Jesus2Me top graphics
I love you. Never give up. Never feel disillusioned for I walk with you always.

Hyji Atë: “Prandaj vetëm një mbrekulli mund ta shpëtoj rracën njerëzore”

e shtunë, 26 janar 2013 19:22

Bija Ime e dashur,

Biri Im I Shtrenjtë, I cili pësoi njëvdekje kaq mizore, në emër të fëmijve të Mi, po pregatitet për Mëshirën e Tij tëMadhe.

Unë I kam dhënë Atij, deri tani, kohën që duhej për të sjellë sa më shumënjerëz të jetë e mundur nën Mëshirën e Tij Hyjnore pa e humbur as edhe njëshpirt të vetëm.

Kjo kohë është shumë afër për DhuratënTime ndaj njerëzimit.

Koha kur Biri Im, Mesia, erdhi të jetoj në tokë u shpenzuakot nga njerëzimi. Ata e refuzuan Atë. Herën e dytë, kur Unë e jap lejën për Atëtë vij përsëri, nuk do të jetë ndryshe. Aido të refuzohet.

Prandaj vetëmnjë mbrekulli mund ta shpëtoj rracen njerëzore.

Por kjombrekulli mund të jetë vetëm kur Unë, Hyji Krijuesi I gjithçkaje që egziston,mund të siguroj se vullneti i lirë i njeriut të mbetet i paprekur. Kurrë nukmund të ndërhyet me këtë Dhuratë të vullnetit të lirë. Kur një njeri e ofronatë si një dhuratë tek Unë, ajo është dhurata më e çmuar dhe më e përkryer ngatë gjitha.  

Duke ju treguar atyre provën e mëkateve të tyre, Biri Immund t'i inkurajoj shpirtrat t'i përgjigjen thirrjes së Tij. Pastaj, kur pendesatregohet, Mëshira e Tij do tëmbështjelli biljona shpirtra, që, për ndryshe, kurrë nuk mund të kishinshpëtuar.

Unë ju lutem, fëmijë të dashur, tëpregatiteni mirë.

Ati juaj I Dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Plani për të hequr çdo gjurmë Timen ka filluar

e diel, 26 janar 2014 15:00

Bija Ime e dashur, kurrë mos lejo qëllimet e atyreme zemërim në zemrat e tyre, kundër kësaj Pune, t’ju bëj të hezitoni nëMisionin Tim për shpirtrat.

Çfarë rëndësie ka nëse ju dhe shpirtrat e Mi tëdashur besnikë, që refuzojnë të devijojnë nga Fjala e Zotit, të kundërshtohen?Çfarë rëndësie ka nëse ata ju përçmojnë apo jo? Opinionet e tyre njerëzore, qëe mohojnë Fjalën, nuk kanë asnjë rëndësi në kërkimin tuaj për Shpëtimin e Përjetshëm.Kur ju më lavdëroni Mua dhe kur ju e nderoni Fjalën Time të Shenjtë, ju do tëtundoheni nga të gjitha anët për të më kthyer Mua shpinën.

Sa shumë do ta refuzojnë këtë Mision deri kur e vërteta e tmerrshme të bëhete qartë për ata kur të dëshmojnë blasfemitë, që do të rrjedhin nga goja eprofetit të rremë.

Kur dikush që e kundërshton Egzistencën e Trinisë sëShenjtë, guxon të veshi rrobat e një prifti të lartë nën çatinë e Kishës Simedhe pastaj përpiqet t’ju bindi se çfarë ju e keni ditur të jetë e vërtetë, deritani, nuk është më e tillë, ju atëherë do ta dini se shpirti i lig e ka gllabëruarKishën Time nga brënda.

Kur të rrethoheni nga ideologjitë e reja,doktrinat e reja dhe kur t’ju thuhet se rraca njerëzore sot i kërkon këtondryshime, kjo do të jetë koha kur nuk do të ketë më asnjë reagim ndaj Dëshiravetë Zotit. Përkundrazi, kur doktrinat e rreme, plot me gabime dhe të meta, tadeklarojnë mëkatin të mos jetë më, koha do të jetë e afërt për Mua për t’ishkatërruar armiqtë e Mi, ashtu si është parashikuar.

Më shumë nga ju do të zgjohen ndaj të Vërtetës dheturpit të tmerrshëm, që do të më bashkangjitet Mua, Jezu Krishtit, në KishënTime në Tokë. Ata shërbëtorë besnikë do ta njohin ligësinë dhe pastaj shumëprej tyre do t’ja mbathin. Por, kur të vij koha dhe kur kjo zgjedhje tëvendoset para ju të gjithëve, për fat të keq, shumë do të më braktisin Mua dhedo të marrin pjesë në praktikat pagane.

Plani për të hequr çdo gjurmë Timen ka filluar.

E Vërteta e Fjalës Simedo të hiqet nga kushtetutat tuaja, shkollat tuaja, deri kur përfundimisht tëjetë hequr nga brënda Vetë Kishës Sime.

Ata prej jush që besojnë se kjo kurrë nuk mund tëndodhi – se Zoti kurrë nuk do t’i lejonte këto gjëra – e kanë gabim. Këto ligësijanë lejuar, për pastrimin final të njeriut, para Ardhjes Sime të Dytë.

Nëse ju nuk qëndronivigjëlentë, pavarësisht se sa shumë më doni Mua, ju do të drejtoheni të merrnipjesë në një seri ceremonishë, që nuk do t’i bëjnë nderime Zotit. Nëse ato nukmë nderojnë Mua, atëherë ju duhet ta pyesni veten, përse është kjo? Përse janëbërë këto ndryshime dhe përse, kaq papritur? Përgjigja është koha – sepse farepak ka mbetur.

Gara për të fituar shpirtrat nga të dyja krahët dotë çoj në një betejë të ashpër. Njëra palë do t’ju bindi të refuzoni Fjalën eZotit në favor të praktikave të ndyra, që do të adhurojnë Satanain. Ata do të gënjejnëmadje edhe ata që janë të mësuar mirë në Fjalën Time, kaq dinakërisht do tëparaqitet çështja e tyre për të më hequr Mua nga Kisha Ime. Pala tjetër do tëvuaj për shkak të besnikërisë së tyre, jo vetëm ndaj këtyre Mesazheve, por edhendaj Fjalës së Vërtetë të Zotit, të dhënë botës në Librin e Atit Tim.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share