Jesus2Me top graphics
I love you all and welcome you into the Bosom of My Love and Mercy.

Përgatituni për Paralajmërimin, Ndriçimin e Ndërgjegjes

e premte, 28 janar 2011 0:15

Sonte,bija Ime e dashur, t’u dhanë hiret për t’u bërë më e fortë për të vazhduar mekëtë Punë të shenjtë. Përmes përkushtimit të ndjekësve të Mi të dashur dhe tështrenjtë, që janë lutur shumë për ty, ti, bija Ime, do të çash përpara për tapërfunduar Librin e së Vërtetës. Pavarësisht se sa shpërqendrohesh, ti prapë eke të vështirë ta refuzosh detyrën tënde ndaj Meje. Kjo është e kënaqshme përMua por ne nuk kemi shumë kohë.

The Merciful Jesus

Botës,bija Ime, po i jepet kjo Dhuratë e veçantë – Libri i së Vërtetës – për t’itreguar fëmijëve të Mi çfarë ata duhet të bëjnë për t’u përgatitur përParalajmërimin, Ndriçimin i Ndërgjegjes, që po i jepet njerëzimit për t’indihmuar në përgatitjen e tyre të mjaftueshme për Ardhjen Time të Dytë.

Përata që nuk besojnë tek Unë atyre prapë duhet t’iu jepet mundësia për ta lexuartë Vërtetën. Kur kjo ngjarje të ndodhë, pasi këto Mesazhe t’i jenë dhënë botës,njerëzit do ta kuptojnë vërtetësinë e Fjalëve të Mia të dhëna përmes teje, bijaIme, për ta shpëtuar njerëzimin.

Një Ngjarje Mistike dotë përjetohet nga të gjithë ata mbi moshën 7 vjeçare

Mosu lëndo kur njerëzit i shpërfillin këto Mesazhe, bija Ime. Thjesht të jeshmirënjohëse që atyre po iu jepet kjo Dhuratë. Ata do ta kuptojnë të Vërtetën ekësaj profecie, pasi që kjo Ngjarje Mistike, e cila do të përjetohet nga tëgjithë fëmijët e Mi mbi moshën 7 vjeç, kudo nëpër botë, të ndodhë. Ata që do tëjetojnë pas kësaj ngjarje do të jenë më të vëmendshëm mbi përmbajtjen e këtijLibri të Shenjtë. Ata do ta kenë të vështirë ta shpërfillin, madje edhe nësebesimi i tyre është i dobët; të tjerët që nuk duan t’ia dinë për të Vërtetënprapë duhet të kujtohen për përmbajtjen e kësaj Pune.

Kurrëmos u dorëzo, bija Ime, kur vjen puna për shpëtimin e shpirtrave. Të gjithëfëmijët e Mi të shtrenjtë lindën prej Dashurisë së Atit Tim të Përjetshëm. Kurata e humbën udhën e tyre, kjo nuk kishte rëndësi. Hyji, Ati Im i Përjetshëmprapë e do secilin prej fëmijëve të Tij.

Besimi,bija Ime, mund të rindizet nga besimi i të tjerëve të bekuar me Shpirtin eShenjtë. Fëmijët e Mi të zgjedhur, të dërguar për të përhapur Fjalën Time tani,në botë, e kanë aftësinë për të sjellë lot gëzimi në ata shpirtra të gjorë qëbërtasin për drejtim në jetët e tyre të zbrazëta e të ngatërruara.

Shikojeni secilinpërmes Syve të Mi

Gjithmonët’i shikoni miqtë, familjen, fqinjët dhe kolegët e punës përmes Syve të Mi.Gjithmonë shikoni për anën e mirë. Tregoni dashuri ndaj tyre dhe ata do ta ndjejnëPraninë Time. Ata do të tërhiqen drejt jush dhe nuk do ta dinë përse.

Përmesshembullit Tim, më imitoni Mua dhe ju do të më ndihmoni Mua të kthej në besimfëmijët e Mi të humbur. Duke u lutur fort për ta ju mund t’i sillni ata mëpranë Meje. Përmes sakrificës dhe pranimit të vuajtjes, në bashkim me Mua, jumund të shpëtoni shpirtra. Kjo përfshin ata shpirtra që akoma nuk e kanë lënëkëtë Tokë, si edhe ata që po presin Gjykimin në Purgator.

St. Faustina Kowalska

Mëlejoni Mua që përfundimisht t’ju kujtoj, se ju keni dy zgjedhje. Besoni tek Unëduke i hapur mendjet tuaja ndaj të Vërtetës që përmbahet në Ungjill. Nëse ju ekeni humbur gjithë besimin atëherë lexoni vetëm një pjesë të Mësimeve të Mia.Pastaj më kërkoni Mua t’jua tregoj të Vërtetën në zemrat tuaja. Atëherë ju do tadini se cila udhë do t’ju çojë tek Unë në Qiell. Nga ana tjetër, ju mund t’imbani sytë mbyllur dhe të refuzoni që të dëgjoni. Vetëm lutja, nga besimtarëtmund t’ju shpëtojë atëherë. Lutja nga ndjekësit e Mi, e kombinuar me recitimine Kurorëzës Sime Hyjnore të Dhuratës së Mëshirës Hyjnore, të dhënë MotërFaustinës në Shekullin e 20-të, mund ta shpëtojë shpirtin tuaj në orën evdekjes.

Lusni Mëshirën Hyjnore

Lusni,lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore për shpirtrat tuaj dhe për ata tëjo-besimtarëve, tani. Grupet e lutjes do të ndihmojnë në përhapjen e sëVërtetës, në ngjalljen e besimit tek ata që e kanë humbur gjithë kuptimin sekush janë dhe nga vijnë. Kjo do të jetë vendimtare në aktivizimin e përhapjessë ndriçimit ungjillor, që tani do të ndjehet në të gjitha pjesët e botës,ndërsa koha afron që profecitë në lidhje me Ardhjen Time të Dytë në Tokë tëfillojnë të zbulohen, kur të shpalosen para një vargu ngjarjesh globale.

Qëndronitë përgatitur, fëmijë, në çdo kohë. Qëndroni në gjendjen e hirit dhe t’i mbanizemrat tuaja të hapura ndaj Mësimeve të Mia të dashurisë dhe paqes në Tokë.Nëse të gjithë fëmijët e Mi do të ndiqnin Mësimet e Mia, nuk do të kishte asluftëra, as lakmi, as urrejtje apo varfëri në botë. Ju duhet të uleni meqetësi, secili prej jush, vetëm për gjysëm ore çdo ditë.

KalojiniPsalmet, Parabolat dhe pyesni veten, “A gjen zbatim ky mësim në jetën time nëbotën e sotme?” Ju e dini se përgjigja është, sigurisht, po. Lutuni për fuqinëpër t’i ndryshuar sjelljet dhe pikëpamjet tuaja mbi jetën pas vdekjes. Mbajenimend këtë mësim të rëndësishëm. Toka është thjesht një kalim i shkurtër nëkohë. E vetmja lumturi e vërtetë dhe jeta e përjetshme është me Mua në Qiell,në Parajsën – Mbretërinë e Atit Tim.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti



Jesusi: “Së shpejti, ata do të krijojnë një ligj, që do ta bëj të paligjshëm kuptimin e blasfemisë”

e hënë, 28 janar 2013 21:15

Bija Ime e dashur, tregoju dishepujve të Mi që kurrë nukduhet të heqin dorë nga përkushtimi i tyre ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Rritja eateizmit do të thotë që përmëndja e thjeshtë e Zotit, apo e ligjeve tëdrejtuara prej Tij, shkaktojnë zemërim.

Është bërë, sikur të ishte njëblasfemi po të përmendet roli i Zotit në jetën tuaj.

Së shpëjti, ata do të krijojnë një ligj, i cili do ta nxjerrtë paligjshëm kuptimin e blasfemisë, me qëllim që të zhdukin çdo besnikëri qëegziston publikisht ndaj Zotit.

Ju, ndjekësit e Mi të shkretë, do ta keni të vështirë tëngrini zërat tuaj në Emrin Tim. Ata do t'ju fyejnë dhe do të deklarojnë gjëra tëtmerrshme për Mua, dhe prapë ju do të jeni të paaftë të më mbroni Mua.

Ato vënde Kristjane, popujt e të cilëvemë nderojnë Mua, nuk do të lejohen të deklarojnë besimin e tyre Kristjan përshkak të krijimit të këtyre ligjeve, të cilat do të kundërshtojnë hapur Mësimete Mia.

Sa shumë nuk duan të më njohin Mua. Ju që doni të më njihni,do të persekutoheni. Me këtë, Unë dua të them se sa herë që ju përpiqeni tëluteni tek Unë, momenti juaj intim do të ndërpritet. Sa herë që ju përpiqeni tëmerrni Sakramentet, ato do të bëhen të vështira për t'u marrë.

Pastaj kur të ngrini Grupet e Lutjes, do t'ju thonë tëndaloni. Çdo grup, jo vetëm që do të hasi kundërshtim në disa vënde, por edhemashtrues do të përpqien të futen për të shkatërruar frytet që do tëkrijohen si rezultat i tyre. Kurrë më parë nuk do të dëshmoni një kundërshtim tëtillë në përkushtimin tuaj ndaj Meje, ndaj Grupeve të Mia të Fushatës sëLutjes, apo Mesazheve të Mia.

Shumë priftërinj apo klerikë po përgjigjen me shpejtësi ndajThirrjes Sime, sepse ata më njohin Mua dhe e njohin Zërin Tim. Prandaj, shumëdo të vazhdojnë të thirren, ndërsa kërkesa Ime për të pregatitur shpirtrat tekata që ju është besuar kjo detyrë, do të përgjigjen.

Por, ndërsa numri i tyre rritet, të tjerët mes tyre do tëngrihen të zemëruar dhe të pakënaqur. Ata do të vuajnë prej dashurisë që kanë përMua. Armiqtë e tyre do të konsistojnë në njerëz që më duan Mua, por që janëkequdhëzuar nga të tjerët, tek të cilët ata besojnë. Të tjerët do të jenë tëtunduar nga shpirti i keq që të më mohojnë Mua. Ata do ta bëjnë këtë për tëpenguar planin Tim, për të përmbushur Vullnetin e Atit Tim për të shpëtuarshpirtrat dhe për të sjellë të gjithë fëmijët e Zotit në Parajsën e Tij të Re.

Ju duhet t'i rezistoni përpjekjeve të tilla, por të mbeteni me dinjitetgjatë gjithë kohës.

Vazhdoni të luteni për ata shërbëtorëte Mi të shenjtë që, ashtu si Juda para tyre, do të më puthin Mua në një faqedhe do të tradhëtojnë Mua me faqen tjetër.

Unë do të qëndroj me ju gjatë kësaj torture, sepse madje dheju do të tronditeni nga helmi që do të dali prej gojëve të atyre që pohojnë sejanë dishepujt e Mi.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sot, më pak njerëz se kurrë besojnë në Fjalën e Zotit

e martë, 28 janar 2014 23:15

Bija Ime e dashur, le të mos ketë asnjë dyshim seata mund ta gjejnë të Vërtetën në Librin e Atit Tim, Biblën Më Të Shenjtë.Fjala gjendet atje për t’u dëshmuar nga të gjithë, ashtu si ka qënë për shekuj.Bibla e Shenjtë përmban të Vërtetën dhe gjithçka që pritet nga njerëzimi ështëe shprehur haptazi brënda faqeve të saj.

Gjithçka që doli nga gojët e profetëve dhedishepujve të Mi, të cilët ishin të udhëzuar nga Shpirti I Shenjtë, përmbahetatje. E Vërteta ndodhet brënda Fjalës – që është– Libri i Atit Tim. Përse atëherë njeriu e vë në pyetje vërtetësinë e Fjalës?Gjithçka e dhënë njeriut, për hir të shpirtrit të tij, mund të gjendet në Biblëne Shenjtë.


E Vërteta

është përtypur ngashpirtrat në mënyra të ndryshme. Ata që janë shpirtra të përulët dhe që epranojnë Fjalën e Zotit nuk e vënë atë në pyetje. Të tjerët e marrin dhe heqinpjesë të saj deri sa ajo nuk i ngjan më të Vërtetës. Pastaj janë ata që kurrënuk do ta pranojnë Fjalën, sepse ajo është me pak interes për ata. Ata e shohintë Vërtetën, e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, si asgjë më tepër se sa një pjesëfolklori.

Sot, më pak njerëz se kurrë besojnë në Fjalën eZotit. Ata që besojnë marrin vetëm pjesë që ju përshtaten mënyrës së tyre tëjetesës dhe largohen nga Ligjet e Zotit, për të cilat ata nuk ndjejnë më kënaqësi.Sot, e Vërteta që mësohet është veçse një hije e asaj që përmbahet në Bibël.

Unë ju flas tani për të Vërtetën për tre arsye. E paraështë për t’ju kujtuar për Fjalën e të Vërtetës – e cila është e përmbajtur nëLibrin e Atit Tim. E dyta është për të përforcuar faktin se ju nuk mund tarishkruani Fjalën e Zotit. E treta është se Unë mund t’i ushqej fëmijët e Zotitme Fjalën e Zotit në një kohë kur, së shpejti, ajo do të hiqet prej jush. Unë ebëj këtë tani përmes Librit të së Vërtetës, i premtuar ju nga profetët. Nëse eVërteta nuk ju përshtatet, atëherë ju nuk e pranoni Fjalën e Zotit. Nëse ju nuke pranoni Fjalën e Zotit, atëherë Unë nuk mund t’ju çoj në Mbretërinë Time tëRe dhe t’ju sjell shpëtimin që Unë ju premtova, kur Unë vdiqa për mëkatet tuajanë Kryq.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse e pamundur të gjendet

e mërkurë, 28 janar 2015 17:00

Bija Ime e dashur, Unë jam flakur tutje nëshkretëtirë dhe ndjehem i lënduar në Hidhërimin Tim me mënyrën në të cilënKrishtërimi është duke u përbuzur në botë.

Zëri Im është veçse një përshpërimë mes ulërimittë bishës dhe atyre që më përbuzin Mua. Këto zëra të pakënaqur do të shumëfishohendhe do ta mbysin Fjalën, e cila doli nga Jeta Ime. Heretikët, paganët, vizionarëtdhe profetët e rremë, tradhëtarët dhe dashamirësit e arit të shkrirë do tëngrihen të bashkuar për t’u rebeluar kundër Meje. Ata që ecin në Gjurmët e Miado të shtypen dhe do të rëndohen me peshën e Kryqit Tim dhe do t’ju duhet t’ingjiten një mali të thepisur nëse do të mbajnë të shtrenjtë gjithçka që ju mësuaatyre nga Unë.

Bible page after wildfires

Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse epamundur të gjendet para se të zhduket. Çdo përpjekje për ta mohuar Zotin do tëbëhet deri kur Fjala të zëvendësohet nga doktrina e errësirës. Ata prej jush qëbesojnë tek Unë, Jezusi juaj, kurrë nuk duhet të dorëzohen ndaj asgjëje që nukvjen nga Unë. Vetëm Unë ju ruaj kundër lëndimit dhe është vetëm përmes Meje qëju do të gjeni Shpëtimin e Përjetshëm.

Bëni kujdes nga lutjet erreme që mund t’ju paraqiten sepse ato nuk do të jenë të frymëzuara nga ShpirtiI Shenjtë dhe duhet të shmangen. Një fjalë e vogël, një frazë e vogël apo njëpjesë e lënë e vogël, aty këtu, mund ta kthej një lutje në fallcitet. I ligu ështënjë vrasës i heshtur i shpirtit dhe nuk është e lehtë të identifikohet kur ështëi maskuar si e Vërteta. Është koha të çrrënjosni barërat e këqija nga kopshtituaj dhe të qëndroni të vërtetë ndaj gjithçkaje që Unë ju mësova sepse gjithçkatjetër është e papërshtatshme dhe mund t’ju bëj të humbisni besimin tuaj.

Besimi tek Unë dhe besimi në Premtimin Tim përtë ardhur përsëri, në Lavdi të Madhe, nuk duhet lënë mënjanë në favor të profetëvetë rremë, magjistarëve, paganëve dhe heretikëve. Armiqtë e Mi janë duke punuarfortë për t’ju mashtruar dhe shumë prej tyre janë plotësisht të vetëdijshëm seKush Unë Jam por ata duan që ju të më refuzoni Mua, me çdo kusht. Ju duhet tëmbeteni si një fëmij i vogël dhe i besueshëm kur të më thërrisni Mua dhe Unë dot’ju udhëheq përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Sime. Unë do t’ju mbroj të gjithëveju që besoni plotësisht në Dashurinë Time dhe Vullnetin Tim të Shenjtë. Vetëmatëherë mundem Unë të ndërhyj për t’i zhdukur armiqtë e Mi dhe të përhap të Vërtetënme qëllim që bota e re që vjen të mund të banohet nga çdo fëmij i Zotit.

Besimi, feja, shpresa dhe dashuria janë të rëndësishmenëse e gjeni forcën për të qëndruar Krah Meje. Dashuria për Mua, pa kushte, dot’ju japi Hire të mëdha përgjatë udhëtimit tuaj drejt Mbretërisë Sime tëLavdishme – bota që nuk do të ketë fund.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share