e shtunë, 26 tetor 2013 17:52
Volume 4to sinnersto enemies of the MissionCrucifictionJesus Saviourforgivenessabout this Missionprayer for neighboursto atheistsGod's LoveDivine MercyBija Ime e dashur, kur njerëzit përpiqen të përcaktojnëse cilët nga fëmijët e Zotit Unë dëshiroj t’i sjell tek Mëshira Ime – përgjigjaështë, të gjithë ata. Unë nuk bëjdallime, sepse Unë e dua secilin shpirt të lindur, secili prej tyre i krijuarnga Ati Im. Asnjë shpirt nuk mund të përjashtohet nga ky Mision përfundimtar iImi për të shpëtuar njerëzimin. Unë vij për t’i sjellë shpëtimin të gjithëve.
Pyeteni çdo prind të mirë nëse ata do tësaktrifikonin një fëmijë për një tjetër dhe ata do t’ju thonë këtë. “Pavarësishtse sa keq sillen ata apo më lëndojnë mua, unë kurrë nuk mund t’i refuzoj, sepseata janë pjesë e trupit tim”. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për armiqtë eZotit. Ata e fyejnë Atë dhe i shkaktojnë Atij dhimbje të madhe, por Ai prapë ido ata, sepse ata vijnë prej Atij, edhe pse janë të uritur, për shkak të mëkatittë njerëzimit.
Si është e mundur, mund të pyesni ju, a mundem Unët’i fal ata që më lëndojnë Mua më tepër? Të cilët i lëndojnë të tjerët dhe jushkaktojnë atyre dhimbje dhe vuajtje? Kjo është sepse Unë i dua ata. Unë gjithmonë do ta dua mëkatarin. Mëkatete tyre më shkaktojnë Mua neveri, por Unë gjithmonë do të jem duke pritur për t’ipërqafuar ata.
Ky Mision ështëpër faljen. Ai është i tëri për shpëtimin e shpirtrave tuaj.
Edhe pse të rënda Fjalëte Mia mund të jenë herë pas here, ato ju jepen sepse Unë ju dua dhe Unë nukmund ta duroj mendimin e humbjes për ju. Ata që më kanë tradhëtuar Mua, përshkak të ambicjeve të jetës, kurrë nuk duhet të kenë frikë të vijnë tek Unë dhetë kërkojnë ndihmën Time. Unë kam mall për ju. Unë Jam i trishtuar, por Unë dotë përdor çdo ndërhyrje pa e shkelur Premtimin e Atit Tim të vullnetit të lirë,i cili gjithmonë do të mbetet i juaji deri në fillimin e ri. Asgjë që ju bëninuk do t’ju ndaj nga Unë kur më kërkoni Mua t’ju fal.
Unë do ta mbuloj botën në Mëshirën Time dhe për çdovepër të keqe të kryer nga armiqtë e Mi, për t’ju tërhequr juve në gabim, Unëpremtoj se Unë do të ndërhyj. Unë nuk do t’ju hedh tek ujqërit, që kërkojnë t’jugllabërojnë. Unë nuk do të qëndroj dhe të shikoj kur ju e shkatërroni jetëntuaj, e cila mund të jetë e juaja përjetësisht. Unë do t’ju ngre lartë, deri nëkohën kur do t’ju duhet të merrni vendimin përfundimtar. Unë nuk do ta lëshojlehtë shpirtin tuaj. Unë pësova një vdekje mizore për t’ju shpëtuar ju. Këtëherë, ju do të dëshmoni një Ndërhyrje Hyjnore më të fuqishme për t’ju fituarjuve. Ju jeni të Mitë. Unë Jam i juaji.Bisha kurrë nuk do t’i fitoj shpirtrat lehtë, sepse Unë Jam Zot, një forcë përt’u patur frikë. Unë Jam I Gjithë-Pushtetshëm. Satani nuk ka asgjë, por dinakëriae tij do të tërheqi ata më të dobëtit mes jush. Unë ju bëj thirrje tëgjithëve ju, që më doni Mua, të luteni që të dobëtit ta pranojnë NdërhyrjenTime Hyjnore me dashuri në zemrat e tyre.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: