e shtunë, 23 shkurt 2013 11:50
Bija Ime e dashur, Unë i jap botës Librin e të Vërtetës përçdo njeri, në çdo vënd. Ajo është një Dhuratë për njerëzimin, por dijeni këtë.
Unëtë jap ty, bija Ime, autoritetin e vetëm për të vendosur se si ai do të përkthehet,shpërndahet dhe botohet për të mbrojtur këtë Vepër. Gjithçka në lidhje mepublikimin e këtyre Mesazheve mund të kryhet vetëm sipas aprovimit tëndpersonal.
Kjo është dëshira Ime dhe çdo njeri që nuk të bindet ty përudhëzimet e Mia, dhe i publikojnë Mesazhet e Mia për të përfituar, nuk do tëkenë Bekimin Tim.
Po, FjalaIme është për të gjithë, por ka një përgjegjësi të madhe në lidhje me shpalljene Mesazheve të Mia dhe se si do të botohet Libri i të Vërtetës. Nuk kërkohenkontribute, pasi të ardhurat nga librat duhet të përdoren për të financuarbotimin e librave të tjerë dhe koston e botimit në të gjitha gjuhët.
Ti, bija Ime, do të sulmoheshvazhdimisht që po më bindesh Mua në këtë çështje. Ti do të akuzohesh se po përpiqeshtë përfitosh nga kjo Punë, dhe prapë ti e di se kjo nuk është e vërtetë dhe ase mundur.
Ata që do të sulmojnë më tepër,në këtë çështje, do të jenë ata që duan të fitojnë apo të përfitojnë në një farëmënyre nga Fjala Ime dhe ata do të zemërohen kur ti nuk do t'i lejosh ata tëkontrollojnë këtë Punë.
Prandaj,Unë e deklaroj se askujt nuk i është dhënë autoriteti të shpërndaj Fjalën Timetë Shenjtë në formë libri – vetëm ti, bija Ime.
Megjithatë,ti mund të japësh lejë, nën Drejtimin Tim, tek ata që kërkojnë të të ndihmojnëpërmes faqeve elektronike dhe dokumentave të printuara. Por ata mund ta bëjnë këtëvetëm kur kërkojnë dhe marrin lejë nga ty për ta bërë këtë.
FjalaIme është e Shenjtë dhe gjithë respekti duhet të tregohet për dëshirat e Miadhe udhëzimet ndaj njerëzimit.
Ju, ndjekësit e Mi, duhet të bëni si juthotë Maria dhe t'i respektoni dëshirat e saj në lidhje me publikimin eMesazheve të Mia. Sulmojeni atë, për shkak të kësaj pune, dhe ju do të më fyeniMua, Jesusin tuaj.
Ju, ndjekësit e Mi, do t'jukërkohet të bëni Vullnetin Tim të Shenjtë gjatë gjithë kohës, pavarësisht seçfarë situate është. Unë e udhëzoj bijënTime Maria. Ajo është zgjedhur si profete e ditëve të fundit. Unë flas me anëtë saj. Zëri i saj bëhet i Imi. Trishtimi dhe dhimbja e saj janë të Miat.Dashuria e saj për të tjerët është Dashuria Ime. Gëzimi i saj vjen nga Zemra Ime e Shenjtë.Dora e saj drejtohet nga Unë. Të kuptuarit e saj, se si Unë e dëshiroj FjalënTime të dëgjohet, vjen nga Unë.
Bijës Sime i janë dhënë këtoDhurata nga Qielli për një arsye. Dëgjojeniatë që ajo ju tregon, sepse do të jeni të sigurtë se ajo do të ketë ardhur ngaUnë.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e diel, 23 shkurt 2014 16:03
Bija Ime e dashur, kur vullneti i një njeriu përplasetme Vullnetin e Zotit, dhimbje e madhe durohet nga të dy palët. Njeriut i ështëdhënë Dhurata e vullnetit të lirë nga Ati Im dhe, prandaj, ai është i lirë të bëjçfarë zgjedhjesh ai dëshiron në jetë dhe Zoti kurrë nuk do të ndërhyj në këtëDhuratë nga Qielli. Megjithatë, për ata që dëshirojnë të më shërbejnë Mua plotësisht,me qëllimin për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat e të tjerëve, dhe që madorëzojnë Mua vullnetin e tyre të lirë, do të jetë një udhëtim shumë i vështirëpër ata.
Kur ju më falni Mua vullnetin tuaj të lirë, për tëbërë çfarë është e nevojshme në shpëtimin e shpirtrave, vuajtja që ju do tëduroni do të jetë shumë e ashpër. Pasi vullneti juaj nuk do t’ju përkasi mëjuve, natyra njerëzore duke qënë ashtu si është, do të thotë se një konflikt dotë krijohet, midis vullnetit të lirë të njeriut dhe Vullnetit të Zotit. Shumënjerëz, që më duan Mua dhe që kërkojnë ta zbatojnë Vullnetin e Zotit në jetën etyre, gjithmonë do të mundohen. Me qëllimqë të përmbushi Vullnetin e Zotit, shpirti duhet t’i braktisi të gjithandjenjat e krenarisë dhe nevojën për të kënaqur dëshirat e tij personale. Jumund t’i shërbeni me të vërtetë vetëm Zotit, nëse ju besoni tek Ai plotësishtdhe i ofroni të gjitha sprovat dhe vuajtjet tuaja tek Ai për të mirën e tëgjithëve.
Kur njerëzit mirëdashës, që i shërbejnë Zotit dhe përpiqenta jetojnë jetën e tyre ashtu si Ai i udhëzon, dalin nga hiri i Zotit, atandjejnë turp. Të tmerruar që e kanë braktisur Zotin dhe e kanë fyer Atë përmesegoizmit, ndjenjës së vetë-rëndësisë apo arrogancës, atëherë ata e fshehinfytyrën e tyre nga Drita e Zotit. Kur ndriçohen nga e Vërteta, këta shpirtra,papritur dhe pa paralajmëruar, mund të fillojnë të dyshojnë besimin e tyre. Njëminutë ata e duan Zotin me gjithë zemrën e tyre dhe e ofrojnë veten plotësishtnë kujdesin e Tij dhe minutën tjetër ata e shkëpusin veten nga Burimi i Dritës.Është atëherë, kur personi, duke përdorur inteligjencën njerëzore, i tregonZotit se çfarë është ai i pregatitur të bëj, që t’i shërbej Zotit, dhe kjo do tëjetë zakonisht sipas termave të tij.
Kur ju ta shikoni se do të filloni tëdyshoni Zotin apo të humbisni besimin në Dashurinë e Tij apo Premtimin e Tij,atëherë ju duhet të recitoni këtë Fushatë Lutje, që do të njihet si Lutja eRikthimit
Fushata e Lutjes (137) Lutja e Rikthimit
O Zot I Gjithëpushtetshëm, O Hyji Më ILarti, më shiko mua, shërbëtorin Tënd të përulur, me dashuri dhe keqardhje nëZemrën Tënde. Më rikthe në Dritën Tënde.
Më ngri lart në Mirësinë Tënde. Më mbush meHirin, që të mund ta ofroj veten time tek Ty në shërbim të përulët dhe sipasVullnetit Tënd Më Të Shenjtë.
Më pastro nga mëkati i krenarisë dhe çdo gjëjeqë të fyen Ty dhe më ndihmo të dua Ty me një dëshirë të thellë dhe të përhershmepër të shërbyer Ty gjatë gjithë ditëve të mia përherë e përgjithmonë. Amin.
Ju lutem të mos harroni se është shumë elehtë të ktheni shpinën ndaj Zotit dhe duhet vetëm një njeri për ta hedhur dyshiminnë shpirtin tuaj mbi Mirësinë e Zotit dhe Mëshirën e Tij të Madhe për të gjithëfëmijët e Tij.
Kërkohet guxim dhe qëndrueshmëri e madhe për të qëndruarbesnikë ndaj Fjalës së Zotit, por pa kërkuar Hiret për t’i shërbyer Atij siduhet, ju nuk do të jeni në gjëndje ta bëni këtë vetëm.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht:
e diel, 23 shkurt 2014 16:28
Bija ime, për aq kohë sa të egzistoj sundimi iSatanait, në Tokë, e Vërteta gjithmonë do të jetë e shtypur.
Që nga koha e vdekjes së Birit tim në Kryq, çdo përpjekjepër të përhapur Fjalën e Tij është prishur. Dhe që kur u përhap Krishtërimi,shumë të çara u shfaqën dhe Doktrina e urdhëruar nga Biri im, Jezu Krishti, përmesdishepujve të Tij, u përpunua.
E Vërteta,në lidhje me egzistencën e Satanait dhe realitetin e Ferrit, janë fshehur përshumë dekada dhe kjo ka patur një efekt të dëmshëm mbi shpëtimin e njerëzimit.
Të gjitha referencatndaj Ferrit janë hequr dhe njeriu është gënjyer drejt një ndjenje të rremesigurie. Prandaj tani, sot, fare pak njerëz besojnë në egzistencën e djallitapo të humnerës së Ferrit. Kjo gënjeshtërka qënë goditja e njerëzimit dhe, si rezultat, shumë shiprtra kanë humbur,sepse Ferri është mohuar. Mëkati mortor nuk konsiderohet më të jetë njërealitet dhe prandaj asnjë përpjekje nuk është bërë për ta shmangur atë. Ataqë i shërbejnë Birit tim, Jezu Krishtit, në Kishat e Tij e kanë për detyrë t’ipregatisin shpirtrat, që ata të jenë të denjë të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit.
Ferri mundtë shmanget, duke i kuptuar pasojat e mëkatit mortor, dhe prapë asnjë fjalë esaj nuk është përmëndur.
Shpirtrat kanë humbur sepse ata nuk janë udhëzuarsi duhet se si ta shmangin mëkatin dhe të kërkojnë falje. Për t’u bërë i denjë përtë hyrë në Mbretërinë e Birit tim, ju duhet ta kaloni kohën duke e jetuar jetëntuaj, sipas Fjalës së Zotit. Ju lutem të mos e shpërfillni të Vërtetën, sepse nësee bëni këtë, ju do të jeni të humbur.
Lutuni, lutuni, lutuni që njerëzimi ta pranojegzistencën e Satanait, sepse deri kur ta bëjnë këtë, ata kurrë nuk do tapranojnë në të vërtetë Premtimin e Birit tim për Shpengim.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht: