e premte, 15 mars 2013 22:30
Bija ime e dashur, kjo është një kohë e trishtimit të madh,jo vetëm për ty, por edhe për të gjithë ata që e duan Birin tim.
Unë duhet t'ju bëj thirrje ju, fëmijvetë mi, të qëndroni të fortë dhe me besim ndaj Fjalës së Shenjtë të Zotit, përhir të Birit tim. Ai, Biri im i dashur, e ka varur Kokën e Tij në agoni ndërsashikon tmerrin kur Kisha e Tij thërmohet para Tij.
Ju lutem tëluteni për shpresë dhe të thoni Rozaren time të Shenjtë çdo ditë për të gjithëata që drejtojnë në Rromë.
Ju duhet të luteni për të gjithë ata qëdrejtojnë Kishën Katolike. Ju lutem të përfshini edhe njeriun që ulet në Fronine Piterit, sepse ai ka shumë nevojë për lutjet tuaja.
Lutuni që ai ta pranojë të Vërtetën e vdekjes së Birit tim nëKryq dhe që ta hapi zemrën e tij ndaj thirrjeve të Birit tim për mëshirë për tëgjithë fëmijët e Zotit.
Pavarësisht se sa të vështira janë këto kohë, në KishënKatolike të Rromës, i ligu nuk mund dhe nuk do të fitoj kundër Fuqisë së Zotit.
Rroli im siNdërmjetëse e të gjitha Hireve së shpejti do të kuptohet, dhe si gruaja ezgjedhur e veshur me rrezet e diellit, koha ime ka ardhur për të ndihmuar Birintim në planin e Tij final për shpëtim.
Unë i dua
Dashuria Ime, si Nëna e të gjithë fëmijve të Zotit, po i mbështjelltë gjithë dhe unë kurrë nuk do të ndaloj në përpjekjen time për t'ju sjellë shpresë,fëmijë të dashur.
Lutjet do të dëgjohen në Qiell dhe ju kurrë nuk duhet tëhumbisni shpresën, sepse Mëshira e Birit tim është më e madhe se sa mund tadini ju.
Dashuria e Zotit është e Gjithpushtetshme. Kërkoni dhe ju dotë merrni bekime të mëdha, ndërsa pregatitjet kanë përfunduar në gadishmëri përDitën e Madhe të Zotit.
Prisni medurim, dashuri dhe besim sepse të gjitha këto sprova do të kalojnë shpejt, dhepastaj Qielli i Ri dhe Toka e Re do të dalin si një e vetme.
Kjo është egjitha ajo që duhet t'ju interesoj – pregatitjen e shpirtit tuaj dhe të atyre qëkanë më shumë nevojë për lutjet tuaja. Vetëm atëherë, ju do të jeni në gjëndjetë pranoni Dritën e Zotit dhe të hyni në Parajsën e Re në tokë.
Të keni paqen dhe të përqëndroheni tek Biri Im dhe dëshira eTij e vetme për të shpëtuar shpirtrat e çdo krijese të gjallë.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e shtunë, 15 mars 2014 20:10
Bija Ime e dashur, ndërsa braktisja vërshon përmes Kishës Sime, sprova më e madhe nga tëgjitha, do të vendoset para të gjithë atyre që më shërbejnë Mua, nga brëndasaj. Krizat brënda Kishës Sime në Tokë do të thonë që shumë priftërinj do tëvuajnë nga një dilemë e tmerrshme. Besimii shumë prej tyre është shkundur pothuajse dhe ata duhet të zgjedhin nëse duanta pranojnë doktrinën e re zëvëndësuese, që do të zërë vëndin e Fjalës, apo t’iqëndrojnë besnikë Besimit të Vërtetë. Madje dhe më të devotshmit mes tyredo të pushtohen nga zërat e fortë të mashtruesve dhe ata do të fillojnë t’i vënënë pyetje vërtetësinë e Mësimeve të Mia në botë sot, ku mëkati nuk do tëdeklarohet më si me rëndësi.
Udha po pregatitet që farat të mbijnë dhe biri iSatanait shpejt do të jetë gati të pushtoj kishën e re të rreme. Kisha Ime do të vuaj një periudhë të errësirëssë tmerrshme dhe Kryqëzimi Im do të durohet nga çdo shpirt që qëndron besnikndaj Meje. Armiqtë e Mi do të bëjnë deklarata përfshirëse dhe radikale,duke kërkuar që gjithçka, që është fyese ndaj Emrit Tim të Shenjtë, tëdeklarohet e pranueshme në sytë e Kishës Sime. Shumë pak klerikë do të luftojnë kundër shkatërrimit për shkak të mëkatittë frikës, por dijeni këtë. Nëse ata marrin pjesë në sakrificat e rreme,sakramentet e rreme dhe mësimet e rreme, që ata më pas do të përpiqen t’iimponojnë mbi ndjekësit e Mi besnikë, Unë do t’i deklaroj ata të padenjë të qëndrojnëmë para Meje.
Shumë nga dëmi, që do të shkaktohet mbi njerëzit ezakonshëm, do të jetë nga duart e atyre që kanë hyrë në Kishën Time me mjete tërreme. Kur ata ju thonë se Trupi Im do tëthotë diçka tjetër sesa Trupi Im fizik, dijeni atëherë se kungimi i shenjtë, qëju do të merrni, nuk do të jetë nga Unë. Ju kurrë nuk duhet t’i lejoni ata tandryshojnë kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë. Do të jetë vetëm atëherë kurEukaristia e Shenjtë të hiqet plotësisht që antikrishti do të hyj në KishënTime dhe ta marri në kontroll. Kjo është dita kur ju do ta dini se bota epolitikës do të bashkohet me kishat Kristjane ngado dhe Unë nuk do të jem më iPranishëm brënda tyre. Megjithatë, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesi dhe prandajdo të jetë Ushtria Ime e Mbetur ajo që do ta mbaj Dritën Time të ndezur dhePraninë Time të gjallë dhe shumë do të duhet të kërkojnë Kishat e fshehura dheata shërbëtorë të Mi që, me Hirin e Zotit, do të arrijnë ta mbajnë Kishën Timetë pacënuar.
Kurrë mosmendoni se biri i Satanait, antikrishti, do të shfaqet në mënyrë agresive aposi një diktator i lig, sepse ai nuk do të jetë stili i tij. Përkundrazi, ai dotë ketë shumë miq.
Ai do të pëlqehet nga shumë qeveri, si dhe nga armiqtë brënda KishësSime, të cilët do të brohorasin me zë çdo lëvizje të tij, deri kur t’i jepet njëpozitë nderi brënda Kishës Sime. Kardinalët, peshkopët dhe anëtarët e tjerë tëKishës Sime do të flasin për të vazhdimisht dhe do ta lavdërojnë atë në leximete tyre. Forca e tij joshëse do të jetë kaq e madhe sa do të jetë hipnotike. Ai,përmes fuqisë supernatyrale të Satanait, do të tërheqi të gjithë ata që marrinvendimet brënda Kishës Sime, deri kur më pas ata do të përkulen para tij sikurtë isha Unë.
Do të jetë përmes klerikëve ambicjozë, që kanë rënënga besimi i tyre, por që, prapë se prapë janë akoma të bekuar me Dhuratën eUrdhërit të Shenjtë, që antikrishti do të fitoj fuqi të mëtejshme. Ai do tënxjerri prej këtyre tradhëtarëve të Mi të gjorë të gënjyer, copëzën e fundit tëfuqisë nga brënda Kishës Sime, deri kur të jetë gati për atë të hyj në të silideri i tyre i ri. Gjatë gjithë kësaj periudhe të errësirës, armiqtë e Mi, menjë mënyrë të butë dhe tërheqëse, do të kenë një aftësi të jashtëzakonshme t’iparaqesin gënjeshtrat si të qëna të Vërteta. Vetëm ata që vazhdojnë të lutenpër mbrojtje dhe që e mohojnë Satanain në çdo mënyrë që ju është mësuar do tëjenë në gjëndje të rrëshkasin nga kthetrat e antikrishtit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: