e diel, 16 shkurt 2014 15:47
Bija Ime e dashur, kur urrejtja hyn tek shpirtrat, ata duhet të luftojnë me çdo forcë të qëniessë tyre për ta zhdukur atë. Nëse nuk bëjnë kështu, atëherë ajo do tapushtoj shpirtin në fjalë dhe do të vazhdoj ta gërryej atë deri sa ta ketëkonsumuar plotësisht.
Djallishkakton mosbesim, ankth, çoroditje, frikë dhe më pas ai nuk do të pushoj,derisa shpirti që ai ka vënë në shënjestër, mbushet plot me urrejtje për vetene tij dhe për të tjerët. Urrejtja tek një shpirt sjell përçarje mes çdo personime të cilin ai shpirt vjen në kontakt. Shpirti i infektuar do të përdori çdo mënyrëapo hile për t’i inkurajuar të tjerët të bashkohen me atë deri kur ai tjetri tëinfektohet gjithashtu dhe kështu, kjo metodë vazhdon.
Urrejtja përhapet si njëvirus dhe rritet sepse ajo e mbërthen dhe e pushton shpirtin, deri sa ai tëndjehet i detyruar ta ushqej këtë urrejtje mes të tjerëve. Në këtë mënyrëkryhet vrasja, për shkak të urrejtjes që njeriu ndjen për të tjerët. Urrejtjaushqehet nga gënjeshtrat dhe të pavërtetat dhe ajo vazhdon të rritet deri kurajo mbërthen kaq shumë shpirtra sa vetëm ligësia mund të dali prej tyre. Asgjëe mirë nuk mund të vij prej urrejtjes, sepse ajo vjen vetëm nga Satanai.
Satanai ështënjë gënjeshtar dhe mbjell farën e dyshimit tek ata shpirtra që nuk e ruajnëveten. Ai përdor mëkatin e krenarisë, çdo herë, për të krijuar urrejtje brëndashpirtit, kundër një personi tjetër.
Ai krijon rrëmujë mes fëmijve të Zotit, të cilët, përshkak të mëkatit origjinal, janë të dobët dhe, nëse ata nuk janë ndjekës të vërtetëtë Mitë dhe t’i përmbahen Fjalës së Atit Tim, ata do të bien viktimë ndajmashtrimit.
Kurrë mosguxoni ta deklaroni veten një fëmij i Zotit, nga njëra anë, dhe pastaj nga anatjetër e ndani një person tjetër më dysh.
Kurrë mos të thoni se jeni i mbushur meShpirtin e Shenjtë nga njëra ane dhe, nga ana tjetër, thoni se një tjetërshpirt është një shërbëtor i djallit. Kurrë mos e gjykoni një person tjëtër ngaajo që ju besoni të jetë një mëkat kur ju, vetë, e keni shtrëmbëruar ImazhinTim. Kurrë mos e vendosni veten tuaj mbiMua dhe të thoni se jeni më të ditur se Unë, kur ju jeni duke ndjekur udhëzimeprej Satanait. Ata, me sytë që i pasqyrojnë të Mitë, shohin gjithçka dheata duhet të luten për shpirtra të tillë, që edhe atyre t’ju jepet Hiri për t’ushkëputur nga kthetrat e bishës.
Udha Ime përpara po bëhet më e vështirë. Vetëmatyre që ju është dhuruar guximi, i dhënë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë,do të jenë të aftë t’i ngjiten asaj. Për fat të keq, shumë do të bien përgjatërrugës, për kënaqësinë kjo e të ligut.
Gjëmbat e këtij Misioni mund ta copëtojnë mishintuaj dhe ngacmimet e egra të urrejtjes mund ta shpojnë zemrën tuaj, por Unë JamAi i Cili ecën para jush dhe, prandaj, Jam Ai i Cili e merr goditjen eurrejtjes. Gjithmonë ta dini, se sulmetmbi këtë Mision janë sulmet kundër Meje. Urrejtja kundër këtij Misioni, ështëurrejtja kundër Meje, Jezu Krishtit. Ju nuk mund të thoni se më doni Muanga njëra anë dhe pastaj deklaroni urrejtjen për Mua në mënyra të ndryshme. Jujeni ose për Mua ose kundër Meje. Ju ose më besoni Mua, ose jo. Nëse ju besonitek Unë, ju kurrë nuk duhet të persekutoni një shpirt tjetër, sepse nëse e bënikëtë, ju do të largoheni nga Unë pre armikut Tim dhe nuk keni asnjë të drejtë tëdeklaroni se jeni nga Unë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: