e hënë, 21 tetor 2013 10:56
false loyalty to the clergyfalse godsBiblepersecutionthe False Prophetphariseesprideto clergyfalse doctrineArmageddonApocalypseschismwarning of the HellBija Ime e dashur, tradhëtia më e madhe edishepujve të Mi të dashur besnikë – atyre që do të qëndrojnë gjithmonë të palëkundurndaj të Vërtetës – do të jetë nga ata ndjekësit në Kishën Time të cilët do tëbien pre ndaj mashtrimit të madh.
Sa shumë njerëz, për shkak të besnikërisë së tyre tëdevijuar, do të gënjehen nga mashtruesi i cili do të rrëmbej kontrollin nëKishat e Mia ngado. Edhe pse ata mund të ndjehen të trazuar herë pas here, kurtë dëgjojnë interpretime të çuditshme të Fjalës Sime të Shenjtë, të cilat nukdo të merren në kontekstin e duhur, ata do ta ndjekin si qengjat në thertore,udhën drejt shkatërrimit. Ata do ta admirojnë së tepërmi profetin e rremë dhedo ta salutojnë atë si një diktator të madh dhe ata do të bashkohen në një përtë krijuar një ushtri të madhe. Kjo ushtri do të shkaktoj persekutimin më tëmadh mbi bashkëkohësit e tyre Kristjanë. Vëllai do të luftoj vëllain në këtëbetejë të tmerrshme për të Vërtetën. Numri i atyre që do të ndjekin trininë jotë shenjtë, e përbërë nga profeti i rremë, antikrishti dhe Satani, do të jetë mëi madh se i atyre që do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Zotitashtu si ju është dhënë që nga fillimi.
Ju, tëzgjedhurit e Mi, që nuk do të devijoni nga e Vërteta, do ta keni këtë udhëtim tëvështirë. Kurrë, për asnjë moment në jetën tuaj, nuk do ta kishit imagjinuarmashtrimin e tmerrshëm, që ju do të dëshmoni. Armiqtë e Mi janë të pregatitur mirë,kanë shumë influencë dhe janë të financuar mirë. Ata kanë shumë prioritete, porata nuk e kanë, në anën e tyre, Fuqinë e Zotit. Jo vetëm që ata nuk e kanëFuqinë e Zotit, Atit Tim, Të Gjithpushtetshmit, por edhe mund të goditen në çdokohë sipas Vullnetit të Tij.
Për fat të keq, ata do të largojnë shumë shpirtranga Unë dhe Unë do ta lejoj këtë si pjesë e pastrimit përfundimtar të njerëzimit.Kjo periudhë në Tokë do të jetë për të ndarë të mirin nga i ligu.
Çfarë dua të them Unë me këtë? Sigurisht, ju do tëthoni se i miri do të gënjehet dhe se kjo nuk është për faj të tyre. Kjo ështëe vërtetë. Por, kur ata që thonë se janë Kristjanë të vërtetë, e pranojnëherezinë, në vënd të Fjalës Sime të Shenjtë, ata blasfemojnë kundër Meje. Atajanë plotësisht të vetëdijshëm për të Vërtetën dhe duhet të jenë të kujdesshëmndaj Fjalës Sime në çdo sekonë. Sa shumë prej jush jeni akoma në gjumë. Sa shumënuk më njihni Mua me të vërtetë, sepse nuk keni aspak përulësi në shpirtrattuaj, kaq krenar jeni për njohuritë tuaja për Shkrimin e Shenjtë. Shumë prejjush kanë dështuar të lexojnë Ungjillin apo të kuptojnë se çfarë do të ndodhipara Ardhjes Sime të Dytë. Ju prapë nuk dini, edhe pse e Vërteta ju është dhënë,në Biblën Më Të Shenjtë. Përse vazhdoni ta kundërshtoni Fjalën e Zotit, tëargumentoni, të refuzoni dhe të luftoni kundër Dorës që ju ja krijuar? Ju nukjeni më të informuar se ata që më kryqëzuan Mua. Ju nuk keni më tepër njohurise Farizenjtë që besuan se interpretimi i tyre i Fjalës së Shenjtë të Zotitishte superior ndaj asaj të Birit të njeriut. Për shkak të refuzimit tuaj për tëpranuar profecitë përfundimtare, ju do të më mohoni Mua. Të gjitha shërbimettuaja ndaj Meje nuk do të kenë asnjë kuptim, sepse ju do të ndiqni atë që ështëi dërguar nga Satani për t’ju mohuar trashëgiminë tuaj të drejtë në ParajsënTime.
Sa më bëni Mua të lotoj. Ashtu si ju do të më tradhëtoniMua do të reflektohet në persekutimin që ju do të shkaktoni mbi ata që ju iquani vëllezër dhe motra, në Emrin Tim. Ju do të bëheni të mësuar megënjeshtra, ashtu si të tjerët para jush, nga liderat e diktatorët e liq të sëkaluarës. Për shkak të mungesës së dashurisë së vërtetë për Mua, e cila kërkonsakrificë të madhe, ju do të më sillni Mua shumë hidhërim dhe vuajtje. Ndërsaarmiqtë e Kishës Sime do t’ju fusin në rrjetën e mashtrimit, ju do t’i këndoniatyre lavde, do t’i adhuroni dhe do t’i doni ata që më urrejnë Mua dhe Unë dotë harrohem.
Mbajini mënd këto Fjalë. Kur ju vendosni zotat erremë para Meje, ju do të shkaktoni Zemërimin e Zotit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: