e hënë, 7 shkurt 2011 22:00
BijaIme, ti u arrakate pak dhe tani ti kërkon forcën për të të dhënë konfidencëndhe kurajon për të zbatuar udhëzimet e Mia. Kjo është mirë. Më jep Mua kohëntënde ashtu si kërkoi Nëna Ime e dashur sepse shpirti yt duhet të mbetet ipastër kur e komunikon Fjalën Time.
Muamë duhet të të kërkoj tani që të fillosh planifikimin e shpalljes sëParalajmërimit Tim të çmuar, një Dhuratë për çdo person të vetëm në botë. Atyreduhen t’iu jepen detaje të saj nga fundi i Shkurtit, në Internet dhe nëpërbotë. Nxito, bijë, bëj çfarë duhet bërë me qëllim që sa më shumë njerëzve tëjetë e mundur t’iu jepet një mundësi për ta dëgjuar atë. Dhuroje këtë kohë,bija Ime e dashur, sepse është urgjente tani. Kjo kërkesë nuk ka për qëllim tëtë frikësojë. Ajo është për të theksuar urgjencën, me qëllim që sa më shumënjerëz të jetë e mundur nëpër botë të jenë të përgatitur. Pastaj ata mund tëkërkojnë falje kur mëkatet e tyre t’iu zbulohen para syve.
Dukeu përgatitur, ata do të përfitojnë shumë. Është për shkak të kësaj pjese tëShkrimit që ata do të shpëtojnë gjatë Paralajmërimit. Pastaj ata do të jenë tëpastër dhe me bekimet që ata do të marrin, do të jenë atëherë gati për tëpërballuar sfidat që do të vijojnë.
Përqafojekëtë Dhuratë, bija Ime. Mos u ndje e frikësuar apo e zhgënjyer. Kjo është njëDhuratë për njerëzimin. Pranimi yt ndaj kësaj thirrjeje do të thotë që ti kevuajtur, por jo ashtu si e prisje. Vuajtja jote erdhi për shkak të tundimit.Dyshimet e tua të ndaluan të pranoje paqen dhe gëzimin në shpirtin tënd, tëcilat janë të tuat nëse do të më lejoje Mua lirinë që të të marr dhe tëudhëzoj. Është koha tani, bija Ime, që të m’i dorëzosh të gjitha Mua. Ma ofroMua vullnetin tënd të lirë si një Dhuratë dhe Unë do të jap Dhuratën më tëmadhe dhe më të shtrenjtë nga të gjitha. Paqe, gëzim dhe një dashurimadhështore për Mua, në çdo pjesë të qenies tënde. Eja tani, bija Ime. Bëhu eImja. Përfundimisht bashkohu me Mua. Më dhuro Mua gjithë dashurinë tënde,vuajtjen, shqetësimet dhe merakun tënd. Thjesht lëshoji ato tani. Atëherë, dhevetëm atëherë, ti do të jesh me të vërtetë e lirë dhe me zemër të lehtë.
KjoPunë do të kërkojë forcë, bija Ime. Ti nuk je thjesht ajo që ti quan njëvizionare. Unë Jam duke të dhënë ty Dhuratën e profecisë. Përse? Sepse ti,profetja Ime e shtrenjtë, do të jesh instrumenti në përhapjen e Lajmit të Mirënë mbarë botën për Ardhjen Time të Dytë, kur Unë të kthehem në Tokë.
Unëe kuptoj se ky lajm mund të vijë si një tronditje, por ti je përgatitur përkëtë rol për një kohë shumë, shumë të gjatë, vetëm se ti nuk e dije. Për të tëndihmuar ty me këtë detyrë, Unë kam caktuar një numër shenjtorësh për të tëndihmuar. Ata përfshijnë Shën Benediktin, Shën Agustinin, Papa Gjon Palin II,Shën Faustinën, Shën Malakian dhe Shën Terezën e Avilas. Unë do t’i zbuloj tëtjerët me kalimin e kohës. Të gjithë janë duke punuar tani për të mbështeturdetyrën tënde, e cila është një nga më të rëndësishmet e dhëna njerëzimitndonjëherë në këtë kohë vendimtare në histori.
Moski frikë, bija Ime. Ti je më shumë se e aftë për këtë detyrë. Përse mendon seUnë e kërkoj një disiplinë të tillë nga ti? Ti akoma ke shumë për të arritur nëzhvillimin tënd shpirtëror, por kjo do të vijë në kohë. Unë do të vazhdoj tëkomunikoj privatisht me ty ndërsa Volumi i Parë të bëhet publik. Unë të dua,bija Ime. Unë e di se ti më do Mua. Unë e di se mund të jetë shumë e vështirëpër ty me gjithë shtrëngimet e tua. Por, ti do të këmbëngulësh, do të bëhesh mëe fortë dhe më e fortë. Energjia dhe ritmi yt i shpejtë mendor do të sigurojnëqë ky varg i rëndësishëm Mesazhesh të arrijë tek të gjithë fëmijët e Mi kudo.Në të gjitha vendet.
Kjoështë e gjitha për tani. Faleminderit që more kohën për të medituar dhe për tëm’u përgjigjur Mua këtë mbrëmje.
Shpëtimtari juaj idashur
Jezu Krishti
e enjte, 7 shkurt 2013 23:30
Unë I shtrij Krahët e Mi të Shenjtë dhe ju përqafoj ju nëPremtimin e Birit Tim, ndërsa Ai pregatit fazën finale për të sjellë të gjithëfëmijët e Mi në shtëpi tek Unë.
Shtëpia juaj do të ndërthuret me Time. Durimi, këmbëngulja,vuajtja, lotët dhe dashuria për Birin Tim, të gjitha do të kombinohen nd
ë
rsa juecni nëpër këtë udhë të rëndë drejt Meje. Vetëm ata që janë mjaft të fortë dotë arrijnë hapat e fundit.
Ati juaj I dashur
Hyji Më I Larti
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e premte, 7 shkurt 2014 15:50
Bija ime,po të ishte se Biri im, Jezu Krishti, do të ecte në Tokë në këtë kohë, Ai do tëvritej.
Asnjëzyrtar në Kishën e Tij nuk do ta pranonte Atë. Ai do të bëhej një objekttallje, do të shkaktonte frikë dhe do të përbuzej aq shumë sa do ta kishin kryqëzuarAtë, ashtu si më parë.
Këtë herë Biri im vjen vetëm si Shpirt dhesipas Urdhërit të Atit tim, Ai nuk do të shfaqet në Tokë si një njeri, me trup.Unë insistoj që ky Mesazh të bëhet i qartë për të gjithë, sepse shumë do tëvijnë në Emrin e Tij, por njëri prej tyre do të bëhet i famshëm dhe do të thotëse ai është Biri im, por kjo do të jetë një gënjeshtër.
Antikrishti do të ngrihet dhe do të bëhet kaq ifuqishëm sa imazhi i tij do të shihet ngado. Statuja do të ngrihen në imazhin etij dhe fytyra e tij do të shfaqet vazhdimisht në lajme dhe në ekranettelevizivë në mbarë botën. Ai do të duartrokitet nga liderat më të fuqishëm,por nuk do të jetë deri kur ai do të mirëpritet hapur dhe pastaj të pranohetnga profeti i rremë që ai me të vërtetë do të ushtroj influencën e tij mbi njerëzimin.
Po
të ishte se Biri im dota shfaqte Veten me trup përsëri dhe të kërkonte vëmëndje, ata do ta shkatërroninAtë. Megjithatë, antikrishi do të mirëpritet në botë dhe do të merret për JezuKrishtin.
Çdo Fjalëe përmbajtur në Bibël, në lidhje me Ardhjen e Dytë të Birit tim, do të ndryshojdhe shtrëmbërohet, me qëllim që të bindi botën se ata po dëshmojnë kthimin eJezu Krishtit.
Armiqtë e Birit tim, që shoqërohen me ata shërbëtorë të Tij të pafajshëmnë Kishat e Birit tim ngado, do të bëjnë një gabim të rëndë. Liderat e tyre dota përkrahin antikrishtin dhe do të inkurajojnë shpirtrat ta adhurojnë atë. Influencae tij do t’i trondisi shumë prej atyre që qëndrojnë besnikë ndaj Zotit dhe ështëe rëndësishme që ju ta ruani shpirtin tuaj kundër kërkesës së tijhipnotizuese.
Medalja eShpëtimit, kur mbahet në trupin tuaj, bashkë me Hiret e tjera që ajo premton,do t’ju mbroj kundër fuqisë së antikrishtit.
Mos u gënjeni, antikrishti do të magjepsishumë dhe ai do të shihet si udhëheqësi më i fuqishëm, më i popullarizuar, më tërheqësdhe më me influencë i të gjitha kohëve. Shumë do ta besojnë antikrishtin të jetënjë njeri shumë i shenjtë dhe, për arsye të lidhjeve të tij me Kishën e Birittim, me miljona njerëz do të konvertohen në atë që ata besojnë të jetë e Vërteta.Ky shenjtërim nga jashtë i rremë do të sjelli lotë gëzimi tek të gjithë ata qënuk kanë patur asnjë besim në jetën e tyre deri atëherë, as edhe besim tekZoti. Ata do të hedhin lavdërime mbi këtë njeri dhe do t’i japin atij meritën përshpëtimin e shpirtrave të tyre.
Në fillim, antikrishti do të shihet si një udhëheqësi madh me një mënyrë joshëse, të këndshme dhe të dashur. Pastaj me kalimin ekohës, ai do të filloj të shfaqi fuqinë e tij shëruese dhe shumë njerës do tëdalin përpara dhe do të deklarojnë se janë shëruar prej tij. Shumë gjithashtudo të pohojnë të kenë parë mbrekullira në praninë e tij. Pastaj një serishfaqjes të rreme, në të cilat do të shihet imazhi i shenjës së Shpirtit tëShenjtë, do të duken ngado.
Media do të krijoj një imazh hyjnor të tij dhe farepak do të guxojnë ta qortojnë atë publikisht. Për shkak të aftësisë së tij nëshumë gjuhë, ai do të gënjej miljona në një periudhë fare të shkurtër. Pastaj,zërat se Jezu Krishti ka ardhur përsëri për të dytën herë, do të fillojnë. Atodo të nxiten nga ata që punojnë papushim për antikrishtin duke përhapur gënjeshtra,deri kur gradualisht ai do të merret gabimisht për Birin tim. Të gjitha këtongjarje tingëllojnë tani të largëta, por kur ato të fillojnë të shpalosen parajush, do të duken si një seri ngjarjesh të natyrshme, që do të shihen nga shumësi ngjarje prekëse.
Pastaj, kur çdo gënjeshtër djallëzore t’i tregohet botës mbrapsh ngaSatanai – antikrishti, përmes ritualeve satanike, do të shihet të ngjitet nëQiell.
Biri im, në kthimin e Tij, do të shihet të zbrezi nga retë – eanasjellta e asaj kur Ai u ngrit në Qiell – ashtu si Ai premtoi.
Më pas, antikrishti dhe të gjithë ata që skllavërishte adhuruan atë do të hidhen në liqenin e zjarrit dhe paqja do të jetë e juaja,fëmijë të dashur. Sepse të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës, sahap e mbyll sytë, ata do të ngrihen në Parajsën e Re, kur Qielli dhe Toka të bëhennjë.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht:
e premte, 7 shkurt 2014 23:38
Bija Ime e dashur, ndërsaMesazhet e Mia përhapen dhe nxisin nevojën për të inkurajuar shumë veta tëkthehen tek Unë, shumë mbrekulli do të dëshmohen.
Jo-besimtarët,ata të çdo besimi dhe ata që e kanë larguar veten nga Unë për shkak të jetës tëtyre mëkatare, do të kthehen.
Këtë Unë ja u premtoj. Njerëzit që i kanë sytë embyllura do t’i hapin ato. Ata me urrejtje në zemrat e tyre do të derdhin lotëgëzimi kur pesha e barrës së tyre të hiqet. Njeriu që nuk më njeh Mua fare do tëmë njohi. Sa shumë do të vijnë dhe do të më kërkojnë Mua dhe Prania e Shpirtittë Shenjtë do të ndjehet nga shumë, kur ata përfundimisht ta pranojnë se Unëkam ndërhyrë për t’i shpëtuar ata nga gjithë të këqijat.
Bija Ime, të lutem t’i qetësosh të gjithë ata qëndjehen të trishtuar për mënyrën në të cilën Egzistenca Ime në botë po mohohet.Tregoju atyre se, edhe pse çdo gjurmë e Imja do të fshihet, me Hirin e Zotit,Unë do të vazhdoj të ndriçoj shpirtrat e atyre që më thërrasin Mua. Unë kurrënuk do t’i braktis të Mitë. Unë kurrë nuk do t’i shpërfill ata që janë tëvetmuar, të trishtuar, të trëmbur dhe të pasigurtë nëse Zoti Egziston apo jo.Por thjeshtë duke e lënë krenarinë e tyre mënjanë dhe duke më kërkuar Mua njëshenjë të Pranisë Sime, Unë do t’ju përgjigjem atyre. Kurrë më parë Unë nuk kam ndërhyrë tek kaq shumë, sa e bëj tani. Ështëprej Dëshirës Sime për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që Unë do t’i përshkojzemrat e atyre që, deri tani, më kanë mohuar Mua, kur dhe nëse ata më thërrasinMua.
Unë pres përgjigjen tuaj. Unë pres për dashurinëdhe gëzimin, me të cilat Unë do t’i mbush zemrat dhe shpirtrat tuaj, nëmomentin e bashkimit, sepse kjo është edhe ëmbëlsia e kthimit tuaj. Kjo do tëjetë koha kur ju e hapni shpirtin tuaj dhe e lejoni Dritën e Zotit t’ju sjelliDhuratën më të madhe që ju mund ta imagjinoni ndonjëherë – Dhuratën e Jetës sëPërjetshme.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht:
e shtunë, 7 shkurt 2015 21:37
Bija Ime e dashur, përpjekja Ime për t’jusjellë paqe të gjithë fëmijve të Zotit, dhe për të sjellë çdo person në lavdinëe Qiellit dhe Tokës së Re, po intensifikohet. Unë do të luftoj deri në fund përta shpëtuar njerëzimin nga ligësia, që është shkaktuar mbi ata nga kundërshtariIm.
Unë kërkoj që të gjithë ju që më doni Mua dhee mbani Fjalën Time të qëndroni të fortë përballë urrejtjes që do t’ju duhet tëdëshmoni kundër Fjalës Sime të Shenjtë. Nëse ju e refuzoni Fjalën Time atëherëju më refuzoni Mua. Ju nuk do të keni mundur të kuptoni kuptimin e Vdekjes Simenë Kryq.
Të bëni një jetë me Mua kërkohet guxim dhe qëndrueshmërie madhe, sepse ju kurrë nuk do të liheni të qetë kur e pohoni hapur besimintuaj tek Unë.
Unë Jam i vetmi ngushëllim i juaj i vërtetë nënjë botë që është kundër Meje. Unë Jam shpëtimi juaj në kohët e ujrave tëtrazuar. Unë Jam vetë Jeta dhe të gjitha gjërat që janë të mira vijnë nga Unë. Iligu në çdo lloj forme nuk mund të vij nga Unë sepse është e pamundur. Deri kurbota ta pranoj se Satanai egziston ata kurrë nuk do ta pranojnë Egzistencën eZotit.
Satanai dhe çdo ëngjëll i rënë i flakur ngaQielli nga Ati Im i dashur krijon urrejtje në shpirtrat e atyre që e lejojnë mëkatint’i mbysi. Është përmes mëkatit të krenarisë që të gjithë mëkatet e tjeradalin. Krenaria ishte rënia e Luciferrit. Krenaria është mëkati me anë të sëcilit njeriu e radhit veten me të ligun. Krenaria do të jetë rënia e njerëzimit.
Të më doni Mua ju duhetta bëni atë pa kushte dhe kjo nuk është një arritje e lehtë. Të më doni Mua dotë thotë t’i përmbaheni Fjalës së Zotit. Nëse ju devijoni nga kjo dashuria juajpër Mua do të dobësohet deri kur, gradualisht, ju do të jetoni sipas rregullavetuaja.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: