e martë, 3 prill 2012 20:00
Bija Ime fort e dashur, ka një periudhë midis së tashmes dheParalajmërimit, të cilën Unë dua që ndjekësit e Mi ta kuptojnë.
Lutjet tuaja intensive kërkohen për t’i shpëtuar shpirtrat qëjanë përtej mundësisë për ta shpëtuar veten. Shumë nga këto shpirtra nukdo t’i mbijetojnë Paralajmërimit, kështu që është e rëndësishme që ata dhe tëgjithë të tjerët që janë në gjendjen e mëkatit mortor, të shpëtohen me anë tëndërhyrjes Hyjnore.
Lutjet tuaja, për shpëtimin e shpirtrave, janë të kërkuara tani.Ky duhet të jetë prioriteti juaj gjatë Javës së Shenjtë, sepse kur t’i kërkoniAtit Tim të Dashur, në Emrin Tim të Shenjtë, për të shpëtuar mëkatarë të tillë,lutjet tuaja do të marrin përgjigje.
Lutja e Kryqëzatës (43) “
O Hyj, Ati i Gjithëpushtetshëm, në emër të Birit Tënd të dashur,Jezu Krishtit, dhe në përkujtim të vdekjes së Tij në Kryq për të na shpëtuarnga mëkatet tona, unë të lutem Ty që të shpëtosh shpirtrat që nuk mund tashpëtojnë veten dhe që mund të vdesin në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit.
Në shpërblim për vuajtjet e Birit Tënd të dashur, unë të lus Tyqë t’i falësh ata që nuk janë në gjendje të kërkojnë Shëlbim sepse nuk do tëjetojnë mjaft gjatë për t’i kërkuar Jezusit, Birit Tënd, Mëshirën për t’iliruar ata nga mëkati.
Amen.
Lutuni për të gjithë mëkatarët. Dëshira Ime më e madhe është qëta shpëtoj të gjithë njerëzimin. Vetëm përmes lutjeve të ndërmjetësimit mund tëshpëtohen këta shpirtra në errësirë.
Jezu Krishti juaj i dashur
e mërkurë, 3 prill 2013 18:00
Bija Ime e dashur, Fuqia e Zërit Tim, përmes këtyreMesazheve, ka arritur kaq shumë shtete në vetëm dy vjet, sa miljona shpirtra dotë ndihmojnë tani të shpëtojnë shpirtrat e vëllezërve dhe motrave të tyre.
Fjala e Zotit, e ndezur përmes kësajThirrje nga Qielli, do të përhapet nga të gjithë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezritdhe motrat tuaja nëpër botë. Shpejtësia e këtij Misioni, që e ka rrëmbyer botënsi një stuhi, po ushqehet nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.
Kaq shumë gjuhë, kaq shumë kombe, kaq shumë shpirtra, e kanështrënguar Dorën Time të Mëshirës dhe tani më ndjekin Mua ndërsa Unë i çoj atadrejt Jetës së Përjetshme.
Ati Im i premtoi botës Librin e të Vërtetës për ditët efundit. Ai gjithmonë e përmbush Premtimin e Tij. Asnjë njeri nuk mund ta dijë përmbajtjene Librit të së Vërtetës, sepse nuk ishte për njohurinë tuaj. Vetëm ProfetitDaniel ju dha përmbajtja e saj, por ai u udhëzua nga Ati Im të mos i zbulojsekretet e saj.
Tani, bija Ime, si profetja e fundit ty të është dhënë përmbajtjae saj dhe sipas Fjalës së Zotit, ajo do të japi shumë fryt. Libri i të Vërtetës po i jepet botës për tëshpëtuar rracën njerëzore nga një vdekje e caktuar. Ajo është një Dhuratë shpëtimipër shpirtin. Ajo sjell me vete hire të jashtëzakonshme. Ajo ju sjell të Vërtetën,jo vetëm t’ju kujtoj ju për Mësimet e Mia, por, t’ju pregatisi për sulmet nëKishën Time, të cilat do të çojnë në shkatërrimin e shpirtrave.
Libri i të Vërtetës, gjithashtu, do t’ju zbuloj ju, ndjekësite Mi të dashur, Planin e Atit Tim për t’ju ndihmuar të bëni pregatitjet eduhura që kërkohen për të hyrë në Parajsën e Re dhe të Lavdishme në tokë. PaLibrin e të Vërtetës, ju, dishepujt e Mi, do të jeni si qengjat e çuar nëthertore, pasi ju duhet ta dini se besimi juaj në Zot do të sfidohet dhe shumëpërpjekje do të bëhen për të fshirë të gjitha gjurmët e Mia, Jesu Krishtit, ngafaqja e dheut.
Kur njerëzit të kenë uri për të Vërtetën e Zotit, ata do tëkthehen në një drejtim tjetër për të kërkuar ngushëllim. As edhe një njeri mbikëtë tokë nuk mund të mbijetoj pa një besim në diçka, që premton jetë. Për fattë keq, shumë zgjedhin doktrina të rreme, që i joshin sipas dobësisë së tyre. Dashuriapër veten, do të thotë se fetë dhe të ashtu-quajturit sekte të ndriçimit shpirtërori joshin lakmitë e zemrave të njerëzve. Vetë-kënaqësia nuk të çon te Zoti, apote e Vërteta. Pastaj ata shpirtra të gjorë, që nuk besojnë në jetën pas asaj nëtokë, ecin në mjerim pa asnjë shpresë në zemrat e tyre.
Fuqia e Shpirtit Tim të Shenjtë, bubullima e Zërit Tim,mbrekullitë që Unë do të zbuloj dhe prova e vërtetësisë së këtyre Mesazheve dotë fitojnë shpirtrat e miljonave.
Prania Ime e mbulon tokën dhe kjo ka provokuar shumëurrejtje, pasi Satani i helmon mëndjet e ndjekësve të Mi. Prania Ime është nëTabernakullat e botës, në Kishat e Mia, në fjalët e të gjithë vizionarëve tëzgjedhur, Por në këto, Mesazhet e Mia të fundit për njerëzimin, Prania Ime do tëçoj drejt konvertimit global.
Ju kurrë nuk duhet të harroni Premtimin Tim. Unë do të vij përsërinë ditën e fundit. Por Unë nuk do të eci në tokë përpara kësaj. ParalajmërimiIm për ju është të dëgjoni profecitë. Çdo njeri që pohon se jam Unë, apo çdonjeri që ju thotë se Jesusi ecën në tokë në trup njer
ëzor
, është njëgënjeshtar.
Koha Ime do të vij kur Unë të zbres nga Qielli në të njëjtënmënyrë në të cilën u ngjita në ditën Time të fundit në tokë.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e enjte, 3 prill 2014 17:11
Bija Ime e dashur, dashuria është një nga Dhuratat më të fuqishme nga Zoti. Për sa kohëdashuria lulëzon, rraca njerëzore mund të mbijetoj. Dashuria e tejkalon gjithëligësinë, ndarjen dhe urrejtjen, sepse ajo është nga Zoti, I Cili është IGjithpushtetshëm, dhe asnjë forcë e keqe nuk mund ta shkatërroj atë plotësisht.
Kur njëshpirt është me të vërtetë pranë Zemrës Sime, Unë do ta mbush atë me dashuri. Unëdo ta mbuloj atë person me këtë Dhuratë dhe për këtë arsye, ata do ta kenë tëpamundur të urrejnë një person tjetër, duke përfshirë ata që i torturojnë.
Dashuria, kur është epranishme në një shpirt, përdoret nga Zoti për të tërhequr të tjerë shpirtradrejt Atij. Ajo është përdorur për t’ju sjellë gëzim dhe ngushëllim atyre nënevojë dhe që vuajnë. Megjithatë, ajo është një Hir, dhe ju është akorduaratyre shpirtrave, të zgjedhur që ata do të mund ta ndajnë atë me të tjerët, përLavdinë e Zotit. Oh çfarë gëzimi këta shpirtra më sjellin Mua kur ata e pranojnëDashurinë, pa kushte, nga Unë. Kur ata e mirëpresin Praninë Time, me zemër tëhapur dhe më lejojnë Mua t’i vërshoj shpirtrat e tyre, këta shpirtra bëhen enaIme dhe si një verë e mirë, ata do të mbushin dhe do të kënaqin shpirtrat eatyre që janë të etur për Praninë Time.
Dashuria ështëmënyra me të cilën Unë i flas botës, deri në Ditën e Madhe kur Unë do të vij përtë rivendosur Mbretërinë Time. Kur ka të pranishme dashuri të vërtetë, Unë Jamatje.
Kurnuk ka aspak dashuri, Prania Ime është e larguar. Shumë njerëz më largojnë Muadhe prandaj janë të paaftë të ndjejnë pasurinë e Dhuratës së Dashurisë, ashtusi duhet.
Unë jupremtoj të gjithëve ju se Unë do ta përhap Dhuratën e Dashurisë Sime përmes këtijMisioni.
DashuriaIme do të jetë një tipar dallues dhe të gjithë ata që i përgjigjen ThirrjesSime do të rrethohen me Dashurinë Time, kur të recitojnë këtë Fushatë Lutje:
Fushata e Lutjes (145) Më mbush me DhuratënTënde të Dashurisë
Më i shtrenjti Jezus, më mbush mua, një enëtë zbrazët, me Dhuratën e Dashurisë Tënde. Vërshoje shpirtin tim me Praninë Tënde.Më ndihmo t’i dua të tjerët ashtu si Ti më do mua. Më ndihmo të jem një enë ePaqes Tënde, Qetësisë Tënde dhe Mëshirës Tënde. Hape gjithmonë zemrën time ndajshqetësimeve të të tjerëve dhe më dhuro Hirin për të falur ata që të kundërshtojnëTy dhe që ndërhyjnë kundër meje. Më ndihmo ta shpall Dashurinë Tënde përmes shëmbujve,ashtu si Ti do të bëje po të ishe në vëndin tim. Amin.
Unë do t’i prek shpirtrat e gjithkujt, që më lejonMua të hyj. Dashuria do t’ju sjelli lumturinë e përjetshme. Duke e pranuarDashurinë Time, pa pyetje dhe me një zemër të hapur, ju do të më sillni Mua gëzimtë madh. Dhurata Ime është tani e juaja dhe Unë dëshiroj që ju ta mbani Dhuratëne Dashurisë para jush në gjithçka që bëni, që nga kjo ditë e tutje. Në këtë mënyrëju do të ndihmoni të mposhtet urrejtja, që e infekton njerëzimin dhe që vjennga Satanai. Me këtë Dhuratë të Dashurisë, Unë hedh mbi të gjithë ju, një Bekimtë veçantë; një Bekim që është i vetëm dhe i fuqishëm, të cilën ju do ta ndjenikur të recitoni këtë Lutje dhe në veçanti në një Grup të Fushatës së Lutjeve, qëështë veçanërisht i rëndësishëm në këtë, Misionin Tim të Shpëtimit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: