Jesus2Me top graphics
I Love you, children. This great Act of My Mercy will prove this to you.

Virgjëra Mari: Lutuni për Papa Benediktin XVI i cili është në rrezik për t’u larguar me forcë nga Roma

e martë, 20 mars 2012 20:30

Fëmija im, ka njëqetësi, si qetësia përpara stuhisë, kur Kisha Katolike shumë shpejt do tëzhytet në krizë.

Unë iu bëj thirrjetë gjithë f

ëmijëve të mi kudo që të luten për Papa BenediktinXVI i cili është në rrezik për t’u larguar me forcë nga Roma.

Ai, Zëdhënësi më iShenjtë i Kishës Katolike, është i urryer nga shumë qarqe brenda Vatikanit.

Një komplot i lig, i planifikuar për më shumë se njëvit, do të shihet në të gjithë botën së shpejti.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë shërbëtorët e shenjtë tëHyjit në Kishën Katolike të cilët do të persekutohen për shkak të përçarjes sëmadhe brenda Kishës e cila të dalë në pah së shpejti.

Ndarja e madhe do të dëshmohet nga e gjithë bota por nuk do tëduket menjëherë si problem.

Papa i rremë popret që t’i paraqitet botës.

Fëmijë, mos u mashtroni sepse ai nuk do të jetë nga Hyji.

Çelësat e Romës i janë kthyer Atit tim, Hyjit Më të Lartit që dotë drejtojë nga Qiejt.

Përgjegjësi e madhe do të bjerë mbi të gjithë ata priftërinj tëshenjtë, peshkopë dhe kardinalë që e duan Biri tim thellësisht.

Atyre do t’iu duhet shumë kurajo dhe forcë hyjnore për t’iudhëhequr shpirtrat drejt Parajsës së Re.

Çdo përpjekje nga këta dishepuj të shenjtë për t’i përgatiturshpirtrat për Ardhjen e Dytë të Birit tim fort të dashur do të kundërshtohetnga pala tjetër e errët.

Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të mi për t’u lutur përforcën që do t’iu nevojitet kur antikrishti dhe partneri i tij,profeti i rremë, të ngrihen në pozita të larta.

Ju duhet të më thërrisni mua, Nënën e Shpëtimit për lutje për tësiguruar që Kisha Katolike të shpëtohet dhe që fjala e vërtetë e Birit tim tëruhet.

E vërteta epremtimit të Birit tim për t’u kthyer në lavdi të madhe do të manipulohet.

Ju, fëmijëve të mi të dashur, do t’ju jepet një varg megënjeshtra të cilat do t’ju kërkohet që t'i nderoni dhe t’i pranoni në emrin eshenjtë të Birit tim.

Lutja ime e Kryqëzatës (38) duhet të thuhet në muajin tjetër (nëPrill) çdo ditë të vetme për të siguruar që priftërinjtë e shenjtë të Hyjit tëmos bien në mashtrimin e lig që po planifikohet nga Profeti i Rremë dhendjekësit e tij.

O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, të lutem, lutu për Kishën Katolikenë këto kohë të vështira dhe për Papën tonë të dashur Benediktin e XVI-të përta lehtësuar vuajtjen e tij.

Ne të kërkojmë ty, Nëna e Shpëtimit, t’i mbulosh shërbëtorët eshenjtë të Hyjit me Mantelin tënd të Shenjtë, që atyre t’u jepen Hiret për tëqenë të fortë, besnikë dhe trima gjatë sprovave që hasin. Lutu gjithashtu qëata të kujdesen për grigjën e tyre sipas Mësimeve të Vërteta të KishësKatolike.

O Nëna e Shenjtë e Hyjit, na jep ne, Kishës tënde të Mbetur nëTokë, Dhuratën e udhëheqjes, që të mund të ndihmojmë në udhëheqjen e shpirtravedrejt Mbretërisë së Birit Tënd. Ne të kërkojmë ty, Nëna e Shpëtimit, ta mbashmashtruesin larg prej ndjekësve të Birit tënd në përpjekjet e tyre për t’iruajtur shpirtrat, që ata të jenë të denjë për të hyrë në Portat e Parajsës sëRe në Tokë.

Amen.

Shkoni fëmijë dhe lutuni për rinovimin e Kishës dhe për sigurinëe atyre shërbyesve të shenjtë të cilët do të vuajnë për shkak të besimit tëtyre nën qeverisjen e Profetit të Rremë.

Maria, Nëna e Shpëtimit


Koha për përçarjen brenda Kishës, pothuajse ka ardhur dhe ju duhet të përgatiteni tani

e martë, 20 mars 2012 21:20

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t'i përqafoj të gjithëdishepujt dhe ndjekësit e Mi kudo që janë në Krahët e Mi në këtë moment.

Unë kam nevojë për ngushëllimin tuaj fëmijë.

Unë kam nevojë përngushëllimin tuaj në vuajtjet e Mia, ndërsa Unë derdh lot për Kishën Time mbiTokë.

Kaq shumë të larguar janë bërë disa nga shërbëtorët e Mi tëshenjtë, saqë shumë nuk besojnë nëArdhjen Time të Dytë.

Ata priftërinj, peshkopë dhe kardinalë që besojnë, po shtyhenmënjanë dhe po detyrohen të mbajnë heshtjen.

Sa lot derdh Unë për këta dishepuj të Mi të gjorë, të çmuar që ekanë premtuar jetën e tyre tek Unë dhe në përhapjen e Mësimeve të Mia teknjerëzimi.

Shumë shpejt ata do të duhet të kenë kujdes se çfarë thonë përFjalën Time të Shenjtë, sepse ata do të detyrohen të shpallin mësimet e njëgënjeshtari, shpirti i të cilit nuk vjen nga drita.

Bashkohuni tani, fëmijët e Mi, priftërinjtë e Mi të dashur dhetë gjithë ata që më duan Mua dhe më ndihmoni Mua t’i shpëtoj shpirtrat.

Për ta bërë këtë ju nuk duhet të humbisni as edhe një moment. Juduhet t’i tregoni të tjerëve për Lavdinë e Madhe që shtrihet përpara përsecilin dhe çdonjërin prej jush në Ardhjen Time të Dytë.

Kjo Ngjarje Madhështore dhe e Lavdishme do të jetë momenti kurju përfundimisht do të bashkoheni me Mua, Jezusin tuaj të shtrenjtë, I cili judo kaq shumë të gjithëve.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të qëndroni në gatishmërigjatë gjithë kohës.

Ju do të tundoheni përtë më braktisur Mua, për t'i mohuar mësimet e Mia të Vërteta dhe do tëdetyroheni që ta nderoni dhe t’i bindeni ujkut të veshur me lëkurë deleje.

Kaq shumë shpirtra të shkretë jo vetëm që do të bien pre e Papëssë Rremë – Profetit të Rremë, të parathënë kaq kohë më parë – por ai do t’jubëjë që të besoni se ai ka fuqi hyjnore.

Fëmijë koha për përçarjen brenda Kishës pothuajse ka ardhur dheju duhet të përgatiteni tani.

Bashkohuni në një.

Mbështetuni tek njëri-tjetri.

Mbrojeni njëri-tjetrindhe lutuni për ata që do të ndjekin udhën e gabuar dhe do t'i bëjnë nderimeProfetit të Rremë.

Shumë lutje kërkohet, por nëse bëni ashtu si ju them Unë, jumund të shpëtoni shpirtra.

Ju, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, do të formoni Kishën Time tëMbetur mbi Tokë dhe do të udhëhiqeni nga ata shërbëtorë të shenjtë trima, tëcilët do ta njohin Profetin e Rremë për çfarë ai është në të vërtetë.

Mos kini frikë, sepse Unë Jam duke ju dhuruar Hiret e urtësisë,qetësisë dhe dijes për secilin prej jush që ma kërkon ta bëj këtë, me anën ekësaj lutjeje:

O Jezus, më ndihmo ta shoh të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtënë çdo kohë dhe të qëndroj besnik ndaj Mësimeve të Tua, pa marrë parasysh se sashumë jam i detyruar të të refuzoj Ty.

Amen.

Ngrihuni tani dhe të jeni të guximshëm, të gjithë ju, sepse Unëkurrë nuk do t’ju braktis.

Unë do të eci me ju nëudhën me gjemba dhe do t’ju udhëheq të sigurt drejt Portave të Parajsës së Re.

Gjithçka që ju duhet të bëni është të keni besim të plotë tekUnë.

Shpëtimtari juaj idashur 


Jezu Krishti


Jesusi: “Ashtu si i verbëri nuk mund të shikoj, do të ketë nga ata në mes të Kishës në Rromë që mund të shikojnë, por që do të refuzojnë të pranojnë të Vërtetën”

e mërkurë, 20 mars 2013 19:15

Bija Ime e dashur,

Do të ngrihet një ushtri e frikshme, që si e tillë kurrë nuk është parë ndonjëherë

e enjte, 20 mars 2014 21:42

Bija Ime e dashur, bota është në prag të shumë luftrave dhe ato do të kenëshumë pasoja në shpejtësinë me të cilën Kisha do të shpërthej. Do të jetë gjatëçdo negociate të fundit të paqes, e cila do të ndodhi pas shumë masakrash dheshkatërrimesh, që shumë njerëz do të ndjehen të pashpresë, të vetmuar, të frikësuardhe pa asnjë drejtim të vërtetë. Do të jetë për shkak të lidhjeve të dobëta nëbotën e politikës që bota do të jetë në rënien vet më të madhe. Për shkak të kësaj,

do të ngrihet një ushtrie frikshme, që si e tillë nuk është parë ndonjëherë. Ndërsa bota do të copëtohet,po ashtu do të copëtohen edhe shumë kisha. Më pas, kur gjithçka duket epashpresë, një grup i bashkuar, i përbërë nga lidera politikë dhe liderat eKishës Kristjane, do të krijohet nën një organizatë për një botë – nga e cilado të lindi një paturpësi të re – një fe të re e një-bote.

Të gjithakëto ngjarje do të zhvillohen në faza.

Detyra juaj, ndjekësit e Mi të dashur, ështëndaj Meje, kur Unë ju udhëheq, sepse ka vetëm një udhë drejt paqes dhe sigurisëdhe ajo është përmes Meje, Jezu Krishtit. Unë do t’ju udhëheq përmes gjëmbave,dhimbjes dhe tmerrit të paturpësisë së shkatërrimit. Ju do të jeni të sigurtëkur qëndroni pas Meje.

Qëndro e fortë, bija Ime e dashur, gjatë këtyresprovave të vështira, sepse do të jetë prej forcës dhe guximit tënd që Unë do të jem në gjëndje të tregoj Udhën e tëVërtetës, kur bota të kthehet përmbys, për shkak të ligësisë e sjellë ngadashuria për pushtet dhe korrupsion, që do të shkaktoj këto luftra dhe më pasLuftën e Madhe.

Lëviznishpejt dhe bëni të sigurtë që ju e dedikoni jetën tuaj ndaj lutjeve dhe përmbrojtjen e Kishës Sime në Tokë. Dhuratat e Mia do të mbrojnë secilin prej jushdhe Unë do t’i përgjigjem gjithmonë atyre që më kërkojnë Mua, në këtë kohë tëtrazirave të mëdha që vijojnë. Kur këto ngjarje të shpalosen, Ushtria Ime nëTokë do të rritet.

Ata që e kundërshtojnë këtë Mision do të më ndjekin Mua, sepse atëherëata nuk do të jenë më në gjëndje ta mohojnë të Vërtetën – kur ta shikojnë seedhe ata, gjithashtu, do të pësojnë persekutimin që do të bjer mbi Krisjtanëtngado, kur do t’ju duhet të durojnë sundimin e Dragoit. Shpresa e tyre e vetmedo të jetë të më ndjekin Mua, Jezusin e tyre, në atë fazë, sepse vetëm përmesMeje ata do të jenë të aftë të vijnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share