Jesus2Me top graphics
The easiest way to do this is to love one another as I love you. Anything that removes you from love for one another does not come from Me.

Jesusi: “Ju lutem të thoni këtë Fushatë Lutje (92) për Hirin e Këmbënguljes”

e diel, 6 janar 2013 17:50

Friday, 11 January 2013

Jesusi: “Ju lutem të thoni këtë Fushatë Lutje (92) për Hirin e Këmbënguljes”


E Dielë

, 6 Janar 2013, ora 17:50



Bija Ime e dashur, është përmesShpirtit të Shenjtë që njerëzit në mbarë botën po i përgjigjen tani kësajthirrje nga Qielli.



Mund të jetë vetëm përmes Fuqisësë Shpirtit të Shenjtë që me mijëra shpirtra janë mbledhur së bashku me dashurinë zemrat e tyre për të ndjekur Grupet e Fushatës së Lutjeve të Mia.



Ju do ta kuptoni menjëherë kurnjë Mision nga Zoti është i vërtetë, nga numri i atyre që janë thirrur dhe qëbashkohen në një në Emrin Tim të Shenjtë. Asnjë pyetje nuk bëhet. Asnjë llojpagese nuk kërkohet. Asnjë argument. Të gjithë thjesht bashkohen prej dashurisësë tyre për Mua. Për arsye të përgjigjes nga shumë shpirtra ndaj Fushatës sëLutjeve në kaq shumë vënde të botës, Unë tani ju jap atyre këtë Bekim.



Dishepujt e Mi të dashur, ju mësillni Mua gëzim dhe ngushëllim të madh. Për besnikërinë dhe këmbënguljen që jukeni treguar, Unë ju bekoj me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Që nga kjo ditë, përçdo detyrë që ju ndërrmerni për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat paraArdhjes Sime të Dytë, Unë do t'ju dhuroj një hir të veçantë, të cilin ju do tadalloni menjëherë. Ky është Hiri I Këmbënguljes përballë vështirësive.



Ju lutem të thoni këtë FushatëLutje (92) për Hirin e Këmbënguljes



O Jesus I dashur, unë të kërkojDhuratën e Këmbënguljes.


Unë të lutem Ty të hedhësh mbimua hiret që më duhen për të ruajtur Fjalën Tënde Më Të Shenjtë.


Unë të kërkoj Ty të më largoshçdo dyshim të mbetur.


Unë të kërkoj Ty ta mbushëshshpirtin tim me mirësi, durim dhe këmbëngulje.


Më ndihmo të mbetem me dinjitetkur më fyejnë në Emrin Tënd të Shenjtë.


Më bëj të fortë dhe më mbulo mehirin që të eci përpara, madje edhe kur jam i lodhur, kur më mungon forca dhekur përballem me të gjitha trazirat që do të vijnë, ndërsa punoj pa u lodhur përtë ndihmuar Ty të shpëtosh njerëzimin. Amen. 



Shkoni, ndjekësit e Mi tështrenjtë dhe dijeni se Zemra Ime buçet nga dashuria dhe gëzimi, ndërsa e shikojdashurinë tuaj kur i përgjigjeni Thirrjes Sime.



Unë ju dua. Unë ju mbuloj meGjakun Tim të Shtrenjtë.



Jesusi juaj



Mesazhi origjinal ne anglisht:



Pa Mua, vdekja e trupit dhe e shpirtit do të merrte tërë rracën njerëzore

e martë, 6 janar 2015 19:30

Bija Ime e dashur, kur një njeri e kthen shpinënndaj Meje, Unë lotoj me dëshpërim të madh, por Unë Jam i Duruar dhe Zemërbutë.Nëse ai e refuzon Fjalën Time dhe nuk tregon më dashuri ndaj të tjerëve, gjë qëai nuk do ta bënte po të ecte në Gjurmët e Mia, kjo më shkakton Mua dhimbje tëmadhe. Prapë, Unë Jam i Duruar me shpresën se ai do të kthehet tek Unë. Është kurnjë njeri i vjedh shpirtrat nga Unë dhe i çon ata në errësirë të përjetshme, qëe gjithë hakmarrja është e Imja dhe Unë do të shkaktoj mbi të një ndëshkim tëmadh. Ky ndëshkim mund të jetë në formën e vuajtjes e cila, nëse ai është mefat ta pranoj me përulësi, mund ta shpëtoj atë.

Mëshira Ime është e pafund, por kur Unë përbuzem,përmes veprave të mëdha brutale, të kryera kundër fëmijve të Zotit, Zemërimi Imështë për t’u patur frikë. Dijeni se Unë do t’i ndëshkoj armiqtë e Mi, por kjo ështëpër të mirën e tyre dhe për shpëtimin e të gjithë atyre me të cilët ata vijnë nëkontakt. A ka fund ndonjëherë se sa poshtë do të bier krenari, arroganti dhe i padituri,ata që më përbuzin Mua, Fjalën Time dhe Planin Tim të Shpëtimit? Përgjigja ështëse ligësia e tyre është e pafund.

Kurrë më parë dashuriames njerëzve nuk ka munguar kaq shumë, sa është tani. As edhe një shpirt i vetëmi gjallë në botë nuk është i paprekur nga influenca e Satanait. Ata qëgabimisht besojnë se janë në Favorin Tim, por që i trajtojnë të tjerët rëndë,do ta ndjejnë goditjen e Dorës Sime. Durimi Im po pakësohet; Zemra Ime është rënduardhe Dëshira Ime për të shpëtuar ata që përpiqen t’i shkatërrojnë të tjerët, edobësuar.

Dinakëria e të ligut është përtej njohurivetuaja. Ai do të mashtroj madje edhe ata me besimin më të fortë për të më fyerMua, përmes mëkateve të rënda, dhe ata me besim të pakët do të dorëzohen, metej, në thellësitë e dëshpërimit. Askush nuk është i sigurtë nga Satanai dhe nësenuk luteni për Mëshirën Time, të ofroni tek Unë sakrificat tuaja personale, atëherëshkatërrimi i shpirtrave do të rritet.

Miljona janë duke u humbur për Mua në këtëkohë dhe prapë shumë Kristjanë nuk e kuptojnë domosdoshmërinë e lutjes. Vetëm lutjado ta shkatërroj influencën e djallit dhe Unë kërkoj që ju ta shtoni kohën qëkaloni në lutje për të dobësuar mbërthimin që ai ka mbi rracën njerëzore.

Pa Ndërhyrjen Time memiljona më shumë shpirtra do të kishin humbur. Pa Mëshirën Time shumë prejatyre të destinuar për errësirën e përjetshme kurrë nuk kishin për ta parëFytyrën Time. 

Pa Praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë, nuk do të kishte jetë –jetë e trupit dhe e shpirtit. 

Pa Mua, vdekja e trupit dhe e shpirtit do tëmerrte tërë rracën njerëzore por, për shkakun Tim, vdekja nuk do të jetë më epranishme në botën e re që vjen. Për arsyen se Unë e munda vdekjen përmesRingjalljes Sime, edhe ju gjithashtu do ta mundi atë. Vdekja nuk do të egzistojnë Mbretërinë Time të Re në tokë. Trupi dhe shpirti do të jetojnë së bashku –një Dhuratë, e cila nuk duhet të refuzohet.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni Premtimin Tim –të gjithë ata që janë me Mua dhe në Mua do të kenë jetën e përjetshme.



Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Prapa

Përpara

Prayers for today

Share