Jesus2Me top graphics
I love you. I walk with you. I will never leave you. I bless you all.

Ju nuk mund ta ndani Kishën Time nga Fjala – Trupi – sepse atëherë Ajo nuk mund të Egzistoj

e shtunë, 21 dhjetor 2013 20:13

Volume 4gates of Hell will not prevail in the Church Jesus present in the Holy Eucharist goal of Satanto cardinalsto bishopschanges in riteslove of enemiesEucharistChurch - the Body of Christto priestsChruch will fallCatholic ChurchI Amtactic of satanto clergyfalse doctrinemoment of schismGod's Promise

Bija Ime e dashur, ata që të akuzojnë ty, përmesFjalës Sime të Shenjtë, se po ngrihesh kundër Autoritetit të Kishës Sime, duhetta dëgjojnë Thirrjen Time.

Kisha, e krijuar nga Unë, Jezu Krishti, u ndërtuambi një Shkëmb të fortë dhe pavarësisht se sa shumë sulmohet Kisha Ime – TrupiIm, portat e Ferrit kurrë nuk do ta shkatërrojnë Atë. Satanai dhe ëngjëjt e tij do të sulmojnë vetëm atë që është e vërtetë,çfarë është e Vërtetë dhe çfarë është prej Meje. Aty do të përqëndrohet egjithë energjia e tij – tek Kisha Ime. Unë Jam I Pranishëm në Kishën Time, përmesTrupit Tim, Eukaristisë Më Të Shenjtë. Armiqtëe Mi gjithmonë do të vënë në shënjestër Eukaristinë Më Të Shenjtë, pasi Ajo nukështë thjeshtë një simbol i Dashurisë Sime, Premtimit Tim për të shpenguar botën– Ajo është Trupi Im. Ajo jeton dhe merr frymë, sepse Ai Jam Unë, JezuKrishti, I Cili banoj në Të. Unë do të mbetem I Pranishëm brënda Eukaristisë sëShenjtë deri afër fundit, por Kisha Ime kurrë nuk do të vdesi.

Fjala Ime u bë Njeri dhe përmes Trupit Tim, ju, fëmijëte Zotit, do të qëndroni pranë Meje. Kur armiqtë e Mi e sulmonin Kishën Time nëtë kaluarën, Kisha Ime bashkohej dhe luftonte kundër kundërshtarëve të Saj. Porkur Kisha Ime sulmohet nga brënda prej shpirtit të keq, Ajo do të hasi fare pakpengesa nga një botë jobesimtare. 

Satanainuk e sulmon veprën e tij.

Si Biri i njeriut, Unë kurrë nuk do ta braktis KishënTime, sepse Ajo është e padepërtueshme kundër djallit. Ndjekësit e Mi do të qëndrojnëbesnikë ndaj Kishës Sime deri në ditën e fundit. Megjithatë, numri i njerëzve që nuk do t’i kuptojnësulmet, që do të pësoj Kisha Ime, nga brënda, do të jetë i lartë. Ata, në pjesënmë të madhe, do të jenë të kënaqur me shumë adoptime që futen në Sakramentet eShenjta dhe Ligjet e Zotit. Ata do të përtypin gënjeshtrën që jeta moderne bënthirrje për një kishë moderne; që ju duhet sot njerëzve për të qënë në gjëndjet’i bëjnë zgjedhjet duke u bazuar në vullnetin e tyre të lirë – pavarësisht se atae fyejnë apo jo Zotin. Pastaj kur ata e fyejnë Zotin dhe kryejnë blasfemi,kur ata e shkatërrojnë Eukaristinë e Shenjtë, ata nuk do të jenë më pjesë eKishës Sime. Kisha ime do të qëndroj e paprekur. Kisha Ime do të qëndroj në këmbë,për arsye të atyre që do të mbeten besnikë ndaj Fjalës së Zotit – Fjala, që u bëNjeri. Sepse ju nuk mund ta ndani Kishën Time nga Fjala – Trupi – sepse atëherëAjo nuk mund të Egzistoj.

Unë premtova se Unë do ta mbroja Kishën Time kundërportave të Ferrit dhe Unë e bëj këtë tani duke i pregatitur shërbëtorët e Mi tëshenjtë besnikë të qëndrojnë krah Meje dhe të mbeten besnikë dhe të palëkundurderi ne Ditën e Madhe. Unë kurrë nuk e thyej Premtimin Tim.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara