Jesus2Me top graphics
If I love you why then would I not warn you of the consequences of rejecting My Mercy? All I need and desire is to bring all of you into My Kingdom.

Martesa midis të njëjtit seks – një mëkat i rëndë

e premte, 16 mars 2012 22:20

Bija ime fort e dashur, dhimbja dhe vuajtjet e ndjekësve të Mitë gjorë, të cilëve iu duhet të shikojnë të pafuqishëm ligjet e reja nëkundërshtim me mësimet e Mia, po arrijnë nivele të papara në botë. 

Jo vetëm që ju duhet ta dëshmoni mëkatin, fëmijë, por jupastaj duhet të shikoni se si jua paraqesin mëkatin duke ju detyruar ta pranoni atësikur të ishte njerëzore.

Unë i referohem një mëkati në veçanti, martesës midis tënjëjtit seks, e cila po paraqitet si një e drejtë e natyrshme.

Më pas do të pritet që ju ta pranonit këtë neveri të vënë paraFronit të Atit Tim në një kishë.

Duke mos mjaftuar për këta njerëz që ta lejojnë martesën midistë njëjtit seks në sytë e ligjit, ata më pas duan ta detyrojnë Hyjin Atë qët’iu japë atyre bekimin e Tij. Ai kurrë nuk do ta bëjë këtë sepse është njëmëkat i rëndë në sytë e Tij.

Si guxojnë këta njerëz të mendojnë se është e pranueshme që taekspozojnë këtë akt të neveritshëm në Kishat e Atit Tim?

Fëmijë , Unë e dua çdo shpirt.

Unë i dua mëkatarët.

Unë e përçmoj mëkatin e tyre por i dua mëkatarët.

Aktet seksuale midis personave të të njëjtit seks janë tëpapranueshme në sytë e Atit Tim.

Lutuni për këta shpirtra sepse Unë i dua ata, por nuk mundt’ua jap hiret që ata dëshirojnë.

Ata duhet ta dinë, se pavarësisht se sa shumë të përpiqen përt’i lejuar martesat midis të njëjtit seks, ata nuk janë të pranuar që të marrinpjesë në Sakramentin e Shenjtë të martesës.

Një Sakrament duhet të vijë prej Hyjit. Rregullat për marrjen eSakramenteve duhet të dalin prej Mësimeve të Atit Tim.

Ju nuk mund ta detyroni Atin Tim, Hyjin Më të Lartin, që t’jujapë bekimin e Tij, apo të merrni pjesë në Sakramentet e Tij të shenjta, nëseato nuk respektohen sipas mënyrës së përcaktuar për to.

Mëkati tani po iparaqitet botës si një gjë e mirë.

Siç e kam thënë edhe mëparë, bota tani është mbrapsht.

E mira është eparaqitur si e ligë dhe ata njerëz që përpiqen të jetojnë sipas ligjeve tëHyjit Atë, pësojnë tallje.

E liga, pavarësisht se si ju e vishni, nuk mund të kthehet nënjë vepër mirësie në sytë e Atit Tim.

Ati Im do t'i ndëshkojë ata që vazhdojnë t’i valëvisin mëkatet etyre përpara Tij.

Kijeni parasysh këtë paralajmërim, sepse mëkatet tuaja, të cilatkryhen kur ju refuzoni që t’i bindeni Hyjit, nuk do të falen dhe nuk mund tëfalen.

Kjo sepse ju refuzoni që ta pranoni mëkatin për atë çfarë është.

Shpëtimtari juaj


Jezu Krishti


Jesusi: “Agonia Ime po ndjehet nga të gjithë shenjtorët dhe ëngjëjt në Qiell, se koha për Apokalipsin është afër”

e shtunë, 16 mars 2013 12:40

Bija Ime e dashur, çfarë inati, çfarë zemërimi dhe çfarëfrike po ndjehet nga ata që refuzojnë të pranojnë Kupën Time të Vuajtjes në këtëkëtë kohë.

Zemërimi i Satanit, kundër këtyre Mesazheve, do të rritetshpejt dhe çdo përpjekje do të bëhet për të dënuar ty, bija Ime.

Vuajtja duhet të pranohet nga ty, për arsye të dorëzimit tëndndaj Vullnetit Tim të Shenjtë, që do të jetë sipas teje. Prandaj ti, bija Ime,duhet të qëndrosh e heshtur kur britmat e bishës dhe të atyre shpirtrave tëshkretë që ai përdor për të sulmuar ty, të vazhdojnë. Unë e them këtë tek tëgjithë dishepujt e Mi të dashur besnik – qëndroni të palëkundur. Mbajeni kokënposhtë në shërbim të përulët dhe ofrojini vuajtjet tuaja për ata shpirtra qënuk do ta pranojnë Dhuratën e të Vërtetës. 

Ata përgjegjës për infiltrimin e Kishës Sime në tokë kanëzgjedhur kohën e Kreshmës, qëllimisht, për të më fyer Mua, Jesusin e tyre, qëvdiq në agoni për të shpëtuar shpirtrat e tyre.

Kaq të infektuar janë ata, ata që enden korridoreve të Rromës,sa shenja më e madhe do të duket në rrëmujënqë të zhvillohet, kur ata i përmbahen urdhërimeve të mashtruesit. Rrëmujë,trazira, përçarje dhe kontradikta do të shihen ngado në Rromë. Kjo parregullsivjen nga Satani sepse ajo nuk mund të vij nga Zoti.

Zemërimi vjen nga i ligu dhe inati i tij është i dukshëm kurDrita Ime përhapet mes fëmijve të Zotit. Bëje të ditur se kur sulmet e njënatyre kaq të egër po kryen mbi një tjetër, në Emrin Tim, është Prania Imeajo që e provokon një reagim të tillë.

Vetëm Unë, Jesu Krishti, dhe ndjekësit e Mi mund të bëhemi objek i një abuzimi të tillë prandaj, kur ju ta shikoni se ajo bëhet epadurueshme, ju lutem të thoni këtë lutje të shkurtër.

 “Unë e ndaj këtë dhimbje me ty, i dashurJesus, dhe kërkoj që ti t’i 

bekosh armiqtë e mi dhe ata që të godasin ty, meDhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Amin.”

Konflikti do të vazhdoj dhe Agonia Ime po ndjehet nga tëgjithë shenjtorët dhe ëngjëjt në Qiell, se koha e Apokalipsit është afër.

Mbahuni tek Unë, Jesusi juaj, dhe vendoseni gjithë besimintuaj tek Unë ndërsa Unë ngre Ushtrinë Time të Mbetur, në pregatitje për betejëne shëmtuar për shpirtrat, që shtrihet përpara.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Jesusi: “Vula e Tretë do të zbulohet kur njeriu do të përpiqet për ushqim ndërsa zia e urisë të mbërthejë njerëzimin”

e shtunë, 16 mars 2013 15:25

Bija Ime e dashur, ndryshimet do të zbulohen dhe shkatërrimi, i shkaktuar nga shumë luftra, do të filloj ashtu si është treguar.

Koha përardhjen e profetit të rremë do të korrespondoj me deklarimin e lutrave në gjithëbotën.

Këto luftra do të nxiten në çast dhe njeriu do të struket ngafrika ndërsa implikimet të bëhen të qarta. Luftrat do të zënë rrënjë dhe do tëvërshojnë si stuhitë në shkretëtirë, ku ato do të fitojnë forcë dhe do të kapintë gjithë ata që ndjejnë se paqja e tyre është e garantuar, si një hajdut nëerrësirë. 

Sa shumë vënde do të përfshihen dhe kjo do të habisi tëgjithë. Së shpejti antikrishti do të bëhet i njohur në mes të gjakderdhjes. Hutimi, frika dhe humbja e të mbjellave dota dyfishojnë problemin. Jo më vonë se kjo, Vula e Tretë do të zbulohet kurnjeriu të përpiqet për ushqim ndërsa zia e urisë do të mbërthej njerëzimin. Të uriturpër bukë, të boshatisur në shpirt, të mbetur pa ndihmë, njerëzimi do të mbërthehet pas gjithçkaje ose dukujt, që ofron lehtësim.

Faza do të jetë pregatitur përardhjen e antikrishtit dhe shpalljen e tij në botë. Në këtë kohë, njerëzimi dotë jetë kaq i lehtësuar sepse njeriu i paqes, që ofron kaq shumë shpresë, saata do të bëhen skllevërit e tij të vullnetshëm. Ata do të besojnë në planin etij të detajuar për të rindërtuar botën dhe për t'i sjellë kombet së bashku. Plani,do t'ju thuhet atyre, do të jetë për të mirën e të gjithëve dhe do të heqiterrorizmin nga bota. Armiqtë, që ai thotë se do të luftoj, dhe mbi të cilëtai do të ushtroj kontroll, janë viktima të pafajshëm të përdorur nga ai nëmashtrimin që ai do t'i tregoj botës.

Kur paqja,apo ajo që do të duket si armpushim, të kthehet, atëherë do të vijë faza tjetër,bashkimi i të gjitha kombeve, të gjitha feve, të gjitha vëndeve, në një. Kjo

do të jetëkur bashkimi mes profetit të rremë dhe antikrishtit të bëhet e qartë.

Atyre që ju është dhënë e Vërteta, dhe që emrat e të cilëvejanë në Librin e të Gjallëve, do ta dinë se çfarë po ndodh. Të tjerët, tëverbuar ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia, nuk do të jenë kaq fatlumë. Pastaj dotë jetë një moment pritje. Durimi Im do të thotë se Unë do të përpiqem të shpëtojdhe të mbroj ata që nuk do të jenë të aftë të njohin të Vërtetën.

Durimi Imdhe Mëshira Ime do të çojn

ë

 në Ndërhyrje Hyjnore në një shkallë madhështore përtë shpëtuar të gjithë fëmijët e Zotit nga mbërthimi i bishës, qëllimi i vetëm i të cilës është të inkurajoj mëkatin.

Sepse ka vetëm një gjë që ju duhet tadini; mbrapa joshjes magjepse të antikrishtit do të shtrihet plani për tëinkurajuar mëkatin, me qëllim që njerëzimi të bëj zgjidhjen finale – të mbaj anën e bishës në kundërshtim të hapur ndaj Zotit. Kur të vij koha dhe pas çdo përpjekjee bërë nga Unë për të shpëtuar shpirtrat, ajo do të marri fund.

Vetëm të zgjedhurit do të çohen në Mbretërinë Time.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Parajsa, e krijuar nga Ati Im për fëmijët e Tij, do t’ju kthehet atyre, përfundimisht, në gjithë Lavdinë e vet origjinale

e diel, 16 mars 2014 18:00

Bija Ime e dashur, kur Fjala u bë njeri, përmeslindjes Sime, kjo do të thoshte se Fjala e Shenjtë e Zotit u materializua,ashtu si ishte profetizuar në Librin e Atit Tim.

Fjala e Zotit është shumë e qartë dhe ajo nukndryshon. Ajo do të zgjasi përjetësisht. Kushdo që e copëton Fjalën e Zotit dhee ndryshon atë për t’ju përshtatur atyre, apo të tjerëve, është fajtor përherezi. Kur Unë erdha në botë, fëmijët e Zotit – dhe në veçanti shërbëtorët eTij të mësuar në Tempujt e Tij në Tokë – i njihnin profecitë e përmbajtura nëLibrin e Atit Tim. Nuk ishte sekret që Ati Im po dërgonte Mesian e Tij për tëshpenguar njerëzimin dhe ky fakt u mësua në tempujt dhe u përfshi në çdo leximtë Shkrimit të Shenjtë. Gjithçka, që vjen nga Ati Im, është e Vërteta. Ai nuk gënjen.Fjala e Zotit është e gdhëndur në gur. Çfarë Ati Im e tha në fillim do tëndodhi. Çfarë Ai premtoi do të përmbushet, pavarësisht se nëse njerëzimi do epranoj këtë fakt apo jo.

Ati Im i dha botës Fjalën e Tij, pastaj Trupin e Tij, përmes lindjes Sime– Birit të Tij të vetëm Jezu Krishtit – dhe pastaj i premtoi njeriut Shpëtimine Përjetshëm. Çdo Fjalë e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, ashtu si u dha nëformën e saj origjinale, përfshi Librin e Zbulesës, është e Vërteta.

Prandaj, Premtimi i AtitTim për botën se Ai do të dërgonte Birin e Tij përsëri – vetëm këtë herë për tëgjykuar të gjallë e të vdekur – kurrë nuk duhet refuzuar. Periudha para kësajDite të Madhe do të jetë me trazira dhe hollësirat e kohës që do të çoj drejtArdhjes Sime të Dytë janë të përmbajtura në Librin e Zbulesës, ashtu si i janëtreguar Gjonit nga Ëngjëlli i Zotit.

Të thoni se ju e pranoni një pjesë të Librit tëAtit Tim dhe jo tjetrën është të mohoni Fjalën e Zotit. Ju nuk mund të pranoninjë pjesë të së Vërtetës dhe të deklaroni pjesën tjetër të Fjalës së Zotit tëjetë një gënjeshtër. Libri i të Vërtetësju tregua Danielit dhe pastaj ju dha Gjon Evangjelistit me pjesë. Shumë prejasaj që përmbahet në Librin e Zbulesës ka akoma për t’u shpalosur. Shumënjerëz i trëmben përmbajtjes së saj dhe, prandaj, do të përpiqen t’i mohojnëato, sepse e Vërteta është një ilaç i hidhur për t’u përtypur. Dhe prapë, e Vërteta,kur pranohet, është diçka që ju mund ta kuptoni më me shumë lehtësi sepse me atëvjen qartësia. Qartësia do të thotë se ju mund të pregatiteni më me dëshirë dheme paqe në shpirtin tuaj dhe gëzim në zemër, sepse ju e dini se Unë Jam dukeardhur për ta ripërtërirë botën. Ju do ta dini se Parajsa e krijuar nga Ati Im;për fëmijët e Tij, do t’ju kthehet atyre, përfundimisht, në gjithë Lavdinë evet origjinale.

Asnjënjeri nuk mund ta kuptoj me të vërtetë Librin e Zbulesës, sepse jo çdo ngjarje ështëe shënuar në hollësira apo me radhë, apo ashtu si duhet të jetë.

Por dijeni këtë. Por jumund të jeni të sigurtë se kjo është periudha kur sundimi i Satanait merr funddhe ndërsa ai arrin fundin, ai do të shkaktoj çdo ndëshkim mbi Mua. Ai do ta bëjkëtë duke infiltruar Kishën Time në Tokë nga brënda. Ai do të vjedhi shpirtratnga Unë dhe do ta shkatërroj Trupin Tim, Eukaristinë e Shenjtë. Por Unë JamKisha dhe Unë do ta drejtoj popullin Tim. Satanai nuk mund të më shkatërrojMua, sepse kjo është e pamundur. Megjithatë, ai mund të shkatërroj shumëshpirtra duke i mashtruar ata të besojnë se ai jam Unë.

Ashtu si bota pregatitej për Ardhjen Time të Parë,po ashtu ajo është duke u pregatitur tani për Ardhjen Time të Dytë. Ata që mëkundërshtojnë Mua, në Përpjekjet e Mia për të shpëtuar shpirtrat dhe që mbështesinarmiqtë e Mi, ta dinë këtë. Ju kurrë nuk do ta mposhtni Fuqinë e Zotit. Ju kurrënuk do ta shkatërroni Fjalën. Ju kurrë nuk do ta përdhosni Trupin Tim dhe tëlejoheni të qëndroni në këmbë.

Kur profecitë, që përmbahen në Librin e Zbulesës, tëzbulohen, ju kurrë nuk duhet të dëshpëroheni, sepse të jeni të sigurtë seDashuria e Zotit për fëmijët e Tij do të thotë se Ai do të merret me armiqtë eTij me ashpërsi dhe do të përpiqet t’i sjelli të gjithë fëmijët e Tij, që mënjohin Mua, Birin e Tij të vetëm, në Strehën e Tij Hyjnore të Paqes. Dhe ndërsaarmiqtë e Zotit do të vjedhin shpirtrat e shumë vetave, përmes maskës sëjoshjes dhe mashtrimit, shumë njerëz do të hedhin përbuzje mbi Fjalën e Vërtetëtë Zotit.

Për ata që janë të bekuar me vizion, nuk i trëmbenarmiqve të Mi, por Zemërimit të Zotit, kur bie mbi ata që përpiqen të vjedhinshpirtrat e atyre që nuk janë më të ditur ndaj asaj që po ndodh.

Dashuria e Zotit është e Gjithpushtetshme dheBesnikëria e Tij ndaj shpëtimit të çdo personi është e pafund. Por Ndëshkimi iTij mbi armiqtë e Tij është po aq i ashpër sa edhe përfundimtar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share