Jesus2Me top graphics
Remember again, that despite your own beliefs, I love you all.

Ju duhet t’i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time

e martë, 26 mars 2013 21:17

Bija Ime edashur, ky Mesazh është për botën.

Është për Kristjanët e çdo besimi, përÇifutët dhe të gjitha fetë që deklarojnë Atin Tim të Gjithpushtetshëm, Hyji MëI Larti.

Ky Mesazh është gjithashtu edhe për ata që nuk besojnë nëHyjin Atë, apo Mua, Birin e Tij të vetëm. Është gjithashtu edhe për ata që nukduan t'ja dinë se çfarë jete shtrihet përpara dhe mospërfillja e të cilëve do tëthotë që ata nuk mund ta pranojnë Egzistencën e Zotit.

Përmes këtyre Mesazheve ju jeni paralajmëruar për rrezikun ndajtë ardhmes dhe mirëqënies tuaj, me qëllim që Unë t'ju sjell të gjithëve ju nëParajsën e Re, e cila u krijua për ju kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një.Kjo Mbretëri është e kompletuar dhe Portat do të hapen tek secili prej jush.Kjo Dhuratë e bukur, ku ju do të jetoni në trup të përkryer, mëndje dhe shpirt,vjen nga Hyji I Gjithpushtetshmi, I Cili e krijoi botën.

Koha për dënimintuaj në tokë është pothuajse në fund.

Nuk do t'ju duhet më të duroni dhimbjene mëkatit, që ka krijuar trazira në çdo cep të botës. Urrejtja, që ështëmbajtur e gjallë përmes infektimit të Satanit në botë, nuk do të egzistoj më.Kur urrejtja të jetë zhdukur, i ligu nuk do ta njollosi më Krijesën e përkryertë Zotit. Plani I Tij, Dhuratat e Tij të Natyrës, Mbrojtja e Tij dhe Dashuria eTij do të rilinden për t'ju dhënë një jetë të përjetshme ku vdekja nuk ështëe mundur.

Jeta në tokë,ashtu si është tani, kurrë nuk do t'ju kënaqi ndërsa Satani sundon.

Regjimi i tij është pothuajse drejt fundit, por ata që ai ka infektuar do të vazhdojnë tëpërhapin mëkatin duke i tërhequr shpirtrat e pafajshëm dhe jo aq të pafajshëm nëthellësitë e dëshpërimit. Ky infektim do të vazhdoj deri sa më shumëshpirtra të jetë e mundur të merren dhe t'i paraqiten bishës e cila do t'i konsumojata.

Unë do tëvij së shpejti, më në fund, ashtu si është profetizuar herën e dytë, për t'jusjellë shpëtimin final dhe t'ju dhuroj Çelësin e Mbretërisë Sime të Premtuar.

MbretëriaIme do të zbresi nga qiejtë për ta parë bota para se të bien trumpetat finale. Kurtrumpetat të bien, vetëm ata që më lejuan Mua t'i shpëtoj dhe ata që ishin të vërtetëndaj Fjalës së Zotit do të merren. Prandaj dhe ju nuk duhet të lejoni krenarinët'ju verboj ndaj Thirrjes së Zotit në këtë kohë. Ky Mision u krijua prej profecivetë para fare të dhëna rracës njerëzorë nga Zoti. Të jeni mirënjohës që, prej Mëshirëssë Zotit, juve ju është dhënë kjo Dhuratë e Madhe. Kurrë mos e lejoni krenarinët'ju verboj ndaj Pranisë Sime Hyjnore, sepse kjo do të jetë ajo që do t'ju shkëpusinga Mëshira Ime.

Unë ju pregatis tani, vetëm që Unë të mund të shpëtoj gjithënjerëzimin dhe jo vetëm të zgjedhurit që më shërbejnë Mua me përulësi të madhe.Unë ju dua të gjithëve ju, pavarësisht se çfarë besoni. Ati Im e ka planifikuarkëtë Mision me qëllim që të hapi zemrat tuaja që të mund t'ju tregohet e Vërtetanë kohë, para Ditës së Madhe kur Unë të vij për të gjykuar.

Dhurata e Shpirtit të Shenjtë vazhdon të hidhet mbi këtëMision dhe të mbuloj të gjithë shpirtat – sidomos ata që me kokfortësi mëkthjenë Mua shpinën. Beteja për shpirtat është mes Mbretërisë Sime dhe humnerëssë tmerrshme mbi të cilën sundon Bisha. Juduhet t'i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time. Nuk ka rëndësise nga dalin këto fyerje, por ju kurrë nuk duhet t'i pranoni ato në Emrin Tim tëShenjtë.

Tani është koha e mashtrimit të madh dhe Unë ju bëj thirrjet'i luteni Zotit për mënçurinë për të kuptuar se çfarë vjen me të vërtetë nga Unëdhe çfarë nuk vjen.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Ata janë të Mitë. Unë Jam i tyre. Kjo do të jetë gjithmonë kështu. Unë i dua ata të gjithë. Është kaq e thjeshtë

e mërkurë, 26 mars 2014 14:52

Bija Ime e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi, në mbarë botën, tëbashkohen në një në Mua, për t’u lutur për shpirtrat e atyre që janë ndarë nga Unë.Unë, në veçanti, i bëj thirrje Grupeve të Fushatës së Lutjeve, ngado, dhe tëgjithë atyre që i janë përgjigjur Thirrjes Sime, përmes Librit të së Vërtetës,ta duan njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua ju. Lërini mënjanë diferencattuaja – nëse ato ndodhin, shpërfilleni përçarjen, nëse krijohet dhe mos umerakosni për urrejtjen që Satanai dhe shpirtrat që ai ka mashtruar të tregojnëkundrejt jush, sepse ky është Misioni Im i fundit si pregatitje për ArdhjenTime të Dytë.

Ju duhetta kuptoni qëllimin e Planit Tim për të shpenguar botën, përmes Librit të së Vërtetës.

Ai ështëpër t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat, ngado, pavarësisht se kush ata janë, nëçfarë besojnë, si mëkatojnë, çfarë i bëjnë njëri tjetrit dhe çfarëdo pikpamjeshmund të mbajnë. Ata janë të Mitë. Unë Jam i tyre. Kjo do të jetë gjithmonë kështu.Unë i dua ata të gjithë. Është kaq e thjeshtë. Nuk mund të jetë ndryshe.  

Sa herë që ju të persekutoheni në Emrin Tim,gjithmonë ngrihuni mbi atë dhe lutuni për shpirtrat që ju mallkojnë, sepse ZemraIme është thyer për ata. Unë vuaj tmerrësisht për shpirtra të tillë. Silliniata tek Unë, që të mund t’i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Sime për ata. Më ndihmoni Mua të arrij tek shpirtrat etyre të dëshpëruar dhe të thyer dhe zemrat e tyre të ngurta, sepse pa Mua dhepa Ndërhyrjen Time, ata do të zbehen dhe do të vdesin. Kjo nuk është DëshiraIme. Ejani, të gjithë ju. Unë i bëj thirrje atyre që janë në Mua dhe me Mua. Unëju bëj thirrje atyre që nuk më njohin Mua në të vërtetë, por që mendojnë se po.Unë i bëj thirrje atyre që nuk janë besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Unë ju bëjthirrje atyre që e refuzojnë këtë Mision dhe që e deklarojnë atë të jetë i rremë.Mos më braktisni Mua, sepse Unë nuk ju kam braktisur ju. Mos u trëmbni nga Unë,sepse Unë nuk Jam armiku juaj dhe i dëshiroj shpirtrat tuaj, që edhe ju të mundtë bëheni pjesë e Imja dhe pastaj ju do të gjeni paqe në zemrën tuaj.

Koha Ime është tani, ndërsa Unë ju udhëzoj, t’ihapni zemrat tuaja dhe t'ju kujtoj për të Vërtetën e Fjalës Sime, e cila kurrënuk ndryshon. Koha për Ardhjen Time është afër dhe është e rëndësishme që ju t’ipregatisni shpirtrat tuaj dhe të atyre me të cilët ju bini në kontakt. Ardhja Ime do të jetë e papritur dhe nuk dotë keni asnjë paralajmërim paraprak. Mos i neglizhoni shpirtrat tuaj, pasiju duhet të jeni gati të shikoni Dritën e Fytyrës Sime dhe që të mund të qëndroninë këmbë para Meje, nëse kërkoni të hyni në Mbretërinë Time.

Unë gjithmonë do t’ju dua kur ju më shërbeni Mua megjithë zemër. Unë gjithmonë do t’ju dua kur ju më refuzoni Mua, e dënoniMisionin Tim apo i fyeni të tjerët në Emrin Tim, sepse ju nuk e dini se çfarë bëni.Kur të vij Dita Unë do t’ju thërras, një nga një, dhe pastaj do t’ju pushtoj nëKrahët e Mi për t’ju dhënë ngushëllimin që do t’ju duhet. Sepse në atë Ditë Unëdo t’i bashkoj të gjithë ata që më duan Mua dhe Unë do t’i deklaroj Portat tëhapen për të lejuar fëmijët e Zotit, nga e gjithë bota, përfshi edhe ata që kanëvdekur dhe që do të ngrihen përsëri – në një në Mua. Atëherë Vullneti i AtitTim do të kryhet, më në fund.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share