Jesus2Me top graphics
I Am Real. I Exist. I love you and I will never give up My fight to save you so that I can take you, your family and friends to the New Paradise on Earth.

Njeriu po ndëshkohet në këtë Vit të Purifikimit

e premte, 11 mars 2011 15:30

BijaIme e dashur, Purifikimi, i cili do të provohet nga njerëzimi përmes luftërave,tërmeteve, shpërthimeve të vullkaneve, tsunameve, goditjeve të nxehtësisë dherrëshqitjeve të tokës, po vazhdon për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Vetëmata që kthehen tek Unë, Shpëtimtari i tyre Hyjnor dhe tek Krijuesi i tyre, AtiIm, Ati i tyre, mund të shpëtojnë. Kurrë mos e shikoni Atin Tim me frikë sepseAi i do të gjithë fëmijët e Tij. Por Ai do të kryejë ndëshkim për ata qërefuzojnë ta pranojnë Ekzistencën e Tij. Durimi i Tij tani, ndërsa ligësia,mungesa e besimit dhe dashuria e padrejtë e njeriut për vetveten vazhdon, poshkon drejt fundit.

AtiIm i Përjetshëm, Hyji Bërësi dhe Krijuesi i të gjithëve, i do të gjithë fëmijëte Tij me një butësi që prindërit e ndjejnë për fëmijët e tyre. Por tamam siprindërit, siç veprojnë prindërit e përgjegjshëm, fëmijët e tyre ndëshkohen,nëse ata kryejnë veprime që janë agresive, ose të papranueshme. Po ashtu taniZemërimi i Atit Tim do të lëshohet në botë në këtë kohë. Ky, bija Ime, ështëashtu siç të kam thënë Viti i Purifikimit.

Njerëzitkudo do ta kuptojnë se këto ngjarje nuk janë të natyrshme. Ato janë tëshkaktuara nga ndërhyrja Hyjnore për ta bërë njeriun që ta kuptojë, më në fund,të Vërtetën e Shkrimit të Shenjtë.

Lutuni, lutuni përkonvertim.

Jezu Krishti juaj i dashur



Nëna e Shpëtimit: Ata do të paraqesin një libër të ri të kuq, me kokën e bricjapit të gdhëndur nga branda kapakut të tij

e martë, 11 mars 2014 20:39

Bija ime e dashur, kur unë linda Birin tim, kjo dotë thoshte se unë jo vetëm që solla Birin e njeriut, Shpëtimtarin e botës, porgjithashtu solla një fillim të ri. Bota u shpengua prej lindjes së Birit tim tështrenjtë dhe njerëzimit ju dha një Dhuratë shumë e veçantë. Kjo Dhuratë urefuzua, por njerëzimi akoma përfiton sot, sepse shumë e kanë pranuar të Vërtetën.

Sir John Lavery 'Miss Auras, The Red Book' (detail) c_1892

Lindja eBirit tim lajmëroi lindjen e Kishës së Tij në Tokë, pasi të dyja lindën prejmeje, një shërbëtore e thjeshtë e Zotit.

Do të jem unë, gruaja e veshur me djell,ajo që do të dëbohem nga gjarpëri, së bashku me Kishën e Birit tim, në shkretëtirë.Çdo gjurmë e imja, e Nënës së Zotit, dotë fshihet. Shfaqjet, që më referohen mua, do të vihen në lojë dhe njerëzit dotë udhëzohen, nga armiqtë në Kishën e Birit tim, t’i refuzojnë të gjitha të vërtetate shoqëruara me ato. Pastaj, Kisha e Birit tim do të hidhet poshtë, sëbashku me ata që janë ndjekës të vërtetë të Krishtit. Meshat e Shenjta do të ndalojnë dhe ndërsa e gjithë kjo vazhdon,gjarpëri do t’i shpërndaj shërbëtorët e vet dhe ata do të deklarojnë vëndet etyre në çdo kishë Kristjane. E tillë do të jetë shkalla e këtij pushtimi sashumë njerëz, besimtarë të vërtetë, do të jenë kaq të habitur sa do të jenë tepërtë friksuar të ngrihen dhe të kundërshtojnë shkatërrimin që ata do të dëshmojnë,nga frika për jetën e tyre.

Gjatë kësaj kohe, Ushtria e Mbetur e Birit tim do tëmblidhet në çdo vënd, në mbarë botën, dhe do të udhëheqi të humburit dhe tëçorjentuarit, gjatë kësaj periudhe të tmerrshme të infektimit. Kësaj Ushtrie do t’i jepet fuqi e madhe mbitë ligun, që do të dëshmohet në ato që dikur ishin Kishat e Birit tim. MeFuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ata do të predikojnë të Vërtetën – Ungjillin e Vërtetë– Fjalën e Vërtetë, e dhënë botës në Biblën e Shenjtë. Bibla do të ndryshojhaptasi, nga mashtruesit në kishat Kristjane dhe ata do të vënë në pyetje çdo Mësim,që paralajmëron për rrezikun e mëkatit. Ata do ta shtrëmbërojnë përmbajtjen esaj dhe ata do të paraqesin një libër të ri të kuq me kokën e bricjapit të gdhëndurnga brënda kapakut të tij, e fshehur brënda simbolit të kryqit.

Ndaj botës së jashtme të jobesimtarëve, kjo do tëshfaqet të jetë një revolucion dhe i tillë, që do t’i tërheqi ata dhe do t’i përshtatetatyre që e refuzojnë Egzistencën e Zotit. Festime të mëdha do të fillojnë nëshumë vënde. Ato do të bëhen festimet e lirisë, nga të gjitha detyrimet morale,në emër të bashkësisë globale dhe një festim i të drejtave të njeriut.

Drita e Pranisë së Birit tim do të mbahet lart, sinjë fener, nga ata që do të udhëheqin Ushtrinë e Mbetur të Birit tim. Kjo Dritëdo të vazhdoj t’i tërheqi shpirtrat, ngado, pavarësisht nga përhapja epaganizmit përgjatë të gjitha kishave, besimeve, me përjashtim të dy dëshmitarëve– Kristjanëve dhe Çifutëve, të cilët do të qëndrojnë besnikë ndaj Vullnetit tëZotit.

Pastaj,kur Dita e Madhe të agoj dhe pasi tre ditët e tmerrshme të errësirës të kenëmarrë fund, një Dritë e madhe do të shfaqet mbi Tokën. Kjo Dritë do të rrethojBirin tim dhe djellin, që do të jetë në focën e vet më të madhe, do të zbresinmbi botë – të dy në të njëjtën kohë.

As edhe një person i vetëm nuk do të shpëtoj pa eparë këtë spektakël të mbinatyrshëm. 

Britma e njoftimit do të dëgjohet nga tëgjithë përmes çdo lloj forme të komunikimit e njohur nga njeriu. Për këtëarsye, të gjithë do të presin një ngjarje të madhe, por ata nuk do ta dinë kohën,orën apo datën. Dhe pastaj ata, emrat e të cilëve janë shënuar në Librin e tëGjallëve, do të mblidhen.

Lutuni, lutuni, lutuni që bota të mos e refuzojpregatitjen, që kërkohet para se njerëzimi të mund të shikoj Dritën e Fytyrëssë Birit tim.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share