e diel, 10 nëntor 2013 15:00
cosmoswondersplanetary systemGod the Father, CreatorUFOtwo sunsfalse godssciencesigns in the skycall to conversionthe Second Comingintelligencefalse doctrineBija Ime më e dashur, Dëshira Ime është të mbledh tëgjithë fëmijët e Mi së bashku, së shpejti, për të dëshmuar Premtimin Tim.Dhurata Ime e Madhe do të vij në mes të persekutimit të tmerrshëm shpirtëror,kur gjithçka që Unë Jam do të mohohet. Zota të rinj, ku asnjë prej të cilëvenuk egziston, do të sillen në botë. Të mbuluar me një perde vezulluese ato do tëkrijohen për të ndaluar gjithë besimin në Egzistencën Time. E gjithë kjo herezido ta shuaj Dritën e Zotit.
Së shpejti, yjet nuk do të ndriçojnë më meforcën e tyre të madhe. Së shpejti, shenja të reja, të papritura, që do tësfidojnë gjithë kuptimin njerëzor të shkencës, do të tregohen nga Unë, ndaj njëbote jobesimtare, kur fillimet e Ndërhyrjes Sime të shfaqen.
Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dydiej të shihen. Asnjë shpjegim, sipas njohurive të kufizuara të njeriut, nuk dotë ketë kuptim.
Prapë se prapë, ata do ta marrin çdo shenjë, të dhënëbotës nga Qielli, dhe do të thonë se kjo jetë tjetër njerëzore egziston nëunivers.
Unë Jam Krijuesi i gjithë jetës. Unë e krijovanjeriun. Unë e krijova botën. Kurrë mos e mohoni këtë, sepse kur ju e bëni këtëju ndiqni një doktrinë të rreme. Çdo ndërhyrjenga Qielli – dhe do të ketë shumë – do të shpjegohet ndryshe. Kur tëshikoni këto shenja, dijeni se Dita e Ardhjes së Dytë është afër.
Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, që kurrë të mos mëmohoni Mua apo të mohoni Premtimin Tim për t’i sjellë botës paqen dhe pajtiminpërfundimtar, që është e juaja nëse ju e pranoni atë sipas Kushteve të Mia dhejo tuajat.
Vullneti Im është gati tëkryhet më në fund. Për t’ju pregatitur ju, Unë do t’i tregoj botës shumëmbrekullira në qiell, në univers dhe në sistemin planetar.Kur ju të dëshmonikëto ngjarje, Unë dua që ju të jeni të gëzuar, sepse ju do ta dini se Unë Jamduke lajmëruar kthimin e Birit Tim për të përfunduar Premtimin Tim për shpëtimine përjetshëm.
Fshihini lotët nga sytë tuaj. Unë e di se sa të vështirado të jenë sprovat tuaja. Unë i referohem të gjithë Fëmijve të Mi, përfshibesimitarë dhe jo-besimtarë, si dhe ata që janë fajtor për mëkatin e tmerrshëm –asnjë prej jush nuk është i përjashtuar. Kur ju bashkoheni me Birin Tim, ju dotë bëheni pjesë e Tij dhe ju do të mbretëroni me Atë në Parajsë, përgjithmonë.
Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti
Mesazhi origjinal ne anglisht: