e shtunë, 2 nëntor 2013 20:30
Volume 4three days of darknessdarkness in a worldscourgingchanges in the Holy Communionnew prayersprayer for the Churchchanges in the rite of the Holy MasspersecutionCrucifictionsacramentsthe Second Comingbattle among ChristiansApocalypseGod's TruthBija Ime e dashur, Unë duhet t’i bëj thirrje tëgjithë fëmijve të Zotit të bashkohen dhe të luten për Kishën Time në Tokë.
Zemra Ime rënkon në këtë kohë, sepse një urrejtje e madhe po tregohetndaj atyre që janë Kristjanë të dedikuar. Persekutimi i Kristjanëve do tëvazhdoj në të gjitha vëndet dhe kjo përfshin të gjithë ata që, në këtë kohë, ekanë lirinë të praktikojnë nderimet e tyre ndaj Meje. Persekutimi më i madh dotë shkaktohet nga Kristjanët mbi Kristjanët.
Goditja me kamzhik eTrupit Tim në Tokë do të jetë më e keqe nga përbrënda, kur vëllai do të kthehetkundër vëllait dhe motra kundër motrës. Ju së shpejti do të shikoni shpalljen elutjeve të reja, të cilat do të futen përmes liturgjisë së re.
Ndryshimetkryesore do t’i referohen Kungimit të Shenjtë, ku ai do të paraqitet si diçka,që do të ketë fare pak ngjashmëri me vdekjen Time në Kryq, kur Unë e dhashëTrupin Tim për të gjithë mëkatarët. Duke deklaruar se Kungimi i Shenjtë do tëthotë bashkimi i të gjithë njerëzimit, si një trup i vetëm para Zotit, ju do tëmë fyeni Mua, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me të Vërtetën.
E Vërteta
nuk ka më kuptimin e tëVërtetës, sepse sa shumë përhapën gënjeshtra, egzagjerojnë dhe nuk kuptojnë sasa lehtë e Vërteta mund të shtrëmbërohet. Kur është e përpunuar, në një mënyrëdelikate, shumë nuk do ta vënë re ndryshimin, kur ajo nuk i përmbahet të Vërtetës.Gënjeshtrat do të zënë vëndin e të Vërtetës, do të përçajnë rracën njerëzoredhe do të krijojnë ndarjen nga Zoti, e cila do të çoj drejt shkatërrimit.
Gjithmonë mbajeni gjallë të Vërtetën, sepsepa atë dielli do të errësohet, hëna nuk do të japi më dritë kur të bier natadhe yjet nuk do të ndriçojnë më në ato ditë që do të sinjalizojnë errësirën përfundimtare,para se Unë të vij të deklaroj Mbretërinë Time.
Deri atëherë, vetëm e Vërteta do t’ju shpëtoj.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: