e martë, 8 janar 2013 21:00
Bija Ime e dashur, kur Unë dëshirojtë pregatis botën për Ardhjen Time të Dytë, Unë duhet të kërkoj që të gjithëndjekësit e Mi të kenë besim të plotë tek Unë. Unë ju dua. Unë gjithmonë do t'ipërgjigjem lutjeve tuaja, me qëllim që të dobësohen veprat e liga, që poplanifikohen në botë nga armiqtë e Zotit.
Unë ju mbroj ju, ndjekësit e Mitë dashur. Ndërsa Unë kurrë nuk mund ta fsheh të Vërtetën nga ju, Unë duhet t'juparalajmëroj kundër profecive të pasakta, që po shpërndahen nga profetët e rremënë botë në këtë moment, dhe që krijojnë terror në zemrat e njerëzve.
Dora e Atit Tim, ashtu si ju ështëthënë më parë, do të bier mbi ata njërëz të ligj, kur ata të përpiqen të marrinfëmijët e Zotit nga toka, para se të jenë të denjë të hyjnë në Mbretërinë Time.
Ju kurrë nuk duhet të lejonifrikën të shkatërroj shpresën, apo terrori të shkatërroj dashurinë. Dashuria dota shkatërroj të ligën. Dashuria do të shtohet në botë dhe do të përhapet përshkak të Hirit të Zotit, si përgjigje ndaj lutjeve të fëmijve të Tij.
Mos i dëgjoni deklaratat eegzagjeruara që mund të dëgjoni për fundin e botës. Mos lejoni që përralla tëtilla, shumë prej të cilave çojnë në trillime, t'ju shqetësojnë apo frikësojnëju.
Unë, Jesu Krishti, në MëshirënTime, do ta shkatërroj të ligun, pasi Unë kurrë nuk do t'i braktis shpirtrat, Zoti është Dashuri. Fuqia e Zotitështë e Plotfuqishme.
Zoti është I Mëshirshëm. Kurrëmos e harroni këtë.
Lutuni, lutuni, lutuni, sepse junuk duhet të lejoni që zemrat tuaja të trazohen, kur lutja mund të dobësoj kaqshumë ligësi në botë. Dorëzohuni tek Unë në dashuri, shpresë dhe gëzim dhe Unëdo t'ju largoj të gjithë frikën dhe shqetësimet e panevojshme.
Kur ju të pregatitenipër një festë të madhe, ju gjithmonë do të jeni të gëzuar dhe plot emocion.Edhe pse shumë shqetësime apo probleme të vështira mund të ndodhin para ditëssë madhe, gjithçka do të harrohet kur dielli të dali në agim në ditën e shumëpritur.
Në këtë mënyrë ju duhet tashikoni Ardhjen Time të Dytë. Ndërsa i ligu që shikoni përpara do t'ju frikësojdhe do t'ju shkaktoj neveri, ajo do të jetë për një kohë të shkurtër, sepse sëshpejti gjithçka do të jetë harruar.
Të keni paqen. Kurrë mos ehumbni shpresën në Mëshirën Time të Madhe. Unë kurrë nuk do t'i braktis ata që mëduan Mua.
Jesusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht:
e mërkurë, 8 janar 2014 21:15
Bija Ime e dashur, duhet të bëhet e ditur se tëgjithë ju, kur të mbroni Fjalën e Zotit gjatë kohëve të errësirës, do të keninevojë për çdo Hir nga Unë, nëse do të qëdroni në këmbë. Kur të më thërrisniMua ta vërshoj shpirtin tuaj me Hiret e Mia të veçanta, ju do ta keni më tëlehtë të më ndiqni Mua.
Unë tani ju hedh të gjithëve ju, shpirtra besnikë etë guximshëm, këto hire të veçanta. Kur ju të recitoni këtë Litani (Lutje) tëre gjatë kohëve të vështirësive të mëdha Unë do t’ju dhuroj lehtësim.
Litania (6) Dhurata e Hireve
O Jezusi më i dashur, Shpëtimtari im i dashur,
Më mbush me Dashurinë Tënde.
Më mbush me Forcën Tënde.
Më mbush me Mënçurinë Tënde.
Më mbush me Vendosmërinë Tënde.
Më mbush me Përulësinë Tënde.
Më mbush me Guximin Tënd.
Më mbush me Vuajtjen Tënde.
Amin.
Shpirtrat që e recitojnë këtë gjatë kohëvetë persekutimit, ta dinë se Unë do t’i hedh këto Hire mbi ju. Ju do të bëheni mëtë qetë, më të fortë dhe më të guximshëm, ndërsa e mbani Kryqin Tim të rëndëdrejt portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re. Më e rëndësishmja, ju nuk do tëdorëzoheni ndaj ngacmimeve që do t’ju duhet të ndeshni në Emrin Tim të Shenjtë.
Ju do të ecni në një mënyrë të palëkundur dhe medinjitet, ndërsa vazhdoni të mbani lartë Fjalën e Zotit. Sepse kushdo që i përgjigjetkësaj Thirrje dhe e reciton këtë Litani të veçantë, ju do të ndjeni një gëzim nëzemrat tuaja që nuk ka qënë më parë. Ju gjithashtu do të ndjeheni të sigurtëduke e ditur se jeni bekuar sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë dhe e Vërtetagjithmonë do të mbretëroj në zemrat tuaja.
Unë e dua dhe e bekoj secilin prej jush tani – në Emrine Atit, dhe të Birit dhe të Shpirti të Shenjtë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: