e diel, 25 mars 2012 15:30
Bija Ime fort e dashur, sot Unë i thërras të gjithë ndjekësit eMi që ta kushtojnë kohën e tyre për t’u lutur për ata që nuk besojnë tek Unë,Jezu Krishti, apo në shpëtimin e përjetshëm.
Këta shpirtra janë pranë zemrës Sime dhe janë ata që kanë nevojëpër t’u kthyer në besim, në mënyrë që të mund të shpëtohen të parët.
Ata që janë të verbër nuk arrijnë ta shikojnë se jeta e tyre nukmbaron në tokë.
Shumë nuk e pranojnë se ata do të ekzistojnë në përjetësi.
Këto shpirtra më lëndojnë thellësisht dhe Unë ndjej tmerr ndërsai shikoj ta shkatërrojnë jetën në shpirtrat e tyre, në këtë jetë mbi tokë.
As edhe Paralajmërimi nuk do t’i kthejë në besim shumë prejatyre që deklarojnë të jenë ateistë.
Shpëtimi i vetëm i tyre është përmes lutjeve dhe vuajtjeve tëshpirtrave viktimë.
Unë ju kërkoj që të luteni për këto shpirtra përmes kësaj Lutjejetë Kryqëzatës (41) Për shpirtrat e jo-besimtarëve:
O Jezusi im, ndihmoji fëmijët e Tu të shkretë që janë të verbërndaj Premtimit Tënd të Shpëtimit.
Unë të kërkoj Ty, me ndihmën e lutjeve dhe vuajtjeve të mia, t’ihapësh sytë e jo-besimtarëve që të mund ta shohin Dashurinë Tënde të butë dhetë vrapojnë në Krahët e Tu të Shenjtë për mbrojtje.
Ndihmoji ata të shohin të Vërtetën dhe të kërkojnë falje për tëgjitha mëkatet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen dhe të jenë të parët për tëhyrë në Portat e Parajsës së Re.
Unë lutem për këta shpirtra të gjorë, duke përfshirë burra, gradhe fëmijë dhe të kërkoj Ty që t’i shfajësosh ata nga mëkatet e tyre.
Amen.
Shkoni tani ushtria Ime e shtrenjtë dhe përqendrohuni tekfëmijët e Mi të gjorë që janë të humbur. Më ndihmoni Mua, Jezusin tuaj, për t’ishpëtuar shpirtrat e tyre.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
e hënë, 25 mars 2013 14:50
Bija Ime e dashur, tmerrimë i madh që Unë dëshmova në kohën Time në Kopshtin e Ullinjve ishte epidemia emëkatit në ditët e fundit. Gjatë këtij vizioni, që m'u tregua Mua nga Satani, Unëpashë largimin e njeriut të vdekshëm nga Ligjet e Zotit. Ai, i ligu, më tregoiMua pamje të tmerrshme; më tundoi Mua me çdo arsye se përse Unë duhej tëlargohesha nga Vullneti i Atit Tim. Ai donte të më mundonte Mua dhe kështuai tregoi fuqinë që do ta kishte akoma, pavarësisht nga vdekja Ime në Kryq.
M'u tregua shkatërrimi final i KishësSime në tokë; marrja e pushtetit brënda saj nga sektet masonike; imoraliteti i njeriut; mungesa e turpit nga ana e fëmijve të Zotit, kur marrin pjesë në mëkatete turpshme të trupit; vrasja e të pafajshmëve dhe futja në gabim e atyre që pohojnëse flasin në Emrin Tim.
Kas i fuqishëm është Satani sa ai futi dyshime në MëndjenTime rreth qënies Sime si Biri i njeriut. Unë, në Hyjninë Time, nuk mund të dorëzoheshandaj mëkatit por Unë ju tregoj këtë, me qëllim që njerëzimi ta kuptoj se si i ligumund t'ju tundoj për t'ju larguar nga Unë.
Satani nuk e paraqet të ligën në mënyrat më të dukshme. Në tëkundërt ai e maskon të ligën si të mirë. Ai është dinak dhe mund të mashtrojmadje edhe ata që janë më të shenjtë mes jush, të besojnë se një gënjeshtër ështëe Vërteta.
Kur njerëzit largohen nga Mësimet e Mia ata do të mbështesinmëkatin me dëshirë dhe me lakmi në zemrat e tyre. Pa asnjë drejtim, atagjithmonë do t'i humbasin hiret. Kur Emri Im të fshihet nga faqja e dheut,njeriu nuk do të jetë në gjëndje të gjej Zotin.
Çfarëdo besimi fetar ju ndiqni, nuk ka rëndësi sepse evetmja udhë tek Zoti është përmes Meje, Birit të Tij të vetëm. Me vdekjen Timenë Kryq, Unë ju shpëtova – përfshi çdo burrë, grua dhe fëmij të gjallë në botësot – nga flakët e Ferrit. Nëse ju nuk e pranoni këtë atëherë ju nuk mund tëhyni në Portat e Parajsës. Do të jetë vetëm përmes Birit që ju mund tëparaqiteni tek Ati. Më refuzoni Mua, Jesu Krishtin, dhe ju refuzoni shpëtimintuaj.
Sa pak keni mësuar rreth mëkatit dhe mënyrën me të cilën jundan nga Zoti. Përhapja e mëkatit kurrënuk ka qënë kaq e shfrenuar që kur Zoti krijoi botën. Ju mëkatarët keniarritur thellësi të reja, të cilat më shkaktojën Mua neveri. Ju keni ekspozuarmadje dhe të vegjlit, të cilët ishin besuar në kujdesin tuaj, të sillen sidjajtë. Ju nuk keni bamirësi, dashuri dhe dhembshuri për njëri tjetrin dhe prapëshumë nga ju tregojnë veprat tuaja të besimit që t'i shikoj dhe admiroj bota. Ashtusi Farisenjtë i diktonin Ligjet e Zotit, por nuk i zbatonin ato, as edhe nuktregonin përulësi, po kështu dhe ju që thoni se vini në Emrin Tim dorëzohenindaj mëkatit të krenarisë.
Sa shumë akoma keni nevojë të mësoni rreth Zërit Tim dhe Mësimevetë Mia, të cilat prapë bien në vesh të shurthët. Pastaj janë ata që kalojnëgjithë kohën e tyre duke deklaruar njohuritë e tyre për Zotin, që thonë se i dinëprofecitë, që janë akoma për t'u zbuluar, por që nuk dinë asgjë. Po të mos ishtepër Mëshirën Time të madhe, ju do të ishit të paaftë të hynit të MbretërinëTime.
Koha kaardhur për të gjithë ata që pohojnë të drejtojnë fëmijët e Zotit, sipas udhës sëZotit, të më lypin Mua, Jesu Krishtit, Dhuratën e Përulësisë.
Është koha përju të dëgjoni të Vërtetën, ashtu si ju është dhënë, sepse nuk keni shumë kohë përt'u shpenguar në Sytë e Mi.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e martë, 25 mars 2014 15:30
Bijtë e mi të dashur, kur Zoti më zgjodhi mua si Nënëne Birit të Tij të Vetëm, ishte që unë t’i jepja lavdi Zotit duke i shërbyer Atij për t’i dhënë botësMesian e shumë-pritur. Unë isha thjesht një shërbëtore e përulur atëherë, ashtusi jam edhe tani.
Gjithmonë ta kujtoni se kur ju i shërbeni Zotit, nëPlanin e Tij për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm, ju jeni thjesht njëshërbëtor i Tij. Për t’i shërbyer Zotit kërkohet një ndjenjë e thellë përulësie.Nuk mund të jetë ndryshe. Ky Mision, ifundit i urdhëruar nga Ati Im në Planin e Tij, për t’i sjellë fëmijëve të Tijshpëtimin përfundimtar, do të tërheqi miljona shpirtra për t’i shërbyer Atij.Ata do të vijnë nga çdo cep i Tokës. Shumë nuk do të jenë të vetëdijshëmndaj thirrjes së tyre, deri kur të thonë Fushatën e Lutjeve. Do të jetë përmesrecitimit të Fushatës së Lutjeve që Shpirti I Shenjtë do t’i ngazëllejshpirtrat e tyre dhe pastaj ata do të jenë gati të mbajnë Kryqin e Birit tim.
Nëse ju metë vërtetë i shërbeni Birit tim dhe i vini Atij në ndihmë, që Ai të mund tësjelli shpëtimin tek çdo mëkatar, atëherë do t’ju duhet të pranoni peshën eKryqit.
Kurju i shërbeni Birit tim, dhe më vonë nuk e duroni vuajtjen që ajo do t’jusjelli, kjo do të shkaktoj që të thyhet mburoja që ju mbron nga i ligu.
Satanai kurrë nuk do të ngacmoj ata që ndjekinvizionarë të rremë apo ndjekësit e tyre, sepse ai e di sa ata nuk japin fryte.Megjithatë, në rastin e misioneve të vërteta, ai do të sulmoj me mizori të rëndë.Ai do të përdori shpirtrat e dobët, të goditur me mëkatin e krenarisë, të fyejnëdishepujt e vërtetë të Birit tim. Për ata që më përgjigjen mua, Nënës së Shpëtimit,urrejtja e tij do të jetë më e dukshme kur Medalja ime e Shpëtimit të bëhet evlefshme në mbarë botën.
Medalja eShpëtimit do të kthej biljona shpritra dhe, prandaj, çdo përpjekje do të bëhetnga i ligu për ta ndaluar atë.
Ju do të shikoni përmes sulmeve të tilla vrerin e vërtetëqë do të dali nga i ligu dhe çdo agjent i tij, sepse ai nuk do që kjo Medalje t’jujepet fëmijve të Zotit. Fëmijë, ju kurrënuk duhet të përuleni ndaj presioneve apo ligësive, që do të dalin prej atyre qëjanë larguar nga Biri im. Ta bëni këtë është t’i dorëzoheni Satanait. Përkundrazi,ju duhet të më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, t’ju jap forcën për tëvazhduar dhe për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit në këtë kohë të përvjetorit tëfestës së Lajmërimit (25 Mars).
Ju duhet të recitoni këtë Fushatë Lutje(143) Për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit:
O Nëna e Shpëtimit, mbroje këtë Mision, njëDhuratë nga Zoti, për të sjellë Jetën e Përjetshme tek të gjithë fëmijët e Tijngado. Të lutemi të ndërhysh, nga ana jote, nëpërmjet Birit tënd të dashur,Jezu Krishtit, për të na dhënë ne kurajon të kryejmë detyrat tona për t’i shërbyerZotit gjatë gjithë kohës dhe sidomos kur ne vuajmë për këtë arsye. Ndihmoje këtëMision të kthej biljona shpirtra, sipas Vullnetit Hyjnor të Zotit dhe t’i kthejato zemra të ngurta në shërbëtorë të dashur të Birit tënd. Na jep të gjithëvene që i shërbejmë Jezusit në këtë Mision forcën për të kapërcyer urrejtjen dhepersekutimin e Kryqit dhe të mirëpresim vuajtjen që vjen me të, me një bujari tëzemrës dhe me pranim të plotë të çfarë do të vij përpara. Amin.
Bijtë e mi të dashur, kurrë mos e lejoni frikën përt’i shërbyer Zotit t’ju pengoj në udhën e shpalljes së Fjalës së Tij të Shenjtë.Frika vjen nga Satanai – jo nga Zoti. Guximi dhe forca, e shoqëruar me përulësidhe një dëshirë për t’ju përmbajtur Vullnetit të Zotit, mund të vijnë vetëm ngaZoti.
Unë jam mirënjohëse sot, në këtë përvjetor të Lajmërimit,ndaj Atit tim të dashur, Hyji Më I Larti, për Dhuratën që Ai i dha botës kur Aimë kërkoi mua të sillja Birin e Tij të dashur për të shpenguar njerëzimin dhe përta sjellë botën në Mbretërinë e Tij të Përjetshme.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht: