Jesus2Me top graphics
I love you all, children. Trust in Me more.

Dora e Atit Tim të Përjetshëm tani do të bjerë mbi këtë botë të verbër mosmirënjohëse

e hënë, 4 prill 2011 19:00

BijaIme fort e dashur, koha nuk është në anën tonë tani. Shtyji. Shtyji këtoMesazhe sa më larg të mundesh. Koha për Paralajmërimin është shumë afër. Ithuaj ndjekësve të Mi, prej besimit të tyre për Mua, që të ndihmojnë në kthimine jobesimtarëve për t’u përgatitur për Paralajmërimin.

BijaIme, ndërsa ti akoma mund të jesh duke i vënë në pyetje këto Mesazhe, ti pohumbet kohë të vlefshme. Koha nuk është e mjaftueshme për shpirtrat e Mi tëdashur që kanë etje për shpengim. Mëkati, bija Ime, është jashtë kontrolli dhepo përhapet si një virus në çdo cep të botës. Satani po shkakton dëm teknjerëzimi. Ai është kudo. Ai po torturon shpirtra të mirë si dhe ata që janë tëhumbur për Mua. Ai duhet ndaluar. Lutja dhe përhapja e Fjalës Sime do tëndihmojnë. Tregojua ndjekësve të Mi se si Satani po e infekton njerëzimin. Jovetëm që është i pranishëm përmes trazirave globale, ai po infekton ata qëbesojnë se po veprojnë nga ndjenja për drejtësi. Ai madje është i pranishëm nëshoqërinë e të rinjve të shkujdesur, në kulturën e tyre të muzikës dhe famës.

Shpëtonishpirtra tani duke lutur Mëshirën Time Hyjnore. Shpërndajeni këtë lutje si njëçështje urgjence. Ndjenja e panikut, tmerrit, trazirave dhe urrejtja e hidhurqë tani po përjetohet në botë po ndjehet thellë nga Unë, Shpëtimtari Hyjnor injeriut, i Cili derdh lot pa mbarim për këta shpirtra të humbur.

Sigurishtqë njerëzimi nuk mund të mbesë pa e parë vetë këtë urrejtje në çdo cep? A nuk edinë ata se ky është Satani, mashtruesi, në veprim? Ndërsa urrejtja e ligë dhevrasjet e neveritshme përhapen si flaka e zjarrit, po ashtu edhe Dora e AtitTim të Përjetshëm tani do të bjerë mbi këtë botë të verbër, mosmirënjohëse.Ndërsa vrasjet njerëzore vazhdojnë, ku njeriu shkakton terror dhe vdekje mbinjëri tjetrin, po ashtu edhe katastrofat ekologjike do të shtohen si ndëshkimpër mëkatin e njeriut kundër njeriut. Ky ndëshkim tani do të bjerë mbi botën.

Beteja për të shpëtuarshpirtrat ka filluar

Beteja për të shpëtuarshpirtrat ka filluar. Lutuni fort për veten tuaj dhe për familjet tuaja. Sepseshumë shpirtra të pafajshëm do të kapen në këtë fatkeqësi. Mos kini frikë sepseata që janë besnikë ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm do të shpëtojnë. NëseAti Im i Përjetshëm nuk ndërhyn tani atëherë njeriu do të shkaktojë gjenocid nënjë shkallë të tillë sa popullsia e botës do të pakësohet në përmasa të mëdha.

Mëshira Hyjnore

Mbahuni pas besimit tuaj, të gjithë ju, sepse pa besimintuaj vuajtja juaj do të jetë e vështirë për t’u duruar. Jepini lavdi Atit Timqë më dhuroi Mua Dhuratën e Mëshirës Hyjnore. Mëshira Ime nuk njeh kufi dhe kjotani do të vërtetohet tek të gjithë ju. Ky oqean i Dashurisë së pastër, tëpatrazuar do të derdhet mbi të gjithë fëmijët e Mi për t’ju ndihmuar tëshpëtoni nga urrejtja dhe ligësia, që po përhapet nga i ligu. Lajini shpirtrattuaj

tani, nëDashurinë Time, përmes lutjes, sepse koha është afër.

Mbajenimend, Unë ju dua të gjithëve. Dhurata Ime e Mëshirës është për të gjithë, madjeedhe për ata mëkatarë në mëkat mortor. Atyre do t’iu jepet një mundësi që tëpendohen, ta mundin Satanin, të bashkohen në Mbretërinë Time Përherë tëMëshirshme që do të vijë.

Shikonidrejt Qiellit. Më lini Mua t’ju mbaj të gjithëve dhe t’ju përqafoj.

Shpëtimtari juaj idashur

Gjykatësi Përherë iMëshirshëm

Jezu Krishti


Ju lutem të thoni lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore dhe filloni Novenën Time në të Premten e Madhe

e mërkurë, 4 prill 2012 1:00

Bija Ime fort e dashur koha pothuajse ka ardhur që bota tëreflektojë mbi Vdekjen Time në Kryq.

Kjo është koha gjatë 2012-ës në të cilën Unë kam urgjentishtnevojë për lutjet tuaja për ata që nuk do të më njohin Mua dhe për ata që nukdinë gjë rreth Meje.

Do t’ju takojë ju, ndjekësve të Mi të dashur, për të më ndihmuarqë t’i shpëtoj këta shpirtra të gjorë, të cilët kam nevojë t’i sjell pranëgjirit Tim, që të mund t’i përgatis për Parajsën Time të Re.

Fëmijë Unë kërkoj që ju të thoni

Kurorëzën eMëshirës Sime Hyjnore

dhe të filloni Novenën 9-ditëshe të Mëshirës Hyjnore që nga ePremtja e Madhe.

Është e rëndësishme që sa më shumë prej jush ta kryejnë deri nëfund këtë Novenë për shpirtrat e tjerë. Ju do të merrni hire të mëdha dhe përkëtë, Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Unë do ta shpëtoj shpirtin tuaj kur tëvini para Meje në Ditën e Gjykimit.

Ju kurrë nuk duhet të lodheni së luturi për shpëtimin eshpirtrave të tjerë. Ju jeni Ushtria Ime dhe përmes hireve që Unë ju jap, do tëpunoni me Mua për ta pastruar tokën nga Mëkati përpara Ardhjes Sime të Dytë.

Lutja nuk është e lehtë për të gjithë ju. Mënyra më e mirë ështëqë ta bashkoni veten në Mundimin Tim të Dhimbshëm dhe të meditoni mbi vuajtjenTime dhe, në veçanti, mbi Agoninë Time në Kopësht. Mëshira Ime e Madhe ështëatëherë në fuqinë e saj më të lartë. Ishte pikërisht për mëkatarët, dukepërfshirë ata Paganë që nuk iu dha kurrë rasti të më njihnin Mua, për të cilëtvuajta më shumë. 

Për ju që më doni Mua dijeni këtë.

Sa më shumë që ju keni besim të plotë tek Unë, aq më e fortëështë Mëshira Ime. Aq më shumë Unë mund të fal. Mëshira Ime është kaq efuqishme saqë mund t’i fshijë mëkatet e gjithë njerëzimit.

Ata që besojnë tek Unë, që kanë besim tek Unë, mund të arrijnëshenjtërim të madh nëpërmjet ndihmesës për të shpëtuar shpirtrat e vëllezërvedhe motrave të tyre, si një përparësi. Ata e bëjnë këtë për dashurinë që kanëpër Mua sepse e dinë se kjo më sjell Mua shumë ngushëllim.
Ju, ndjekësit e Mi të pastër dhe të drejtë që më doni Mua kaq shumë, dijeni seështë përmes bujarisë së zemrës suaj që Unë mund t’i shpëtoj mëkatarët.

Mëkatarët, ju duhet ta kuptoni, janë ata për të cilët Unë vdiqadhe janë ata për të cilët Unë kam më tepër etje. Unë tregoj dhembshuri të madhepër mëkatarët.

Por, ju ndjekësit e Mi që jeni gjithashtu mëkatarë, duhet tëkeni besim tek Unë plotësisht. Duke e bërë këtë Unë ju jap një numër të madhhiresh të veçanta.

Sa më shumë ta kërkoni ndihmën Time, aq më shumë do merrni.Është nëpërmjet kësaj lidhjeje që ju dhe Unë e mbajmë midis nesh, që ju mund tëmë ndihmoni të shpëtoj shpirtra të tjerë nga mbytja në dëshpërim e në mungesëshprese.  

Kujtoni fuqinë që ka Novena e Mëshirës Sime Hyjnore dhe numrin eshpirtrave që ju do të shpëtoni për Mua këtë vit.

Jezusi juaj i dashur


Vetëm ata me Vulën e Zotit të Gjallë do t’i shpëtojnë kësaj forme të genocidit të shpirtit

e enjte, 4 prill 2013 19:45

Ata mes jushqë më shajnë Mua, përmes refuzimit tuaj të ashpër ndaj Meje, do të më lypni Muapër Mëshirë kur këto ngjarje të ndodhin. Kur ju të detyroheni të vuani dhe tëpranoni shenjën e bishës, apo të vdisni, ju do të ulërini për Mua.

Pastaj ju dotë nxitoni të gjeni

Ata do të çojnë miljona Katolikë në gabim të rëndë dhe Kishat e Mia do ta humbasin Shenjtërinë e tyre

e premte, 4 prill 2014 23:20

Bija Ime e dashur, profecitë nuk i zbulohennjeriut, nga Zoti, për të shkaktuar bujë. Ato jepen për ta pregatitur njerëziminpër të ardhmen e tyre në Mbretërinë Time, me qëllim që ata të jenë të paralajmëruarpër rreziqet e mundshme ndaj shpirtrave të tyre. Çdo Ndërhyrje sipas Urdhërit tëAtit Tim, në jetën tuaj, është për të mirën tuaj dhe të shpirtrave të tjerë.


Profecitëe Mia, të dhëna ty, bija ime, me të vërtetë kanë filluar. Mashtruesit e kanëmarrë kontrollin nga brënda dhe ata do të vazhdojnë ta gënjejnë botën të besojse një doktrinë e re – ku Doktrina e Shenjtë egzistuese, e krijuar nga Zoti –mund të ndryshoj për t’ju përshtatur jetës së gjithë njerëzimit dhe të gjithafeve.

Ruhuninga fjala “ e përgjithshme”  apo ngandonjë përpjekje për ta marrë Kishën Time në Tokë dhe për t’ja hequr Hyjninë e saj.


Ai që endryshon Liturgjinë nuk është një shërbëtor i vërtetë i Imi dhe prapë, kjo do tëjetë pikërisht çfarë do të ndodhi.

Dhe çfarë do të bëjnë shërbëtorët e Mi të shenjtë?Ata do të ulin kokat, do të ngrenë krahët në lavdërim të lavdishëm për doktrinëne re të rreme dhe do të mohojnë Gjithçka që Unë i dhashë botës. Dashuria e tyre për çështjet materiale; dëshirate tyre për t’u admiruar dhe ambicjet e tyre kryelarta do t’i zhveshin ata ngabetimet e tyre. Ata do të bëhen tradhëtarë dhe do të më kthejnë Mua shpinën.Ata do të çojnë miljona Katolikë në gabim të rëndë dhe Kishat e Mia do tahumbasin Shenjtërinë e tyre. Menjëherë pas kësaj, ndërsa thelbi i Kishës Sime të jetë dhunuar, ata do të mbledhin tëgjitha besimet e tjera Kristjane dhe do të hartojnë sekte të reja të përgjithshme,që do të çojnë në deklaratën publike, e cila do ta mohoj egzistencën e Ferrit. Mëpas, duke ecur mbrapsh, pikërisht në drejtim të kundër ndaj të Vërtetës, tëgjithë besimtarëve do t’ju thuhet se mëkati është një çështje personale dhe se,për shkak të mëkatit origjinal, është e pamundur të shmanget. Prandaj, do t’juthuhet se nuk është diçka për t’u shqetësuar. Mëkati do të përcaktohet ndryshe. Kur kjo të ndodhi, gjithë kuptimi imoralitetit do të vdesi. Kur morali të mos konsiderohet më të jetë i rëndësishëm,atëherë mëkati do të shfrenohet. Mëkati do të përhapet, do të rritet, deri kurshoqëria të bier dhe për ata që do të qëndrojnë besnikë ndaj Kishës Sime – Kishëssë Vërtetë – ajo do të jetë një shenjë tmerri për t’u dëshmuar.


Njerëzitdo të mburren për mëkatin, duke e shpalosur hapur mungesën e tyre tëmoralitetit dhe feja e botës së re do të urdhëroj se mëkati kurrë nuk do t’jubllokoj apo dëmtoj ju, në Sytë e Zotit. Një zot që ata do t’i referohen ështëSatanai, por ata kurrë nuk do t’ja u thonë ju këtë. Për të më talluar Mua, atado t’ju paraqesin antikrishtin, që do të pritet me entusiazëm, sepse ai do tëduartrokitet nga profeti i rremë dhe do të adhurohet prej tij.

Antikrishti do të bëjgjithçka që kundërshton Mësimet e Mia, por ai do ta bëj atë me joshje dhe memagjepsje. Miljona do ta adhurojnë atë. Ai do të jetë gjithçka që Unë nuk jam.Ai do të gënjej kaq shumë, sa do të jetë e lehtë për atë t’i çoj fëmijët eZotit në herezi dhe në dëshpërim të tmerrshëm.


Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju për këtë ditë. Është shumë e vështirëpër shumë prej jush të dëgjoni këtë lajm, por është e Vërteta. E Vërteta do t’i çliroj shpirtrat tuaj nga vdekja.Luftojeni të Vërtetën dhe asnjë e mirë nuk do të vij prej kësaj – vetëm dëshpërim.Pengojini të tjerët të qëndrojnë besnikë ndaj Kishës Sime, duke i inkurajuarata të ndjekin herezinë, që do lëshohet mbi botën nga brënda Kishës Sime, ju dot’ju hidheni luanëve. 

Ata që shkatërrojnë shpirtrat e të tjerëve, me anëtë forcës, do të hasin ndëshkimin më të madh nga Dora Ime.


Pranojeni të Vërtetën dhe pregatituni. Më ndiqniMua dhe Une do t’ju udhëheq të sigurtë drejt Mbretërisë Sime. Ndiqeni bishëndhe ai do t’ju çoj ju dhe ata që ju sillni me vete në flakët e Ferrit përjetësisht.


Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share