Jesus2Me top graphics
I love you. Remember there is nothing to fear, if you love Me.

Qielli dhe toka do të bëhen një. Njëra nuk do të ekzistojë pa tjetrën

e diel, 8 prill 2012 15:30

Bija Ime fort e dashur koha për mbretërimin Tim mbi tokë poafron dhe ka vetëm pak kohë, që njerëzimi ta përqafojë mëshirën Time dhe tëpendohet.

Është gjithashtu e rëndësishme që Kisha Ime ta përgatisë grigjëne saj për jetën e përjetshme dhe të përdorë çdo mundësi për të inkurajuarpajtimin.

Kjo është një periudhë e rëndësishme e vitit dhe ju duhet tëktheheni tek Unë, Jezusi juaj, dhe të luteni për hiret për t’u siguruar që ju,ndjekësit e Mi, të keni forcën e bindjes për ta përhapur të vërtetën e ArdhjesSime të Dytë.

Vuajtja e njerëzimit dheajo e Atit Tim të Përjetshëm dhe e Imja, Birit të Tij të dashur, po shkonpërfundimisht drejt mbarimit.

Sundimi i Satanitmbi tokë do të ndalet dhe Unë do të marr fronin Tim që më takon.

Ndërsa mbretërimi Im brenda Kishës Sime ka rezultuar në faktinqë Shpirti Im ka qenë i pranishëm, duke ofruar hire të mëdha për shpirtrat edenjë, do të jetë vetëm kur Satani të jetë lidhur, që vullneti i Atit Tim do tëmund të përmbushet përfundimisht.

Asnjë njeri nuk e kupton më të vërtetë se çfarë është Jeta ePërjetshme.

Asnjë njeri nuk e kupton plotësisht se çfarë do të ndodhë nëArdhjen Time të Dytë.

Asnjë njeri, për shkak të kufizimeve të kuptimitnjerëzor, nuk mund t’i dijë

planete Mia për mbledhjen e 12 kombeve të Mia mbi tokë.

Shumë besojnë se Ardhja Ime e Dytë është mbarimi i botës.

Mund të jetë mbarimi ikohëve siç i njihni ju, por është vetëm fillimi i një të ardhmeje të lavdishme,të planifikuar nga Ati Im i Përjetshëm për të gjithë fëmijët e Tij.

Qielli dhe toka do të bëhen një.

Njëra nuk do tëekzistojë pa tjetrën. Të drejtët do të jetojnë në Parajsën Time të Re dhe do tëketë bollëk të madh në të gjitha gjërat.

Kaq shumë mrekulli nuk mund të përshkruhen kurrë në termanjerëzorë. Paqe dhe gëzim i madh do të ndjehet nga çdo shpirt që e trashëgon tëdrejtën për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime.

Zemra më thyhet kur shikoj frikë në sytë tuaj fëmijë, kur Unë iureferohem kohëve të mbarimit.

Në vend të kësaj, Unë kërkoj që të besoni në dashurinë Time tëmadhe për të gjithë ju dhe dijeni që premtimi Im është se ju do të jeni me tëvërtetë në shtëpi me Mua dhe trishtimet tuaja do të hiqen përjetësisht.

Parajsa e Re që Unëpremtoj ka për t’iu shfaqur njerëzimit shumë shpejt.

Mos e çoni dëm as edhe një moment të vetëm në frikë. Gëzohuni.Shikojeni përpara të ardhmen tuaj.

Kini besim të plotë tek Unë, sepse Unë ju dua kaq shumë sa kurrënuk do t'ju lë në baltë.

Lutuni që të gjithë fëmijët e Mi të bëhen të përulët në zemërpër të pranuar çelësat e Parajsës.

Jezusijuaj




Ju do t’i njihni këta tradhëtarë nga gjestet e tyre simbolike, të cilat e fyejnë Hyjninë Time

e martë, 8 prill 2014 20:20

Bija Ime e dashur, ata që janë armiqtë e Mi nuk janëata që nuk besojnë tek Unë. Jo, janë ata që e dinë mirë se Kush Jam Unë, por qëmë urrejnë Mua. Jo të gjithë e kuptojnë përse më urrejnë Mua, por ata mund tëndahen në dy kampe.

Grupi i parë nuk e pëlqen të Vërtetën. Ata kënaqentë marrin pjesë në ndjekjen e mëkateve, të justifikojnë çdo punë apo veprim tëlig, dhe të shijojnë vetëm joshjen e tyre, në kurriz të nevojave të të tjerëve.Ata duan t’ja dinë vetëm për veten e tyre dhe imitojnë çdo tipar të djallit. Mëpas, janë ata që më njohin se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë, por që plotësishtmë refuzojnë Mua, në favor të Satanait, nën magjepsjen e të cilit ata kanë rënënë grackë. Këta janë njerëzit që do të bëjnë, jo vetëm gjithçka që është nëkundërshtim me çfarë Unë ju mësova atyre, por që gjithmonë do të më fyejnë Mua,në çdo rast.

Ashtu si adhurimi satanik përfshin simbole,këta tradhëtarët e Mi do të më përqeshin Mua, duke vendosur simbole kaq tëndyra të djallit para Meje. Për çdo ritual që ata marrin pjesë, për të adhuruarSatanain, ata do ta dhunojnë Kryqin Tim dhe gjithçka që ka të bëj me Mundimet eMia. Ju do t’i njihni këta tradhëtarë nga gjestet e tyre simbolike, të cilat efyejnë Hyjninë Time. Shumë shpejt, ata prej jush me sytë për ta parë të Vërtetëndo të jenë në gjëndje të dallojnë midis atyre që me të vërtetë më shërbejnë Muadhe atyre që nuk më shërbejnë.

Ata shërbëtorët e shenjtë që janë besnikndaj Meje, do të më nderojnë Mua gjatë Javës së Shenjtë, me gjestet e tyre të përulura,duke përfshirë shtrirjen përtokë para Kryqit Tim të Shenjtë dhe duke vënë buzëte tyre me një puthje të vulosur mbi Këmbët e Mia.

Fokusi i tyre do të jetë gjithçka rreth Meje, JezuKrishtit, vdekjes Sime në Kryq dhe Premtimit Tim për ta shpenguar njeriun nga mëkati.Por dijeni këtë.

Që nga Java e Shenjtë, këtë vit, të çarat do tëshfaqen dhe kuptimi i Kryqëzimit Tim do të shtrëmbërohet. Interpretime të rejado të paraqiten para besimtarëve dhe gënjeshtra do të rrjedhin prej gojëve tëarmiqve të Mi. Mundimi Im do të vihet në lojë në një mënyrë të lehtë dhe nuk dotë jetë menjëherë e dukshme. Por kur fokusi largohet nga vdekja Ime në Kryq dhekur gjeste të çuditshme të ndodhin në Kishat e Mia, ju do ta dini se ky ështëfillimi i copëtimit të Kishës Sime në Tokë.

KurSatanai e sulmon njerëzimin, fokusi i tij fillestar do të jetë gjithmonë mbifamiljen, sepse familja përfaqëson gjithçka që është e Atit Tim.

Ai do të shkatërrojmartesa, do të ndryshoj kuptimin se çfarë është martesa, do të inkurajojabortin, do t’i joshi njerëzit të kryejnë vetë-vrasje dhe ai do t’i ndaj dhe dot’i prishi familjet. Më pas ai do të shkatërroj dhe do të prishi Familjen Time– Kishën Time në Tokë, sepse kjo është çfarë ai u betua se do të më bënte Mua nëorën e fundit. Ai tashmë ka filluar tacopëtoj Kishën Time dhe ai nuk do të ndaloj, deri kur ajo të ketë rënë copë copëtek Këmbët e Mia. Ati Im e ka lejuar një shkatërrues, në formën eantikrishtit, për ta bërë këtë, por vetëm deri aty sa ai mund të shkoj. KishaIme është Familja Ime dhe, ndërsa një shumicë e madhe e fëmijve të Zotit do tëlargohen për të ndjekur një kishë të rreme të rindërtuar, shumë prapë do të kapenpas Meje dhe prandaj Kisha Ime – Trupi Im – nuk mund të vdesi.

Ju lutem tëmos më braktisni Mua, ndjekësit e Mi të dashur.

Ju nuk duhet të dorëzohenindaj kësaj dinakërie. Nëse ju më doni Mua, ju duhet ta kujtoni veten përgjithçka që Unë ju mësova. Mos pranoniasgjë të re, për sa i përket Fjalës Sime të Shenjtë. Unë kurrë nuk do tafal një fjalë që nuk doli nga Buzët e Mia të Shenjta. As edhe ju. Ju ose jeni përMua ose kundër Meje. Pranoni çdo interpretim të ri të Fjalës Sime që është e përmbajturnë Shkrimet e Shenjta, dhe ju do të më tradhëtoni Mua. Kur ta bëni këtë, ju dotë përtypni një doktrinë fare të re, që do ta shkatërroj shpirtin tuaj. Unë judua dhe nëse ju me të vërtetë më doni Mua ju gjithmonë do të qëndroni besnikëndaj Fjalës Sime, e cila kurrë nuk do të ndryshoj.

Kushdo që thotë se ai vjen në Emrin Tim – le të jetëai një shërbëtor i shenjtë, një udhëheqës në Kishën Time apo një profet – dhe edeklaron Fjalën Time të jetë një gënjeshtër, nuk është nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share