Jesus2Me top graphics
My Heart embraces you, My cherished and loyal disciples. I love you. I Am with you now, in a way, which you will find hard to deny.

Jesusi: “Eukaristia Ime e Shenjtë duhet të vazhdoj të merret nga ju. Ju nuk duhet të ndaloni Sakrificën tuaj ditore, pasi nuk do të jeni ju ata që do të detyrohen të marrin këtë vendim”

e mërkurë, 27 shkurt 2013 15:30

Ju kurrë nukduhet ta braktisni Kishën që Unë i dhashë botës,

e cila ështëbazuar mbi Mësimet e Mia, dhe Sakrificën e vdekjes Sime në Kryq, që ju ështëdhuruar me Dhuratat më të Shenjta.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeniKisha Ime. Priftërinjtë dhe klerikët e Mi të dashur, të bekuar me Dhuratën eShpirtit të Shenjtë, kurrë nuk do të më braktisin Mua. As edhe nuk do t'jubraktisin juve. Dhe prandaj, Kisha Ime do të jetoj, pasi ajo kurrë nuk do të vdesi.Kisha është Trupi Im në tokë, dhe për këtë, ajo kurrë nuk mund të shkatërrohet.Ajo do të goditet, torturohet dhe përbuzet dhe pastaj do të hidhet në shkretëtirëpër të vdekur. Në kohën kur çdo përpjekje për të shkatërruar çdo copës tëfundit të jetës së saj do të bëhet nga armiqtë e Mi, Kisha Ime do të ngrihet përsëri.Por dijeni, ajo kurrë nuk do të vdesi, edhe pse mund të duket se është kështu.

Kisha Ime në tokë do të zvogëlohet në numër dhe do të bëhet,edhe pse jo për fajin e vet, ushtria e mbetur.

Famulltari Im I Vërtetë, i shpërfillur,do të përpiqet për të udhëhequr fëmijët e Zotit sipas mundësisë së tij më tëmirë. Do të jem Unë, Jesu Krishti, që do t'ju udhëheq, do t'ju ngre dhe dot'ju shpëtoj nga e liga që do t'ju imponohet; një ligësi e cila do të ketë njëfund të papritur dhe të tmerrshëm, për të gjithë ata që mbajnë anën eantikrishtit dhe skllevërve të tij.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Dashuria dhe vetëm Dashuria vjen nga Zoti. Urrejtja vetëm vjen nga Satanai. Nuk ka të ndërmjetme

e enjte, 27 shkurt 2014 14:48

Bija ime, ka shumë urrejtje kundër këtij Misioni të Shpëtimit, sepse iligu nuk do të humbasi asnjë shpirt ndaj Zotit.

Kur Zoti flet përmes njëprofeti, ajo krijon zemërim në Ferr. Çdo përpjekje bëhet nga i ligu për tëheshtur Fjalën e Zotit, në këto rrethana. Ai, Satanai, do të  bëj gjithçka të mundur për të helmuar njerëzitkundër gjithçkaje, që do të shpëtoj shpirtrat e njerëzimit.

Ai do të përhapi urrejtje deri kurshpirtrat, që janë të mbushur me urrejtjen e tij, do të bëhen agjentët e tij tëgatshëm, deri kur ata të mos kontrollojnë më se çfarë bëjnë.

Të mbushur me zemërimin e tij, ata do ta kenë tëpamundur të ndjejnë dashuri në zemrat e tyre për ata që i besojnë të jenëarmiqtë e tyre. Pastaj, ata do të fillojnë të urrejnë veten dhe sa më shumë tëmëkatojnë kundër Zotit, ata do të mbushen me një ankth të tmerrshëm. Me kalimine kohës, kur urrejtja e këtij lloji i pushton shpirtrat, ata do të jenë tëpaaftë ta çlirojnë veten nga Satanai.

Shumë lutje kërkohet përshpirtra të tillë. Nëse një shpirt blasfemon kundër Fjalës së Zotit, ata do tëpërballen me një luftë kundër bishës, kaq të egër, sa do ta bëj të pamundur përata të tërhiqen nga fuqia e tij. Ky mallkim kundër Zotit bëhet mallkimi i tyredhe asgjë nuk mund të bëhet për ata, në atë fazë.

Shpirtrat,që janë të mbushur me urrejtje, nuk e flasin Fjalën e Zotit, sepse kjo nuk mundtë bëhet. Urrejtja kurrë nuk do të dali nga buzët e atyre që me të vërtetë eduan Zotin.

Ju kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni fuqinë e Satanait, sepse ai mund tëfusi në kurth çdo shpirt, pavarësisht se sa të mirë janë. Në fillim, ai, iligu, do të jetë shumë bindës kur ta mbushi viktimën e tij me gënjeshtrat etij. Ai madje do të krijoj një ndjesi shpirtërore se jam unë, Nëna e Zotit, qëjam duke komunikuar me shpirtin. Ai do të përdori dashurinë e atij shpirti përZotin për të futur brënda tij, një ndjenjë zemërimi kundër asaj që shpirti emendon të jetë një veprim, një punë apo një fjalë e ligë. Ai i fut në kurthshpirtrat që, herë pas here, mund të jenë shërbëtorë besnikë të Zotit. Por, menjëherë sa një shpirt e lejon tëligun ta mbushi atë me çdo formë urrejtje, ai apo ajo do ta kenë të pamundur tëçlirohen prej tij. Vetëm lutja dhe veprat e mëdha të pendesës dhe përulësisëmund ta largojnë atë. Pas një farë kohe, shpirti do ta dijë se diçka e shqetësonatë, kur zemërimi, pakënaqësia, ankthi dhe mungesa e plotë e qetësisë ta pushtojshpirtin. I ligu nuk do të pushoj, deri kur shpirti, më në fund, të kthehetkundër Zotit dhe të blasfemoj kundër Tij.

Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të merreni me ata qëvendosin dyshime në shpirtin tuaj mbi Përsosmërinë e Zotit. Kur ju ngatërroheni me ata që e mallkojnëZotin, ju do të fëlliqeni. Kur ju e bëni këtë, ju gjithashtu do të mbushenimë një urrejtje, që ju kurrë nuk e keni ndjerë më parë. Pastaj do t’ju duhetndihmë dhe ndërhyrje e madhe, para se ju të bëheni të denjë të qëndroni nëPraninë e Zotit përsëri.

Shpërfilleniçdo formë urrejtje, sepse ajo kurrë nuk mund të vij nga Zoti.

Ka vetëm një burim nga icili buron urrejtja dhe ai është Satanai. Merruni me Satanain dhe ata zemrat etë cilëve ai i mbush me urrejtje, më pas, helmi i tij do të derdhet në shpirtintuaj. Shmanguni nga kjo situatë. Qëndroni të heshtur. Lutuni për ata shpirtra qëurrejnë të tjerët. Ju duhet të recitoni Rozaren time të Shenjtë për t’umbrojtur nga ky tundim.

Unë ju paralajmëroj për këto gjëra, pasi fuqia e Satanait është kaq efortë në këtë kohë, sa ai përpiqet t’i vjedhi shpirtrat e të gjithë atyre njerëzvenë mbarë botën që besojnë në Birin tim, Jezu Krishtin, dhe ata që janë besnikëndaj meje, Nënës së Tij të dashur.

Ju lutem të më dëgjonimua, në këtë kohë, duke recituar këtë Lutje për t’ju mbrojtur nga urrejtja.

Fushata e Lutjes (138) Mbrojtja ngaUrrejtja

O Nëna e Shpëtimit, më mbro nga çdo llojurrejtje. Më ndihmo të qëndroj i heshtur, kur të përballem me urrejtjen. Mëmbaj të fortë në besnikërinë time ndaj Jezu Krishtit, kur të jem në pikën më tëdobët. Vulosi buzët e mia. Më ndihmo t’i kthej shpinën atyre që angazhohen memua me fjalët, të cilat i mohojnë Mësimet e Birit tënd apo ata që më tallin përshkak të fesë sime. Lutu për ata shpirtra, Nënë e dashur, që edhe ata ta mohojnëSatanain dhe të ndjejnë paqen e dashurisë tënde dhe Pushtetin e Shpirtit tëShenjtë, brënda shpirtrave të tyre. Amin.

Dashuria dhe vetëm Dashuria vjen nga Zoti. Urrejtjavetëm vjen nga Satanai. Nuk ka të ndërmjetme. Nuk ka asgjë në mes. Ju jeni osepër Birin tim ose kundër Tij.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share