdinë e Zotit Tonë Jesu Krisht.


Pastroje zemrën time.


Hape shpritin tim dhe më shenjtëro, kur të marr Dhuratën e madhe të Eukaristisë së Shenjtë.


Më dhuro hiret dhe favoret që ajo dërgon mbi të gjithë fëmijët e Zotit dhe më fal imunitetin nga zjarri i Purgatorit. Amen.


Bijtë e mi, ju duhet të luteni që të gjithë Kristjanët ta pranojnë dhe ta kuptojnë Fuqinë e Euakaristisë së Shenjtë. Ajo është mburoja e kërkuar për të shpëtuar shpirtrat e të gjithë fëmijve të mi.



Pranojeni atë me hiret e mira dhe bujarinë e zemrës.



Nëna juaj e Bekuar


Nëna e Shpëtimit



Mesazhi origjinal ne anglisht:



Antikrishti do të krijoj fonde për të tërhequr kompani, organizata, si dhe bamirësi, për të punuar për qëndrën e tij të re tregatare për një botë

e shtunë, 19 tetor 2013 20:00

Bija Ime e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithëdishepujve të Mi që më kanë dëgjuar Mua dhe që më njohin Mua, në këto Mesazhe,të më dëgjojnë Mua tani.

Kjo Vepër, që ju është dhënë juve, është e Shenjtë.Çfarëdo mundimi, abuzimi, vuajtje dhe tallje që ju mund të duroni, për shkak tëkëtij Misioni, kujtoni se kjo Vepër është e Imja. Misioni Im final, i dhënë botës,përmes profetes së Zotit, është një Dhuratë e madhe për njerëzimin. Ngrihunimbi talljet, që ju do të dëshmoni dhe dijeni se ajo është krijuar nga i ligu meqëllim që të ndaloj të Vërtetën. E Vërteta,Fjala Ime e Shenjtë, do të shtypet dhe çdo djall, i lëshuar nga thellësitë eFerrit, do të bëj gjithçka të mundur për të heshtur Zërin Tim.

Duke punuar përmes atyre shpirtrave, që e lënëveten të ekspozuar ndaj infektimit, veprat e liga të Satanit së shpejti do tëmbulohen dhe do t’i paraqiten botës si Shkrime të Shenjta. Doktrina e re, do tëthonë ata, u frymëzua me hyjni nga Unë, Jezu Krishti. E gjithë bota do t’ikushtoj vëmëndje, ndërsa ajo zbulohet palë palë dhe duartrokitet, sidomos nganjë botë jobesimtare. Ata që ju kurrë nuk do t’i prisnit t’i bënin nderimeZotit do të jenë të parët në radhë për të mbështetur një seri herezish – gënjeshtrakundër Meje – kur ato të shfaqen.

Kurrë më parë Kisha Katolike nuk do të merrte njënderim të tillë publik me median e botës dhe elitën politike. Kurrë më parëateistët dhe të gjitha fetë, përfshi ata që nuk më nderojnë Mua, nuk do t’ihapnin krahët dhe të binin në gjunjë në nderim të atyre që thonë se janë ngaZoti.

Kur Imazhi Im të zhduket dhe të mos duket mëdhe kur Kryqet e Mia, Biblat e Shenjta, fletushkat për Meshën e Shenjtë,rruazat e rozares, medaljet, qaforet dhe Kryqet Benediktjane të mos gjenden më,ju do ta kuptoni atëherë se regjimi i bishës ka filluar.

Bota do t’i këndoj antikrishtit lavdërime. Jo më vonë se ai të ketë krijuar paqen – njëpaqe të rreme – të krijuar për shkak të luftrave që ai ndihmoi të fillojnë –kur ai do të bëj deklarata befasuese. Ai, antikrishti, do të deklaroj se ai kamarrë mesazhe nga Hyji Atë dhe ato do të duken të jenë të vërteta. Pastaj, dukepërdorur fuqinë e kultit, ai do të duket të shëroj shumë dhe do të paraqitetsikur ka dhunti të mëdha shpirtërore. Shumë do të habiten nga ‘tëashtu-quajtura’ mbrekulli që ai do të duket të kryej dhe bota do ta adhuroj atëdhe do të bien në këmbët e tij. Pastajai, antikrishti, do ta deklaroj veten se është Jezu Krishti, Biri i njeriut,dhe do të thotë se koha ka ardhur që ai të shpëtoj botën dhe gjithë njerëzimin.Kushdo që do të guxoj ta kundërshtoj fëlliqësinë dhe paturpësinë, që do tëdali nga goja e bishës, do të ndëshkohet rëndë.

Në këtë kohë, për shkak të ndotjes së Satanit nëbotë, mëkati do të jetë kaq i përhapur sa dinjiteti njerëzor do të arrijnivelet më të ulëta, ku papastërtia, joshja, lakmia dhe çdo mëkat tjetër i ndyrë,në Sytë e Zotit, do të dëshmohet në çdo vënd publik. Për shkak se mëkati do tëdeklarohet të jetë gabim i natyrshëm njerëzor, dhe se do t’ju thuhet se Zotinuk do t’ju gjykoj mbi një veçori të dobët njerëzore, shumë do ta mbështesin mëkatindhe nuk do të kenë aspak turp në shpirtrat e tyre.

Njerëzit e famshëm të botës, argëtuesit, media, artistët e filmave tëgjithë do të çirren për t’u dukur me antikrishtin dhe imazhi i tij do të jetë mëi dukshëm se i kujdo tjetër që erdhi para tij.

Ai do të flasi rrjedhshëmnë shumë gjuhë; ai do të jetë i pamshëm; do të ketë humor dhe aftësi komunikimitë jashtëzakonshme. Ai do të jetë shumë i kujdesshëm për çfarë ai thotë rrethZotit dhe ai kurrë nuk do t’i referohet Nënës së Zotit, sepse ajo nuk do tëduket të luaj ndonjë rol të mëtejshëm.

Intervistate antikrishtit në televizion do të jenë të zakonshme dhe njerëzit do t’i vënëveshin çdo fjale, që delnga goja e tij. Ai do të influencoj politikanë në çdo komb dhe ata me të cilëtai duket do të trajtohen si mbretëror. Nuk do të mbaroj me kaq. Fjalimet e tijdo të predikohen mbi fronet e të gjitha kishave. Atij do t’i jepen nderime dhepozita të mëdha në të gjitha kishat, deri kur përfundimisht ai të ulet mbifronin e ri në tempullin e ri të Babilonisë.

Influenca e tij do të shtrihet tek tëgjitha bankat, ligjet tregëtare dhe ekonomia e botës. Antikrishti do të krijojfonde për të tërhequr kompani, organizata, si dhe bamirësi, për të punuar për qëndrëne tij të re tregëtare për një botë. Pasuri e madhe do të krijohet nga ata që dotë duan të jenë pjesë e perandorisë së antikrishtit. Kushdo që i premton atij besnikëri, përmes ceremonive fetare, apo marrëveshjevetë biznesit dhe tregtare, do t’ju duhet të marrin një shenjë. Ata që e pranojnëshenjën, e cila do të jetë në formën e kartës së bankës dhe chip i veçantë, ecila do të futet në dorë, do ta humbasin shpirtin e tyre tek ai. Të gjithë ataqë e mbajnë Vulën e Zotit të Gjallë do t’i shpëtojnë kthetrave të antikrishtitdhe do të bëhen të paprekshëm ndaj terrorit. Mos e shpërfillni këtë paralajmërim.Mos u trëmbni prej saj, sepse nëse ju i ndiqni udhëzimet e Mia, ju do të jenitë mbrojtur.

Unë derdha shumë Lotë duke ju dhënë këtë Mesazh dheprandaj Dhimbja Ime tek ty, bija Ime, në këtë kohë është kaq e madhe. Mëngushëllo Mua duke kërkuar Mëshirën Time dhe Mbrojtjen Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat e Parajsës

e diel, 19 tetor 2014 20:40

Bija Ime e dashur,unë jam Nëna juaj, Mbretëresha e Qiellit. Unë ju mbuloj të gjithëve ju që më thërrisnimua të ndërhyj në emrin tuaj, për t’i kërkuar Birit tim t’ju mbroj, me hire tëveçanta. I gjithë Qielli lutet për njerëzimin në këtë kohë, me qëllim qëtranzicioni në botën e re pa fund, të jetë i lehtë. Është dëshira më e madhe eBirit tim për të kapur zemrat e çdo mëkatari. Për të hequr pluhurin eçorroditjes, që i ka mbuluar shpirtrat e tyre. Për të sjellë, madje dhe ata mezemrat e ngurta, në Mëshirën e Tij të Madhe.

Biri im kurrë nukdorëzohet në përpjekjen e Tij për të prekur zemrat e gjithsecilit. Ai kurrë nukkërkon hakmarrje mbi ata që e fyejnë Atë dhe Ai kurrë nuk e favorizon njëshpirt mbi një tjetër. Ai e do gjithsecilin, madje edhe armiqtë e Tij më të mëdhenj,dhe kjo gjithmonë do të jetë kështu. Ju kurrë nuk duhet ta shmangni Birin tim nësekeni vuajtur në këtë jetë; nëse keni humbur një të dashurin tuaj në rrethanatragjike; apo nëse jeni viktimë e padrejtësive të tmerrshme. Zoti është Autori iJetës. Ai e jep atë dhe Ai e merr atë. Është vetëm kur një shpirt, i mbushur meshpirtra të liq, vret një tjetër që Zoti do ta bëj atë shpirt ta paguajshtrenjtë.

Për aq kohë sa mëkatiegziston, ligësia do të mbetet në tokë. Do të jetë vetëm kur mëkati të jetëzhdukur, që ligësia do të zhduket. Fëmijë, unë ju kërkoj të jeni të duruar. Unëju kërkoj ta kaloni kohën tuaj në lutje sa shumë të mundeni. Unë ju kërkoj tëvazhdoni të recitoni rozaren Më Të Shenjtë për mbrojtjen e familjeve tuaja,kombeve tuaja dhe vëndeve tuaja. Kurrë më parë Rozarja nuk do të jetë kaq efuqishme sa është në këto kohë, dhe ju do të merrni hire të mëdha kur erecitoni atë, sidomos me zë të lartë, dhe në grupe.

Të gjitha Planet eZotit janë në vënd për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Unë kërkoj që, përmeslutjeve tuaja, ju do të ndihmoni në pregatitjen e udhës që të gjithë mëkatarëttë kërkojnë pendesë, me qëllim që ata të gëzojnë jetën e përjetshme në botën qëvjen, e cila është pa fund. Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat eParajsës.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share