Jesus2Me top graphics
My Love, once you experience it, will lift your spirit and allow you to feel real love again.

Tani një përpjekje e organizuar për të të heshtur ty, po bëhet nga një fragment i caktuar brenda kishës Sime

e martë, 13 mars 2012 18:30

Bija Ime fort e dashur, sot më në fund e kuptove se sa shumëFjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që është e kundërshtuar por edhe e hedhur poshtë nga anëtarë të caktuartë kishës Sime.

Ata që nuk janë as në gjendje të bien tek këmbët e Mia dhe tëkërkojnë mëshirë, e shpallin veten në gjendje për t’i gjykuar fjalët e Mia tëshenjta të dhëna njerëzimit për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Unë jam një Hyj plot memëshirë, plot me dëshirë për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi dhe jam ingadaltë në zemërim.

Sot, durimi Im u vu në provë pasi një tjetër sulm, këtëherë nga një njeri që pretendon se flet në emrin Tim, u bë për t’i minuar këtomesazhe.

Ti, bija Ime, duke filluar që nga kjo ditë, nuk duhet tëangazhohesh me përfaqësues të tillë pa kërkuar lejen Time më parë. 

Ka tani një përpjekje tëorganizuar për të të heshtur ty, që po bëhet nga një fragment i caktuarbrenda kishës Sime.

Fëmijët e Mi, këto janë kohët ku besimi i ndjekësve të Mimë të flaktë, përfshirë pjesëtarët e Kishës Time, do të vihet në provë në njëmënyrë të paparë që nga kryqëzimi Im.

Ashtu si Unë u trajtovadhunshëm dhe u dënova me vdekje sepse guxova të flas të vërtetën, kur Unë erdhaherën e parë, po kështu, i njëjti trajtim do t’iu rezervohet profetëve të Mideri në Ardhjen Time të Dytë.

Ata do të tallen, do të vihen në lojë dhe do të bëhen të dukenqesharakë kur ta përhapin fjalën Time.

Ata do të akuzohen përherezi nga ata që i shpallin mësimet e Mia por që dështojnë për ta njohurfjalën Time që i jepet botës sot.

Të kini frikë ju që përpiqeni për ta bllokuar rrugën që unë tanie shtroj para jush për të shpëtuar njerëzimin.

Ju do të ndëshkoheni.

Ju do të duhet të përgjigjeni tek Unë për padrejtësitë që ishkaktoni mbi ata që janë të dërguar për ta shpallur fjalën e Hyjit në këto,kohët e fundit.

Refuzojini profetët eZotit dhe ju po refuzoni fjalën e Zotit.

Arroganca juaj po ju verbon ndaj të vërtetës dhe ju nuk e kenitë drejtën të më përfaqësoni Mua.

Ju më fyeni Mua rëndëdhe refuzimi juaj i fjalës Sime të shenjtë më plagos Mua thellësisht.

Unë derdh lot për refuzimin tuaj mizor ndaj Meje ndërsa, në tënjëjtën kohë, ju predikoni një version të shpërlarë të të vërtetës së mësimevetë Mia.

Ju duhet të kaloni kohë tani në Adhurim Eukaristik përpara se tëmund të komunikoni me Mua për të më mundësuar që t’ju udhëzoj për në udhën edijes.

Shqyrtojini arsyet tuaja se pse i refuzoni fjalët e Mia.

A është sepse ju nukdoni ta dëgjoni të vërtetën e përçarjes, që ka për ta mbërthyer KishënKatolike?

A është sepse ju nuk e pranoni se Kisha është e pushtuar ngamashtruesi?

A nuk e kuptoni se e gjithë kjo ka qenë parathënë?

Ju duhet të luteni me qëllim që ta shikoni të vërtetën dhe tëvini tek Unë për udhëzim përpara se të jetë tepër vonë.

Jezusi juaj
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit


Jesusi: “Froni i tij është vjedhur. Por jo fuqia e tij”

e mërkurë, 13 mars 2013 21:20

Bija Ime edashur, Unë jam dënuar me vdekje për herën e dytë.

Fyerja përvendimin e marrë në Rromë, që ju e dëshmuat sot, më copëton Mua në mes.

Kur Unë qëndroja para egzekutuesve të Mi, i akuzuar përherezi dhe që guxoja të flisja të Vërtetën, apostujt e Mi u larguan dhe nukmund të gjendeshin askund. Ata që mëndiqnin Mua dhe që i panonin Mësimet e Mia më tradhëtuan Mua kur Fjala Ime usfidua nga ata me pozitë. Ata filluan të humbasin besimin tek Unë dhefilluan të kishin dyshime për Mua.

Disa ngandjekësit e Mi besuan në krimet e herezisë, për të cilat Unë u akuzova, dheprandaj ata u justifikuan.

Kaq të fuqishëm ishin akuzuesit e Mi –njerëz në vëndet e larta, të veshur me rroba joshëse dhe që ecnin dhe flisninme një farë autoriteti të vërtetë – sa fare pak i dyshonin ata.

Unë hetohesha, sfidohesha, tallesha, poshtërohesha, viheshanë lojë dhe më përqeshnin se flisja të Vërtetën. Njerëzit përuleshin para këtyresunduesve – njerëz me zëra të fuqishëm dhe me një autoritet që kurrë nuk u vu nëpyetje. 

Zëri Im u bë si një përshpërimë në mes ulërimave të akuzuesve të Mi.

 “Heretik” – bërtisninata. Ata thoshin se Unë flisja me njëgjuhë të ligë, se Unë blasfemoja kundër Zotit dhe që Unë doja të shkatërrojakishën e tyre. Dhe kështu, ata më vranë Mua me gjakftohtësi.

Nuk do tëjetë aspak ndryshe kur Unë të përpiqem ta bëj Zërin Tim të dëgjohet tani,

kur Unëmundohem të paralajmëroj të gjithë fëmijët e Zotit për ngjarjet, për të cilatpo të flas ty, bija Ime, gjatë këtyre dy viteve të fundit. Fjala Ime do tëtrajtohet me përbuzje. Fjala Ime do të vihet në pyetje. Dyshimet do të ngrihendhe, përsëri, apostujt e Mi do të vrapojnë duke më lënë Mua tek ujqërit.

Mos u gënjeni,e Vërteta ju është zbuluar.

Unë ju kam thënë, ndjekësit e Mi, se sido të mashtroheni. Kjo do të jetë shumë e vështirë për ju sepse ju do të vini nëpyetje këtë mashtrues që është ulur në Shtëpinë e Atit Tim.

Papa Benedikti XVI Im i dashur ështëpersekutuar dhe është larguar, ashtu si është treguar. Unë nuk e kam caktuarkëtë përson, që deklaron se vjen në Emrin Tim.

Ai, PapëBenedikti, do t'i udhëheqi ndjekësit e Mi drejt të Vërtetës.

Unë nuk ekam braktisur atë dhe Unë do ta mbaj at

ë

 pranë Zemrës Sime dhe do t'i jap atijngushëllimin që i duhet në këtë kohë të tmerrshme.

Froni i tij është vjedhur. Por jo fuqia e tij.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Hyji Atë: Sepse kjo është periudha finale – kapitulli i fundit në përmbushjen e Vullnetit Tim të Shenjtë

e enjte, 13 mars 2014 20:45

Bija Ime e dashur,

Mbrojtja Ime është shtrirë pikërisht tani mbi tëgjithë fëmijët e Mi në botë të cilët më duan Mua. Unë e bëj këtë me bollëk, përshkak të kërcënimeve që njerëzimi do të hasi gjatë kësaj periudhe në histori.

Ju, fëmijëte Mi, duhet të luteni për secilin prej atyre që janë të humbur për Mua.

Unë digjem për ata. Unëe dëshiroj dashurinë e tyre. Unë derdh lotë për ata. Unë pres për ditën kur atata kuptojnë Besëlidhjen Time, e krijuar nga Unë në fillim. Sepse kjo ështëperiudha finale – kapitulli i fundit në përmbushjen e Vullnetit Tim të Shenjtë.Ishte prej Besëlidhjes Sime që Unë i dhashë njeriut kohën e duhur për tëkuptuar dhe për ta njohur veten se çfarë ai është dhe çfarë nuk është. Njeriu ukrijua prej Dorës Sime të dashur, në Imazhin Tim. Unë e vërshova shpirtin e tijme Dashurinë Time. Unë i dhashë atij liri të plotë, përmes Dhuratës Sime tëvullnetit të lirë dhe të zgjedhjes së lirë. Unë kurrë nuk dëshiroja që njeriuta kthente dashurinë e tij nga frika për Mua. Unë vetëm doja që ai të më dontëMua, ashtu si Unë e doja atë. Unë krijova Ëngjëjt e Mi para njeriut, për të mëshërbyer Mua, por për arsye të Dashurisë Sime për ata, edhe atyre gjithashtu,ju dha Dhurata e vullnetit të lirë.

Ishte për shkak të tradhëtisë së Luciferrit qënjeriu pësoi vuajtje. Ai, Luciferri, ishte i dashur dhe i favorizuar nga Unë.Atij i ishin dhënë dhurata dhe fuqi të jashtëzakonshme dhe shumë Ëngjëj shërbeninnën drejtimin e tij. Kur Unë krijova njeriun, Luciferri u tërbua nga xhelozia.Ai nuk mund ta duronte që Unë do t’i doja fëmijët e Mi deri në një shkallë tëtillë të madhe dhe prandaj ai filloi të më ndante Mua nga fëmijët e Mi. Aitundoi Adamin dhe Evën dhe kjo do të thoshte se ata, me vullnetin e tyre të lirë,e mohuan Fuqinë Time dhe menduan – ashtu si bëri dhe Luciferri – se ata do tëmund ta ruanin Fuqinë Time dhe të deklaronin një pjesë të Hyjnisë Sime.

Luciferri, së bashku me ëngjëjt e tij besnikë – të gjithë prej të cilëvekryen ligësira kundër fëmijve të Mi  - atëherëdhe tani – u hodhën në humnerë përjetësisht. Por për shkak të vullnetit të tyretë lirë – e dhënë nga Unë falas dhe me Dashuri për njerëzimin, Unë kurrë nuk ekërkova atë të më kthehej. Prandaj

Unë krijova Besëlidhjenpër t’i fituar shpirtrat e tyre , përmes Planeve të Mia për t’i shpenguar ata.

Ata morën favore të mëdha nga Unë. Unë dërgovaprofetë për t’i paralajmëruar ata nga rreziqet e rënies në tundim të djallit.Unë ju dhashë atyre Dhjetë Urdhërimet për t’i drejtuar ata dhe për t’i ndihmuartë jetonin sipas Vullnetit Tim.

Unë ju dërgova atyre Birin Tim të vetëm, inxjerrë nga Vetë Trupi Im, për t’ju sjellë atyre lirinë nga Ferri.

Ata nuk do ta pranonin atë, por

vdekja e Tij në Kryqishte pika e kthimit në Planin Tim të Besëlidhjes Finale.

Libri i tëVërtetës është pjesa e fundit e Ndërhyrjes Sime, para Ditës Finale, kur Unë ibashkoj të gjithë fëmijët e Mi dhe i kthej në Parajsën, që Unë e krijova përata në fillim.

Ata që e dëgjojnë të Vërtetën dhe që mbeten besnikë ndaj Fjalës Sime tëShenjtë, do të gjejnë favore të mëdha nga Unë. Ata që nuk gjejnë, prapë do tëfavorizohen nga Unë, përmes jetës që bëjnë, dashurisë që ata tregojnë ndaj tëtjerëve dhe prej pastërtisë së shpirtit të tyre. Unë do t’i mirëpres ata, kurata e bëjnë të ditur se e pranojnë Dorën e Mëshirës, që do t’ju shtrihet atyrenga Biri Im.  

Fazafinale e përmbushjes së Besëlidhjes Sime do të jetë e dhimbshme.

Për shkak të influencëssë Satanait dhe djajve të tij, shumë njerëz do të mashtrohen ta adhurojnë atëdhe gjithë shërbëtorët e tij, që ecin mes jush. Unë do ta toleroj vuajtjen eshpirtrave dhe vështirësitë, që do të durohen nga shumë njerëz të pafajshëm,por vetëm për një kohë të shkurtër. Pastaj, Unë do t’i fshij armiqtë e Mi ngafaqja e Tokës. Unë ju premtoj, fëmijë të dashur, se Unë do ta lehtësojdhimbjen, hidhërimin dhe frikën tuaj, duke ju dhuruar Hire të fuqishme dheBekime. Ju do të jeni të mbrojtur nga rrethi i Hierarkisë Sime të Ëngjëjve.

Për të më kërkuar Mua ta heq frikën dhe hidhërimintuaj dhe t’ju dhuroj lirinë nga persekutimi, ju lutem ta recitoni këtë lutje.

Fushata e Lutjes (140) Mbrojtja e Hierarkisësë Ëngjëjve:

Ati më i dashur, Zoti i gjithë Krijimit, HyjiMë I Larti, më dhuro Hirin dhe Mbrojtjen përmes Hierarkisë Tënde të Ëngjëjve. Mëbëj të aftë të përqëndrohem në Dashurinë Tënde për secilin nga fëmijët e Tu,pavarësisht se ata të fyejnë Ty. Më ndihmo të përhap lajmin e Besëlidhjes  Finale për të pregatitur botën për Ardhjen eDytë të Jezu Krishtit, pa frikë në zemrën time. Më dhuro Hiret dhe Bekimet eTua të veçanta për t’u ngritur mbi persekutimin, e shkaktuar mbi mua ngaSatanai, djajtë dhe agjentët e tij në Tokë. Kurrë mos më lejo të trëmbem nga armiqtëe Tu. Më jep forcën për të dashur armiqtë e mi dhe ata që më persekutojnë nëEmrin e Zotit. Amin.

Fëmijë, ju duhet të qëndroni të fortë në këtë kohë.Kurrë mos e dëgjoni urrejtjen dhe helmin, që do ta mbuloj Tokën, për shkak tëinfektimit që do të vij. Kur ju e shpërfillni atë, ju mund të më shërbeni Mua nëmënyrën më të vlefshme, pa ndonjë ligësi në zemrat tuaja.

Pregatituni sepse shumë zemërim do të shpërthej nëbotë, që do të drejtohet tek Unë, Hyji Më I Larti dhe Biri Im i dashur, JezuKrishti. Lutuni për ata që do të zhyten në një hapësirë gënjeshtrash, që nuk dotë sjellin veçse hidhërim për ata.

Qëndroni në Mua, me Mua dhe për Mua.

Ati juaj i dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share