e enjte, 29 mars 2012 13:15
Bija Ime fort e dashur, koha që Unë të vuaj më shumë do të vijëkur Mundimi Im në Kryq të përkujtohet.
Asnjë njeri nuk e kupton shkallën e vuajtjes Sime gjatëkryqëzimit Tim apo se në çfarë mënyre u torturova.
Torturimi Im ishte më ikeqi i mundshëm. Unë u rraha egërsisht nga dhjetë burra dhe çdo centimetër itrupit Tim u fshikullua.
Mishi në pjesën e kurrizit Tim u gris dhe kockat e shpatullaveishin të dukshme.
Unë mezi mund të qëndroja në këmbë dhe njërin sy e kisha tënxirë dhe të dërrmuar.
Mund të shikojavetëm me syrin e majtë.
Në kohën kur më çuan para Poncit Pilat dhe më vendosën kurorënme gjemba në kokë, Unë mezi mund të qëndroja në këmbë.
Më pas ata më zhveshën komplet, përpara se të më vinin një rrobëtë kuqe të shkurtër përmbi kokë, dhe pastaj vendosën një degë palme në dorënTime të djathtë.
Çdo gjemb ishte si një gjilpërë, kaq të mprehtë ishin. Njëri prej këtyre gjembave gjithashtu eshpoi syrin Tim të djathtë, i cili më la pothuajse të pa-aftë për tëshikuar.
Unë humba kaq shumë gjak saqë fillova të vjell dhe isha kaq itrullosur saqë kur fillova ngjitjen Time për në Kalvar, nuk isha në gjendje tëmbaja kryqin.
Unë rashë aq shumë herë saqë u deshën orë përpara se të arrijamajën e kodrës.
Unë isha i rrahur dhe i frushkulluar në çdo hap të udhës.
Trupi Im ishte i tëri i gjakosur dhe i mbuluar me një djersë tëtrashë që prodhohej prej diellit përcëllues.
Disa herë më ra të fikët.
Për sa shumë kjo të ishte e dhimbshme dhe agonizuese, më efrikshmja nga të gjitha ishte urrejtja e treguar ndaj Meje, jo vetëm nga tërriturit përgjatë rrugës, por edhe ngafëmijët, të cilët më godisnin Mua me shqelma, pasi ata ndiqnin shembullin eprindërve të tyre.
Ulërimat që nxirrnin nga goja e tyre dhe urrejtja nuk ishinasgjë në krahasim me frikën që ata kishin nga Unë.
Sepse, pas gjithë kësaj, ata nuk ishin akoma të sigurt nëse Unëisha apo jo, në të vërtetë, Mesia që ata po prisnin prej kaq kohësh.
Ishte më e lehtë,kështu, që të më urrenin, të më denonconin, sesa të më pranonin Mua, sepse kjodo të donte të thoshte që atyre do iu duhej të ndryshonin udhët e tyre.
Momenti Im më agonizues ishte kur Unë dergjesha në tokë nënjërën anë, i goditur përsëri me shkelma në kurriz, dhe pashë Nënën Time tëdashur që po më shikonte Mua.
Ajo ishte me zemër të thyer dhe duhej të mbahej nga dy prejdishepujve të Mi.
Unë mund ta shikoja atëvetëm përmes njërit sy të mbetur, dhe nuk mund të duroja të shikoja vuajtjen esaj.
Talljet, britmat dhe ulërimat nga turmat prej qindra njerëzishmund të ndjeheshin nga toka ku dergjesha dhe u deshën 600 ushtarë për të organizuar dhe mbikëqyrur kryqëzimin Timdhe të gjashtë të tjerëve.
Unë isha qendra kryesore e vëmendjes së tyre dhe të tjerët nukvuajtën siç vuajta Unë.
Kur kyçet e duarve të Mia, tek rrënja e gishtave të mëdhenj, ugozhduan në kryq, Unë nuk mund të ndjeja më asgjë.
Trupi Im ishte kaq i dëmtuar dhe i ënjtur saqë kisha kaluar nëshok.
Shpatullat e Mia ishinzhvendosur dhe krahët e Mi ishin shkulur nga vendi i tyre.
Dëmi më i keq fizik u krye mbi trupin Tim përpara se tëgozhdohesha në kryq.
Unë nuk nxora asnjë britmë.
Asnjë protestë.
Vetëm një pëshpërimë.
Kjo i tërboi ekzekutuesit e Mi, të cilët donin të shikonin njëreagim për të kënaqur epshet e tyre.
Unë kurrë nuk u angazhova me ta sepse po ta bëja, kjo do tëthoshte që Unë të angazhohesha me Satanin dhe djajtë e tij, që ua infektoninatyre shpirtrat.
Kjo ishte arsyeja se përse egërsia e tyre ndaj Meje ishte kaqintensive.
Unë qëndrova ivarur në kryq për pesë orë.
Dielli ishte përcëllues dhe nuk kishte re për ta penguar djegiene lëkurës Sime.
Sapo dhashë frymën Time të fundit, Ati Im dërgoi re të zeza sidhe bubullima e vetëtima.
Stuhia që filloi ishte e një shkalle kaq të frikshme dhe aq epapritur saqë spektatorët e Mi nuk kishin më asnjë dyshim në atë moment se Unëisha, me të vërtetë, Shpëtimtari që kishte qenë dërguar nga Hyji Atë.
Unë ta zbuloj këtë, bija Ime, si një dhuratë për ty, sishpërblim për aktin madhështor të vuajtjes që ti më ke ofruar Mua.
Thuaju fëmije tëMi se Mua nuk më vjen keq për Mundimin Tim në Kryq.
Ajo që më vjen keq është se sakrifica Ime është harruar dhe seshumë njerëz e mohojnë që kryqëzimi Im ndodhi me të vërtetë.
Shumë nuk e kanë fareidenë se çfarë m’u desh të vuaja, sepse shumë nga apostujt e Mi nuk e dëshmuanngjitjen Time drejt Kalvarit.
Ajo çfarë më lëndon Mua sot është se shumë njerëz më mohojnë Muaakoma.
Thirrja Ime për ju, ndjekësit e Mi, është që të mos lejoni qëKryqëzimi Im të shkojë dëm.
Unë vdiqa për TË GJITHA mëkatet, duke përfshirë ato që kryhensot.
Unë dëshiroj dhe Unë duhet t’i shpëtoj madje edhe ata që mëmohojnë Mua edhe sot.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
e premte, 29 mars 2013 0:15
Bija Ime e dashur, sot Kisha Ime në tokëdo të Kryqëzohet.
E sotmja shënonfillimin e ndryshimeve,
të cilat do të jenë të shpejta dhe që do të shkaktojnëndryshimin e pamjes së Kishës Katolike në botë.
Në fillimet e saj do të vijnë shfaqjet e të gjithadoktrinave, të cilat do të shihen në çdo vënd publik dhe do të demonstrohen qëllimishtpër t'u dëshmuar nga publiku.
Shikoni tani,kur gjithçka që Unë ju kam treguar do të dali në dritë.
Unë ju bëj thirrje, atyre mes jush, ta mohojnëtë vërtetën e tmerrshme kur të detyrohen të kapërcejnë një gënjeshtër.
Ju, ndjekësit e Mi, duhet të mbroni Sakramentet e Mia dhe tëjeni vigjëlentë. Ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, së shpejti do të viheni nëtest, kur Hyjnia Ime do të sfidohet. Ligjete Zotit do të modifikohen, dhe menjëherë sa Sakramenti Im I Shenjtë tëmanipulohet, Dora e Zotit do të bier me një forcë të tillë që ju do ta kuptoni,menjëherë, se këto Mesazhe vijnë nga Qielli.
Trishtimi Im do të bëhet trishtimi juaj. Hidhërimi juaj, përshkak të dijeve tuaja mbi të Vërtetën, do ta bëj të pamundur për ju të pranoniblasfemitë, të cilat do të udhëzoheni t'i mbështesni.
Madje edhe atëherë, nëse ju nuk e pranoni profeten Time dheFjalët që Unë i jap asaj, Unë prapë do t'ju jap kohë. Sepse shumë shpejt do t'ju kërkohet të rinovoni betimin tuaj nga ataliderat mes jush. Do t'ju kërkohet të premtoni jetën tuaj përmes dëshmisë sëbetuar ndaj ligjeve të paganizmit. Nëse ju e bëni këtë, ju do të jeni nëinfluencën e të ligut dhe ju do të luftoni me Zotin.
Ju duhet të këmbëngulni dhe të qëndroni besnik ndaj Meje dheju duhet të më lypni Mua për drejtim në një kohë kur njeriu që ulet në Fronin ePiterit, që refuzon të ndjeki gjurmët e tij apo të bëj të njëjtën gjë, do tashkatërroj besnikërinë tuaj ndaj Zotit.
Ndërsa ju tani dëshmoni Kryqëzimin e Kishës Sime në tokë, Unëju bëj thirrje të shpallni të Vërtetën e Zotit. Unë do të vazhdoj t'ju bëjthirrje me qëllim që t'ju mbroj. Unë do të siguroj që Kisha Ime, ata që qëndrojnësipas Mësimeve të Mia, Sakramenteve të Mia dhe Fjalës së Zotit, të jetoj përmesatyre të mbeturve që kurrë nuk do të më braktisin Mua.
Do të jenë ata mes jush që do të më tradhëtojnë Mua sot. Të tjerëtmes jush do të mohojnë së shpejti Sakramentet e Mia, pasi ju do të jeni tepër tëdobët për të mbrojtur Fjalën e Zotit. Ata mes jush që tashmë e dyshojnë të vërtetëndhe që përpiqen të përhapin Fjalën Time do të vuajnë sepse ju nuk do të keniguximin të ngriheni për të Vërtetën. Prapë, ju do të mbeteni akoma besnik ndajMeje, pasi e dini se ju nuk mund të jetoni pa Dashurinë Time.
Dëgjojeni Zërin Tim. Vendoseni kokën tuaj të shqetësuar mbiSupet e Mia dhe më lejoni Mua të mbështjell Krahët e Mia rreth jush në këtë kohë.Unë gjithmonë do t'ju mbroj.
Jesusi juaj
Mesazhi ne anglisht:
Së shpejti Papa Im i Dashur Benedikti do të drejtoj fëmijët e Zotit nga vëndi i tij i shpërnguljes
e premte, 29 mars 2013 8:45
Mesazhi i dytë për të Premten e Zezë
Bija Ime e dashur, historia do të bëhet sot. Ndërsa festohet Vuajta Ime, ajo me të vërtet përfaqëson Kryqëzimin e Kishës Katolike.
Në ditët që çuan drejt tradhëtisë Sime në Kohën Time në tokë, priftërinjtë e asaj dite u përpoqën me çdo mënyrë për të provuar dhe vërtetuar se Unë isha fajtor për herezi.
Ata morën çfarë Unë u kisha mësuar – Fjalën e Zotit – dhe e përdrodhën atë.
Fjalët që ata përhapnin më pas përmbanin gënjeshtra dhe ata thanë se Unë po përpiqesha t'i largoja njerëzit nga Mësimet e Vërteta të Kishës. Ata predikonin nëpër Tempuj për t'i paralajmëruar njerëzit të qëndronin larg nga Unë, nga frika se mos fyenin priftërinjtë e lartë. Ata u paralajmëruan se, nëse ata vazhdonin të përhapnin Mesazhet e Mia, ata do të hidheshin tutje, si leprozë, nga Tempulli I Shenjtë. Në disa raste, dishepujve të Mi ju tha se do të pësonin ndëshkime fizike dhe se do të arrestoheshin.
Ndërsa ata blesfemonin kundër Shpirtit të Shenjtë – ata e mohonin se Unë flisja të Vërtetën dhe thanë se Fjala Ime ishte nga Satani – ata vazhdonin të adhuronin Zotin nëpër Tempujt.
Të veshur me rrobat e Mbretërve, ata luftonin për vëndin e tyre mbi altar në Tempull. Të gjithë shërbëtorët e ulët detyroheshin të qëndronin në këmbë për orë të tëra ndërsa ata uleshin në karriget e tyre, që ishin të zbukuruara për Mbretër. Altari ishte kaq i mbushur me liderat në Kishë sa njerëzit e zakonshëm ishin të hutuar. Ata ishin të detyruar t'i bënin nderime Zotit duke qënë të imponuar të nderonin shërbëtorët e Zotit të niveleve më të larta. Priftërinjtë e lartë, kërkonin respekt nga ata që vinin në Tempull. Ata shfaqnin të gjitha shenjat e jashtme të dashurisë dhe përulësisë, të cilat priteshin prej tyre, dhe prapë, ata visheshin dhe silleshin si zotërinj në Shtëpinë e Atit Tim, në vënd të shërbëtorëve që duhej të ishin.
Njerëzit kishin frikë të fyenin Farisenjtë kur ata më ndiqnin Mua. Priftërinjtë kërcënoheshin dhe paralajmëroheshin se, nëse nuk ndalonin së përhapuri Fjalën Time, atyre do t'ju hiqeshin titujt e tyre. Njerëzit e zakonshëm e dinin se nëse do të kapeshin duke përhapur Mësimet e Mia, fati i tyre do të ishte shumë më i keq.
Kryqëzimi I Trupit Tim në tokë përfundoi pjesën e parë të Besëlidhjes me Atin Tim për të shpëtuar njerëzimin.
Kryqëzimi I Trupit Tim Shpirtëror – Kisha Ime në Tokë – fillon sot, fillimi i persekutimit final, kur plani Masonik për të shkatërruar Shtëpinë Time, tani do të bëhet i qartë tek të gjithë ata që e dinë të Vërtetën.
Historia tani do të përsëritet, por e Vërteta nuk do të mohoet. Ata që do të më mohojnë Mua, prapë do të kthehen tek Unë në kohë.
Ata që e dinë se profecitë e thëna – se Kisha Ime do të jetë shënjestra finale për të pastruar botën nga të gjitha gjurmët e Mia, Jesu Krishtit – po ndodhin tani do të më ndjekin Mua në ushtrinë Time të mbetur. Ata do të qëndrojnë besnike ndaj Mësimeve të Mia deri në ditët e fundit.
Askush nuk mund ta ndaloj përhapjen e Fjalës së Vërtetë të Zotit. Askush. Sundimi në Shtëpinë e Piterit do të jetë i shkurtër dhe së shpejti Papa Im i Dashur Benedikti do të drejtoj fëmijët e Zotit nga vëndi i tij i shpërnguljes. Piteri, Apostulli Im, themeluesi i Kishës Sime në tokë, do ta drejtoj atë në ditët e vështira të fundit, kur Kisha Ime të luftoj për Jetën e saj.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e premte, 29 mars 2013 19:00
Bija Ime e dashur kur Judas Iskariot më tradhëtoi Mua, ai mëmbajti Kokën Time dhe më puthi Mua në faqe. Kur ata që drejtojnë Kishën Timethonë se më duan Mua, dhe pastaj më tradhëtojnë Mua, ju do ta shikoni, qartë,puthjen e tyre të tradhëtisë.
Jo tek Këmbët e Mia ata do të bien. Nukjanë Këmbët e Mia që ata puthin, por të atyre shërbëtorëve të Mi, ndjekësve tëMi, mëkatarëve të Mi.
Të tregosh shqetësim për nevojat e njerëzve është eadmirueshme. Por kur ju deklaroni mirëqënien fizike të nevojave të njeriut mbinevojat e tyre shpirtërore nuk jam Unë, Jesu Krishti, ai që ju ndiqni.
Humanizmi nuk është Krishtërim. Të jesh Kristjan do të thotët'i doëzosh gjithçka tek Unë, ta braktisni veten në përulësi të plotë në Këmbëte Mia. Do të thotë të më lejoni Mua t'ju udhëheq. Do të thotë bindje ndajLigjeve të Mia dhe të bëni gjithçka që mundeni për të treguar shëmbullin eDashurisë Sime për ju të gjithë. Sot Unëu tradhëtova.
Nuk do të kaloj shumë kohë kur ju mund dhe do të mashtrohenisepse menjëherë sa Shtëpia e Zotit të sulmohet nga brënda, asgjë tjetër veçsetrazira do të pasojnë. Ju duhet të merrni Kryqin tuaj dhe të më ndiqni Muasepse së shpejti do t'ju mbyllen sytë dhe ju do të pengoheni dhe bini në errësirë.
Pa Dritën e Zotit ju nuk do të jeni nëgjëndje të shikoni.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e shtunë, 29 mars 2014 14:30
Bija Ime e dashur, çdo përpjekje do të bëhet nga njerëzit e shkencës për të hedhur poshtë Egzistencën e Zotit në dy vitet e ardhshme. Ata gabimisht do të pohojnë se njeriu mund të vazhdoj të jetoj në planete të tjera, përveç Tokës. Toka është e vetmja pjesë e gjallë e universit e krijuar nga Zoti për fëmijët e Tij. Por kjo nuk është e vetmja arsye që këto deklarata do të bëhen për të provuar se Zoti nuk Egziston. Ata do të shpallin madhështinë e njeriut; inteligjencën dhe përparimet e tij në shkencë, për të larguar mendimin se njeriu u krijua nga Zoti. Fyerja më e madhe do të jetë kur ata të deklarojnë se njeriu u krijua nga një mbrekulli e shkencës. Ata do të shkojnë deri aty sa të tregojnë se njeriu është i pamposhtur dhe, prapë, ata nuk do të kenë asnjë përgjigje se çfarë ndodh pasi të vij vdekja fizike e trupit, me të cilën çdo njeri do të përballet. Kjo pjesë do të shpërfillet nga ata që gënjejnë dhe që e mohojnë Zotin.
Ata do të tallin këdo që deklaron një besim në Egzistencën e Parajsës apo në Krijuesin e tyre të Vërtetë, Hyji Më I Larti. Dhe gjatë gjithë këtyre deklaratave publike, kundër të Vërtetës, as edhe një fjalë nuk do të shqiptohet nga ata që pohojnë se udhëheqin Kishën Time. Në ditët e fundit, feja do të bëhet një koncept pagan, ku adhurimi i Tokës, djellit, hënës dhe yjeve do të bëhen pjesët zëvëndësuese, kur ata t’i bëjnë nderime Zotit.
Shumica e botës do të drejtohen nga paganizmi dhe do të shkaktojnë vdekjen e shpirtrave të tyre. Pavarësisht nga çdo Ndërhyrje nga Ati Im, ata do të kthehen kundra. Prandaj dhe Ati Im i premtoi botës Librin e të Vërtetës, shpjegimi i Librit të Zbulesës, për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj të gjorë. Njeriu është kokfortë. Njeriu është krenar, i dhënë pas kotësirave dhe sa më shumë përparime që ai bën në shkencë aq më pak ai di dhe po aq më shumë e largon veten nga e Vërteta.
Tani dëgjojeni Fjalën Time, sepse së shpejti të gjitha ato që Unë ju mësova gradualisht do të hiqen, pjesë pjesë, nga Kishat e Mia në Tokë. Fjala do të hiqet nga ju, por Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sepse Unë gjithmonë do të qëndroj me ju, do t’ju udhëheq, do t’ju mësoj dhe do t’ju mbush me Dashurinë Time. Ju gjithmonë do të jeni në Zemrën Time dhe do të jetë prej dashurisë suaj për Mua që Unë do të jem në gjëndje të shpëtoj ata që janë të humbur. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeni lidhja Ime ndaj fëmijve të Zotit dhe përmes lutjeve tuaja, Unë do të përpiqem ta bashkoj botën. Prandaj ju kurrë nuk duhet të dëshpëroheni, madje edhe kur gjithçka duket e pashpresë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: