Jesus2Me top graphics
I love you so much, My children, that when you turn your hearts towards Me, no matter how much isolation you feel, you will never be turned away.

Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë në një provë të tillë

e enjte, 14 nëntor 2013 12:00

Volume 4love is answer to hatredremain silentprayer for persecutorslove to Godpersecution of Christianityfaithfulness to the faithBibleforgivenesslove to neighboursprayer for neighbours

Bija Ime e dashur, Drita e Zotit ndriçon mbi të gjithë fëmijët e Tij, që janë të bashkuarme Mua, Jezu Krishtin, në këtë kohë. Të gjithë ata Kristjanë në botë që jetojnësipas Fjalës Sime, që marrin Trupin Tim dhe pijnë Gjakun Tim, do të përjetojnënjë vuajtje shpirtërore si asnjë tjetër, për shkak të besimit të tyre tek Unë. Unëi referohem të gjithë Kristjanëve që jetojnë sipas të Vërtetës, që sillen ashtusi Unë i kam mësuar ata dhe që i ndjekin Mësimet e Mia Fjalë për Fjalë.

Të gjithë ata, përfshi ata që nuk kanë dëgjuarndonjëherë për këto, Mesazhet e Mia për botën, së shpejti do ta kuptojnë se si ështëtë jetosh në Mua dhe me Mua. Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë nënjë provë të tillë dhe për fat të keq, shumë nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnëballë presioneve me të cilat do t’ju duhet të ndeshen, për shkak të urrejtjes qëdo të tregohet ndaj tyre. Ata do të bëjnë gjithçka të munden për të qëndruarbesnikë ndaj Ungjillit të Shenjtë, por duke bërë kështu ata do të tërheqinurrejtje të madhe dhe do të quhen gënjeshtarë. Nuk do të jetë shumë larg kur tëgjithë Kristjanët, që do ta shpallin me forcë Fjalën Time, do të akuzohen sejanë kundërshtarë të krahut të djathtë, kur në fakt fajtorët e vërtetë do tëjenë ata që hedhin abuzim mbi ta.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të qëndronitë heshtur dhe kurrë të mos ju përgjigjeni ngacmuesve që përpiqen ta shkatërrojnëbesimin dhe dashurinë tuaj për Mua. Ata që do të vjellin vrer dhe do t’ju bërtasinkanë nevojë për lutjet dhe faljen tuaj. Duke u lutur për shpirtra të tillë, judo ta shkatërroni influencën e Satanit dhe ai do ta ketë të vështirë ta drejtojzemërimin e tij drejt jush.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë ata që do të përdorensi karrem në betejën e ashpër për të copëtuar Kishën Time në Tokë. Ju lutem tarecitoni këtë Fushatë Lutje për t’i rezistuar persekutimit fetar.

Fushata e Lutjes (126) Për t’i rezistuarpersekutimit fetar:

I dashur Jezus, më ndihmo t’i rezistoj çdolloj persekutimi në Emrin Tënd të Shenjtë.

Ndihmoi ata që bien në gabim, me besimin sebëhen dëshmitarë të Punës Tënde.

Hapi sytë e të gjithë atyre që mund tëtundohen të shkatërrojnë të tjerët, përmes veprave, punëve apo gjesteve tëliga.

Më mbro kundër armiqve të Zotit, që do tëngrihen të provojnë dhe të heshtin Fjalën Tënde dhe që do të përpiqen të heqinTy.

Më ndihmo të fal ata që të tradhëtojnë Tydhe më dhuro Hirin për të qëndruar i vendosur në dashurinë time për Ty.

Më ndihmo të jetoj të Vërtetën, që Ti na mësovedhe të mbetemi përherë nën Mbrojtjen Tënde. Amin.

Shkoni, të gjithë ju që me të vërtetë më doni Muadhe ndiqni gjithçka që Unë ju mësova. Ta doni njëri tjetrin ashtu si ju kamtreguar Unë. Kurrë mos tregoni urrejtje për të tjerët. Përkundrazi, lutuni përata që ju persekutojnë. Tregoni dashuri kur urrejte të tregohet ndaj jush,sepse kjo do të jetë arma juaj kundër fuqisë së të ligut.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara