e enjte, 3 mars 2011 23:00
Obijë e dashur, Unë e mirëpres me kënaqësi vëmendjen tënde këtë mbrëmje. Mungesajote më ka shkaktuar Mua dhimbje deri diku, por Unë e dija se ti do tëktheheshe tek Unë së shpejti.
Tëlutem dëgjo me kujdes. Ndërsa Unë kuptoj se je e zënë me jetën tënde, ti duhetta kuptosh urgjencën e plotë të këtij Mesazhi. Fjala Ime po të jepet ty nëepokën më historike që nga fillimi. Sepse është në këtë kohë që bota do tëpërjetojë tani ndryshimet e pa para ndonjëherë nga njerëzimi deri tani.
Bëhunigati tani, fëmijët e Mi, kudo që të jeni në botë. Sepse shumë shpejt, një ngaDhuratat më të çmuara, prej Mëshirës Sime, do t’i jepet secilit prej jush.Paralajmërimi Im, që ju jepet, do të përhapë konvertimin kudo. Kur kjo tëndodhë, pas atij momenti në kohë kur Toka do të qëndrojë e palëvizur, Dashuriapërmes pranimit të së Vërtetës, do të përhapet.
Ndjekësite Satanit do ta kenë të vështirë ta mbrojnë sjelljen e tyre djallëzore, përparadashurisë dhe dritës që do të ndriçojë nëpër ju. Por edhe pse ngjarja e madhe,e cila do t’ju tronditë, do të sjellë shumë konvertim, ju prapë duhet të jenitë përgatitur për të.
Pranojenise kjo profeci do të ndodhë. Fare pak do ta mohojnë atë gjatë saj dhe më pas.Prapë shumë do të vazhdojnë akoma të largohen nga Unë. Persekutimi i Madh do tëvijoj më pas.
Priftërinjtë do tëvuajnë
UshtriaIme e ndjekësve do të ngrihet me trimëri dhe do ta mbrojë Ekzistencën Time.Megjithatë edhe ata që ju më pak e prisni, përfshirë drejtuesit e kishës Simetë Krishterë, do të mbajnë anën e të ligut dhe parazitëve të tij. Ata do tëjoshen për shkak të dobësisë së tyre në besim. Ju do të shikoni se ata zëdhënëstë Mi të shenjtë, shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë, do të duhet ta mbrojnëbesimin e tyre. Egërsia, që do të tregohet ndaj tyre, do të jetë e ngjashme meatë që Unë durova nga ekzekutuesit e Mi. Dëgjojeni këtë të gjithë ju që mëndiqni Mua. Mos u tundoni të ndiqni udhën e tradhtarëve, edhe nëse jeni tëfrikësuar. Kurrë mos i besoni premtimet e tyre të rreme. Të jeni trima. Lutunipër forcë.
Persekutimi nuk do tëzgjasë shumë
Qëndronitë fortë, besimtarë, sepse edhe ata më pranë jush do të largohen nga Besimi. Jumund ta gjeni veten të izoluar, të tallur dhe të përbuzur publikisht.Shpërfillini ngacmimet e tyre. Unë do t’ju drejtoj të gjithë dhe do t’ju mbroj,sepse kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Vuajtja më e dhimbshme që ju do tëpërjetoni do të jetë mos-besnikëria e tyre ndaj Meje, ndaj të Vërtetës.
Vendet jo të Krishterado të ushtrojnë kontroll
Lutjamund të ndihmojë në dobësimin e disa nga ngjarjet katastrofike, që do tëshfaqen. Persekutimi, që do të bjerë mbi ata prej jush që besojnë tek Unë dheAti Im i Përjetshëm, do të jetë nga vendet që janë të zbrazur nga dashuria.Dashuria për Hyjin. E vetmja dashuri që ata mbajnë në zemrat e tyre është përpushtet mbi kombet me më pak fat. Kontrolli është qëllimi i tyre kryesor.Lavdia, dhe ndjekja për pasuri dhe zotërime mbi ju, vendin tuaj dhe ata prejjush, që refuzojnë të më mohojnë Mua. Dorëzohuni, fëmijët e Mi, dhe ju do takeni shumë të vështirë të riktheheni dhe t’i ripërshkoni gjurmët tuaja drejtMeje. Kjo do të kërkojë guxim të jashtëzakonshëm përballë kundërshtimit tëfuqishëm, por ju do të fitoni. Nëse ju vuani për shkak të pasionit që ju ndjeninë zemrat tuaja për dashurinë ndaj Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, atëherë ju dota pranoni këtë me gëzim në shpirtrat tuaj.
Ngritja e diktatorëvetë rinj
Ndryshimetë papritura në situata globale, që deri tani janë dukur si trazira të vogla,tani do të dalin në pah si luftëra gjithëpërfshirëse. Luftërat do të çojnë nëmungesën e ushqimit. Demokracia do të zvogëlohet me shpejtësi dhe diktatura tëliga do të ngrihen. Megjithatë, këto diktatura do të jenë shumë të kujdesshmepër mënyrën se si ato do të perceptohen. Ata do të vijnë si negociatorë tëpaqshëm dhe si “shpëtimtarë”. Në shpërblim për ushqyerjen e gojëve tuaja ata dotë kontrollojnë pronësitë tuaja, të cilat më pas do të bëhen të tyret. Juve dot’ju duhet të merrni leje për të ushqyer familjet tuaja. Për të udhëtuar dot’ju duhet një formë e veçantë identifikimi dhe do t’ju kërkohet të pranonishenjën – shenjën e bishës. Vraponi, fëmijët e Mi. Fshihuni. Sepse kjo nukështë e gjitha. Ata do t’ju diktojnë se si të luteni sepse nuk është tek Hyjiqë ata mbështeten. Këta, fëmijët e Mi, janë ushtritë e Satanit, dhe ata duan tëvjedhin shpirtrat tuaj.
Ataprej jush që besojnë tek Unë, përgatituni. Kthehuni tek kishat tuaja menjëherë.Lutuni tek Hyji Ati i Përjetshëm. Mblidhuni në grupe dhe lutuni, lutuni,lutuni. Kërkoni falje tani, që kur të dëshmoni Paralajmërimin ju ta pranoni, mepërulësi, gjendjen e shpirtit tuaj. Ju nuk do të keni asgjë për t’u frikësuar.
Lutunigjithashtu, për familjet dhe miqtë tuaj, fëmijët dhe fqinjët tuaj. Të gjithëata duhet të përgatiten. Sa shumë do të kthehen atëherë kur ata të dëshmojnë tëVërtetën e Ekzistencës Sime. Sa shumë nuk do të jenë në gjendje t’i bëjnë ballëtronditjes kur ata ta shikojnë se sa më kanë fyer Mua. Të tjerë thjeshtë nuk doduan t’ia dinë. Orët po trokasin tani.
Më kërkoni Mua t’jundihmoj
Shenjat,të cilat të gjitha kanë qenë parathënë, janë përreth jush, fëmijë. Shikojiniato dhe pranojini ato për çfarë janë. Trazira. Tërmete. Përmbytje. Ndryshimeklimatike. Ato tani do të përshkallëzohen. Paraja tani po rrallohet po ashtuedhe ushqimi juaj. Mos besoni se gjithçka është e humbur, sepse kur të mëkërkoni Mua ndihmë, lutjet tuaja do të marrin përgjigje. Unë do t’ju mbaj tëgjithëve për dore dhe do t’ju ndihmoj përgjatë kësaj rrëmuje. Por ju duhet t’ihapni zemrat tuaja. Bllokoni çdo përpjekje për t’ju joshur që të futeni në planete të ligut. Ruajeni pastërtinë e zemrës dhe të mendjes. Të jeni të përulur nësjelljen tuaj. Por kurrë të mos keni frikë të mbroni të drejtën tuaj për tëbesuar tek Unë.
Koha për të përgatiturshpirtrat tuaj
Kohaështë gati. Shkoni tani, fëmijët e Mi, dhe përgatiteni shpirtin tuaj. Kërkoni,përmes Sakramenteve, hiret që ju duhen për ta shenjtëruar shpirtin tuaj. Pastajmë kërkoni Mua t’ju marr në Krahët e Mi dhe kërkoni shpëtim. Dashuria dheDhembshuria Ime për secilin prej jush është përtej njohurisë suaj.Paralajmërimi, një nga Dhuratat më bujare që Unë mund t’ju jap të gjithë juvepërpara se gjykimi final të ndodhë, duhet të mirëpritet nga ju. Të jenimirënjohës që po ju jepet kjo Dhuratë e mrekullueshme. Sepse kur konvertimi tëndodhë në çdo skaj të botës, ju atëherë do të jeni me të vërtetë gati përQiellin dhe Tokën e Re, të cilët atëherë do të shkrihen si një – Parajsa Imedhe trashëgimia e lavdishme që secilit prej jush i takon ta ndajë – nësevendosni të bëni kështu.
PrisniParalajmërimin Tim tani, fëmijët e Mi. Sepse koha po afrohet shumë pranë tani.
Shpëtimtari juaj i dashur, Gjykatësi i Drejtë dhe iMëshirshëm Jezu Krishti
e diel, 3 mars 2013 11:45
Bija Ime e dashur, mos u trëmb nga sulmet, që janë shtuarkundër teje, sepse Unë Jam me ty n
ë
çdo sekondë për të bërë më të fortë. Metrishtim të them se ti do të pësosh shumë abuzime gojore, për shkak të kohës sëkëtij Planit Tim të Shpëtimit.
Sepse kjo është koha, në të cilën, jo vetëm Katolikët ezjarrtë do të testohen në besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj Meje, por do tëjetë një nga sprovat më të mëdha p
ë
r të gjithë Kristjanët në çdo pjesë të botës.
Atyre që të akuzojnë ty për herezi, Unë ju them këtë. Unë,Jesu Krishti, kurrë nuk gënjej, sepse Unë Jam e Vërteta. Unë kurrë nuk do t'jumashtroja, sepse kjo nuk do të ishte e mundur. Dijeni se Kisha është Trupi Im.Kisha Ime në tokë do të sulmohet dhe kjo do të thotë se Trupi Im do të Kryqëzohetpërsëri, ashtu si është thënë. Me këtë, Unë dua të them, se Trupi Im nuk do tëjetë më I Pranishëm, në momentin që Eukaristia e Shenjtë është hedhur poshtënga ministrat në Selinë e Shenjtë të Rromës. Kjo do të bëhet një realitet dheju duhet t'i ktheni shpinën.
Unë ju kërkoj të luteni për tëgjithë fëmijët e Zotit – të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë, p
ë
rfshi edheprofetët e rremë të gabuar. Megjithatë, Unë kurrë nuk do t'ju kërkoja tëluteni për antikrishtin, sepse kjo nuk është e mundur.
Zgjohuni, të gjithë ju, dhe dëgjoni atë që duhet t'ju them Unë.Ju nuk duhet të shkaktoni panik, dëshpëroheni apo të humbni shpresë, sepse kyturp do të jetë vuajtja finale, që fëmijët e Zotit do të duhet të dëshmojnë dhetë durojnë para se Unë të vij përsëri.
Ajo do të jetë dita e Lavdisë së Madhe, Gëzimit të Madhe dheArdhja Ime do të sjelli fundin e të ligut, që e ka dëmtuar tokën.
Në vënd tëfrikës, gëzoni. Ju duhet të prisni me padurim Ardhjen Time të Dytë, sepse Unësjell me Vete, Parajsën e Re, që ju është premtuar.
Kur të mbani Kryqin Tim, do të jetë gjithmonë e vështirë.Kohët që ju po jetoni tani, sjellin me vetë një formë kryqëzimi, të cilin shumënga Kristjanët do ta kenë të vështirë ta durojnë – kaq e madhe do të jetëdhimbja e tyre.
Ata shpirtra të gjorë, që nuk besojnë se Unë flas të Vërtetën,përmes këtyre Mesazheve, duhet ta pyesin veten për këtë. A besoni në Biblën eShenjtë dhe profecitë e deklaruara brënda kapakëve të tyre? A besoni nëantikrishtin dhe zbulimet rreth mashtruesit të rremë i cili do të zërë Fronin ePiterit me anë të mënyrave dinake? Nëse besoni, atëherë pranojeni se kjo ështëkoha që këto ngjarje të shfaqen para syve tyaj. Nuk është për të ardhmen – pondodhin tani. Pranojeni këtë me kurajo dhe ejani tek Unë me besim të plotë,sepse Unë ju dua. Unë dua që ju t'i mbani sytë hapur. Ju nuk duhet të largoheninga e Vërteta.
Urrejtja tanika filluar. Kur ju e refuzoni Kupën Time, ju më pengoni Mua të shpëtojshpirtrat që më duhen për të përfunduar Besëlidhjen e premtuar Atit Tim.
Unë ju bekoj. Unë pres me dëshirë që të hapen zemrat tuajadhe Unë t'ju marr në Mbretërinë Time të Lavdishme.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e hënë, 3 mars 2014 23:37
Bija Ime e dashur,
mendoni për Mua, me dashuri në zemrën tuaj, sepse ështëvetëm përmes Dashurisë që Unë komunikoj me botën, përmes Librit të së Vërtetës.
Me Urdhërine Atit Tim, Unë mbledh të gjithë fëmijët e Tij të shtrenjtë, në një me Atë dhenë Të. Është Dashuria, ajo që e lejon këtë Ndërhyrje Hyjnore.
Ati Im duron Dhimbje,Zemërim, Padurim dhe Shqetësim, për shkak të njollës së mëkatit, që i njollosshpirtrat e secilit nga fëmijët e Tij. Por është Dashuria e Tij e përjetshme përtë gjithë ju, që e mban të ndezur Dritën e Zotit në Tokë.
Pa këtë Dritë, do të ketë vetëm errësirë, jo vetëm të shpirtit, por edhevetë në Tokë. Drita nuk do të egzistonte. Djelli nuk do të ndriçonte, as hënanuk do të shkëlqente natën. Yjet do të zhdukeshin. Por, të gjitha këto Dhuratambeten në vënd prej Dashurisë së Zotit.
Kur kjo Dashuri ështëkthyer, ajo sjell gëzim të madh tek Ati Im, sepse Ai e di se menjëherë sashpirti i dashurisë është i pranishëm tek shpirtrat, ajo mund të mposhti gjithëerrësirën e shpirtit.
Dashuria mund të mposhti çdo vuajte e pësuar ngarraca njerëzore. Dashuria për njëri tjetrin do ta shkatërroj të ligun. Dashuriapër Zotin do ta shkatërroj fuqinë e Satanait mbi njeriun. Besnikëria ndaj Urdhërimevetë Zotit do ta përsosi shpirtin dhe, si pasojë do ta shpëtoj rracën njerëzorenga dëbimi dhe nga ndarja nga Zoti.
Kur Drita e Zotit ruhet në zemrat tuaja dhe Dashuria e Zotit për njëritjetrin është e pranishme në shpirtrat tuaj, atëherë çdo ligësi mund dhe do tëmposhtet. Kur ju e doni Zotin, ju do të ndjeni një paqe të thellë brënda jush,sepse kur ju e tregoni dashurinë tuaj për Atë, Ai do t’ju mbushi me Hiret eTij. Ju gjithmonë duhet të ngushëlloheni në Dashurinë e fuqishme, që Zoti mbannë Zemrën e Tij për secilin prej jush.
Kushdo që ju jeni, çfarëdohidhërimi ju mund t’i keni shkaktuar Atij dhe pavarësisht se sa të liga janë mëkatettuaja, Ai do t’ju fali – gjithmonë. Ajo që ju duhet të bëni është t’i thërrisniAtij, duke më kërkuar Mua, Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, për të ndërhyrënë emrin tuaj përmes pajtimit.
Ejani tek Unë me lutjen tuaj dhe thoni: “Jezus, më merr nën Mbrojtjen Tënde tek Atiim dhe më sill Shpëtimin e Përjetshëm.”
Kur ju vini tek Unë me pendesë të vërtetë nëshpirtin tuaj, e juaja do të jetë Mbretëria e Qiellit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: