Jesus2Me top graphics
Don’t you know how much I love you? How much you are protected under the Power of your Divine Saviour, who has promised the world salvation?

Fjalë Qetësuese për ata që i vënë në pyetje këto mesazhe

e diel, 6 mars 2011 15:00

BijaIme, qëndro e fortë. Ti nuk duhet ta torturosh veten duke lexuar komentet nëInternet, të cilat vërtetojnë urrejtjen që shumë, shumë nga fëmijët e Mindjejnë kundrejt Meje. Refuzimi Im nuk filloi dhe mbaroi me Kryqëzimin Tim. Aivazhdon sot si rezultat i drejtpërdrejtë i urrejtjes së përhapur nga Satanipërmes fëmijëve të Mi. Ti do të vuash në Emrin Tim, po ashtu edhe ndjekësit eMi të dashur që guxojnë të më mbrojnë Mua. Kjo, bija Ime e dashur, nuk është ere. Thjeshtë është tronditëse për ty për ta parë.

Madjeedhe ata prej ndjekësve të Mi që pohojnë se besojnë tek Unë do ta kenë tëvështirë t’i përtypin këto Mesazhe. Me kalimin e kohës, kur prova të jetëzbuluar, të gjithë ata që deklarojnë se më urrejnë Mua do t’i ri-vlerësojnëpikëpamjet e tyre. Disa do të qajnë kur ëmbëlsia e së Vërtetës t’ju tregohetatyre. Të tjerë akoma do të pyesin dhe do të pyesin, sepse ata bëjnë gabimin sepërpiqen të arrijnë në vendimin e tyre përmes arsyetimit njerëzor.

Shkonitani, lutuni për të gjithë ata që i vënë në pyetje këto Mesazhe. Është e drejtëqë ata ta bëjnë. Sepse ata që vijnë në Emrin Tim, duhet ta pranojnë se ata dotë sfidohen, dhe me të drejtë. Prandaj, të gjitha mesazhet duhet të shikohen mekujdes.

Shkotani në paqe dhe me dashuri. Dhe dije se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi,përfshirë ata që pohojnë se më urrejnë Mua.

Shpëtimtari juaj idashur, Jezu Krishti.

Gjykatës i gjithë njerëzimit



Shikoni tani, ndërsa njeriu i paqes do t’i paraqitet botës

e martë, 6 mars 2012 15:20

Bija Ime fort e dashur, ti duhet të vazhdosh t’i zbatoshudhëzimet e Mia të shenjta dhe mos lejo njeri të të ndalojë në këtë mision,edhe pse do të vazhdosh të sulmohesh nga të gjitha anët.

Kurrë mos e dysho fjalën Time, edhe kur nuk e kupton se çfarë dotë thonë mesazhet e Mia.

Gjithçka që ty po të jepet për botën që ta dëgjojë, ka qenë parathënëbija Ime.

Është vetëm se njerëzimit i duhet ta kuptojë se çfarë përmbanLibri i Gjonit (Zbulesa).

Të gjitha gjërat e parathëna duhet të ndodhin.

Shikoni tani, ndërsanjeriu i paqes do t’i paraqitet botës.

Ai do të duket sikur posjell paqen në Lindjen e Mesme.

Kjo do të jetë një paqe e rreme dhe është një maskë përmashtrimin që ai paraqet, me qëllim që ta mbulojë arsyen e vërtetë të kësajgënjeshtre që po kryhet tani.

Lutuni për ZëdhënësinTim të Shenjtë, Papa Benediktin XVI, sepse ai do të pësojë një persekutim tëtmerrshëm. Kjo kohë është afër tani.

Lutuni të gjithë ju sepse lutjet tuaja do ta zbusin ashpërsinë ekëtyre kohëve, të cilat mund të lehtësohen.

Nuk dihet shumë, bija Ime, rreth kohëve të fundit.

Shumë janë të frikësuar dhe kështu do të jetë, por vetëm nëseshpirtrat e tyre janë të papastër.

Për ata prej jush qëjeni në dritën e Hyjit ju keni shumë të mira përpara sepse kjo do të thotëheqje e mëkatit nga toka.

Më në fund bota do të shfaqet me një fillim të ri të mbushur medritën Time hyjnore.

Nuk ka shumë kohë përpara se këto gjëra të ndodhin.

Gjithçka që ka rëndësi është se të gjithë fëmijët e Hyjit do tashohin të vërtetën në kohën e duhur dhe do të kthehen në besim.

Përndryshe ata nuk do të jenë pjesë e Qiellit të Ri dhe Tokës sëRe, të cilat do të bashkohen për t’u bërë një.

Sepse atëherë Unë do tëvij për të gjykuar.

Prandaj vetëm ata që më pranojnë Mua, Shpëtimtarin e tyre, JezuKrishtin, dhe Atin Tim të Përjetshëm, do të kenë jetën.

Lutuni për të gjithë shpirtrat. Kjo përbën gjithçka për të cilënju duhet të përqendroheni pikërisht tani dhe të keni besim të plotë tek Unë.

Jezusi juaj


Jesusi: “Shumë nga ju do ta refuzojnë këtë Thirrje nga Qielli nga frika”

e mërkurë, 6 mars 2013 9:45

Bija Ime e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë atyre në botëqë besojnë tek Unë, Jesu Krishti, të dëgjojnë.

Sa shumëprej jush do ta kenë të vështirë të pranojnë vuajtjen që do t'ju duhet të durojnënë Emrin Tim.

Deri tani, vuajtja juaj ka qënë e kufizuar deri tek pikëllimiqë keni ndjerë në shpirtrat tuaj për mëkatet e njeriut dhe për Sakrificën që Unëbëra për të shpëtuar njerëzimin nga ligësia e vet. Tani, ju do të talleni përBesimin tuaj dhe do të bëheni me turp që mbështesni Mësimet e Mia dheLigjet e Zotit.

Shumë nga ju do ta refuzojnë këtë Thirrje nga Qielli ngafrika.

Të pranohet se Unë tani po komunikoj mebotën, për ta pregatitur atë për Ardhjen Time të Dytë, nuk është diçka që njerëzitmund ta pranojnë lehtë. Sepse kush është profeti Im? Dhe kush janë ata që erdhënpara saj në Emrin Tim? Nga e dini se ajo flet të Vërtetën me kaq shumë profetëtë rremë dhe mashtruesa që ju ngatërrojnë? Kurrë nuk ka qënë një profet, i dërguarnga Qielli që nuk ka pësuar tallje, abuzime, tortura dhe mizori. As edhe një.Shumë prej tyre u vranë.

Ti mund të sigurohesh se kur frytet e Punës Sime, edhënë profetëve të tillë, rezultojnë në lutje dhe konvertim, atëherë ata janë dërguarnga Zoti, në botë, për të pregatitur fëmijët e Tij, që ata të kthehen tek Ai.

Dijeni se profetët e Mi të vërtetë do t'i bëjnë ballë testittë kohës dhe për ata që i shpërfillin Mesazhet që i sjellin rracës njerëzore,do të ketë britma dhe kërcitje dhëmbësh. Kurju e sulmoni Fjalën Time të Shenjtë, e dhënë një profeti të vërtetë, ju ndërhyninë Vullnetin e Zotit. Ju mund të mos ndjeni aspak turp tani. Ju mund të besoni se po e mbroni FjalënTime kur ju sulmoni profetët e Mi, por me kalimin e kohës dëmi që bëni ndaj këtij,Misionit Tim të fundit në tokë, kur t'ju zbulohet, do t'ju sjelli frikë tëtmerrshme dhe hidhërim.

Nëse më doni Mua, ju duhet t'i mbani sytë hapur dhe të lexonime kujdes udhëzimet e Mia. Nëse nuk i kushtoni vëmëndje paralajmërimeve të Mia,që ju jepen prej Dashurisë së Zotit, ju do të refuzoni të Vërtetën. E Vërtetavetëm mund t'ju shpëtoj ju. E Vërteta është oksigjeni që ju duhet për të shpëtuarjetën e shpirtit tuaj. Pa të Vërtetën ju nuk do të më shikoni Mua qartë, asedhe nuk do të jeni të aftë të bëni zgjidhjet e duhura. Kujtoni se Unë Jam e Vërteta.Pa Mua, ju nuk do të keni jetë.  

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


E gabuara do të shihet si e drejtë dhe e drejta do të shihet si e gabuar

e enjte, 6 mars 2014 13:45

Bija Ime e dashur, kur njerëzit i inkurajojnë tëtjerët të mëkatojnë, ata e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme, të cilat nuk mundtë jenë të dukshme.

Tundimi për të mëkatuar është joshës dhe viktima dota ketë gjithmonë të vështirë të largohet. Në rastin e vjedhjes, mëkatari do tëtërhiqet pas çmimit të madh, që do do t’i takoj atij, nëse ai bie dakord tëvjedhi. Në rastin e sulmit fizik dhe dëmit në trup i shkaktuar mbi një tjetër,viktima do të joshet nga urrejtja, e shfaqur atij si të jetë një gjë e mirë. Aido të bindet se ai thjesht është përfshirë në një ndëshkim, që është i nevojshëm,në emër të drejtësisë. Në raste të tjera, viktima do të tërhiqet drejt kryerjessë mëkatit dhe nuk do të shikoj asgjë të gabuar me të, sepse joshja do të jetëkaq interesante.

Archangel Michael defeats Satan - Guido Reni (1575–1642)

Mëkati dhe tundimi për t’u përfshirë në veprimgjithmonë do të paraqitet si të jetë një gjë e mirë, e padëmshme, dhe në shumëraste do të mendohet të jetë e drejtë. E gabuara do të shihet si e drejtë dhe edrejta do të shihet si e gabuar. Çdo gjë në të cilën Satanai është i përfshirë,dhe në veçanti kur ai e tundon njeriun, me çdo arsye të besueshme, për t’ikthyer shpinën Zotit, do të jetë e mbrapshtë. Kudo që Satanai është i pranishëm,do të ketë rrëmujë. Asgjë nuk do të jetë ashtu si duhet. Asgjë e mirë nuk mundtë vij nga infektimi i tij. Shpirtrat që marrin pjesë në intrigat e tij, gjatëdhe pas mëkatit që kanë kryer, vuajnë nga një ndërgjegje e trazuar thellë. Mësimii rëndësishëm këtu është që të shmangni situatat ku ju përballeni me tundimin. Përta bërë këtë, ju duhet të luteni për forcën për të qëndruar në gjëndjen eHirit.

Asnjë njeri të mos besojë ndonjëherë se aika mjaftë forcë për t’i bërë ballë presioneve të vendosura mbi të nga shpirti ilig.

Kur ju e besoni këtë, ju dotë bini menjëherë dhe papritur. Ju duhet të qëndroni vigjëlentë, çdo minutë të çdodite, sepse ju kurrë nuk e dini kur i ligu është duke punuar. Ai është shumëdinak dhe shumë i kujdesshëm. Sepse shumë, nuk e kanë fare idenë se si Satanaipunon, por një gjë është e qartë. Ai nuk do t’ju sjelli asgjë veç mizori dhehidhërim.

Prandaj, ju duhet të bëni çdo ditë lutjen e Shën Mikelit.


O Shën Mikel Krye-Ëngjëll,na mbro në  beteja, bëhu mbrojtja jonëkundër ligësive dhe kurtheve të djallit. Po të lutemi me përvujtëri që Hyji taushtrojë pushtetin e Vet mbi të, e ti, o Princi i Ushtrive Qiellore, me Fuqinëe Hyjit, hidhe në Ferr Satanain dhe të gjithë shpirtrat djallëzorë që sillennëpër botë për të dëmtuar shpirtrat e njerëzve. Amin.

Satanaidhe çdo djall, që endet në Tokë, janë duke punuar, shumë fortë, për t’jularguar nga Unë në këtë kohë – më shumë se ndonjë herë tjetër që nga koha kurUnë eca në Tokë.

Ju duhet t’i mbani sytë tek Unë dhe të më dëgjoni Mua, me qëllim që Unëtë mund të vazhdoj t’ju mbroj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share