e hënë, 21 mars 2011 23:00
Sonte,bija Ime e dashur, ti ndjen një paqe, që nuk e ke ndjerë për një kohë kaq tëgjatë. Ti, bija Ime, ke qenë torturuar nga mashtruesi dhe tani, përmes hireveqë Unë të kam hedhur ti nuk i ndjen më efektet e të tilla sulmeve.
Unëtë kam dërguar një shpirt të pastër, të mbushur me dashuri, për të të udhëzuar.Ai do ta mbajë dorën tënde dhe do të të sjellë drejt Meje dhe të Vërtetës. Ti,bija Ime e dashur, tani e kupton se si është të vuash në Emrin Tim. Ti e di sesi është të jesh e tallur publikisht, të përbuzesh pas shpine, të akuzohesh përkeqbërje, për të cilën ti nuk je fajtore, dhe gjithçka, në Emrin Tim. Gëzo,bija Ime, sepse kjo do të thotë se ti tani je bërë më e afërt me Mua. Lutja,ashtu si tani e kupton plotësisht, do të të mbajë në një gjendje hiri dhepaqeje.
BijaIme, mos i gjyko ata që të shkaktojnë ty dhimbje. Lutu për ta. Fali ata. Por titashmë e ke bërë këtë, apo jo? Tani ti e kupton të Vërtetën e Mësimeve të Mia.Unë do të të bëj më të fortë, e më të fortë, bija Ime. Kurrë mos ki frikë.Ashtu siç të kam thënë më parë, mashtruesi nuk do ta vjedhë kurrë shpirtintënd. Unë të mbaj ty fort në Krahët e Mi dhe të premtoj se nëse ti devijon Unëgjithmonë do të të kthej tek Unë.
Titani duhet të mbledhësh forcën dhe guximin për të komunikuar Mesazhet e MiaHyjnore tek njerëzimi. Ato janë urgjente. Ti e di se çfarë të bësh. Më thirrMua në zemrën tënde në çdo minutë të ditës. Unë të dua ty, bija Ime trime dhe eçmuar. Unë Jam krenar me ty me mënyrën se si ti me qetësi e mbrojte të Vërtetëndhe nuk i mohove këto Mesazhe të Shenjta, sepse ti tani e njeh të Vërtetën.
Shpëtimtari yt i dashur, Jezu Krishti
e mërkurë, 21 mars 2012 20:30
Unë vij tek ti këtë mbrëmje, bija Ime fort e dashur, për t'itreguar njerëzimit se gjithçka është tani në Duart e Mia Më të Shenjta.
Unë i referohem planeve të thurura nga grupi global icili dëshiron të kontrollojë monedhën tuaj, sistemet tuaja shëndetësore dhesovranitetin tuaj.
Ata nuk do të lejohent’ju kontrollojnë dhe dora e Atit Tim do të bjerë me shpejtësi, nëse atapërpiqen që t’ju lëndojnë fëmijë.
Të gjithë besimtarët qëe kanë Vulën e Mbrojtjes së Atit Tim të Përjetshëm, Vulën e Hyjit të Gjallë,nuk do të lëndohen.
Kjo është edhe arsyeja se pse ju, bija Ime, duhet të siguroni qësa më shumë prej fëmijëve të Hyjit t’iu jepet akses i menjëhershëm tek ajo, nëçast, në çdo skaj të tokës.
Lutjet tuaja, fëmijë, kanë qenë shumë të fuqishme dhe sidomos tëatyre prej jush që i thoni Lutjet e Mia të Kryqëzatës, Mëshirën Time Hyjnoredhe Rruzaren e Shenjtë, përditë.
Që tani ato e kanëvonuar dhe parandaluar një luftë bërthamore, kanë shpëtuar miliona shpirtra ngaflakët e Ferrit si dhe kanë parandaluar shumë tërmete.
Kurrë mos harroni se janë lutjet tuaja ato që përbëjnë armëntuaj më të fuqishme kundër të ligut.
Dashuria juaj për Mua, Jezu Krishtin është përhapur për shkak tëbesnikërisë suaj ndaj Meje.
Ju, fëmijë, jeni dishepujt e Mi të ditëve moderne dhe juve taniju është dhënë autoriteti dhe Dhurata e Shpirtit të Shenjtë që ta përhapniFjalën Time Më të Shenjtë.
Për të marrë fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ju duhet të kërkonindihmën Time, që ju të mund të flisni të vërtetën gjatë gjithë kohës kur tashpallni Fjalën Time të Shenjtë.
Lutja e Kryqëzatës (39)
tani po judhurohet me qëllim që ju të mund të ecni midis të gjithë fëmijëve të Hyjit dhet'i ndihmoni ata që t’i përgatisin shpirtrat e tyre për Parajsën e Re dheArdhjen Time të Dytë.
O Jezus, Shpëtimtari im i dashur, unë të kërkoj Ty të më mbuloshme Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund ta flas me autoritet Fjalën Tënde Më tëShenjtë, për të përgatitur të gjithë fëmijët e Hyjit për Ardhjen Tënde të Dytë.
Unë të kërkoj Ty, Zoti Jezus, të gjitha Hiret që më duhen, përtë arritur tek të gjitha fetë, besimet dhe kombësitë kudo që unë të shkoj.
Më ndihmo të flas me Gjuhën Tënde, të qetësoj shpirtrat e ngratëme Buzët e Tua, dhe t’i dua të gjithë shpirtrat me Dashurinë e veçantë Hyjnore,e cila vërshon prej Zemrës Tënde të Shenjtë.
Më ndihmo të shpëtoj shpirtrat, që janë aq pranë Zemrës Tëndedhe më lejo të të ngushëlloj Ty, i dashur Jezus, kur shpirtrat e humbur tëvazhdojnë ta refuzojnë Mëshirën Tënde. Jezus, pa Ty unë s’jam asgjë, por mendihmën Tënde bujare, do të luftoj në Emrin Tënd për të ndihmuar në shpëtimin egjithë njerëzimit.
Amen.
Ushtria Ime, e cila ka dalë nga këto Mesazhe të Mia të Shenjta, ka arritur tashmë në shtatë-qind-mijëshpirtra.
Më ndihmoni Mua të kthej në besim më shumë prej fëmijëve tëHyjit, me qëllim që asnjë shpirt të mos humbasë tek Satani në kohën e Gjykimit.
Unë do t’ju mbaj të fortë në të gjithë punën tuaj për Mua,fëmijë.
Unë ju dua, kisha Ime e mbetur e çmuar.
Jezusi juaj i dashur
e enjte, 21 mars 2013 20:00
Bija Ime e dashur, sa thyhet Zemra Ime për shkak tëtrishtimit, që po ndjehet nga shpirtrat që janë çorjentuar për arsye tëlargimit të papës Sim të fundit, Benedikti Im i dashur.
Ju, shpirtrat e Mi të dashur, ndjeheni kaq të hutuar dhedisi të vetmuar. Unë e ndjej dhimbjen tuaj dhe ju duhet të luteni fort për DorënTime të Mëshirës, që Unë të mund të arrij të ngushëlloj zemrat tuaja tëtrishtuara.
Kjo do të jetë një kohë tradhëtie për ty, bija Ime, pasishumë nga ata që kanë mbajtur anën e këtij Misioni të Shenjtë do të largohen.Ti duhet ta shtosh kohën që kalon në Adhurimin Eukaristik në 7 ditë në javë dhe vetëm atëherë do të jesh në gjëndje të ecëshe vetme dhe pa frikë, për të kryer detyrat, që Unë do të jap, shumë prej tëcilave do të jenë jashtëzakonisht të vështira.
Ju duhet të qëndroni të fortë, të gjithë ju, në këtë kohë.Ju nuk duhet të dëgjoni ato zëra të mospranimit, që do të acarojnë nervat e tuadhe që do të shtohen në numër të madh ndërsa vjen Java e Shenjtë.
Çdo fyerje,çdo gënjeshtër, çdo kundërshtim djallëzor ndaj këtyre, Mesazheve të Mia tëShenjta për botën, do të jenë kryqi yt për t'u mbajtur për 10 ditët e fundit.
As edhe përnjë moment nuk do të lejoheni ju, ndjekësit e Mi, të pushoni, të luteni, apo tëmeditoni mbi Fjalën Time Më Të Shenjtë.
Kini kujdes se pa mbrojtjen e Rozares së Shenjtë, e ciladuhet të thuhet përditë, se ju do ta lini veten të hapur ndaj dyshimeve, që nukvijnë nga Unë.
Koha përndarjen është së shpejti dhe ju duhet të pregatiteni.
Unë dëshirojt'ju jap një hir të veçantë për t'ju ndihmuar t'i bëni ballë persekutimit dhepresioneve, që do të vihen mbi ju, për t'ju inkurajuar të tërhiqeni nga Mesazhete Mia. Do të duhet besim i madh, mirëbesim dhe nerva çeliku, për t'u përqëndruarnë Fjalën Time të Shenjtë, dhe prandaj, ju duhet të thoni këtë Fushatë Lutje,një herë në ditë, që tani e tutje.
Fushata e Lutjes (102) Për të ruajtur fenë dhe besimin nëMesazhet e Zotit për botën.
“Më i dashuri Jesus,kur unë bie, më ngri lart.
Kur kam dyshime, më ndri
çomëndjen.
Kur jam në hidhërim, më trego Dashurinë Tënde.
Kur unë kritikoj, më ndihmo të qëndroj i heshtur.
Kur unë gjykoj një tjetër në publik, vulosi buzët e mia.
Kur unë shpreh blasfemi, në Emrin Tënd, më fal dhe më kthe nëmbrojtjen Tënde.
Kur më mungon guximi, më jep shpatën që më duhet për tëluftuar dhe shpëtuar shpirtrat që Ti dëshiron.
Kur i rezistoj Dashurisë Tënde, më ndihmo të dorëzohem dhe tabraktis vetveten, plotësisht, në kujdesin Tënd Dashamirës.
Kur unë largohem, më ndihmo të gjej Udhën e të Vërtetës.
Kur e vë në pyejtje Fjalën Tënde, më jep përgjigjen që unë kërkoj.
Më ndihmo të jem i duruar, i dashur, dhe i sjellshëm ndajatyre që të mallkojnë Ty.
Më ndihmo të fal ata që më fyejnë dhe më jep hirin që mëduhet për të ndjekur Ty deri në fund të tokës. Amin.”
Shkoni, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dhe kujtoni se detyrajuaj është ndaj Meje, Kishës suaj dhe Mësimeve të Mia. Merreni Shpatën e Shpëtimitdhe me atë luftoni me Mua për të marrë çdo shpirt të vetëm, përfshi edhe ata qëmëkatojnë kundër Meje, në Mbretërinë Time.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: