Jesus2Me top graphics
Your life on earth is a test of your love for Me. You show your love for Me by  the love you show for others, including those who curse you.

2011 Viti i Purifikimit

e martë, 11 janar 2011 0:30

BijaIme e dashur, më në fund ne bashkohemi. Kanë kaluar disa ditë tani që kur ti kevendosur t’i marrësh Mesazhet e Mia. Mos ki frikë sepse do të të duhet kohëtani për ta dëgjuar Mesazhin Tim më urgjent të dhënë për botën deri tani.

2011-aështë viti për kohën në të cilin ndryshimet – purifikimi – do të fillojë dhe dotë dëshmohet nga miliona në mbarë botën. Megjithëse lutja do të ndihmojë nëshmangien e shkatërrimeve globale, nuk do të jetë e mjaftueshme tani për tandaluar Dorën e Atit Tim të Përjetshëm kur ta përfshijë njerëzimin, së shpejti.

Sjelljae keqe dhe ndyrësia e mendjes, trupit dhe shpirtit, që është duke u shfaqur nëbotë në këtë moment është e qartë për t’u parë tani nga të gjithë ju. Për ataprej jush kaq të ngarkuar dhe të mbështjellë në jetën e tyre, tani është kohatë ndaloni dhe të shikoni se çfarë po ndodh para syve tuaj.

Iligu, i cili punon me anë të atyre që janë në errësirë, ka krijuar rrëmujë kuvrasja e përditshme është tani kaq rutinë sa njerëzimi është bërë i pandjeshëmndaj keqbërësve të cilët i kryejnë këto ligësi. Dashuria për vetveten dhelakmia e dominojnë shoqërinë tuaj. Udhëheqësit dhe politikanët tuaj janë tëetur për pushtet dhe në shumë raste nuk duan t’ia dinë aspak për mirëqenientuaj. Vetëvrasja, në rritje, po shkaktohet nga dëshpërimi i krijuar ngamashtruesi, i ligu, në shoqërinë tuaj.

Ai,që kurrë nuk e shfaq veten tek ju, fshihet pas çdo vepre që shfaqet publikisht,e cila lartëson imoralitetin seksual dhe lëndimin e të tjerëve dhe të vetvetes.

Ndjekjae vazhdueshme e të mirave luksoze, të cilave ju i jepni përparësi mbimirëqenien e familjeve tuaja, është e shfrenuar. Ndërsa ju, fëmijët e Mi,ndiqni këto ëndrra pa vlerë, me kalimin e kohës do ta shikoni se do të mbetenipa ushqim. Këto gjëra boshe dhe pa vlerë nuk do ta ushqejnë barkun tuaj. Asedhe nuk do t’i mbushin shpirtrat tuaj të zbrazët, që klithin për ngushëllim –një ngushëllim që ju nuk e keni më në dispozicion. Ky ngushëllim mund tëarrihet vetëm përmes lutjes dhe veçanërisht të lutjes së organizuar në grupe.

Purifikimi vjen paraArdhjes Sime të Dytë

Tërmetettani kanë për ta goditur Tokën, ndërsa zemërimi i Atit Tim do të lëshohet. Ju,fëmijët e Mi mosmirënjohës, që i keni kthyer shpinën Dritës së të Vërtetës,duhet të keni frikë tani. Fillimi i Mundimit të Madh është gati për t’ushpalosur, ku spektakli i trazirave ekologjike do të përshkallëzohet. Njeriu dotë jetë i pafuqishëm. Me kalimin e kohës, ai do ta kuptojë dhe pranojë se AtiIm Ekziston dhe se Unë, Biri i Tij i dashur, tani përgatis udhën që bota tëdëshmojë kthimin Tim në Tokë për herë të dytë. Ajo kohë po afrohet tani.Megjithatë bota së pari duhet ta kalojë këtë purifikim të rëndësishëm. Ndërsanumri i fatkeqësive në botë do të vazhdojë të shtohet, po kështu edhe atandjekës të Satanit do të shtohen. Duke kundërshtuar, ata do të vazhdojnë mejetët e tyre të liga e të neveritshme dhe do të shkaktojnë dhimbje dhe terrormbi besimtarët e Mi dhe mbi ata që bëjnë jetë të drejtë.

Ndërsabesimtarët e Mi deklarojnë të Vërtetën tek një botë jobesimtare, prapë, mëtepër njerëz do të ngrihen dhe pranojnë se ndryshimet me të vërtetë po ndodhinnë botë. Ata shpejt, përmes profecive që Unë Jam duke iu treguar fëmijëve të Mime anë të lajmëtarëve të Mi të zgjedhur, do ta kuptojnë se çfarë ata në fakt podëshmojnë, sepse ndodhitë që do të shpalosen nuk mund të shkaktohen nga njeriu.Ato mund të ndodhin vetëm nëse dhe kur Ati Im i Përjetshëm të japë lejen e Tij.

Koha ka ardhur qëVulat të hapen

Koha,fëmijët e Mi, ka ardhur për shenjat ashtu siç qe parathënë kur Vulat duhet tëhapen dhe trumbetat të paralajmërojnë ndryshimet. I ligu nuk do të tolerohetnga Hyji Krijuesi i njerëzimit, dhe do të hiqet nga bota një herë e mirë. Asnjëndjekës i të ligut, pavarësisht se ç’nivel përfshirjeje ai ka për Satanin dhepremtimet e tij boshe, nuk do të shpëtohet, nëse nuk pendohet!

Dashuria,fëmijët e Mi, do t’iu tregohet të gjithë ndjekësve të Mi dhe atyre të Atit tëPërjetshëm kur ju t’i hapni zemrat tuaja. Megjithatë, Satani e ka shfaqur vetennë një nivel të tillë lartësimi, sa fuqia e tij ka infektuar tani kaq shumë ngafëmijët e Mi sa ata nuk besojnë më në virtyte të tilla si ndershmëria, veprat emira, respekti për jetën, si për njëri tjetrin apo për familjet e tyre. Vëllaiështë kthyer kundër vëllait, motra kundër motrës, fqinji kundër fqinjit, priftikundër eprorëve të tij, Peshkopët kundër Mësimeve të Librit të Shenjtë.

Përse më ndëshkoni Muame mungesën tuaj të dashurisë?

Fëmijëte Mi i kanë kthyer shpinën këtij planeti të bukur – që me kaq dashuri iu dhuruanga Hyji Atë, Krijuesi dhe Bërësi i të gjitha gjërave. Çfarë keni bërë? Përsemë ndëshkoni Mua me mungesën tuaj të dashurisë për Shpëtimtarin tuaj? Përse ektheni shpinën ndaj nevojave tuaja – urgjenca për të ushqyer shpirtrat tuaj,për të shuar etjen tuaj për njohurinë e Mbretërisë së Atit Tim, Qiellit –trashëgimisë suaj të premtuar? Ju, fëmijët e Mi, po ia ktheni shpinën vetëshpëtimit tuaj. A nuk e kuptoni këtë? Ju lutem ta besoni se nëse ju nuk eekzaminoni ndërgjegjen tuaj tani dhe nuk luteni për udhëzim, ju nuk mund dhenuk do të shpëtoni.

Priftërinjtë qëshpërfillin Mësimet

Shërbëtorëte Mi të shenjtë, vetë barinjtë e zgjedhur për të udhëzuar grigjën Time, nuk ekanë shpjeguar ekzistencën e të ligut. Ata, në përpjekjet e tyre për t’ushfaqur si modernë, me horizont të gjerë dhe mësues praktikë kanë dështuar përt’i treguar rreziqet e shpërfilljes së Mësimeve të përmbajtura në Librin e AtitTim. Libri që e deklaron qartë ekzistencën e të ligut dhe se si ai punon përmessecilit prej jush, me qëllim që t’ju largojë nga shtëpia që ju takon – Parajsae Re, të cilën Unë jua premtova të gjithëve kur Unë vdiqa në Kryq për ju. Unënuk vdiqa për një grup njerëzish të panjohur. Unë e dhashë Jetën Time përsecilin dhe çdonjërin prej jush me qëllim që të mund të shpëtoheni.

Mbajenimend, edhe pse Dashuria Ime për ju është gjithë-përfshirëse, ajo gjithashtu mëshkakton Mua vuajtje të thellë. Kjo vuajtje vjen sepse ju e shpërfillniEkzistencën Time. Ju zgjidhni verbërisht duke vazhduar të besoni me naivitet seToka ju siguron gjithçka që ju mund të dëshironi ndonjëherë që të keni. Juharroni se jeta, jeta pas kësaj, do të vazhdojë përherë.

Profecitë ju janëdhënë prej Mëshirës

Shenjat,mesazhet dhe profecitë ju janë dërguar, fëmijë, nëpër vite, si rezultat iMëshirës Sime. Me përjashtim të ndjekësve të Mi, shumë pak nga ju dëgjojnë, ihapin sytë apo mendojnë madje edhe për një moment t’i bëjnë vetes këtë pyetje.A mund të jetë ky me të vërtetë një komunikim Hyjnor? Nëse është, atëherë çfarëmë duhet të bëj? Përgjigja është të dëgjoni dhe ta pranoni të Vërtetën emundësive tuaja të së ardhmes. Vendosni se çfarë udhe ju dëshironi të merrni.Lutuni atëherë për shpirtin tuaj dhe për ato të të dashurve tuaj.

Përata prej jush që me arrogancë e kthejnë shpinën me përbuzje kur Emri Impërmendet, apo që tundni kokat tuaja në mungesë respekti kur ndjekësit e Mishpallin të Vërtetën Time, atëherë ju jeni të humbur për Mua. Unë, përmes MëshirësSime, mund t’i jap kësaj bote vetëm shenja dhe Mesazhe për t’ju ndihmuar tëudhëzoheni. Për shkak të Dhuratës së vullnetit të lirë, të dhënë njerëzimit ngaAti i Përjetshëm, Hyji Krijuesi dhe Bërësi i të gjitha gjërave, Unë nuk mundt’ju detyroj. Ndërsa një Mesazh Dashurie dhe Dhembshurie do të jetë gjithmonëarsyeja Ime për të komunikuar me ju, po ashtu do të jetë edhe lëndimi dheshqetësimi Im.

Vuajtjadhimbja dhe lëndimi Im po intensifikohen ndërsa fëmijët e Mi kapërcejnë nëkrahët e hapur të Satanit. Kjo do të thotë se Unë tani duhet t’ju tregoj qartëtë gjithëve se çfarë fati shtrihet përpara për ata që më refuzojnë Mua dhe AtinTim të Përjetshëm.

Realiteti i Ferrit

Zgjidhnigënjeshtrat e promovuara nga mashtruesi – ku kryesorja është se Hyji Ati iPërjetshëm nuk ekziston – dhe ju jeni të dënuar. Me të hyrë në portat e Ferritju do ta kuptoni atëherë gabimin e tmerrshëm që keni bërë. Më besoni Mua,fëmijët e Mi, nëse mund ta dëshmonit tronditjen dhe ndjesinë e tmerrit të atyreshpirtrave, kur e Vërteta përfundimtare pas vdekjes t’iu tregohet atyre ju nukdo të ishit në gjendje t’i bënit ballë, madje as edhe një moment të këtijmundimi. Nëse ju do të dëshmonit vetëm një pamje të shpejtë të këtij venditani, në gjendjen njerëzore, ju do të binit të vdekur të tmerruar për fatin qëbie mbi ata që kanë zgjedhur udhën e mëkatit.

Kjoudhë, e cila duket e bukur, joshëse, nxitëse, e lavdishme dhe e mrekullueshme,ndryshon kur ju zbrisni në gjysmë të udhës. Ndryshimet që ju hasni nga mesi iudhës ju tregojnë se nuk jeni të kënaqur. Kjo ndjenjë e çuditshme, e zbrazëtdhe zhgënjyese vazhdon e pandryshuar gjatë gjithë udhëtimit tuaj. Ju nuk mundta kuptoni përse ndjeheni kështu. Përvojat tuaja, të këndshme nga jashtë, janëplot me ndjenja të papritura shqetësuese dhe të liga të cilat janë të përzierame zemërim, shqetësim, vetmi dhe frikë. Është vetëm kur ju ta takoni idhullintuaj në fund të udhëtimit dhe të vështroni në sytë e tij të lig, që dëfrejnënga kënaqësia arrogante, që ju do të ulërini derisa të ngjireni. Vetëm në atëmoment përfundimtar ju do të ulërini për ndihmën Time. Por do të jetë tepërvonë. Nuk do të ketë më kthim prapa në atë pikë. Ju do ta keni bërë zgjedhjentuaj në këtë jetë. Dhe megjithëse Unë do të derdh Lot të hidhur prejdëshpërimit të thellë për secilin nga shpirtrat e Mi të humbur, Unë nuk mundt’ju shpëtoj në atë fazë. Vullneti juaj i lirë, ku ju e zgjidhni vetë fatintuaj, do të jetë plotësisht i hequr nga Duart e Mia.

Përmes këtij Mesazhi, edhe pse është i ashpër, Unë Jam dukei dhënë botës Paralajmërimin final, prej Dashurisë së Pastër për secilin prejjush. Unë ju bëj thirrje përfundimisht, që ta dëgjoni Zërin Tim tani, që ju tëmund t’i shpëtoni shpirtrat tuaj.

Jezu Krishti juaj idashur

Shpëtimtari i Njerëzimit dheGjykatësi i Drejtë



Jesusi: “Dhimbja e gjëmbave tani po ndjehet nga liderat në Kishat Katolike dhe Kristjane”

e premte, 11 janar 2013 11:25

Wednesday, 16 January 2013

Jesusi: “Dhimbja e gjëmbave tani po ndjehet nga liderat në Kishat Katolike dhe Kristjane”


E Premte

, 11 Janar 2013, ora 11:25



Bija Ime e dashur, të lutem më dëgjo Mua kur Unë tëzbuloj Dhimbjen Time.

Koka Ime, e mbuluar me gjëmba, po shtypet me dhimbje, ndërsa Unëduroj dhimbjen e Kryqëzimit Tim, dy mijë vjet pas Kohës Sime në tokë.



Koha për Ardhjen Time tëDytë është shumë afër.

 Asnjë njeri të mos e vër në dyshim PremtiminTim për të ardhur përsëri. Asnjë njeri të mos dyshoj se ajo mund të jetë në çdokohë. 



Pregatitenishpirtin tuaj, sepse koha është afër. Është më mirë të përqëndroheni se në çfarëgjëndje ndodhet shpirti juaj, sesa në të ardhmen tuaj.



Dhimbja e gjëmbave tani pondjehet nga liderat në Kishat Katolike dhe Kristjane. Ata vuajnë, në një kohëkur po ju imponohen doktrinat e diktuara nga liderat politikë, të cilat dalinnga goja e bishës.



Të gjithë ata që e sulmojnë FjalënTime, përmes këtyre Mesazheve, Unë duhet t'i paralajmëroj se beteja 

e ditëve të fundit 

mes Zotitdhe Satanit, po ndodh tani. Le t'ju fali Ati Im për keqbërjettuaja. Le të hedhi Ai Mëshirën e Tij mbi mënyrat tuaja të gabuara dhe kokforte,të cilat të gjitha e shpërfillin mëkatin.



Dhimbja e Kurorës së Gjëmbave, tëcilat po shtyhen sa më poshtë në agoni mbi Kishat e Mia Kristjane në tokë, po përsëritetnë këtë kohë ashtu si është parashikuar. Dhimbja e refuzimit – e refuzimit tëFjalës Sime, Egzistencës Sime dhe Mësimeve të Mia – po ndjehet jo vetëm nga Unë,por edhe nga të gjithë ata shpirtra që më nderojnë Mua, që e shpallin FjalënTime të Shenjtë dhe që më duan Mua.



Zemra Ime është e bashkuar me ata në dashuri dhevuajtje.

Atado ta njohin këtë menjëherë, sepse Unë tani ju dhuroj atyre Hirin e Lotëve tëDashurisë dhe Konvertimit, kur ata të thonë këtë Fushatë Lutje.



Fushata e Lutjes (93) Për Lotëte Konvertimit



O Jesusi Im I dashur, Ti je pranëzemrës sime.


Unë jam një me Ty.


Unë të dua Ty.


Unë të vlerësoj Ty.


Më lejo të ndjej Dashurinë Tënde.


Më lejo të ndjej Dhimbjen Tënde.


Më lejo të ndjej Praninë Tënde.


Më dhuro Hirin e përulësisë që tëbëhem i denjë për Mbretërinë Tënde në tokë, ashtu si është në Qiell.


Më dhuro Lotët e Konvertimit qëtë mund ta ofroj me të vërtetë veten time tek Ty si një dishepull I vërtetë përtë ndihmuar Ty në Misionin Tënd, për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm në tokë,para se Ti të vish përsëri për të gjykuar të gjallë e të vdekur.


Amen.



Shkoni ndjekësit e Mi të dashur.

Unë premtoj se Unë do t'ju dhuroj Hirin eLotëve të Konvertimit që të bashkoheni me të vërtetë në Zemrën Time të Shenjtë kurta thoni këtë lutje.



Zemra Ime ju pushton, dishepujte Mi të dashur dhe besnik. Unë ju dua. Unë Jam me ju tani, në një mënyrë që judo ta keni të vështirë ta mohoni.



Jesusi juaj I dashur



Mesazhi origjinal ne anglisht:



Njerëzit që jetojnë në botën e sotme nuk janë më ndryshe nga ata që jetonin me mijra vjet më parë

e shtunë, 11 janar 2014 10:48

Bija Ime e dashur, Unë dua që bota ta dijë se sa shumë Unë e dua njeriun, sepse Unë e duamadje edhe më të ulëtin, më të munduarin dhe më të padenjin. Kushdo qëbeson se Unë e vendos një njeri para një tjetri nuk më njeh Mua. Unë mund tëfavorizoj disa shpirtra, sidomos shpirtrat e zgjedhur, por Unë i dua ata as mëshumë e as më pak nga shpirtrat që janë të dëshpëruar.

Unë e shikoj secilin shpirt me Dashuri në ZemrënTime. Unë kapem pas secilit prej jush, sepse ju jeni nga Unë – prej Atit Tim. Edhe pse Unë mund të ofendohem nga dobësiajuaj dhe të zemërohem me qëllimet dhe dëshirat tuaja të liga, Dashuria Ime përju nuk vdes kurrë. Të gjithë mëkatarët janë të dashur nga Zoti – pavarësishtse çfarë kanë bërë. Zoti e ka Fuqinë vendimtare mbi fatin e secilit shpirt dhekjo Fuqi është e Tij.

Unë e kamAutoritetin e vetëm të Gjykoj. As edhe një njeriu mes jush nuk i është dhënëkjo e drejtë.

Kur ai e konsideron një tjetër të jetë fajtor për mëkat, ai vetëm mundta ndëshkoj atë person përmes pendesës, jo me vdekje. Asnjë njeri, gjykatës,udhëheqës politik apo pjestar i Kishës Sime në Tokë, asnjëherë nuk mund të dënojnjë njeri me vdekje, për shkak të mëkateve të tij – pavarësisht se sa të ligajanë ato. Asnjë njeri nuk mund ta ndëshkoj një tjetër në Ferr, sepes kur ai edeklaron një shpirt të jetë i mallkuar, do të jetë ai, në të kundërt që do tëjetë i mallkuar, pavarësisht se sa shumë vepra të shenjta mund të ketë kryer nëEmrin Tim.

Saharxhoni kaq shumë kohë të dënoni njëri tjetrin, në vënd që të pranoni Dhuratënqë ju është dhënë – Dhuratën e dashurisë për njëri tjetrin.

Ta doni Dhuratën që tëgjithëve ju është dhënë nga Zoti dhe që është e juaja ta dhuroni në çdo mënyrëqë dëshironi – kur ajo është sipas Vullnetit të Atit Tim. Por, sa shumë që mëduan Mua, Jezu Krishtin, besojnë se Unë e fal çdo veprim që nxit urrejte drejtnjëri tjëtrit. Por ju duhet ta dini se Unë thjesht dua që ju ta doni njëritjetrin dhe të qëndroni të palëkundur ndaj Fjalës së Zotit, që përmbahet nëTestamentin e Vjetër dhe të Ri.

Fjala është e përjetshme – ajo nuk ndryshon – asnjëherë.Njerëzit që jetojnë në botën e sotme nuk janë më ndryshe nga ata që jetonin memijra vjet më parë. Ju mund të keni më tepër njohuri dhe më shumë informacion,por ju nuk jeni më të mëdhenj se ndonjë brez tjetër, që ishte para jush. Njeriuështë i vdekshëm. Asgjë nuk do të ndryshoj në këtë drejtim, deri kur Unë t’jusjell Jetën e Përjetshme.

Ndalonidhe mendoni. Udhëzimet e Mia janë akoma të njëjta ashtu si ju dhanë njerëzimitgjatë Kohës Sime në Tokë.

I vetmi ndryshim tani është se, për shkak tëzhvillimeve në shkencë, shumë njerëz besojnë se janë më të mëdhenj se Zoti.Shumë besojnë kaq shumë në pavdekshmërinë e tyre sa kanë vendosur të mos epranojnë se janë krijuar nga Zoti. Shumë mendojnë se e kanë fuqinë tëri-shkruajnë Ligjet e Zotit.

Shumë kanë vendosur të ngrenë një kullë të re tëbabelit dhe kur ta bëjnë këtë, ajo do të rrëzohet nga një goditje e vetme e Dorëssë Atit Tim. Më pas njeriu do ta kuptoj se jeta mund të egzistoj vetëm me Zotindhe për Zotin, në përputhje me Vullentin e Zotit. Nuk ka jetë pa Zotin.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share