e premte, 1 nëntor 2013 23:17
accusation to JesusGospelchanges in the Chruchto those who believe in these Messagesdisorientationfalse prophetsfearhumanitarismBibleOne World Religionfight against this MissionAntichristto clergyschismGod's TruthBija Ime e dashur, shpirti i lig po përhapet dhe pondikon të gjithë ata që i kundërshtojnë me egërsi këto Mesazhe. Kjo do të çoj nëmë shumë ligësi, gënjeshtra dhe prapaskena intriguese të sajuara për të ndaluarkëtë Mision. Ju nuk duhet t’i kushtoni vëmëndje atyre me gjuhë të liga dheatyre që janë të konsumuar me xhelozi për besimin, të cilët do të bëjnëgjithçka për t’u përpjekur dhe pët të shkatërruar këtë, Misionin Tim, që do tësjelli shpëtimin tek të gjithë. Ë
Unë ju them të gjithëve ju që më ndiqni Mua, se këtoMesazhe janë tepër të rëndësishme për ju që t’i kushtoni vëmëndje atyre që juurrejnë në Emrin Tim. Sepse jam Unë, Jezu Krishti, që ata kanë në shënjestër.Mbajeni mënd këtë. Megjithatë, krenaria e tyre do t’i bëj ata të besojnë se atapo veprojnë kështu për arsyen se më duan Mua. Ata duhet ta dinë se Unë kurrënuk do ta lejoja dikë të fliste gënjeshtra të tilla apo të përhapte fjalë të këqijapër një shpirt tjetër në Emrin Tim.
Vetëm Unë, Jezu Krishti, Qengji I Hyjit, ekam Autoritetin t’ju zbuloj ju të Vërtetën në këto kohë. E Vërteta do të shqetësojshumë dhe e Vërteta do të jetë e hidhur për t’u gëlltitur, sepse ajo është e njërëndësie të tillë sa vetëm ata që janë të fortë në dashurinë e tyre për Mua dotë jenë në gjëndje ta pranojnë atë. E Vërteta do t’ju çliroj, pavarësisht se sae vështirë ajo është për t’u përtypur. Ajo do t’ju hapi sytë ndaj të ligut kurai paraqitet si i mirë; ndaj njerëzve të liq që përhapin blasfemi kur thonë seflasin Fjalën Time dhe ndaj armiqve të Mi që duan të shkatërrojnë fëmijët eZotit.
Shumë profetë të rremë, të shpërndarë në çdo shtet,do të ngrihen të deklarojnë se gënjeshtrat e nxjerra nga goja e antikrishtit,janë të vërteta. Ata gjithashtu do të thonë se antikrishti jam Unë. Ata do tëthonë gjithçka rreth Ungjillit, të cilat do të duken të jenë të sakta dhe do tëpërdorin pjesë nga Bibla e Shenjtë, përfshi thënie nga Unë, për të justifikuarmisionet e tyre djallëzore. Por ju që më njihni Mua, gjithmonë do t’i gjeni gënjeshtratdhe herezitë të fshehura brënda fjalëve të tyre të ashtu-quajtura profetike.Ata do t’i kundërshtojnë këto Mesazhe dhe do ta deklarojnë Fjalën Time të jetëherezi. Tani është koha t’i heshtni këtozëra, që ju kërkojnë t’i dëgjoni ata, në vëndin Tim. Ju duhet të vazhdonita kujtoni veten për të Vërtetën e përmbajtur në Ungjillin e Shenjtë. Ju duhettë më dëgjoni Mua, ndërsa Unë ju udhëzoj.
Së shpejti, të gjithë ata që e kanë drejtuar KishënTime në të kaluarën, të gjithë ata që i japin fëmijve të Zotit Fjalën e Vërtetëtë Zotit, brënda Kishës, dhe të gjithë ata që do të qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës,do të flaken tutje. Kisha Katolike do tëbëj një numër deklaratash alarmuese, për atë që përse duhet të ndryshoj dhe tëpërmirësoj çdo pjesë të strukturës së saj. Ajo do të përdori mëkatet eatyre në Kishën Time dhe atyre që më tradhëtuan Mua, si justifikim për takthyer Kishën Time përmbys. Shumë nga shërbëtorëte Mi të shenjtë do të përjashtohen dhe do të bëhen shkaku. Shumë do të ndiqendhe mashtrime, si dhe deklarata të tjera do të bëhen kundër emrit të mirë tëtyre para se të jenë hequr. Në këtë mënyrë shumë shërbëtorë të shenjtë do të hiqennga Kisha Ime me qëllim që të lejojnë armiqtë e Zotit të marrin kontrollin eplotë nga brënda saj. Çdo shpifje e kryer nga armiqtë e Zotit kundër shërbëtorëvetë Mi të shenjtë do të duartrokitet publikisht si një gjë e mirë, me qëllim që emrii mirë i Kishës të mbetet i pacënuar.
Oh sa do të mashtroheni të gjithë ju dhe e Vërtetado të jetë e mbuluar, e fshehur dhe pastaj e lënë pas dore. Të gjitha këtondryshime do të vijnë shpejt, në të ardhmen, dhe përhapja e këtyre gjërave do tëçudisi shumë veta. Mes gjithë këtyre, do të ketë çoroditje, frikë, trishtim dhedëshpërim të madh. Kisha Ime do të bëhetkaq e copëtuar sa dhe gjithë besimi brënda mureve të saj do të thyhet. Kjo dotë krijoj një frikë të madhe dhe pastaj, në një mënyrë që si fillim nuk do tëduket e qartë, Kisha Katolike do të bëhet një forcë udhëheqëse në një fe të repër një botë. Kjo paturpësi e re do të deklaroj një dashuri të madhe për tëvarfërit dhe të uriturit e botës. Por ajo nuk do të predikoj Fjalën Time, asedhe nuk do të qëndroj besnike ndaj Kishës Sime. Megjithatë, Kisha Ime do tëvazhdoj të jetoj.
Dishepujt e Mi besnikë, përfshi priftërinjtë dheshërbëtorët e shenjtë të gjitha besimeve Kristjane, do të mbajnë Krahun Tim.Kisha Ime e mbetur do t’i bëj ballë testit të kohës dhe ajo kurrë nuk mund tëvdesi, sepse Unë Jam Kisha. Unë nuk mund të shkatërrohem kurrë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: