e premte, 30 mars 2012 15:00
Bija Ime fort e dashur është e rëndësishme që të gjithë fëmijëte Hyjit ta kuptojnë se Unë vdiqa për ta shpëtuar botën nga dënimi ipërjetshëm.
Satani ka sunduar në zemrat e njerëzve që nga rënia e Adamit dheEvës dhe kjo ka çuar në faktin që ai ka arritur me sukses të vjedhë shpirtra.
Shumica e njerëzimit nuk do që ta pranojë fjalën e Hyjit,sidomos Urdhërimet e dhëna atyre nga Moisiu.
Unë më pas u dërgova përtë siguruar që njerëzimit t’i jepej e vërteta, me shpresën që bota do ta pranonte këtë dhe tëkthehej tek Ati.
Edhe pse shumë e pranuan Fjalën Time të Shenjtë, shumica refuzoitë më pranonte Mua si Mesia.
E vërteta është se ata nuk do të kishin pranuar askënd,përfshirë edhe profetët sepse ata ishin të kënaqur të jetonin në mëkat, i ciliua mbërthente shpirtrat.
Po të më kishin pranuarMua, Unë do të kisha mbretëruar në tokë dhe i gjithë njerëzimi do takishte shijuar shpëtimin e përjetshëm.
Por Unë u refuzova.
Hebrenjtë, vetë populli Im, më përçmonin Mua.
Farisenjtë shikonin me përçmim mbi Mua dhe megjithatë, kur ata edëgjonin Fjalën Time të Shenjtë ata nuk mund të më shpërfillnin Mua kaq lehtë.
Kjo ishte sepse fjalët e Mia lëshonin një shkëndijë në shpirtrate tyre të cilën e kishin të vështirë ta mënjanonin.
Kështu ata vazhduan tëvinin tek Unë përsëri dhe akoma përsëri, për të më hetuar.
E njëjta gjë po ndodhedhe sot. Ju që thoni se e mohoni fjalën Time të dhënë me anë të profetit Tim,nuk mund ta braktisni atë aq lehtë.
Pavarësisht deklarimeve tuaja refuzuese, ju vazhdoni të kthehenipërsëri dhe akoma përsëri.
Me kalimin e kohës ju do ta pranoni fjalën Time që ju jepet sot.
Ju nuk duhet të bëni të njëjtin gabim që bënë ata që jo vetëm mërefuzuan Mua por që edhe më kryqëzuan.
Ju lutem. Mos më kryqëzoni Mua përsëri.
Më lejoni t’ju udhëheq drejt shpëtimit duke më dëgjuar Mua tani,ndërsa ju thërras nga Qielli, për t’ju përgatitur për shpëtim dhe për ParajsënTime të Re.
Jezusi juaj i dashur
e premte, 30 mars 2012 23:45
Fëmija im ti duhet të dish që, ndërsa mesazhet e Birit Tim tekti ndryshojnë dhe zbulojnë ngjarje të së shkuarës dhe të ardhmes, ti do tësulmohesh më shumë.
Fjala e Shenjtë eBirit tim gjithmonë nuk do të pranohet nga ata që refuzojnë ta dëgjojnë Atë.
Opinioni i njeriut nuk është i rëndësishëm.
Komunikimi i Birit tim me botën, në këtë kohë, është tepër irëndësishëm për të lejuar që, ata që i refuzojnë këto mesazhe të të vonojnë dhetë devijojnë nga kjo punë.
Tani është koha për reflektim të përulur mbi Mundimin e Birittim në Kryq.
Fëmijët e mi duhet tanderojnë sakrificën që Ai bëri për gjithë njerëzimin, duke e bërë sakrificën etyre personale për Të, gjatë Javës së Shenjtë.
Lutuni, lutuni, lutuni fëmijë për paqe në botë.
Lutuni, gjithashtu, edhepër mbrojtjen e Papës gjatë këtyre kohëve të kundërshtimit të ashpër ndajKishës Katolike.
Lutja, përulësia dhe besnikëria e thjeshtë kundrejt Birit timështë e nevojshme që ju të afroheni pranë zemrës së Birit tim.
Unë jam ndërmjetësja.Nëpërmjet meje, lutjet tuaja do të sillen para Birit tim të Çmuar.
Nëpërmjet meje, unë do t’ju ndihmoj që ta doni Atë më shumë dhet’i jepni Atij ngushëllimin që Ai kërkon në këtë kohë kur bota e përkujtonVdekjen e Tij në Kryq.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
e shtunë, 30 mars 2013 20:40
Bija ime, Ringjallja e Birit tim të dashur është Dhurata mëe rëndësishme, pasi ajo do të thotë se jeta e përjetshme mund t'i dhurohet tëgjithë fëmijve të Zotit.
Duke u ringjallur së vdekuri, Biri im e shkatërroi vdekjen.Vdekja nuk ka fuqi më mbi ju, nëse e dëshironi kështu. Jeta, që ju është dhënë,shpejt do të ndryshoj, pasi do të ketë vetëm një Jetë në Zotin.
Kur Qielli i Ri dhe Toka e Re të bashkohen, do të jetë vetëmjeta e përjetshme. Vdekja e trupit, e mëndjes dhe e shpirtit nuk do të jetë më.Ju kurrë nuk duhet t'i trëmbeni kësaj Jete të re, pasi ajo do t'ju bëj të lirë. Shumë dashuri do të përfshihet në tokë, sëshpejti, e hedhur prej Mëshirës së Birit tim. Ky hir i madh, i madh, do të jetëhapi tjetër i marrë nga Zoti për të shpëtuar fëmijët e Tij nga vdekja eshpirtit. Vdekja e trupit nuk do të jetë më kur Biri im të vij meJeruzalemin e Ri.
Ju duhet të tregoni guxim të madh gjatë këtyre kohëve të këqija,sepse këto sprova do të mbarojnë shpejt. Vetëm përqëndrohuni mbi Jetën e madheqë ju pret dhe lutuni që të gjithë shpirtrat ta pranojnë këtë Dhuratë tëMbrekullueshme.
Ata shpirtra, që refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e Jetës sëPërjetshme, në të kundërt, do të zgjedhin mallkimin e përjetshëm. Ka vetëm dyzgjedhje dhe prapë shumë nga këta shpirta besojnë se ka edhe një të tretë. Ataqë ndjekin sektet, e krijuara nga fuqia e të ligut, gabimisht besojnë në njëjetë tjetër shpirtërore ku atyre do t’ju jepet fuqi e madhe. Ata besojnë në ëngjëjtë rremë. Ata adhurojnë ëngjëj të rremë, dhe për fat të keq, shumë nga këtaegzistojnë, por ata nuk janë ëngjëjt e Zotit. Ata kalben nëp
ër
zinxhirët në humnerëne Ferrit dhe prapë arrijnë të mashtrojnë fëmijët e Zotit të cilët besojnë seata janë ëngjëjt e Dritës. E vetmja Dritë që ju duhet të ndiqni është Drita eZotit – e Vërteta.
Mbretëria, Parajsa e Re, e cila ju pret, ju është premtuarnga Zoti, mbi të cilën Biri im do të mbretëroj.
Pranojeni Dorën e Birit tim dhe ju do të hyni në Parajsë.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e diel, 30 mars 2014 20:00
Bija Ime e dashur, ti nuk duhet t’i marrësh lehtëFjalët e Mia për ty, sepse ato të jepen si një Vepër e Mëshirës së Madhe. Atonuk i jepen botës sepse njeriu është i denjë, por sepse ai nuk është i ushqyerme Fjalën.
Çdo Dhuratëe dhënë njeriut, nëpërmjet ndërhyrjes së Nënës Sime, që nga vdekja Ime në Kryq,ishte për të ndihmuar të gjithë mëkatarët për t’u pregatitur për Ditën e Madhe.
NënaIme ju përgjigj Vullnetit Hyjnor të Atit Tim kur ajo më lindi Mua, Shpëtimtarindhe Shpenguesin e botës. Ajo, nga ana e saj, ishte caktuar si ndërmjetësjamidis njeriut dhe Drejtësisë Hyjnore të Zotit. Është roli i saj të ndërhyj nëemër të mëkatarëve, me qëllim që t’i paralajmëroj ata dhe t’i pregatisi që të mëpranojnë Mua, Birin e saj, në Ditën e fundit.
Çdoshfaqje e vetme e Nënës Sime të Bekuar dhe të dashur, që ndodhi në botë, ishtesipas Autoritetit të Atit Tim.
Gjithçka që ajo parashikoi do të ndodhi tani dhegjithçka që ajo deklaroi është harruar nga shumë prej shërbëtorëve të Mi tëshenjtë, të cilët kanë zgjedhur t’i shpërfillin paralajmërimet e saj.
Oh mjerë ata të zgjedhur nga Zoti për t’i shërbyerAtij në ditët e fundit, sepse nuk do të jenë zgjuar ndaj Thirrjes Sime. Tëshurdhë dhe të verbër, ata do të ndjekin një version të shpëlarë të Librit tëAtit Tim dhe në vënd të fryteve për të cilat ata janë thirrur të japin, asgjëtjetër veç kalbësirës do të dali prej gojëve të tyre. Kryelartë dhe arrogantë,ata i kanë mohuar ndërhyrjet e Nënës Sime, shfaqjet e saj dhe thirrjen e saj përt’i mbledhur ata, për t’i sjellë në mënçurinë e Hierarkisë Qiellore, ku e Vërtetambretëron si Mbret.
Bota sotmund të ketë bërë përparime të mëdha në mjekësi, në teknologji dhe në njohuri,por ata e kanë shkëmbyer mënçurinë për çfarë është e nevojshme për të hyrë nëMbretërinë Time në shkëmbim për para, pasuri dhe pushtet.
Të gjitha gjërat e kësajbote – paraja, pushteti, zotërimet, pozitat me pushtet në qeveri – nuk janëasgjë në Sytë e Mi. Unë mund t’i zhduk ato me një goditje të Dorës Sime. Respekti për njohurinë njerëzore dhe përparimetnë shkencë janë pavlerë, sepse ato nuk vijnë nga ju – ato janë talente të dhënanjeriut nga Zoti prej Dashurisë së Tij për fëmijët e Tij. Nëse Ai do t’ihiqte ato, së bashku me rehatinë materiale që ju keni, atëherë me çfarë do tëmbeteni ju? Asgjë.
Ata që mënjohin Mua, në të vërtetë, nuk duan t’ja dinë për asgjë, sepse e dinë se kurata janë të Mitë, do të gjejnë ngushëllim vetëm kur besojnë plotësisht tek Unë,sepse e dinë se Unë kurrë nuk do t’i lija ta përballonin vetë jetën.
Përse atëherë ju kërkonigjëra që nuk janë nga Unë – gjëra që kurrë nuk do t’ju përmbushin? Sa më shumëtë më refuzoni Mua dhe të kërkoni premtime boshe, aq më shumë ju do të ndjehenitë izoluar, ndërsa koha vjen që Unë të ndaj krundet nga gruri.
E vetmjazgjedhje që ju mund të bëni është të bëheni një fëmij besnik i Zotit, pa TëCilin ju jeni asgjë.
Nuk është se kush ju jeni, çfarë pozite ju mbani në këtë jetë, çfarëroli ju luani që ka rëndësi. Është vetëm sepse ju jeni të dashur nga Zoti që dotë shpëtoni. Asnjë njeri nuk është i denjë të qëndroj para Meje. Asnjë njerinuk është aq i pastër në shpirt sa të mund ta arrij shenjtërimin. Asnjë mesjush nuk mund të çohet në Mbretërinë Time me meritat tuaja. Është vetëm prej MëshirësSime që ju do të bëheni të vlefshëm të jetoni Jetën e Përjetshme.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: