Jesus2Me top graphics
I Am Patient. I Am Love. I Am your Salvation. I Am waiting. Please come to Me soon, for I love you with an unfathomable passion. I will not rest until I have saved all of you.

Jesusi: “ Një mesazh për priftërinjtë dhe të gjithë ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që kanë dedikuar jetën e tyre ndaj Shërbimit Tim të Shenjtë”

e diel, 17 mars 2013 18:50

Bija Ime e dashur, ky është një Mesazh për priftërintë dhe tëgjithë ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që kanë dedikuar jetën e tyre ndaj ShërbimitTim të Shenjtë.

Shërbëtorët e Mi të dashur, Unë dëshiroj që ju t'i bindeniLigjeve të Kishës dhe atyre ndaj të cilëve ju duhet të tregoni bindje në EmrinTim të Shenjtë.

Ju kurrë nuk duhet të braktisni detyrat tuaja ndaj Kishësdhe ju duhet të vazhdoni të më shërbeni Mua si gjithmonë. Ju lutem t'i administroni të gjitha Sakramentet si më parë, por madje memë shumë kujdes. Kryeni si gjithmonë detyrat tuaja të shenjta. Detyra juaj ështëndaj fëmijve të Zotit dhe ju duhet të udhëhiqni tufën tuaj. Qëndroni besnikndaj Mësimeve të Mia gjatë gjithë kohës.

Nuk do të jeni ju, shërbëtorët e Mi të shtrenjtë, ata që dota braktisin Kishën Time në tokë. Nuk do të jetë përmes veprave tuaja qëLigjet brënda Kishës Sime do të ndryshojnë për të mbështetur doktrinat e reja.

Ju do të qëndroni besnik ndaj shërbimeve të Kishës Sime dhedo të kryeni detyrat tuaja deri në ditën e tmerrshme. Kjo do të jetë dita kur Mesha Ime e Shenjtë do të ndryshoj përtej njohjes.Do të jenë armiqtë e Zotit, që e kanë infiltruar Kishën Time në tokë, ata qëdo të më shtyjnë Mua tutje.

Kur ata të prezantojnë Meshën e re, atëherë ju nuk do tëkeni asnjë zgjidhje, sepse do ta dini se ajo nuk ofron më Eukaristinë Më TëShenjtë. Do të jetë atëherë kur e Vërteta do t'ju zbulohet më në fund, edhe pseju do të jeni të vetëdijshëm për shenjat para kësaj.

Shenjat do të përfshijnë metoda të reja të çuditshme tëlutjeve të përshtatura; Satani nuk do të mohohet më dhe Sakramentet do tëmanipulohen për të përfshirë fe të tjera. Ju do të ndjeheni të shqetësuar, porprapë ju do të ndjeni një detyrim për të qëndruar besnik ndaj Kishës Sime.

Do të jetë atëherë kur Egzistenca e Kishës Sime në tokë do tëjetë mjeti juaj i vetëm i mbijetesës nëse doni të mbeteni besnik ndaj Mësimevetë Mia. Kur Mësimet e Mia, Sakramentet e Mia dhe Mesha Ime e Shenjtë tëndryshojnë, ju nuk duhet të mashtroheni. Nëse nuk i përmbaheni Ligjeve të Mia,ju do të më tradhëtoni Mua.

Për kishat etjera Kristjane, Unë ju paralajmëroj se ky infektim do të përhapet gjithashtuedhe në kishat tuaja.

Me kalimin e kohës, do të bëhet e vështirë për ju të nderoniMësimet e Mia ashtu si i janë dhënë botës. Të gjithë Kristjanët do të vuajnë nënsundimin e profetit të rremë dhe bashkpuntorit të tij, antikrishti, fytyra e tëcilit do të rrezatoj në mbarë botën së shpejti, si lideri më me influencë i tëgjitha kohëve.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share