Jesus2Me top graphics
I love you and want to pour all My graces on you, so you can infuse your souls to My Sacred Heart.

Shumë do të fillojnë së shpejti të përdorin njohuritë e tyre të shkencës për të vlerësuar Ungjillin Më Të Shenjtë

e shtunë, 9 nëntor 2013 11:48

Volume 4pagan symbolscreation fo the worldpridesecular worldfalse love for neighboursfaithfulness to the faithBiblescienceOne World Religionpoorhumanizmthe False Prophettactic of satanHoly Spiritintelligenceto clergyfalse doctrineThe Remnant Armychanging the interpretation of Holy Scripture

Bija Ime e dashur, shumë do të fillojnë së shpejtitë përdorin njohuritë e tyre të shkencës për të vlerësuar Ungjillin Më TëShenjtë. Në vënd që të deklarojnë të Vërtetën e Fjalës Sime, e cila vjen prej Mënçurisësë Zotit, ata do të fillojnë ta shtrëmbërojnë atë për t’i dhënë asaj një pamjesa më moderne.

Të gjithaFjalët e Mia, të përmbajtura në Ungjillin e Shenjtë, do të interpretohenndryshe. Ata do të thonë se Fjala Ime do të thotë diçka të re, e cila do të jetëmë e përshtatshme në botë sot. Ata do të përpiqen të japin shëmbuj se si Unë dot’ju mësoja ju, po të ecja në Tokë në këtë kohë.

E harruar do të jetëthjeshtësia e Fjalës së Zotit, e cila është për gjithsecilin. Ata që janëinteligjent, të ditur dhe që janë krenar për përparësinë e njeriut në botën eshkencës, do të fillojnë të bëjnë deklarata fyese.

Kisha do tëmbështesi të ashtu-quajtura zbulime të reja shkencore, të cilat do të nënvlerësojnëatë që përmbahet në Biblën e Shenjtë. Ata do të zbulojnë çfarë ata thonë të jetëevidencë e re, që hedh dyshime se si u krijua bota.

Pastaj ata do të thonëse shumë prej atyre që përmbahet në Bibël janë metafora të formuara për tëkrijuar paqe mes njerëzve. Ata do të përdorinmesazhin e humanizmit, dashurisë për njëri tjetrin, për sa i përket mundësive tuajapër t’u kujdesur për të varfërin, të pa-shkolluarin dhe nevojtarin, në vënd të sëVërtetës që ju dha në Ungjill. Pastaj, doktrinat e reja të rreme që do tëduken të ngjajshme me të Vërtetën, do të mbështeten nga priftërinjtë, dhe vetëmata që qëndrojnë të vendosur ndaj Fjalës Sime do ta mbajnë të gjallë të Vërtetën.

Ndjekësit e Mi të dashur, kur të shikoni se farepak do ta dëgjojnë akoma të Vërtetën – Fjalën e Zotit – atëherë ju duhet tangushëlloni njëri tjetrin. Ju duhet të vazhdoni t’i kujtoni ata në Kishën Time,të cilët do t’i duartrokasin herezitë, që do të futen, për të Vërtetën sepseshumë prej tyre nuk do të jenë më të zgjuar. Kaq të larguar do të jenë ata ngaUnë, sa do t’i pranojnë lehtë ndryshime të tilla. Do të jetë shumë më e lehtë përata me besim të pakët të pranojnë fjalën e atyre që kërkojnë ndryshim, sesa tëqëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Zotit.

Thirrja përndryshimet e para do të bëhet së shpejti. Me një ëmbëlsi që do të zbusi dhefjalime me pasion mbi nevojën për t’u ngritur si një botë e bashkuar – për tëtreguar dashuri dhe tolerancë për të gjithë – ju do të çoheni drejt gabimit mëtë madh.

Shumëdo të habiten se sa shpejtë Kisha Ime do të duket të përqafoj botënjobesimtare. Shumë do të magjepsen prej mënyrës në të cilën fetë e ndryshme,paganët dhe heretikët, do të mblidhen për t’u bashkuar në këtë kishë të rebamirëse për një botë. Ata do të thonë: “Më në fund një kishë që ështëtolerante ka përfshirë të gjithë.” Ata nuk do të kenë më turp të tregojnëmosbindje ndaj Zotit. Përkundrazi, ata do ta shpallin me krenari se mëkatet etyre të liga jo vetëm që janë të pranueshme në Sytë e Zotit, por ato nuk do tëkonsiderohen fare të jenë mëkate. Kjo do të krijoj gëzim të madh ngado.

Për herë të parë në histori, ata që edrejtojnë Kishën Time në udhë të gabuar do të admirohen, adhurohen dhepothuajse asnjë lloj kritike nuk do të hidhet mbi ata.

Herezia më e madhe, e paparë që nga vdekja Ime nëKryq, tani do ta pushtoj Kishën Time në Tokë. Ata do t’i mbushin Kishat e Mia me simbole fyese pagane dhe Unë nuk dotë dukem asgjëkundi. Dhe ndërsa ata i mbushin godinat, që krijuan për të mëadhuruar Mua, Kisha Ime e Vërtetë, e përbërë nga ata që qëndrojnë besnikë ndajtë Vërtetës, do të bëhet Tempulli i vetëm i Vërtetë i Zotit, sepse ata kurrënuk do ta pranojnë dhunimin e Trupit Tim. Besimi i tyre do t’i bëj ata ta përhapinUngjillin dhe ta mbajnë të ndezur Flakën e Shpirtit të Shenjtë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara