e diel, 10 shkurt 2013 2:18
Dishepujt e Mi të dashur, sa lotë lehtësimi më sillni në Sytëe Mia të Shenjtë.
Kombet tuajatë bukura, plot me burime natyrore të pasura me bollëk, janë bosh në shpirt.
Kombet eAustralisë dhe Zelandës së Re po lulëzojnë, nga njëra anë, prej Dhuratës që AtiIm ka dhuruar mbi ata, dhe nga ana tjetër, ata janë të shkretë.
Unë I bëj thirrje Kombeve tuaja, tani,për të më ndihmuar Mua të ndez besimin dhe të përhap Fjalën Time të Shenjtë, qëajo të ushqej shpirtrat e të gjithë fëmijve të Zotit në vëndet tuaja.
Fjala Ime do të përhapet në Australi, përmeskëtij Misioni Tim të fundit për të shpëtuar shpirtrat në tokë.
Bija Ime, ty do të jepet Dhurata e Shpirtit të Shenjtë me qëllimqë të më sjellësh Mua shpirtrat për të cilët kam mall. Ti ke një barrë të rëndëpër të mbartur, sepse Fjala e Zotit është e panjohur tek miljona njerëz në meskombit tuaj. Fare pak kisha, brënda komunitetit Kristjan, po përdoren ashtu siduhet. Ato janë guaska boshe dhe Unë Jam I zhgënjyer me besimin e dobët qëegziston mes jush. Ju keni shumë për të mësuar dhe shumë për të firuar, kur jumë ndiqni Mua – sipas vullnetit tuaj të lirë – në Udhën e të Vërtetës.
Plani Im përtë pregatitur shpirtrat tuaj dhe për të kërkuar ndihmën tuaj për të shpëtuarata shpirtra që nuk besojnë në Zot, është i madh.
Misioni Im ështët'i bëj thirrje ateistëve dhe t'i mbuloj ata me Shpirtin e Shenjtë, që Zëri Im tëdëgjohet, shpejt. Këtu është një Fushatë Lutje e veçantë, për shpëtimin eAustalisë dhe Zelandës së Re.
Fushata e Lutjes (99) Për Shpëtimin e Australisë dhe Zelandëssë Re
O Zot, Ati I Gjithpushtetshëm, në Emër të Birit Tënd tëdashur, Jesu Krisht, ki Mëshirë mbi të gjithë fëmijët e Tu në Australi dheZelandë të Re,
Na e fal refuzimin tonë të Fjalës Tënde të Shenjtë.
Na e fal mëkatin e mospërfilljes.
Na pastro nga kultura jonë pagane dhe na mbulo me Hiret qëna duhen për të ngjallur shpresë, besim dhe bamirësi mes vëllezërve dhe motravetona.
Ne të lutemi Ty për Dhuratën e Dijes dhe të kërkojmë Ty tëna dhurosh të gjithëve ne Bekimet që na duhen për të bërë të mundur, që jo vetëme Vërteta e Fjalës Tënde të Shenjtë të mund të dëgjohet, por edhe që të gjithëshpirtrat të fitojnë çelësat e jetës së përjetshme. Amin.
Shumë shpejt, Shpirti Im I Shenjtë dot'i përfshij shpirtrat tuaj dhe ju do të marshoni përpara me një konfidencë tëqetë, ndërsa deklaroni të Vërtetën tek të gjithë ata që bien në kontakt me ju.
Të jeni mirënjohës për këtë bekim, me të cilin Unë tanimbuloj Kombet tuaja. Unë ju dua dhe Unë kam besim se ju do t'i përgjigjeni Thirrjes Sime.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e hënë, 10 shkurt 2014 15:43
Bija Ime e dashur,
Koha Ime është afër dhe Qielli është duke upregatitur për gostinë e madhe, kur Qielli të bashkohet me Tokën për t’u bërënjë.
Shumë pregatitje janë duke u zhvilluar dhe Ati Im idashur planifikon të sjelli shumë Dhurata tek ata që nuk e njohin Atë. Të gjithëëngjëjt dhe shenjtorët janë bashkuar së bashku në lutje për të gjithëshpirtrat, me shpresën se të gjithë njerëzit, në veçanti ata që janë të paditurpër egzistencën e Qiellit dhe të Ferrit, t’ju jepet e Vërteta.
Kur shpirtrave ju tregohet Fjala e Zotit, ata jogjithmonë e mirëpresin atë. Përkundrazi, ata i shmangen Fjalës, kur ajo është evetmja mënyrë e tyre për shpëtim. Përse është njeriu kaq kokfortë dhe synon tëbesoj vetëm në çfarë ai do dhe vetëm në atë që e kënaq egoizmin e tij? Përsenjeriu nuk arrin të shikoj lidhjen mes mëkatit në jetën e tij dhe ndjenjën epakënaqësisë që ai ndjen, e shkaktuar nga pamundësia të pranoj se ai ështëaskush? Është vetëm prej Dashurisë së Atit Tim për botën dhe të gjithë fëmijëte Tij, që njeriut i janë dhënë kaq shumë mundësira për t’u bërë i plotë. Prapë,ai do të dëshironte të jetonte gjysmën e jetës, ku Zoti është vendosur vetëm nëdisa pjesë dhe ku i përshtaten vetë atij.
Unë, JezuKrishti, do t’i hap mëndjet e atyre që nuk e njohin Fjalën e Zotit në këtoMesazhe, së shpejti.
Unë do t’i tërheq zemrat e tyre dhe do t’i mbush ata me një dëshirë përtë Vërtetën. Kur ju të mbusheni me fallcitete, t’ju tregohen të pavërteta dhe t’juushqehen gënjeshtra rreth mëkatit dhe si ai shihet në Sytë e Zotit – Unë do tëqëndroj si një pengesë për t’ju mbrojtur. Unëdo të mërzis shumë, sepse Unë nuk heq dorë lehtë kur njeriu e shpërfill Dhuratën e Shpirtit tëShenjtë. Unë do të bëhem si një gjëmb në anën tuaj – si dhimbja e alkolit,kur hidhet mbi një plagë të hapur. Fare pak do të jenë në gjëndje të më shpërfillinMua, por jo të gjithë do ta pranojnë Dhuratën Time Finale të Shpëtimit të Përjetshëm.
Për fat të keq, shumë do ta refuzojnë Thirrjen TimeFinale dhe në të kundërt do të ndjekin bishën dhe kjo do të thotë se ata do tëbëhen të humbur përjetësisht. A nuk e dini se, pasi të ndodhi Ardhja Ime e Dytë,shpirti juaj do të egzistoj përjetësisht?
Ju duhet të zgjidhni Jetën e Përjetshme me Mua osemallkimin e përjetshëm me djallin. Nuk ka asgjë ndërmjet. Çdo njeri do tazgjedhi udhën e zgjedhjes së vet.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht:
e martë, 10 shkurt 2015 14:36
Bijtë e mi të dashur është e rëndësishme që tëgjithë ju të recitoni Fushatën e Lutjeve dhe Rozaren Time Më Të Shenjtë si pjesëe lutjeve tuaja ditore. Ju mund të zgjidhni cilëndo lutje që ju vendosni, pa qënënevoja për çdo lutje, por ato që janë sipas dëshirës suaj. Rozarja Ime Më eShenjtë duhet të recitohet përditë kundër influencës së të ligut.
Lutja ju sjell më pranë Zotit dhe i mbronshpirtrat e të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën e Birit tim kundër fuqisë sëmashtruesit. Lutja është arma më e madhe kundër të ligut dhe ju kurrë nuk duhetta nënvlerësoni fuqinë që ajo jep.
Lutuni për mbrojtjen e Kishës së Birit tim nëtokë dhe i kërkoni Birit tim të dhuroj Mëshirë tek çdo kush që përpiqet ta kryqëzojatë. Kjo Kishë – Trupi dhe Tempulli i Birit tim – është udha përmes së cilës egjithë lavdia do t’i jepet Zotit. Mësimet, Fjala dhe Eukaristia e Shenjtë, që ështëTrupi dhe Gjaku i Birit tim, Jezu Krishtit, ishin Dhurata të dhëna njerëzimit përshpëtimin e shpirtrave. Ju duhet ta mbani të Vërtetën dhe të pregatiteni për tapranuar Mëshirën e Birit tim.
Unë ju bëj thirrje të luteni për shpirtrat qëe hedhin poshtë të Vërtetën dhe t’i luteni Birit tim të hedhi Mëshirën e Tijmbi shpirtrat e tyre. Biri Im është Jeta. E gjithë Jeta vjen prej Tij. RefuzojeniBirin Tim dhe ju nuk do ta ruani jetën në Mbretërinë e Tij që do të vij.
Biri im më ka kërkuarmua të kërkoj lutjet tuaja për shpirtrat e atyre që do ta refuzojnë Atë. Ai dot’i dëgjoj lutjet që ju ofroni për të gjithë të dashurit tuaj dhe për ata qënuk do të jenë në gjëndje ta pranojnë Dritën kur ajo të shkëlqej si një rrezedhe të mbuloj njerëzimin.
Shpirtrat që janë të ndriçuar me dashuri dhepërulësi të mjaftueshme për të pranuar Birin tim, do të gëzojnë. Ata me errësirënë shpirtrat e tyre do ta shmangin Dritën pasi do ta kenë të dhimbshme tëshikojnë të Vërtetën. Lutuni me gjithë zemrën tuaj për shpirtrat që kanë mëshumë nevojë për Mëshirën e Birit tim tani dhe çdo ditë që tani e tutje.
Pa lutjet tuaja shumë do të jenë të humburdhe ata do të kenë etje përjetësisht për shoqërinë e Birit tim, por Ai nuk do tëgjendet askund.
Unë largohem nga ju me dashurinë time,mbrojtjen time dhe paqen time. Ju lutem t’i përgjigjeni thirrjes sime për shpëtimine shpirtrave.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht: