Jesus2Me top graphics
I love you all, children. Trust in Me more.

Mbajtja e Kryqit tim

e diel, 16 janar 2011 15:00

Po,bija Ime e dashur, jam Unë. Ka qenë një kthesë mësimi afatgjatë për ty dhe dotë vazhdosh të ushqehesh me njohurinë e të Vërtetës përmes Dhuratës së Shpirtittë Shenjtë, i cili e mbush shpirtin tënd.

BijaIme, të lutem të sigurosh që këto Mesazhe, të cilat janë një përzierje eparalajmërimeve, profecive dhe një përmbledhje e Mësimeve të Mia; të përhapennë çdo cep të botës. Është jetësore që fëmijët e Mi t’i kuptojnë mënyrat me tëcilat ata mund t’i përgatisin shpirtrat e tyre me qëllim që ta shpengojnë vetennë Sytë e Atit Tim.

RipërtëritjaShpirtërore është duke ndodhur në botë tani

Kanjë përkushtim dhe nderim në rritje për Mua, Atin Tim të Përjetshëm, Shpirtin eShenjtë dhe Nënën Time të dashur, që po ndodh në botë pikërisht tani. Edhe psenuk është qartësisht e dukshme akoma, kjo ripërtëritje e fuqishme shpirtëroredo të ndihmojë për të mbrojtur fëmijët e Mi, madje edhe ata që më kthejnë Muashpinën, kudo. Ungjilli tani do të rivizitohet, ndërsa njerëzit do të fillojnëtë përjetojnë brejtjen e urisë për të Vërtetën. Ndërsa Purifikimi rritetgradualisht dhe bëhet më i përhapur nëpër botë, po ashtu edhe këta shpirtra, tëzbrazët me dashurinë për Mua, do t’i hapin përsëri zemrat e tyre.

Ndërsadashuria shpaloset përmes dritës së ndjekësve të Mi, pasojat e të ligut dhe sjelljae atyre që ai infekton do të dobësohet. I ligu do të kundërpërgjigjet.

Ditët e Satanit janëtë numëruara

Ndërsaditët e tij mbi këtë Tokë dobësohen çdo orë, ai do të përpiqet të shkaktojë samë shumë dëm të mundet. Ndjekësit e tij do t’i shpejtojnë aktivitetet e tyredhe do të ngrihen menjëherë për të përhapur ligësi ngado. Veprimet e tyre, qëdo të jenë të tmerrshme për t’u parë, ndërsa ata e shfaqin veten e tyre parasyve tuaj të shtangur, do të jenë jetë-shkurtra.

Besimi,fëmijët e Mi, i forcuar përmes lutjes së rregullt ditore, do t’i shfarosë këtomizori. Kthehuni, fëmijët e Mi, dhe ri-zbuloni Mësimet e Mia. Më ktheni Mua nëjetën tuaj. Më merrni Mua në zemrat tuaja edhe njëherë, me qëllim që t’ju mbajnë Krahët e Mi. Më lejoni Mua t’ju udhëheq drejt përsosmërisë shpirtërore, meqëllim që të jeni të përgatitur për jetën e përjetshme, kur Toka dhe Qielli tëshkrihen në një.

Mëimitoni Mua, fëmijët e Mi, në jetën tuaj të përditshme. Merreni Kryqin Tim,madje edhe kur barra për ta bërë këtë mund të duket e tepërt. Kurrë mos kinifrikë ta pranoni Kryqin Tim, sepse Unë do t’ju lejoj të mbani vetëm aq sa jeninë gjendje.

Kuptimi i vuajtjes nëkëtë jetë

Kurju vuani në këtë jetë, ju jeni duke mbajtur Kryqin Tim. Ju keni dy zgjedhje.Nëse ju e refuzoni Kryqin Tim, ankoheni dhe jeni të hidhëruar prej saj, atëherëvuajtja shtohet pa pushim. Nga ana tjetër nëse e pranoni Kryqin dhe ofronisakrificën tuaj për të shpëtuar shpirtra, atëherë kjo është një dhuratë emrekullueshme për Mua. Nëse ju e pranoni këtë vuajtje, sprovat dhe mundimet, megëzim, atëherë barra juaj do të bëhet më e lehtë. Unë do t’ju ndihmoj ta mbaniatë. Dhimbja atëherë do të lehtësohet dhe paqja, dashuria, gëzimi dhe lumturiae pastër do të mbretërojnë në ju.

Bëni jetë të thjeshtë

Jetonijetë të thjeshta, fëmijë, dhe bëni gjithçka me vetëpërmbajtje. Kur ju hani,pini, flini, pushoni dhe relaksoheni sigurohuni që të jetë bërë mevetëkontroll. Kur nevojat tuaja janë përmbushur, ju nuk duhet të vazhdoni tëkërkoni më tepër, pasi jua gërryen shpirtin. Pendesa, fëmijët e Mi, ështëjetike për t’u afruar më pranë Meje. Me këtë, Unë dua të them sakrificëpersonale. Mbajtja e agjërimit është vetëm një shembull i pendesës. Unë epredikova rëndësinë e pendesës gjatë kohës Sime në Tokë. Po ashtu bëri edheprofeti Im i çmuar, Shën Gjon Pagëzuesi.

Unë,duke mbajtur agjërim për 40 ditë, e bëra këtë për t’ju treguar një shembull.Është vetëm përmes agjërimit, fëmijë, që ju mund të ndihmoni në shkuljen e tëligut.

Fëmijëte Mi të dashur, ju keni aq shumë përpara jush. Ju akoma nuk e kuptoni se çfarëdo të kërkohet prej jush në vitet që vijojnë. Është e rëndësishme, ndërkohë, qëtë afroheni më pranë Meje, me qëllim që të jeni të përgatitur për sprovatpërpara që hasin të Krishterët nëpër botë.

Shkoninë Paqe.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti



Kjo hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time

e enjte, 16 janar 2014 19:41

Bija Ime e dashur, e Vërteta përçan. Ajo gjithmonëe ka bërë këtë. Kur një njeri thotë se ai e di të vërtetën, një tjetër do tamohoj atë. Por kur e Vërteta del prej Fjalës së Zotit, ajo do të shkaktoj përçarjenmë të madhe. Shumë trëmben nga e Vërteta, sepse ajo nuk është gjithmonë e këndshme,dhe prapë pa të Vërtetën, ju do të jetonit në mohim të plotë. Kur ju jetoni nëmohimin e Fjalës së Zotit, ju kurrë nuk do të gjeni paqen e vërtetë në zemrattuaja.

Kur ju edini të Vërtetën, që përmbahet në Librin e Atit Tim, atëherë ju e dini Udhën eZotit dhe ju duhet ta ndiqni këtë udhë, deri në frymën tuaj të fundit. Mosdevijoni nga kjo.

Por nëse Fjala Ime ndryshon, ri-shkruhet dhe shkatërrohet, ju sigurishtkurrë nuk do ta pranonit këtë. Kjo është mirë. Por nëse doktrinat e reja, qëndryshojnë nga Fjala Ime e Shenjtë, ju tregohen nga brënda çative të kishave tëMia, çfarë do të bëni ju atëherë?

A do të pranoni një gënjeshtër, në vënd të së Vërtetës?A do të pranoni një doktrinë, që do të jetë mëkatare në Sytë e Mi?

Përgjigja duhet të jetë jo. Ju kurrë nuk duhet tamohoni Fjalën Time – për askënd. Për asnjërin, madje edhe nëse ata janë tëveshur me rrobën e elitës brënda hierarkisë së Kishës Sime, një të varfëri, njëmbreti apo një princi – kushdo që ju kërkon të pranoni një doktrinë të re nëlidhje me Fjalën Time nuk vjen nga Unë.

Kisha Ime po shkatërrohet pa u vënë re ngabrënda dhe çdo pjesë po i zbërthehet. Ndërsa radhët po zvogëlohen dhe shërbëtorëte Mi besnikë po hiqen – dhe më pas konsiderohen të mos jenë më të vlefshëm –udha do të pastrohet për futjen e doktrinave të reja nga Ferri.

Mjerë priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët, qëguxojnë të mbrojnë Fjalën e Zotit, sepse ata do të vuajnë më shumë. Ndërsa disado të përjashtohen dhe do të akuzohen për herezi – edhe pse ata vetëm do tëflasin për Fjalën e Vërtetë të Zotit – të tjerët do të jenë tepër të dobët. Shumë shërbëtorë të shkretë do të dorëzohenndaj presionit për të dënuar Ligjet e Zotit. Nëse ata nuk pranojnë të mbështesindoktinën e gënjeshtrave, ata do t’ju hidhen ujqërve. Ata, besimi i të cilëvetashmë është dobësuar dhe që duan gjërat materiale dhe që kanë një ambicje tëegër në shpirtrat e tyre, do të jenë të parën në radhë për t’u betuar përbesnikëri ndaj ‘premtimit’ të ri.

Kjohierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time.Ata do të deklarojnë fallcitete në Emrin e Zotit dhe do të marrin me vete shumëshpirtra të pafajshëm të besimtarëve.

Kongregatave pa e kuptuar do t’ju ofrohet një kupëhelmi e mbushur me asgjë – vetëm me bukë. Eukaristia e Shenjtë nuk do t’imbushi më shpirtrat e tyre. Atyre do t’ju ushqehen predikime, që do ta vënë nëlojë Fjalën e Zotit kur ata do t’i deklarojnë të drejtat e njeriut të jenëdoktrina më e rëndësishme. Dhe pastaj ata do të deklarojnë herezinë më tëmadhe, se njeriut do t’i jepet Jeta e Përjetshme, nëse pendohet apo jo për mëkatete tij. Kështu do t’i shkatërrojnë ata shpirtrat e miljonave.

Ndësa ata vazhdojnë ta copëtojnë KishënTime nga brënda, priftërinjtë e Mi besnikë dhe ndjekësit e vërtetë do ta rindërtojnëKishën Time, gur për gur. Ju do ta shikoni, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesisepse Unë nuk do ta lejoja këtë.

Të gjithë priftërinjtë, të gjithë peshkopët dhe tëgjithë kardinalët që do të hiqen nga froni dhe që do të qëndrojnë besnikë ndajMeje, kurrë nuk do t’i braktisin të drejtët apo ata ndjekësit e Mi që janë tëbekuar me Dhuratën e Mënçurisë. Pastaj, ndërsa njohuria e rreme do ta mbushizemrën e shërbëtorëve të dobët në Kishën Time, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë jovetëm që do të Ndriçoj shpirtrat e Kishës Sime të Mbetur, por edhe do të japiDritë, për të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, drejtderës Sime.

Kurrë më parë dishepujt e Mi nuk do të testoheshin në mënyrën me të cilëndo të testohen në të ardhmen.

Atyre do t’ju jepet Ndihmë Hyjnore për t’ibërë të aftë ta mbajnë të ndriçuar Dritën e Zotit në një botë, që do të zhytet,me ngadalë dhe me dhimbje, në errësirën e shkaktuar nga ardhja e armikut,antikrishtit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Ata e justifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre

e premte, 16 janar 2015 11:10

Bija Ime e dashur, Vullneti Im kurrë nuk mundtë mposhtet sepse është i përjetshëm.

Njeriu është rebeluar kundër Zotit në sa shumëmënyra por kur vullneti i njeriut ndërthuret me Vullnetin e Zotit, të gjithëata që e luftojnë Vullnetin e Zotit do të humbasin gjithçka. Ata me zemër tëbutë dhe që më pranojnë Mua pas Paralajmërimit do të fitojnë botën.

Bota që vjen është pa fund dhe gjithë mëkatido të zhduket. Lum të gjithë ata që do ta fitojnë trashëgiminë e tyre që jutakon, sepse kjo ka qënë pjesë e Planit të Atit Tim që nga fillimi – plani Hyjnorpër të cilin njeriu nuk është plotësisht në dijeni.

Është e rëndësishme që secili prej jush taluftoj tundimin e mëkatit, edhe pse kjo kurrë nuk do të jetë e lehtë. Thjeshtvazhdoni të më thërrisni Mua kur besoni se keni gabuar ndaj Meje. Unë Jamgjithmonë atje dhe do t’ju fal çdo mëkat, me përjashtim të mëkatit të përjetshëmtë blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë. Ajo që ju mund të bëni është tëafroheni tek Unë.

Kjo botë e Imja ëshë e mbushur me ligësi,mashtrim dhe shpirtin e lig por dashuria egziston gjithashtu brënda saj. Është dashuriaqë njeriu ka për vëllain e tij ajo që më mban Mua të pranishëm mes jush dhelutja, që e mban larg të ligun.

Unë nuk kërkoj që ju takaloni jetën tuaj në lutje gjithë ditën, çdo ditë, sepse nuk është çfarë Unë kërkojnga ju. E gjitha që ju kërkoj është të më thërrisni Mua për ndihmë dhe që t’ijepni lavdi Zotit. Për të përmbushur Premtimin Tim për botën, dhe për të bërë tësigurtë se të gjithë ju do të keni jetën e përjetshme, gjithçka që ju duhet tëbëni është t’i përmbaheni Ligjeve të Zotit ashtu si janë përcaktuar qartë në 10Urdhërimet.

Më ndiqni Mua,Jezusin tuaj, dhe kujtoni gjithçka që Unë ju mësova. Nuk është mirë tëdeklaroni se më doni Mua nëse e refuzoni Fjalën e Zotit. Ju duhet ta doni njëritjetrin si fillim dhe të bëni ndaj të tjerëve vetëm atë që ju do t’i kishit bërëvetes tuaj. Jetojeni Fjalën Time përmes mendimeve, punëve dhe veprimeve tuajadhe pastaj ju do të jeni me të vërtetë të Mitë. Urrejtja nuk luan asnjë rol nëPunën Time edhe pse gjithçka që Unë thashë kur erdha në tokë tërhoqi kritikë tëmadhe sepse njerëzit nuk donin të ndryshonin jetën e tyre. 


Sot Fjala Imerefuzohet sepse njerëzit nuk duan t’i përmbahen të Vërtetës. Përkundrazi, ata ejustifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre. Kështu,asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar.  

Skllavëria ndaj mëkatit,ku njeriu e lidh veten ndaj influencës së Satanait, është më e fortë tani se mëparë. Largohuni tani dhe me kërkoni Mua. Mbajeni mënd se mund t’ju falenmaketet sa jeni gjallë – jo pas largimit tuaj nga kjo tokë.


Kur njeriu do ta pranoj Fjalën e Zotit dhe tadij se gjithçka që Ai tha ishte e vërtetë? Gjithçka që Ai tha se do ta bënte, ështëe vërtetë, dhe gjithçka që Unë ju tregoj tani është e vërtetë. Për fat të keq,shumë nga ju kurrë nuk do të dëgjojnë dhe në kohën kur ta kuptojnë të Vërtetëndo të jetë tepër vonë. Ju duhet ta mbroni të ardhmen tuaj tani duke e jetuarFjalën e Zotit.  




Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share