e premte, 1 shkurt 2013 16:20
Bija Ime e dashur, sa po copëtohet Zemra Ime në këtë kohë,kur njeriu përmes ligësisë së mëkateve të tij, e ka provuar përfundimishtdurimin Tim. Lëndimi dhe dhimbja Ime janë të bashkuara me Zemërimin Tim, pasiUnë nuk mund ta lejoj këtë infektim të vazhdoj, i cili ka rënë mbi njerëzimin nënjë nivel të tillë.
Dora Ime e Drejtësisë do të bier tani mbi shtetet që i kanë kundërshtuarhapur Ligjet e Mia. Urrejtja që njeriu ka për vëllezrit dhe motrat e tij ështëe dukshme në mbarë tokën dhe merr shumë forma. Për njeriun e vdekshëm Mesazhi Imështë: “
Ndaloni tani veprat tuaja të liga, ose ndëshkimi Im do tëfshij gjithçka që ju bëni dhe do të vuani dhimbjen e përjetshme.”
Ju nuk e keni autoritetin të merrrni jetën, sepse Unë JamAutori I Jetës. Vetëm Unë e jap jetën. Ajo nuk vjen nga ndonjë burim tjetër.Vetëm Unë mund ta marr atë. Kur ju ndërhynime Planin Tim Hyjnor, ju do të ndaloheni. Ky Plan është nënvlerësuar ngaju, një krijesë së cilës Unë i kam dhënë kaq shumë. Është sulmuar dhe bërë copëcopë, sikur të ishte me pak pasoja.
Luftrat tuaja do të shtohen, sepse Unëdo të sjell vdekje tek liderat tuaj djallëzor. Unë do t'ju gjej, do t'ju marr dhedo t'ju hedh në humnerë, ku bisha do të jetë shoqëruesi juaj përjetësisht. Ju dotë nxirrni sytë vëndit nga dhimbja, për shkak të ligësive që keni kryer kundërfëmijve të Mi.
Do të jetë për mëkatet kundër të pafajshmëve, jetën e të cilëvee keni shkatërruar, që ndëshkimi Im do të bier mbi ju. Asnjë shtet nuk do t'ishpëtoj këtij ndëshkimi dhe niveli i ndëshkimit Tim do të jetë sipas thellësisësë mëkateve, ndaj të cilave ju e keni ulur veten tuaj.
Ju mund të mendoni se ndëshkimi Im është i ashpër, por pa atë,ju do të shkatërronit njëri tjetrin. Nësenuk do të ndërhyja Unë, bota do të ndalonte së egzistuari; sepse ju, meteknologjitë tuaja djallëzore që keni krijuar, do ta copëtonit atë më dysh.
Unë nuk do t'ju lejoj ju ta bëni këtë. Fuqia ime është ePlotfuqishme dhe ju tani do të dëshmonindëshkimet e Mia kur t'i bien njerëzimit.
Pendohuni. Lutuni për mëkatarët tuaj dhe sidomos ata që janëinfektuar nga errësira e të ligut. Unëdo t'i zhduk ato shtete që mbështyjnë në Fytyrën Time dhe që kanë humburkontrollin. Ata që persekutojnë të tjerët do të vuajnë dhimbjen që ata u kanëshkaktruar të tjerëve.
Ati juaj
Hyji Më I Larti
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e shtunë, 1 shkurt 2014 19:53
Bija Ime e dashur,
për shkak të vuajtjeve, që rraca njerëzore duhet tëduroj gjatë Pastrimit, do të ishte gabim të ngatërrohej dhimbja që ajo do tëshkaktonte me humbjen e shpresës.
Shumë prej asaj që njerëzimi e konsideron se do taketë gjithmonë do të kthehet mbrapsh dhe përmbys, por kjo është e rëndësishme.Kur të kryhet Pastrimi, një agim i ri do të shfaqet – papritur dhe pa paralajmëruar– dhe bota e re do t’i tregohet fëmijve të Zotit.
Ndërsashumë dhimbje do të durohet prej atyre që më duan Mua, si dhe prej atyre që nukmë duan, Unë kërkoj që asnjëri prej jush të mos besoj se kurrë nuk ka shpresë.
Përkundrazi, gëzohunisepse vetëm dashuria, gëzimi, paqja dhe lumturia shtrihet përpara në ParajsënTime të Re. Kur bota të jetë pastruar nga mëkati dhe sa më shumë shpirtra tëjetë e mundur të jenë pastruar, atëherë Unë do të vij si një Dhëndër për t’ju përshëndetur.Dita e Madhe dhe e Lavdishme është për t’u pritur me gëzim, entusiazëm dhe dëshirë,sepse Zemra Ime do të shpërthej dhe do të bashkohet me gjithë botën.
Fillimi iRi është pranë jush.
Duroni çfarë do dhimbje dhe vuajtje që dëshmoni tani, sepse ajo do tëjetë asgjë kur ju të vini në Dritën Time, kur Unë t’ju pushtoj me dashuri dhelumturi, që ju e keni pritur gjithë jetën tuaj, por që me të vërtetë ju nukmund ta arrinit deri atëherë.
Më ndihmoni Mua t’i sjell shpirtrat që janë të humburpër Mua në Krahët e Mi. Lutuni për njëri tjetrin. Të jeni të gëzuar. Të kenishpresën. Të keni paqen. Çfarë do që të vij, dijeni se Dashuria Ime është më efuqishme se urrejtja. Fuqia Ime është e Gjithpushtetshme. Mëshira Ime është epafund. Durimi Im është i madh.
Shkoni në paqe dhe më shërbeni Mua, deri në ditën efundit, sepse Dita tjetër do të jetë fillimi i botës që nuk do të ketë mbarimdhe kur vdekja nuk do të egzistoj më.
Unë ju dua dhe kënaqem me të gjithë ju.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: