Jesus2Me top graphics
I love you, I cherish you and I long for the Great Day of the Lord when I will unite the world and lead you into My New Kingdom on earth.

Gjatë gjithë fëmijërisë Sime Unë e dija se Kush isha Unë

e enjte, 12 dhjetor 2013 23:15

Christmasbirth of Jesussaint Josephbetrayal of Jesuspain of the Salvatorlies of satanto enemies of the Missionguidance from Godpersecuton of prophetsbetrayal by the clergyother prohetsCrucifictionJesus SaviourhumilityHoly SpiritphariseesMother of Salvationto clergyGod's LoveJesus' stay on EarthGod's TruthGod's Word

Bija Ime e dashur, ndërsa koha për Ditëlindjen Time afrohet, Unë dëshiroj që të gjithëKristjanët kudo të mendojnë mbi arsyen për Lindjen Time.

Lindja Imeishte e planifikuar nga Ati Im prej Mëshirës së Tij të Madhe dhe Dashurisë sëTij të jashtëzakonshme për fëmijët e Tij.

Sakrifica e Tij më e madhe ishte që të dërgonteBirin e Tij të vetëm, në një botë mosmirnjohëse, e mbushur me mëkatarë, të cilëtnuk donin ta njihnin Atë sipas Kushteve të Tij. Çdo ndërhyrje, me anë të profetëve,u bë për t’u përpjekur për t’i kthyer zemrat e tyre të ngurta të kërkojnëLavdinë e Tij. Por ata u kthyen kundër Atij dhe vranë profetët, të cilët iushqenin ata me Ushqimin për shpirtrat e tyre.

Duke e dërguar një fëmij të pafajshëm, Birin e Tijtë vetëm, në botë, Ai e vendosi Veten si një shërbëtor i ulët në trup njeriu,para atyre që ju takonte t’i shërbenin Zotërisë së tyre. Megjithatë, Zotëria u bë Shërbëtori në atë që ishte forma më e madhe ePërulësisë. Por, Ai i donte fëmijët e Tij kaq shumë, sa Ai ishte pregatiturtë bënte gjithçka që t’i fitonte ata përsëri nga mashtrimi dhe tundimi iSatanit.

Gjatë gjithë fëmijërisë Sime Unë e dija se Kush isha Unë dhe se çfarë pritej nga Unë. Unë ishagjithashtu shumë i frikësuar dhe i tronditur duke e ditur se Kushisha Unë dhe se çfarë pritej nga Unë. Për shkak se Unë u bëra njeri, Unë vuajtaprej frikës. Unë edhe lëndohesha lehtë. Unë i doja të gjithë ata që vinin nëkontakt me Mua dhe Unë i besoja të gjithë sepse Unë i doja ata. Unë nuk e dijase ata do të më vrisnin Mua, sepse Unë mendova se Mbretëria Ime ka ardhur.Kishte disa gjëra që nuk m’u treguan Mua nga Ati Im, I Cili nuk komunikonte meMua ashtu si ju do të besonit. Përkundrazi, Unë mbushesha me njohuri, sipas dëshirëssë Atit Tim, për detyrën që më ishte caktuar Mua, me qëllim që të sillja shpëtimintek të gjithë.

Çdo lloj Ndërhyrje Hyjnore u bë për të fituarshpirtrat e atyre që mendonin se i dinin Ligjet e Atit Tim, por që i shtrëmbëroninato për t’ju përshtatur dëshirave dhe egoizmit të tyre.

Unë kalovashumë vjet duke jetuar me Nënën dhe babanë Tim të dashur, Shën Josefin, ashtusi çdo familje. Unë i doja ata kaq shumë dhe Unë isha i lumtur. Ne ishim shumëtë afërt dhe Nëna Ime ishte e bekuar me Hire të veçanta të dhëna asaj sipasFuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Kjo do të thoshte se ajo e dinte me saktësi se meçfarë kishte të bënte Misioni Im. Ajo i dinte vështirësitë me të cilat Unëduhej të përballesha. Refuzimi. Tallja. Por as ajo nuk e dinte se Unë do tëvritesha.

Ishte pas dy viteve të para në Misionin Tim, pasi kisha kaluar 20 orë nëditë duke predikuar të Vërtetën, që Unë e kuptova se kundërshtimi po shtohej. Tëgjithë ata që e dëgjonin Fjalën Time ishin të vëmëndshëm ndaj saj, madje edhekur nuk mund ta kuptonin me saktësi se çfarë Unë isha duke u përpjekur t’jutregoja atyre. Shumë, që e pranonin se ajo që Unë ju tregoja atyre ishte e Vërteta,e kishin të vështirë të më ndiqnin Mua për shkak të talljeve që ju duhet të pësonin.Sido që të ishte,

armiqtë e Mi nuk mund të më shpërfillnin Mua. Unëisha tema e shumë debateve, shumë argumentave dhe shumë mosmarrveshjeve.

Ata përhapën gënjeshtra të tmerrshme përMua, në lidhje me Moralitetin Tim, Gjykimin Tim dhe Qëllimet e Mia – dhe prapë,ata nuk mund ta shpërfillnin çfarë Unë bëja, çfarë Unë thosha dhe çfarë Unë jutregoja atyre për Mbretërinë e Atit Tim.

Unë u tradhëtova nga ata që më donin Mua,por që ju mungonte guximi të më ndiqnin Mua.

Me anë të Hirit të Atit Tim, Unë durova gjithë këtëDhimbje, deri kur më në fund u bë e qartë për Mua. Unë e dija, atëherë, se atanuk do të më pranonin Mua. Unë e dija të Vërtetën, nga fundi, por Unëgjithashtu e dija se nuk mund të dorëzohesha. Dhe prandaj, përmes veprës më tëmadhe të Përulësisë , Zoti, me anë të Birit të Tij të vetëm, u bë një Viktimëdhe kështu e lejoi njeriun të shkaktoj mbi Atë vuajtje të tmerrshme, duke egoditur me kamzhik dhe me vdekje të dhunshme. Kjo, në dukje një veprim prejfrikacaku nga ana Ime, ashtu si shihej përmes syve të Satanit, do të thoshte seai e dyshoi se Unë isha, në fakt, Biri i njeriut. Dhe prandaj ai u mashtrua. Satani, prandaj dhe nuk mund t’i kundërvihejkësaj Vepre të Madhe të Përulësisë, sepse nuk kishte mbetur njeri që ai tatundonte. Kur Unë shkova drejt vdekjes Sime, një viktimë e vullnetshme dhee heshtur, i mbushur me dashuri për njerëzimin, ai, Satani, nuk mund tëkonkuronte me këtë veprim, sepse ai nuk ka asnjë formë përulësie. Kështu Unëshkova vullnetarisht dhe me një dëshirë të zjarrtë për të shpëtuar shpirtratdhe për t’i lënë botës trashëgiminë e Jetës së Përjetshme. Megjithatë, Mbretëriaime qëndroi në pjesën më të madhe nën sundimin e Satanit. Megjithatë, shpirtrate dinin të Vërtetën.

Tani për të siguruar se njerëzimi e kupton të Vërtetën,Unë vij tani për të deklaruar MbretërinëTime. Duke e bërë këtë, Unë kam nxitur zemërimin e Satanit. Planet e tij përtë fshehur të Vërtetën janë të qëllimshme dhe të komplikuara. Me dinakëri, aika infiltruar në Kishën Time në përpjekjen e tij të fundit për të më mohuar Muashpirtrat për të cilët Unë kam ardhur. Shpirtrat të cilët e kanë të drejtën etyre të natyrshme ndaj Mbretërisë së Lavdishme që Unë ju kam premtuar atyre. Këtëherë ai nuk do të fitoj. Por shumëshpirtra do të mashtrohen dhe prandaj, atyre do t’ju hiqet me mashtrim Dhuratamë e Madhe e dhënë njerëzimit nga Ati Im i dashur. Për të bërë një jetë nëLavdinë e Zotit me trup dhe shpirt të përkryer sepse përjetësia është e juaja.Të gjithëve ju. Mos e hidhni këtë tutje duke e lejuar veten të verboheni ndajFjaës së Vërtetë të Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara