e martë, 29 janar 2013 4:15
Bija Ime e dashur, zemërimi i Satanit po derdhet mbi tokë, ndërsaShpirti I Shenjtë e shton Praninë e Tij Hyjnore brënda shumë njerëzve, përmes këtijdhe Misioneve të tjera, të autorizuar nga Unë.
Rritja e urrejtjes, vrasjes dhe mungesës së bamirësisë ështëintensive dhe mëkati e ka infektuar tokën si një flakë e tërbuar.
Koha përpregatitjen për Ditën e Madhe të Kthimit Tim duhet të filloj tani me kujdes.
Kur ju,ndjekësit e Mi të dashur i përgjigjeni Thirrjes Sime, Unë do të shtoj besimintuaj dhe ju do të shtoheni ngado.
Ky Mision ka arritur kulmin me tëgjitha udhëzimet e dhëna njerëzimit përmes Atit Tim, tek të gjithë ata që erdhënpara jush. A nuk e kuptoni se profetët, që nga fillimi, kur e përshkruan Ditëne Zotit, se kjo i referohej Kohës Sime, kohë në të cilën Unë do të përmbushmarrëveshjen finale?
Plani Im është të vij dhe t'ju dhuroj juve jetën e përjetshmeqë Unë premtova, kur ju çlirova nga zinxhirët e mëkatit, me anë të Vdekjes Simenë Kryq. Ata që janë të dyshimtë ndaj Meje, ta dinë se Unë kurrë nuk do t'imashtroj ata në një Mision të tillë si ky. Unë nuk do t'ju kërkoja të mëndihmonit Mua për të shpëtuar shpirtrat, të luftoni të ligun, apo t'ju inkurajojtë luteni, nëse nuk do të isha Unë, Jesusi juaj, Ai Që ju thërret tani.
Të vegjëlit e Mi, ju po jetoni në një shkretëtirë, jo tëkrijuar nga ju. Unë Jam I vetmi shpëtimi juaj. Nëse nuk më ndiqni Mua tani, judo ta humbisni kohën kot duke u endur, të humbur dhe të çorientuar. Besimi juaj mund të mbahet i fortë vetëm përmesSakramenteve të Shenjta. Ruajeni besimin tuaj dhe më ndiqni Mua. Kjo ështëajo që ju kërkoj. Pastaj lutuni për shpëtimin e shpirtrave.
Unë kurrë nuk do t'ju dënoj ju për mospranimin e këtyreMesazheve të Mia të Shenjta. Por Unë kurrë nuk do t'ju fal nëse blasfemoni kundërFjalës së Zotit, e dhënë ju nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë. Nëse ju nuk besoninë Mesazhet e Mia, atëherë largohuni dhe vazhdoni me përkushtimin tuaj tek Unë.
Dishepujt e Mi të dashur, ju do të lëviznishpejt për të krijuar një ushtri të madhe dhe një mbrojtje të fortë kundërarmiqve të Zotit.
Ndërsa kjo rritet e fortë, ju lutem të inkurajoni sa më shumë nga shërbëtorëte Mi të shenjtë të jetë e mundur për t'ju ndihmuar.
Është e rëndësishmesa pavarësisht se sa shumë rezistencë do të ndeshni, ata akoma duhet të ofrojnëMeshën ditore dhe Sakramentin e Kungimit të Shenjtë tek ata që kanë nevojë.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e mërkurë, 29 janar 2014 15:00
Bija Ime e dashur, mos qani për veten tuaj, por përMua, Jezusin tuaj, i Cili loton dhe vuan për shkak të shpejtësisë me të cilënrraca njerëzore po bie në jetën e korruptuar dhe mëkatare.
Për arsyen se Fjala Ime është refuzuar nga kaq shumë,për një kohë të gjatë, sa shumë njerëz nuk kanë asnjë drejtim apo të dinë kurvjen puna për zgjedhjet që ata bëjnë në jetën e tyre. Shpirtrat, që janëshmangur shumë larg nga e Vërteta, kanë vetëm dëshirat dhe egoizmin e tyre përt’i drejtuar. Vetë-pëlqimi, imoraliteti seksual, vetë-kënaqësia dhe kërkimi i tëmirave materiale, kanë shkaktuar trazira në shpirtrat e tyre. Asgjë nuk munddhe nuk do t’i kënaqi ata. Kur ata kanë arritur thellësitë e mëkatit, atëherëata kërkojnë, me shumë entuziazëm, shpirtrat e të tjerëve për t’i ngatërruar.Kjo është për arsyen se Satanai i ka pushtuar shpirtrat e tyre në atë shkallësa ai i përdor ata për të joshur shpirtrat e tjerë drejt kurthit të tij djallëzor.
Moraliteti i njerëzimit është zhytur nëthellësi të tilla sa ky shpirt i keq por gllabëron miljona shpirtra për ditë.
Oh sa rritet Dhimbja Ime dhe sa shumë punë kërkohetpër ta shkulur këtë infektim nga rrënjët.
Do të vij një kohë kurvetëm një të tretës së rracës njerëzore do t’i jepet Hiri për të dalluarndryshimin mes të mirës dhe të ligës.
Ata që e mirëpresin të ligun, në çdo lloj forme, do ta paraqesin atësikur të ishte një gjë e mirë.
Së shpejti, do të duhet një njeri shumë iguximshëm që të flasi hapur dhe të deklaroj se; “Kjo është e gabuar” pa utrajtuar si djall apo të përbuzet, për atë që do të shihet si një shprehje epaarsyeshme.
Oh sa do të fundosen fëmijët e Zotit. Shpirtrat mezemrat e ngurta, me një urrejtje për të tjerët, me një mungesë dhembshurie, melakminë dhe joshjen për dhunë, do të shtohen në numër. Ata do të admirohen nëbotë, kur dekada më parë ata ishin për t’u patur frikë. Prandaj dhe Unë duhet tëndërhyj për të shpëtuar njerëzimin nga vetë shkatërrimi, para Ditës së Madhe tëZotit.
Plani i Satanait është të shkatërroj sa mëshumë shpirtra të jetë e mundur. Plani Im është ta ndaloj këtë infektim dhe Unënuk do të hezitoj të jap shenjat, që nevojiten për t’ju zgjuar ndaj Dashurisë sëZotit dhe për nevojën për t’u pregatitur si duhet për botën që vjen.
Kurrë mos e refuzoni Dorën e Zotit. Kurrë mos e shpërfillniFjalën e Zotit, sepse pa këto gjëra ju jeni asgjë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht:
e enjte, 29 janar 2015 21:30
Bija Ime e dashur, do të jenë Katolikët eRromës dhe Çifutët ata që do të hasin kundërshtimin më të madh në kohët që do tëvijnë. Ata do të pësojnë diskriminim, kundërshtim dhe urrejtje ndërsa braktisjambyt njerëzimin. Zërat e tyre do të heshten ndërsa fallcitetet mbërthejnë mëndjete fëmijve të Zotit kur i ligu e mashtron botën të refuzoj Fjalën e Zotit.
Këta dy dëshmitarë do të vazhdojnë tëshpallin të Vërtetën përmes atyre mes jush që janë mjaft të fortë për të përhapurZjarrin e Shpirtit të Shenjtë deri kur Dita e Madhe e Zotit të bjer mbi njerëzimin.Shpirti i Enohas dhe Elijas do t’i vërshoj shpirtrat e tyre dhe ata do tëshkaktojnë zemërim kur të dëshmojnë për Zotin, të Vërtetën dhe Jetën, të cilënbiljona do ta refuzojnë. Ashtu si është parathënë, këta dy dëshmitarë do tëkundërshtohen dhe do të luftohen por mjerë njeriu që përpiqet t’i shkatërrojata sepse Zoti do t’i ndërshkoj armiqtë e Tij për t’i lejuar këta të dy tëmbajnë gjallë flakën e Dashurisë së Tij në një botë, e cila do të mbulohet meerrësirën e braktisjes.
Enoha dhe Elijah nuk do të jenë të pranishëmnë formë njerëzore por dijeni këtë. Ata do të jenë të pranishëm në shpirtin e këtyredy dëshmitarëve dhe do të jetë përmes vuajtjes së tyre që Zoti do t’i shpengojata që janë të verbuar ndaj të Vërtetës.
Kurrë mos kini frikënga e Vërteta, trëmbuni vetëm nga ata që janë të mbushur me urrejtje të tillë përMua, Jezu Krishtin, sa ata do të kryejnë çdo vepër të ligë për t’i heshtur këtady dëshmitarë. Por, ata nuk do të kenë asnjë efekt sepse Zjarri I Shpirtit tëShenjtë do të dali prej gojëve të tyre si një shpatë dhe do të çpoj zemrat eatyre që kanë nevojën më të madhe për Mëshirën e Zotit. Pastaj, kur koha tëvij, këto dy fetë do të ndalohen dhe ata që guxojnë t’i praktikojnë ato hapurdo të akuzohen për kryerjen e një krimi. Të djegur deri në themele Tempujt do tëkthehen në grumbuj hiri dhe bota do të kënaqet në shkatërrimin e Besimtarit tëZotit dhe do të festoj vdekjen e tyre.
Pas kësaj, tingulli i Zërit të Zotit do të dëgjohetnë çdo cep të botës dhe nga hiri do të ngrihet Fillimi i Ri, Jeruzalemi i Ri njëbotë e re e pastër pa mëkat.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: