e hënë, 17 tetor 2011 21:30
BijaIme fort e dashur, kohët po ndryshojnë rreth jush. Bota është në trazira tëshkaktuara nga shpirti i errësirës. Ju jeni të rrethuar me të gjithë dëshminëse çfarë mund të shkaktojë ligësia e mëkatit mbi njerëzimin. Në këtë shpirt tëerrësirës do të ndriçojë Shpirti i Pranisë Sime Hyjnore ndërsa Unë vij për tashpëtuar njerëzimin edhe një herë.
Ju,fëmijët e Mi të shtrenjtë që e dini të Vërtetën, duhet t’i tregoni të tjerëvese sa me fat janë që po iu jepet kjo Dhuratë Hyjnore e mrekullueshme. DashuriaIme do ta godasë Tokën në një mënyrë ku ju do të bini me përulësi dhe me gjunjëtë përkulur do të vajtoni me trishtim për fyerjen që ju keni shkaktuar duke eofenduar Atin Tim të Përjetshëm.
Ështëpërmes Hyjit Më të Lartit që kjo Vepër e madhe e Mëshirës po ju tregohet tani.Gëzohuni, sepse tani ka Dritë në botë, e cila do t’i tërheqë shpirtrat dhe dot’i sjelli në Krahët e Hyjit Atë.
Unëvij përsëri për t’ju dhënë jetën që ju duhet për t’ju mundësuar përsëri që t’ingritni sytë edhe një herë në adhurim dhe lavdërim ndaj Lavdisë së Hyjit Atëdhe ta falënderoni Atë për Drejtësinë që Ai tregon tani ndaj fëmijëve të Tij tështrenjtë, por të humbur.
Unë,Jezu Krishti, tani përgatitem për t’ju lejuar që ta dëshmoni Të Vërtetën eMëshirës për çdo shpirt, përfshirë mëkatarët e ngurtë dhe jo-besimtarët kudo.
Provae Ekzistencës Sime dhe ajo e Hyjit Atë do të shfaqet në gjithë lavdinë e vetqiellore tek çdo burrë, grua dhe fëmijë.
PraniaIme do të shfaqet në një mënyrë që askush nuk mund apo nuk do ta shpërfillë.Sepse Qielli do të hapet, yjet do të përplasen dhe kështu që kthimi Im për t’jushpëtuar do të ndjehet në çdo cep të botës në të njëjtën kohë.
Ohsa do të gëzojnë fëmijët e Mi kur ata të dëshmojnë Praninë Time Hyjnore. Madjeedhe ata në errësirë do ta ndjejnë Dashurinë Time t’ia preki shpirtrat e tyretë ftohtë, e cila do t’i ndezë ato përsëri.
Përgatituni.Priteni kthimin Tim të Lavdishëm. Lutuni për ata që kanë frikë në zemrat etyre. Mos kini frikë nga Unë. Priteni këtë Ngjarje të Madhe me dashuri dhepërulësi në zemrat tuaja.
Unëju Dua, fëmijë. Kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime do ta vërtetojë këtë tek ju.
Shpëtimtari juaj idashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit
e mërkurë, 17 tetor 2012 12:30